Masakër në mes të ditës
Qëllohen dy fëmijë, zhduket i ati
Faqe 2
Emrat e 200 personave që duhet të paraqiten për të lidhur kontratën me Albtelekomin për numrat e rinj të telefonave përfitojnë numra telefoni
Faqe 19
ATENTATI
Vdes djali 8 vjeçar, 9 vjeçari në gjendje të rëndë
Merret peng drejtuesi i automjetit
Faqe 2
Megjithatë premtojnë...
REDAKSIONALE
Dje u derdh përsëri gjak në Shqipëri. Madje, më keq se kaq, u derdh gjak i pafajshëm fëmijësh. Dhe ngjarja ndodhi në momentin kur ministri i Rendit po deklaronte medias se shumë shpejt do të vendoset edhe rendi, dhe qetësia në vend...
Dje, si dhe pardje, tjetër pardje kështu me radhë, rubinetat e shqiptarëve fishkëlleyn në brazhëtin e tyre të pagojë. Dhe kjo vazhdoi të ndodhë, në një kohë kur shteti dhe përfaqësuesit e politikës së tij në garën elektorale që ka filluar tashmë, premtojnë se do ta zgjidhin shumë shpejt problemin e ujit të pijshëm...
Dje KESH-i filloi shpërndarjen e “tallonave” të energjisë elektrike, duke na kujtuar se në Shqipëri se vapa ikën më shpejt se gushti, kuptohet duke prerë dri-
Megjithatë premtojnë...
tat me orë të tëra. Jo vetëm kaq, por, gjithashtu dje, dhe përsëri KESH na thanë se për dritat duhet ta flejmë mendjen edhe për 10 vjet të tjera. Dhe kjo ndodhi, kur përsëri kandidatët që lakmojnë bashkitë thonë se do të na i sjellin dritat shumë shpejt...
A s’është?! Në fakt, askush nuk guxon ta thotë. Mandatet në Shqipëri, fatkeqësisht nuk maten me punë, por vetëm me vite. Ashtu sikurse politikanët nuk maten me afte: “të që kanë për të mbajtur premtimet që japin”, por me shkallën e mundësisë për t’i harruar ato. Dhe të paturpësisë për të mos u skuqur kur janë gati të premtojnë përsëri.
20 vjet duhen për të zgjedhur përfundimisht problemin e dritave. Miliona dollarë për të shuar paksa etjen. Dhe dy vjet të tjera (të paktën zyrtarisht) për të shpëtuar për pakësimin e armëve... megjithatë, kandidatët premtojnë. Fundja ç’ humbasin?! Përveçse pak që nga ai që e kanë më shumë dhe pak energji më shumë për të formuluar disa fjali më tepër nga ato që mund dhe duhen thënë. Për të tjerat kanë mendaruar parapardhësit (ose edhe ata vetë). Edhe për moskokëçarjen ndaj mospajtjes së premtimeve, edhe për talljen deri në çmendim të atyre që kanë filluar të bëjnë sikur besojnë, por edhe për tipet e faljimeve dhe të premtimeve që duhen dhënë...
Shqipëria edhe 20 vjet pa drita
Ndërprerjet e energjisë do të vazhdojnë me vite
“Problemi i energjisë në tërësi dhe asaj elektrike në veçanti do të zgjidhet vetëm pas 20 vjetësh.”
“Problemi i energjisë në tërësi dhe asaj elektrike në veçanti do të zgjidhet vetëm pas 20 vjetësh.
Deri atëherë ne do të vazhdojmë të kemi ndërprerje të energjisë elektrike, ditën dhe natën, herë për mungesë të prodhimit të saj dhe herë për mangësi të rrjetit shpërndarës”. Kÿ është konkluzioni i Agjencisë Kombëtare të Energjisë. Sipas kreut të kësaj agjencie, vitet e fundit është bërë një studim i plotë për zgjidhjen e këtij problemi, i cili mendohet të shtrihet në 30 vjet, duke patur prioritet 20 vitet e para, kohë në të cilën do të ndërtohen rreth 8 hidrocentrale, nga të cilët 4 të mëdhenj dhe kanë të tjerë me fuqi të nivelit mesatar.
Faqe 5
Fino kërkon magazina me qira
Zgjedhjet/Mish-mash me kompetencat e institucioneve
Faqe 4
40 bursa për Ilir Metën
Ligjërohet trafiku i të drejtave të studimit
Faqe 12
8 miliardë lekë për 89 mijë taksa
Shteti mbush xhepat me paratë e makinave
Faqe 9
Gjithçka për kuotat e të drejtave të studimit
Arsimi
Faqe 12,13
500 mijë lekë për tre vjet
Çimento/Kontrata zbulon skandalin e shitjes
Një kontratë e mbushur më boshllëqe. Draft-kontrata, në të cilën janë përcaktuar të drejtat dhe detyrimet midis Shtetit Shqiptar dhe blerësit të fabrikës së Çimentos, Fushë-Krujë, mbart mangësi të theksuara në lidhje me detyrimet e palëve negociatore (Shteti Shqiptar dhe fituesi i objektit). “Republika” disponon kopjen e draft-kontratës, e cila në totalin e saj është veçse 9 faqe dhe si e tillë është shumë e kufizuar përsa i përket statusit ligjor në të cilin është realizuar privatizimi i fabrikës.
Faqe 3
Sulmohet kufiri verior
Incident/Ushtria serbe i afrohet Shqipërisë
Ushtria serbe i afrohet kufirit shqiptar, ndërkohë që janë qelluar me armë zjarri edhe tre banorë të një fshati kufitar në rrethin e Tropojës. Kështu, kufiri shqiptar është sërish në qendër të sulmeve të Ushtrisë Jugosllave.
Incidentet e shumta të ndodhura gjatë krizës kosovare dhe konfliktit në Kosovë duket se nuk kanë të sosur.
Faqe 7