Si bëhet regjistrimi dhe çfarë dokumentash duhen për të marrë pjesë në konkurse
Faqe 12
Gruaja e Astrit Braçes tregon: “Unë i pashë vrasësit e djalit tim”
Gruaja e Astrit Braçes tregon:
“Unë i pashë vrasësit e djalit tim”
Ekskluzive për Gazetën “REPUBLIKA”
Faqe 7
Prostitucioni
Shqiptarët “popullojnë” trotuaret e Italisë
61 prostituta dhe 5 padrone kthehen të prangosur në Shqipëri
Faqe 5
Hani pa porta
EDITORIAL
Nga Neritan ALIBALI
Një “ping-pong” i zhurmshëm replikash ka pasuar botimin e një materiali sekret mbi infiltrimin e spiunazhit grek në nivelet e larta të Qeverisë Shqiptare. Çudia më e madhe e gjithë kësaj “çudie”, është vetë çudia që kanë reflektuar përfaqësuesit e strukturave drejtuese të shtetit për këtë problem.
I bujshëm apo jo, lajmi nuk sjell asgjë të re. Gjithkush e di se Shqipëria i ngjan një hani të madh pa porta, ku shërbimet e huaja sekrete, e jo vetëm ato..., hyjnë e dalin sipas qejfit. Gjithkush e di gjithashtu, se shërbimet tona të kundërzbulimit janë krejtësisht të paafta të ndeshen me to. Në këtë aspekt, logjika e e kundërshtimit dhe mohimit të së vërtetës nuk pi ujë. Për më tepër që për fat, shqiptarët janë aq të mençur sa ta kuptojnë se atëherë e tyre e mbron Zoti vetë. Pavarësisht pozave të patriotizmit të pompuar të qeveritarëve, dështimi në mbrojtjen e sovranitetit të Shqipërisë është total. Dhe jo vetëm kaq. Shteti Shqiptar ka dështuar në gjithçka: Në mbrojtjen e kufijve të Republikës; në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve; në mbrojtjen e dinjitetit të emigrantit; në mbrojtjen e jetës së fëmijëve; në mbrojtjen e shëndetit të të paaftëve... Shteti ka dështuar, duke e kthyer vendin në një mollë të ndryshkur trafickësh të paligjshme! Shteti ka shpërduar detyrën, duke e kthyer vendin në parajsë të kriminelëve, abuzatorëve dhe perversëve. Shteti është i akuzuar, sepse e ka kthyer vendin në ferr të qytetarëve. Atëherë ç’mund të presësh nga shteti?! Të të mbrojë nga spiunët, mafiozët, kriminelët, të pangopurit?! Është e kotë! Ndaj shqiptarët përpiqen të mbrojnë vetveten. Ndërsa shteti i ngjan një femre të përdalë, që pret klientin e radhës në një bordell të qelbur e të amortizuar.
Ambasadat “hanë” 100 milionë USD
Zbulohen shifra skandaloze në pagesat e qirave
“Vetëm dy vitet e fundit janë paguar 4 milionë dollarë për strehimin e familjeve të personelit diplomatik të vendit tonë dhe askush nuk është munduar që të propozojë një zgjidhje tjetër. Për mendimin tim, ky është një dëm i madh, i cili sa vjen dhe thellohet, kur shumë mirë, me paratë që janë harxhuar deri tani mund të bliheshin ndërtesa të tëra”. Kështu është shprehur njëra nga financierët e lartë të strukturave shtetërore që merren me Buxhetin e Shtetit, lidhur me shpenzimet marramendëse që ka bërë Shqipëria, duke paguar qiranë e banesave, në të cilat janë vendosur ambasadat tona jashtë.
Faqe 3
Maxhoranca rrëmben kryetarët
KQZ vulos përbërjen e Komisioneve Zgjedhore
Përplasja mes palëve politike për zgjedhjet lokale të 1 tetorit nuk do të zhvillohet vetëm për alternativat që ata do të ofrojnë, por edhe për strukturën dhe caktimin e kryetarëve në Komisionet Zonale të Qeverisjes Vendore dhe Komisioneve të Qendrave të Votimit. Mbi bazën e ligjit elektoral, të nenit 153 të dispozitës kalimtare, këto komisione ngrihen nga shtatë parti, sipas rezultateve që ato kanë marrë në shkallë kombëtare.
Faqe 4
PR: Jemi alternativa e tretë
Republikanët shpallin ambiciet për 1 tetorin
Republikanët shpallin ambiciet e tyre për zgjedhjet e 1 tetorit. “Partia Republikane Shqiptare është alternativa e tretë për elektoratin shqiptar në këto zgjedhje”. Sekretari Organizativ i republikanëve shqiptarë, Aleksandër Garuli, në konferencën e djeshme për shtyp, ka bërë publike politikate elektorale të republikanëve, duke ofruar kështu alternativat e saj.
Faqe 2
Zhduken 7 milionë dollarë
Cimento/AKP provokon vjedhjen. Mungon vula e drejtësisë
Faqe 3
10 viktima në 7 ditët e javës
Dosjet mbushen me krime. Ministria në alarm
Faqe 7
Hetuesi i Thesarit, Drejtor Policie
Pëllumb Molla emërohet Kryepolic i Shkodrës
Faqe 9