29/07/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

29 korrik 2000

PASAPORTAT

Oficerja e arrestuar e Antiterrorit zbulon rrjetin e falsifikimeve Faqe 9

Natalia Çea

Kam denoncuar për korrupsion 200 pushtetarë shqiptarë (Intervistë në Corriere della Sera) Faqe 3

Erdhi, pa, tha...dhe iku!

EDITORIAL Nga Neritan ALIBALI Dje, kryeministri i Italisë, Xhuliano Amato erdhi dhe iku nga Shqipëria. Shtrëngimi i duarve dhe buzëqeshja e kortezisë nuk e zbutën vendosmërinë e tij për t’i dhënë Kryeministrit të Shqipërisë mesazhe të qarta paralajmërimi. Fiasko e madhe që ka pësuar Qeveria shqiptare në betejën kundër trafikut të paligjshëm midis brigjeve të Adriatikut, ka nxitur reagimin e Italisë ndaj një agresioni. Por tashmë, jo një agresion ushtarak, por një sulm i armatosur me Tashmë, e gjithë bota e di se shteti shqiptar “ka zellin e duhur” për të aprovuar ligje, por nuk ka pikën e interesit për t’i zbatuar ato. Në këtë kontekst, kërkesat e Italisë për të vendosur radarë në brigjet shqiptare; për të drejtuar me pilotë italianë helikopterët e kërkuar nga pala shqiptare, si dhe krijimi i një policie të përbashkët të komanduar nga italianët, për të kontrolluar trafikantët, janë treguesit më të mirë të mosbe- navit se koha e trëndafilëve e buzëqeshjeve dhe premtimeve të ndërsjellta për miqësi e dashuri ka marrë fund. Tashmë Qeverisë Shqiptare i mbetet të përveshë mëngët nëse nuk dëshiron të izolohet plotësisht nga Komuniteti Ndërkombëtar. Po cilat mëngë mund të përveshë Qeveria, kur dihet tashmë se Politika, Administrata dhe krimi i organizuar janë përzierë aq shumë me njëri-tjetrin, saqë produkti i tyre ka që ka pësuar Qeveria shqiptare në betejën kundër trafiqeve të paligjshme midis brigjeve të Adriatikut, ka nxitur reagimin e Italisë si një sulm i armatosur me drogë, prostituta dhe klandestinë. Ligji antiskaf, i sapomiratuar nga qeveria dhe i ofruar nga zyrtarët e lartë shqiptarë si një buqetë lulesh, nuk i impresionoi aspak Kryeministrin e Italisë. nga italianët, për të kontrolluar trafiqet, janë treguesit më të mirë të mosbesimit që Italia ka ndaj Qeverisë Shqiptare. Kushtëzimi që i bëri Amato ndihmave të Italisë me luftën që Qeveria shqiptare duhet t’i bëjë seriozisht trafikut të klandestinëve bind edhe më janë përzier aq shumë me njëri-tjetrin, saqë produkti i tyre ka shtruar një trase të sigurtë për trafikun e paligjshëm. Në këto kushte, Kryeministrit të Italisë nuk i mbeti gjë tjetër vetëm se të vijë, të shohë, të flasë...dhe të ikë.

Fëmijët e Erietes, të kërcënuar

Letër publike e vëllait të Dritan Avdylit Unë, Lulëzim Avdyli, vëllai i madh i Dritan Avdylit, i cili krejt padrejtësisht mbahet i izoluar në gjendje arresti në burgun 313 nga një akuzë e montuar, u drejtohem të gjithë organeve të larta të shtetit dhe Organizmave të Larta Ndërkombëtare të instaluara në vendin tonë, që të mos luhet më tej me një lojë për të rëndë me fatin e fëmijëve të tim vëllai. Mos krijoni incidente të pavnoijshme duke vënë në lëvizje Zyrat e Përmbarimit për të ekzekutuar një vendim haptazi të padrejtë, ndaj të cilit do të bëjmë kallëzim penal, krahas ankimit në Gjykatën e Apelit. Nuk e kuptoj se si mund të quhet i mirëqenë një “vendim” i një organizmi fantazmë. Faqe 7

Dosja “Goga” 15 të pyetur për vrasjen e Linditës

Dosja “Goga” 15 të pyetur për vrasjen e Linditës Faqe 8

Meidani: Zgjedhjet më 1 Tetor

Shkarkohet Xhelo, sekretari i KQZ Faqe 2

127 të vdekur në 6 muaj

Çdo tre ditë vdesin dy emigrantë Faqe 13

Nako: Tenderat i dua unë!

Ministri bllokon projektet ndërkombëtare Ministri i Transporteve, Sokol Nako, një nga më të preferuarit e kryeministrit Meta në kabinetin e sotëm qeveritar, ka vendosur që të marrë gjithë kompetencat në dorë të tij. Duke shmangur shumë hallka të rëndësishme në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, ai i vë syrin njerëzit prej institucioneve më të kushtueshëm të dikasterit të tij, për shkak të praktikës intensive të tenderave që ka si specifikë kjo drejtori. Ai ka fshirë tërë personelin e Njësisë së Zbatimit të Projekteve (PIU), plot 12 specialistë të aftë dhe të specializuar jashtë shtetit. Faqe 5

Amato paralajmëron Metën

Klandestinë kushtëzojnë ndihmën italiane Italia kushtëzon ndihmën për Shqipërinë me luftën e qeverisë Meta kundër trafiqeve klandestine, të cilat po bëhen pika e nxehtë e marrëdhënieve dypalëshe. Kryeministri italian, Xhuliano Amato, i ardhur për një vizitë “flesh” në vendin tonë, i ka kërkuar dje zyrtarisht Shqipërisë që të shtojë në maksimum përpjekjet e saj në luftën kundër trafikut të klandestinëve. Faqe 2

Falen shumat e detyrimeve për kamatë-vonesat e telefonave të papaguara

Faqe 19

Njoftim

Sot, ora 11.00, në Selinë e PRSH, Kryesia jep një konferencë shtypi