Masakra mbi familjen Brace, faj i policisë kriminale
Faqe 2
EDITORIAL
Nga Adrian THANO
Sot, 45 ditë para datës së zgjedhjeve lokale, kemi numëruar katër incidente të rënda me motive politike. Në të njëjtën kohë dhe me të njëjtin ritëm, kemi dëgjuar po kaq premtime nga vetë titullar i Ministrisë së Rendit. Ai thotë se policia është e gatshme të ruajë qetësinë gjatë votimeve. Ku mbetet demagogji dhe ku fillon realisti? Ose pa dashur të keqkuptohemi si autorë të një sulmi personal, le ta bëjmë ndryshe pyetjen: Si do të sigurohet qetësia në zgjedhje?
Nga njëra anë kemi mbarësen me elementë të krimit, të një fushate elektorale që s’njeh asnjë rregull dhe tolerancë. Nga ana tjetër, “vigjilon” një polici e çakorduar nga pushimet verore të drejtueseve të saj dhe e përgjunjur në pritje të “ligjit të ri”. Mes këtyre dy “barrikadave”, një radhë votuesish të pasigurtë, që do të gdhihem mëngjesin e 1 Tetorit me kujtimet e këqija të votimeve të mëparshme. Ky është realiteti. Çdo premtim, që nuk fillon me paraqitjen e mënyrave për zgjidhjen e secilit prej këtyre problemeve, është demagogji e pastër. Aq më tepër, që varet të afërt të ministrit të Rendit, pohojnë në mënyrë sfiduese, se nuk ka ende asnjë strategji të detajuar mbi mënyrën e veprimit të policisë ditën e zgjedhjeve.
“Ne zonat e nxehte do të përdoren specialet”. (Jo shumë kohë më parë nga të njëjtët funksionarë është thënë se në Shqipëri nuk ka më “zona të nxehta”). Këta speciale “magjikë”, referimi te të cilët, prej kohësh magjeps lexuesit e kronikës policore, nuk mund të zëvendësojnë planet e hollësishme, që duhej të ishin gatitur prej kohësh; shumë më përpara se militantët të nxirrnin thikat; shumë më përpara se të deklaroheshin publikisht premtime pa bazë. Ndryshe, mendja e cilitdo kobërit, që mendon të përdorë forcë ditën e votës do të formulojë sërish shprehjen e vjetër: Qeni që leh, nuk të ha!
Vijon botimi i procedurave të pranimit në shkollat e larta të vendit për vitin akademik 2000-2001
Faqe 12
Qeveria shqiptare shtyn afatin e përfundimit të Korridorit Tetë
Punimet rrezikojnë të përfundojnë pas 20 vjetësh
Faqe 5
Shpallen emigrantët legalë të Italisë
Ulen kërkesat për emigrim në vendet fqinje
IOM shpall fitues të së drejtës për t’u përfshirë në tregun italian të punës, 700 emigrantë shqiptarë. Kuota e caktuar nga Italia ndërkohë, shënon se duhet të “rrëmbejë” Shqipëria 6 mijë vetë si forcë krahu për punë. Deri tani, kanë aplikuar mbi 4 mijë shqiptarë, nga të cilët kanë fituar të drejtën për të shkuar legalisht në emigracion, madje, me një vend pune në Itali, vetëm 700 aplikantë. Organizata e Emigracionit Legal favorizon çdo shqiptar, i cili kërkon të punësohet në Itali. Të vetmet kushte që duhet të plotësohen janë: të kuptojë pak gjuhën italiane, të deklarojë një adresë në Itali dhe të vendosë në rrjet profesionin që dëshiron.
Faqe 7
Sulmohet kultura kombëtare
Gërmimet arkeologjike, drejt shkatërrimit
“Kapunocën e zini”, sulmojnë kulturën. Vlerat e rralla të nxjerra në dritë nga gërmimet e pafundme arkeologjike, po shkojnë drejt shpërbërjes së tyre. Situata e krijuar gjatë muajve të fundit, vazhdon të rëndohet çdo ditë nga mungesa e dorës së shtetit në mbrojtje të identitetit tonë, të cilin e vërteton më tepër se kushdo eksistenca e qytetërimit të hershëm.
Faqe 21
Zhduken dokumentet, qiratë pa kontratë
Instituti i Monumenteve
Zhduken dokumentet, qiratë pa kontratë
Faqe 15
Skaneri, enigma 1 milionë USD
Shteti shkatërron aparatet, njerëzit paguajnë privatisht
Faqe 11
EL
ENNA
BRATISLAVA
BUDAPEST
LVIV
KIEV
ZAGREB
BUKURESHT
SARAJEVO
BELGRADO
SOFIA
SKOPJE
TIRANA
DURRËS
PODGORICA
MOSTAR
KOTOR
SHKUP? [shkrimi mbi hartë]
MAL I ZI
KOSOVA
PRISHTINA
NIŠ
BUKURESHT
KONSTANCA
VARNA
Burgas
ISTANBUL
ALEKSANDROPOLIS
SALONIKU
BARI
BRINDISI
TARANTO
ANCONA
SULINA
KQR/Kostoja e zgjedhjeve 75 milionë lekë
Tiranësit do të votojnë 4 herë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miraton fletët e votimit për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në mbledhjen e djeshme kupola prej shtatë anëtarësh e KQZ-së ka marrë në shqyrtim mënyrën e strukturimit të fletëve të votimit, të cilat do të përdoren më datën 1 Tetor. Për këto zgjedhje, në të gjithë Shqipërinë do të ketë 2 tipe fletësh votimi. Njëra prej tyre do të jetë për emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie.
Faqe 4
Njoftim
Ditën e enjte, datë 17.08.2000 ora 11.00, të paraqiten në Selinë Qendrore të gjithë kryetarët e degëve të PR në Rrethe për të raportuar në mbledhjen e Kryesisë për përgatitjet e deritanishme për fushatën.
Pjesëmarrësit duhet të kenë me vete gjithë dokumentacionin e kërkuar.
Kryesia