04/08/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

4 gusht 2000

Dosja HAJDARI

Agim Tirana ekskluzivisht për “Republikën” Të fshehtat e kasetës së ish-ministrit Dëshmitë për vrasjen e Azemit Faqe 5

“Republika” vazhdon botimin e programeve të konkurseve të degëve në universitetet e vendit

Faqe 15

Vrasja e Mira Ukajt

Vëllai Nik Rosaj me skaf në Itali. U largua vetëm një ditë pasi u vra e motra Faqe 6

Më keq se Kolumbia

EDITORIAL Nga Genci ÇOBANI Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë lëshoi dje paralajmërimin e radhës për Shqipërinë dhe zhvillimet e brendshme të saj. Edhe pse, siç diplomatë me përvojë ai arriti të formulojë fraza të kujdesshme përsa iu përket raporteve të shtetit me korrupsionin dhe “aftësitë gërryese” të tij në stadin e sotëm të shoqërisë shqiptare, shefi i diplomacisë amerikane në vendin tonë diti në të njëjtën kohë të bëjë të qartë rrezikun që na kanoset. Nuk kemi pse të presim më shumë nga ambasadori i një vendi mik. Nuk është detyra e tij të na tregojë se si duhet luftuar korrupsioni, as se çfarë duhet bërë që shteti të ndahet prej strukturave të tij, siç është e domosdoshme të ndahet një orë e më parë edhe nga krimi. Ky i fundit po ia del tashmë që të na vrasë edhe ajkën e Policisë, ndërkohë që shteti shfaqet deklarues dhe tepër i mallëngjyer për jetët e humbura të policëve të tij. A mund të ketë më keq se kaq?! Qeveritarët e sotëm, përkundrazi, thonë se nuk jemi dhe aq keq, se krimi po luftohet dhe shi e shembull për këtë merret fakti se Policia (po të perifrazojmë një shprehje të njohur labe) “na jhé mori një tjetër”. Veçse nuk duhet harruar se jeta e një polici, qoftë ky edhe një polic i thjeshtë, vlen shumë herë më tepër se 100 koka kriminelësh të marrë së bashku, vlen më shumë, madje edhe se gjithë qeveritë që luajnë, mburren dhe thallen me gjakun e tyre, duke hequr Dënimin me Vdekje, sigurisht për humanizëm(!). Zoti Limprecht nuk tha se Shqipëria ka nivel të lartë korrupsioni. Dhe nuk kishte se si ta thoshte. Statusi i tij nuk e lejon një gjë të tillë dhe, ndryshe nga politikanët tanë, diplomatët perëndimorë i njohin dhe dinë t’i zbatojnë rregullat e lojës. Por zoti Limprecht nuk tha as se në Shqipëri nuk ka korrupsion. Përkundrazi, paralajmërimi i tij ishte i qartë: Po nuk u luftua, korrupsioni, vendi ku ai zhvillohet katandiset si Kolumbia. Në të vërtetë ne jemi katandisur më keq se Kolumbia, jo me një, por me shumë Eskobarë, jo ilegale, por të veshur me pushtet dhe me imunitet të theksuar politik... Më keq se Kolumbia

Shpallet Dëshmor i Atdheut

Arben Zylyftarit i jepet lamtumira e fundit Në qytetin muze ka rënë velloja e zezë, 24 orë para se të mbërrinte trupi i pajetë i djalit berat as, i cili humbi jetën gjatë një operacioni për kapjen e dy kriminelëve. Në qytetin muze ka rënë velloja e zezë, 24 orë para se të mbërrinte trupi i pajetë i djalit beratas, i cili humbi jetën gjatë një operacioni për kapjen e dy kriminelëve. Pranë prindërve, vëllezërve dhe gruas me dy fëmijët Eni 9 vjeçe dhe Franci 4-vjeçar, kanë mbërritur me qindra e mijëra qytetarë për t’ia përgjysmuar dhimbjen njerëzve të afërt të Arben Zylyftarit. Rreth orës 13.00, trupi i kolonelit të vrarë mbërriti në qytet i shoqëruar nga një kortezh me mbi 30 makina të nisura nga Tirana. Për mëse dy orë, trupi i pajetë i Arbenit është prehur në vatrën e familjes. Këto dy orë kanë qenë orët e vajit dhe lotëve... Faqe 2

Limprecht: Në 5 shtator hapet Zyra Konsullore

2 tetori, dita e “Green Card-it”

Konsullata do të jetë e hapur për të gjithë ata që kërkojnë viza për qëndrim të përkohshëm në SHBA. Pak më vonë se kjo datë, vetë zyra do të nxjerrë udhëzimet që duhet të ndjekin qytetarët shqiptarë për të aplikuar për viza. Ndërsa, duke filluar nga 2 tetori, Zyra Konsullore do të nisë intervistimin e atyre që kanë fituar Lotarinë Amerikane të “Green Card”-it. Në këtë mënyrë, sipas zotit Xhons, qytetarëve shqiptarë nuk do t’u duhet më të udhëtojnë për në Athinë të Greqisë për të aplikuar për këtë lloj vize. Faqe 3

Nano arbitër i Ramës dhe Ulqinit

Platforma elektorale nxit sherrin mes socialistëve Edi Rama përplaset për herë të parë me kundërshtimin e socialistëve të Tiranës për ta nënshtruar programin e tij elektoral nën formatin socialist. Kështu, në një mbledhje të zhvilluar në selinë qendrore të PS-së, duket se Fatos Nano, kryetari i partisë ka dashur të luajë rolin e arbitrit mes Ramës, i zgjedhur së fundmi kandidat i PS-së për Bashkinë e Tiranës dhe Ulqinit. Faqe 4

6 mijë djem të ngujuar në “Kullat e Kanunit”

Gjakmarrja Faqe 7

Dënimet, gjysma për vrasje

Nuk ka ekstradime, mungojnë burgjet Faqe 9

Pensionistët, shtesat herën tjetër

Rritja e përfolur e pagave, vetëm 769 lekë Faqe 13

ALBKROM, 26 miliardë borxh

Mineralet “e çmuara” shkaktojnë humbje Faqe 12