Orë pas ore nga të dërguarit e gazetës “Republika”
Kukësi, jashtë kontrollit
Digjet komisariati, peng 30 policë
Faqe 2,3
Qeveria betohet...
EDITORIAL
Nga Enkel DEMI
Qeveria betohet...
30 policë peng. Kjo është dhurata e fundit që “djemtë” e Kukësit i bënë ministrit të Rendit. Sipas Qeverisë, elementë të tjerë, por “kriminalë”, kanë shfrytëzuar dhe institucionet e shtetit. Në deklaratën e Qeverisë mësohet se kjo e fundit nuk do të ketë mëshirë ndaj kontrabandës, duke zbatuar me përpikmëri Kodin Doganor. Ndërsa gjendja është nën kontroll.
Nga Kukësi vjen lajmi se makina e grupit të gatshëm të policisë është djegur. Gjysma e Komisariatit është djegur, ndërsa askush nuk është arrestuar.
Megjithatë me këtë rast Qeveria thekson me forcë edhe një herë se është e vendosur të zbatojë me rigorozitet ligjet e shtetit dhe të mos tolerojë asgjë që bie ndesh me to.
Puna është, a ka ligje Kukësi? Ç’a tregtarë domatesh djegin një Komisariat. Ça shitës çizmesh, mash dallin më të fortë se një shtet, ndërsa f... [?] s’get gumëzhinjë nga betimet.
Para varrit të Arben Zylfutllarit u betuan burrat e Shtetit. Gjer në vdekje luftë ndaj krimit. Para Çampit u betuam kundër kontrabandës. Ndërsa jo shumë javë më larg vritet një baba me gjithë djalin dhe plagoset i nipi. 8 vjeç viktima, 9 vjeç i plagosuri. Betimi ra. Në Vlorë skafet punojnë. Betimi ra. Në Kukës është bërë lesh arapi. Betimi ra.
Pse betohen këta njerëz? Çfarë është Kukësi? Humbëtirë? Çfarë janë këta njerëz që zotërojnë një qytet?
Pyetje që shpjegojnë paaftësinë e një shteti, të cilin e hedhin “knock out” ca tregtarë mishi, djathi, vezësh, majdanozi. Ca tregtarë të revoltuar, kuksianë. Ky shtet betohet. Ministri është patetik, ndërsa qytetarët e Kukësit dje janë ngrysur në krisma armësh. Shtet atë nuk ka. Ministër po! Zëdhënës qeverie që betohen gjithashtu. Shteti u ftoh. Tani presim. Revoltën e çapulëve të Tiranës, Durrësit, Vlorës, Kukësit dhe natyrisht betimin e Ministrit.
Rikthehen trazirat e vitit 1997
400 banorë nga qyteti dhe fshatrat përreth kanë bllokuar rrugën nacionale Kukës - Morinë dhe kanë sulmuar Komisariatin
Foto: A. Basha
Adoleshentja, prostitutë me dëshirë
Historia e 17 vjeçares që u nis drejt Italisë nga halli
Për të mbushur me bukë barkun e dy vëllezërve të vegjël të uritur, vendos të bëjë prostitutën në Itali. Kjo është drama e fundit e historisë rrëqethëse të vajzave shqiptare, që i ka ndodhur një 17-vjeçareje nga lagjet e periferisë lindore të Elbasanit.
Që prej së premtes së kaluar, adoleshentja është nisur me dëshirën e saj për në brigjet e Gadishullit Apenin, vetëm për të shuar skamjen e familjes. Të mbetur jetimë, vajza me dy vëllezërit e saj, 9 dhe 12 vjeçarë, kanë jetuar falë ndihmave ushtarimore dhe përkrahjes së ofruar nga “Shoqata kombëtare e Fëmijëve Jetimë, Biologjikë dhe Sociale”, e Elbasanit.
Interpol, nën “hetim”
Prokuroria ashpërson akuzat ndaj policisë
Prokuroria ashpërson akuzat e saj ndaj Policisë. Por këtë herë nën akuzë nuk është përfshirë vetëm Policia, por edhe një tjetër strukturë më e specializuar e saj, e cila pavarësisht nga misioni dhe realizimi njihet me emrin INTERPOL.
Akuza ndaj organeve të lartpërmendur ka për bazë gjyqet që deri tani janë zhvilluar në mungesë dhe që ish-bosët nuk kanë përfunduar në pranga, për shkak të mungesës së profesionalizmit.
Faqe 7
Arrestohen 2 spiunë në Prizren
Vinin nga Shqipëria, punonin për Milosheviçin
Faqe 4
Porositen 10 mijë copë qirinj
KQZ/Errësira tremb organizatorët e zgjedhjeve
Për zgjedhjet e ardhshme lokale duhen mbi 3 miliardë lekë të vjetra. Ky është fondi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur për të realizuar tërë procesin që do të zhvillohet më 1 tetor, i vlefshëm për zgjedhjet e pushtetit lokal. Gjithë këto lekë, do të përdoren në përgatitjen e materialeve për votimet, ku më specifiket janë ato të fletëve të votimit.
Faqe 6
Diarreja ul në gjunjë Tiranën
Shëndetësi
Faqe 12
Njoftim
Ditën e enjte, datë 17.08.2000 ora 11.00, të paraqiten në Selinë Qendrore të gjithë kryetarët e degëve të PR në Rrethe për të raportuar në mbledhjen e Kryesisë për përgatitjet e deritanishme për fushatën.
Pjesëmarrësit duhet të kenë me vete gjithë dokumentacionin e kërkuar.
Kryesia