Nga Ervin MAZNIKU
Ditari i veprimtarisë së “bluzave të bardha” në Ministrinë e Shëndetësisë, këto vitet e fundit, si në çdo fushë tjetër, është mbushur kryesisht me emra donatorësh, OJQ-sh dhe bamirësish. Në listën e gjatë të restaurimeve, ndërtimeve e konstruksioneve të klinikave të ndryshme, emri që mungon është Psikiatria.
Reparti qendror, përgjegjës për stabilitetin e mendjes së shqiptarëve, në rang Republike, është totalisht i pastabilizuar.
Në një kohë kur problemet sociale, stresi e ankthi për mbijetesën po shtojnë radhët e shqipëtarëve të sëmurë e me probleme psikike, si brenda e jashtë vendit, Ministria, “e bëre tapë” nga sukseset e saj nuk ia ka bërë terr syri për t’i vënë bombën Psikiatrisë. Në fund të fundit, shqiptarët çmenden, Ministria u trogton katër rrugët. Për gjashtë muaj janë liruar 125 të sëmurë për mungesë shtretërish.
Në bazë të protokollit zyrtar të qeverisë shqiptare Ministria e Shëndetësisë është në rregull. Policitë ankohehen se rrugëve po shtohen së tepërmi qarkullimi i personave me çrregullime psikike, të cilët nuk ka as se ku t’i dërgojë, sepse shtretërit e spitalit janë plot.
Është normale që reparte të tilla “sulmi”, si kirurgjitë e të tjera të kenë prioritet. Gjak ka pasur vërtet shumë këto kohë. Por pacientët nuk është e thënë që të nxirren gjak që të plotësojnë kushtet për t’u quajtur të sëmurë. Ka shumë nga ata që kanë parë shumë të tillë e për pasojë kanë probleme psikiake.
Si një nga pavionet e suksesshme të ekspozese qeveritare Ministrit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, haptazi nuk iu duhen mendët, ndryshe nuk ka se si ta gëlltisë faktin që trajtimi i të sëmurëve mendorë, të konsiderohet “luks” prej tyre. Truri është “luks” i vetëm që ka mbetur në këtë vend, e jo vetëm i atyre shqiptarëve që e kanë në rregull.
Silva, treçereku i parave është zhdukur
Rreth 6 mijë kreditorë do të marin vetëm 20%
Banka e Kursimeve këtë javë do të hapë sportelet e filialeve të saj për shpërndarjen e parave të kreditorëve të shoqërisë Silva. Brenda kësaj jave do të shpërndahen rreth 20 % e parave në favor të kreditorëve. Shuma e parave që firma humarrëse Silva ka mundur të grumbullojë në kohën e lulëzimit të firmave piramidale është afërsisht 28 milionë dollarë. Është përfunduar bilanci i shitjes së aseteve dhe specialistët kanë nxjerrë koeficientin e përqindjes i cili nuk është më shumë se 20 % të cilat do të kompensohen kreditorët.
Faqe 7
Nano-Bello, luftë për 300 milionë
Betejë kunetërish në privatizime të mëdha
“Piaca” e funksionarëve të lartë të shtetit që po përpiqen në këtë çështje është rritur dhe historitë e kunetërve vazhdojnë. Si përfaqësues të aksionerëve kërkojnë të vendosin kunatin e Fatos Nanos, të cilit i kanë dhënë një sipërfaqe të madhe tokë në këtë territor. Por madhe tokë në këtë territor. Por janë vetë aksionerët që kanë rezerva të mëdha për këtë person. Ndërkohë, bashkëshortja e zëvendësministrit Bello po bën kolaudimin e barnave dhe shitjen e tyre, në një kohë që për këtë duhet një farmacist, profesion të cilin bashkëshortja e zotit Bello, as që e njeh. Profesioni i saj i vërtetë është teknike ndërtimi. Aksionerët thonë për “Republikën” se nuk e kundërshtojnë punësimin e saj.
Faqe 3
Solís nxjerr të çmendurit në rrugë
Spitali
Faqe 11
Majko dhe Poçi tërhiqen
PS në dilem për Kryebashkiakun e Tiranës
Faqe 4
Shqipëria, vendi i 1001 telasheve
Departamenti i Shtetit, qytetarëve amerikanë
Faqe 7
Targat, policët mbushin xhepat
Korrupsion aty ku “paraja është sheshit”
Faqe 8
Ligji të ri për pronën
PR: Qeveria t’u japë zgjidhje pronarëve të ligjshëm
Ideja e afatit të lirimit të banesave të dhëna me qira që nga koha e shtetit komunist, të cilat vazhdojnë të trajtohen në të njëjtën mënyrë, është kundërshtuar dje nga republikanët në konferencën e përjavshme për shtyp. Projektligji, i është paraqitur Parlamentit për kthimin e banesave të pronarëve të ligjshëm të cilat janë të zëna.
Faqe 2,12,13
HETIMI
Policia shpall tre versionet e vrasjes së Mira Ukës
Faqe 5
AMC, dhuratë 100%
Meta fal 15 milionë USD
Cosmote përjashtohet 5 vjet nga tatimet
Faqe 3
AMC
Cosmote