01/08/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

1 gusht 2000

AVDYLI “Unë e njoh vrasësin e Erietës Ai është në UNICEF”

AVDYLI Ekskluzive për gazetën “REPUBLIKA” “Unë e njoh vrasësin e Erietës Ai është në UNICEF” Faqe 2

“Republika” sot fillon botimin e programeve të konkurseve të degëve në universitetet e vendit

Faqe 12

SHBA rihap Konsullatën

Fituesit e llotarisë, do të japin intervistat në Tiranë. Më 1 shtator fillon dhënia e vizave Faqe 5

Endrra me sovranitet

EDITORIAL Nga Neritan ALIBALI Tragjedia e radhës në Otranto dhe pasojat institucionale dhe ndërshëtërore që rrjedhën prej saj, kanë krijuar një përplasje kërcënuese interesash në vendin tonë. Presidenti i Republikës, i cili ka kohë që jep leksione të gjata për të mirat e globalizmit, befas u përmend nga ëndrrat e bukura, “shumë i shqetësuar” për sovranitetin e Shqipërisë. Zoti Meidani ndjehet i bezdisur nga angazhimi madje i Policisë Italiane në bashkëpunimin për të luftuar trafiket e Presidentit të Shqipërisë e kanë brohoritur fuqishëm një turmë laramane bartësish interesash. Politikanë-pronarë skafesh, militantë e shërbëtorë, po i ngrejnë fuorë “patriotizmit” dhe “krenarisë së nëpërkëmbur”. Në fakt, bllokimi i trafikut mbi Adriatik sot, do të thotë më pak para për fushatën e socialistëve nesër, më pak abuzime, më pak pushtet dhe mundësi për të fituar para. Pikërisht për këtë, ratifikimi i ligjit “antiskaf” do të kalojë në Parlament në Tetor, pra të “sovranitetit”. Sovraniteti i Shqipërisë tashmë është bërë copë, sepse atdheu ynë është kthyer në një vend të sulmuar. Në të gjithë kufirin e tij tokësor. I sulmuar nga taborrë klandestinësh, prostitutash, trafikantësh droge, të cilët po përmbysin Shqipërinë. Në këto kushte jo vetëm ne, por edhe fqinjët ndjehen të kërcënuar. Të lësh mënjanë rrezikun e përbashkët e të merresh me “retorikë patriotike”, do të thotë të jesh i papërgjegjshëm. Kërcëllitjet e dhëm- të mira e globalizmit, bef të e Shqipërisë. Zoti Meidani ndihet i bezdisur nga angazhimi i madh paligjshme në bregdetin shqiptar. Por ai harron se në fakt, marrëveshja me palën italiane është pranim pa kushte i kapitullimit zyrtar të Qeverisë Shqiptare përballë krimit të organizuar të trafikeve të paligjshme. “Yryshin” se i përcakton…? Ne nuk, bloku në Tetor, pra pas zgjedhjeve lokale. “Qarësve” të sovranitetit u janë bashkuar edhe Don Kishotët e Shqipërisë që e kanë pasur gjithmonë zakon të luftojnë me mullinjtë e erës. Ata, më kot kanë nxjerrë shpatat nga milli duke rrahur ajrin në mbrojtje përmbysnin i papërgjegjshëm. Kërcëllitjet e dhëmbëve dhe sharjet e ndërsjella nuk sjellin dobi. Një gjë është e sigurtë. Shteti shqiptar e ka humbur përfundimisht betejën me krimin e organizuar. E kur nuk lufton dot vetë, lëri të tjerët të luftojnë.

KANADA

Qeveria dëbon firmat italiane

Acarimi politik sjell pasoja në ekonomi “Po përgatisim një material në të cilin do të evidentojmë një për një mangësitë e firmave të huaja në ndërtimin e rrugëve nacionale dhe për ndonjë prej tyre si ITALSTRADE do të propozojmë prishjen e kontratës dhe largimin e menjëhershëm nga Shqipëria”. Kështu është shprehur për “Republikën” njëri nga nëpunësit e lartë të Ministrisë së Transporteve. Të lodhur në betejën e pasuksesshme me konsorciumin SAFA (bashkimi i Sarandopulos dhe Falcione), përgjegjëse për ndërtimin e segmentit rrugor Durrës-Rrogozhinë, për të cilën zyrtarët e lartë u betuan dhjetra herë se do ta largonin nga vendi ynë, tashmë ata i janë drejtuar kompanisë italiane ITALSTRADE.

Atentat tek dera e shtëpisë

Lajm i fundit Faqe 9

Meta, publik[o?] marrëveshjen!

Kryeministri Amato kërcënon nga Roma Faqe 3

Shpërbëhet “Aleanca për shtetin”

Gjinushi prish marrëveshjen me Nanon Faqe 4

Antiligji mbyll bregdetin

Ekologji/ Specialistët japin alarmin Faqe 13

7 trafikantë në pranga

Zbërthehet rrjeti i pasaportave false. . Dëshmia në Prokurori e oficerës së Antiterrorit, Elbaroza Braho ka bërë që Policia Kriminale, pas miratimit të një plani masash ka Ministria e Rendit Publik ka goditur një bandë të vërtetë të falsifikimit të pasaportave ndërkombëtare. Persona që ndërronin fotografitë nëpër pasaporta, që i blinin ato me emra të tjera, me çmime të ndryshme, të cilat ishin siguruar nga vetë oficerja e Antiterrorit, përfunduan dje në pranga pas një operacioni të ndërmarrë nga agjentët kriminalë dhe Rendi. Faqe 9

Muçi: Në punë pas 4 vjetësh

Çimento/ Punonjësit: Do shkëm[b?]im godinat Prodhimi i çimentos në Fabrikën e Fushë-Krujës do të fillojë pas katër vjetësh. Ky ka qenë premtimi i Fundit i Ministrit të Privatizimit, Mustafa Muçi, kundrejt përfaqësisë së punonjësve të fabrikës në një takim të zhvilluar me ta ditët e fundit. Tanimë edhe punëtorët, por edhe vetë ministri janë të qartë se “Seament” nuk ka leverdi të stimulojë prodhimin. Faqe 10