28/07/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

28 korrik 2000

Lista e re me emrat e personave që do të paisen me telefona

Faqe 19

Dy Ministri nën akuzë për abuzim Meta paguan për të mbyllur skandalin

VJEDHJE Dy Ministri nën akuzë për abuzim Meta paguan për të mbyllur skandalin Faqe 3

Italia... pranë dhe larg

EDITORIAL Italia... pranë dhe larg Nga Agim BACI Italinë e kemi pranë dhe... sa larg. Prej disa vitesh kemi ndëruar së prapthi me mjaft kujdes atë pjesë që na lidh me shtetin fqinj. E gjitha kjo nën kujdesin e uniformave dhe pjesës së veshur me kostumin e pushtetit që ia dhamë (lexo: na e morën) gjatë zgjedhjeve. Dhe në vazhdën e reagimeve të tipit abrakadabra (nënkupto: kur na e mbledhin), qeveria shqiptare reagoi dje ligjërisht ndaj të paligjshmëve që ishkelnin Shqipërisë autoritetin kufitar natën e ditën. Nuk ka asgjë të keqe të përmirësosh ligjet. Por, duket se qeverisë shqiptare i kishte munguar një fakt madhor për të sulmuar skafet që çajnë detin natë e ditë duke çuar në Itali të bardhë e të zezë, shqiptare e aziatike, me drogë e pa drogë...Duket sikur qeverisë i dheshin dy policë italianë të mbytur, hedhja e tre kurdëve në det nga skafistët shqiptarë, dhe arrestimi i tyre, që Meta të thërriste stafin që t’i përgatiste një ligj që do të dënojë çdo pjesë të skafizuar. Aq më keq ngjajnë këto hapa të kryeministrit Meta, kur pjestarët e legjislativit shqiptar, shpejgojnë se, ligje për të ndaluar një trafik të tillë ka, por kanë mbetur vetëm në letrat e vjetra të sekretareve të reja të selisë kryeministrore. ... Kryeministri Italian arriti të mposhtë presionin e opozitës së vendit të tij për të mos anulluar vizitën në Tiranë, por duket se nuk ka ndërmend të anulloje asnjë kërcënim për ndëshkim ndaj qeverisë shqiptare në takimin e sotëm me Metën. Amato ka anulluar një fjalim para deputetëve, duke i treguar dosh-ta këtyre të fundit se, vota e tyre pro ligjit ka humbur mes dëshirës për të qenë me pashaportë diplomatike e para.

Dyshohet për vëllain e Mira Ukës

Është mbytur një i ri në liqenin e Tiranës Ujërat e Liqenit Artificial që nga dita e djeshme mbajnë sërish një tjetër kufomë. Pa përmendur numrin e kufomave të mbytura në muajt e kësaj vere, përreth Liqenit Artificial të Tiranës që prej të mërkurës kanë lëvizur dhjetëra forca policore. Një sinjal se në ujërat e këtij liqeni është mbytur një njeri ka nisur me urgjencë drejt kodrave të liqenit dhjetëra forca policore. Ngjarja ka ndodhur pasdrekën e së mërkurës, kur në bregun lindor të këtij liqeni është parë trupi i një personi të pa identifikuar. Polumbarët dhe forcat policore pasi kanë marrë një lajm të tillë janë nisur menjëherë në vendngjarje. Për Policinë informacioni është dhënë nga një i moshuar.

Amato, në Tiranë për klandestinët

Kryeministri italian anulon fjalimin në Parlament Faqe 2

Shteti shkatërron biznesin

Taksapaguesit nën mëshirën e “taksidarëve” Faqe 11

Bishqemi, nxjerrje e sekretit shtetëror

Thesari/Ndryshon akuza për oficerin e arrestuar Faqe 9

Mafia e pasaportave në polici

Arrestohen në Tiranë dy policë falsifikatorë Tronditet nga brenda Drejtoria e Policisë së Tiranës. Dy arrestime të bujshme, “viktimat” e të cilave kanë qenë dy nga punonjësit e kësaj Drejtorie kanë rikthyer në skenë akuzat e shumta të qytetarëve se në nxjerrjen e pasaportave ndërkombëtare luhet korrupsion i madh dhe se personazhet kryesore të tij janë vetë punonjësit e Policisë. Një oficere e antiterrorit dhe një njeri jo shumë hierarkë në Policisë së kryeqytetit janë prangosur dje paradite në ambientet e Drejtorisë së Policisë, nën akuzën se janë përfshirë në korrupsionin e pasaportave. Faqe 5

Mediu: Gati për të përballuar sfidën

Zgjedhjet/Republikanët ngrënë shtabin elektoral Dje në selinë e PRSH, nën drejtimin e kryetarit Fatmir Mediu dhe me pjesëmarrjen e anëtarëve të tjerë të Kryesisë u mblodh Shtabi Qendror Elektoral. Pasi i bëri një pasqyrë të përgjithshme gjendjes politike në vend, kryetari i PRSH theksoi se gjendja politike paralelektorale në vendin tonë është tejet e tensionuar, si rezultat i politikave të mbrapshta. Faqe 4

Alarm Merimanga e zezë, 60 të helmuar në rrezik jete

Alarm Merimanga e zezë, 60 të helmuar në rrezik jete Faqe 12