19/08/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

19 gusht 2000

PRIVATIZIMI

2 miliardë lekë humbasin në tendera Korrupsion, skandale dhe abuzime 4 ndërmarrje shiten për një copë bukë

Rrugët e hipokrizisë

EDITORIAL Faqe 3 Rrugët e hipokrizisë Nga Adrian THANO “E paska zgjidhur qesen Qeveria...”, konstaton me habi një qytetar, tek hap ditarin dhe sheh se rruga e baltosur poshtë pallatit të tij, ku ai ka kaluar shtatë palë këpucë, papritur po shtrohet me asfalt. Ca kilometra më tutje, një fshatar qëndron i pataksur përpara urës së ndërtuar, që lidh fshatin e tij me qytetin. “Eh, kur do ky çerr ta shtet..., belbëzon i hutuar, tek sheh si rrjedh teposhtë lumi të cilin gjatë gjithë dimrit, fëmijët e tij e kaluan në këmbë, për të shkuar në shkollë. Kështu, papritur e papandehur sytë po na shohin përditë kuriozitete të dëshirura të punëtorëve që shtrojnë asfalt nën diellin përvëlues dhe pluhurin karakteristik të Tiranës. (Mund të ishin vënë në punë edhe në vjeshtë apo në pranverë, të shkretët). Ndërsa veshët po na dëgjojnë çudira. Qeveria miraton fonde pas fondesh në mbledhje të ngutshme, që çuditërisht përkojnë me takime partiake, ku zgjidhen kandidatët përfaqësues në zgjedhjet lokale. Se nga na dolën befas miliona lekë dhe dhjetëra premtime “bujare”, ndërsa vetullat e ngrysura të kryeministrit “shqiptuan” afate “të rrepta” 30-ditore. Ku paskan qenë fshehur gjithë këto lekë? Dhe kur rrugët u bëkan për një muaj, pse nuk janë bërë deri tani? Si të gjithë nënshtetasit e këtij vendi, edhe ne jemi të etur për pak asfalt dhe këpucë të pastra, ndaj urojmë përditë që Shqipëria jonë e mbushur me ura e me rrugë të shtruara. Por kjo nuk bëhet me fushata të bujshme pragzgjedhore. Sa besim mund të kemi te një pushtetar që kujtohet për rrugët, urat dhe njerëzit, kur kalendari i zyrës së tij luksoze shënon data votimesh? Pas 1 Tetorit, kur këtyre rrugëve t’u hapen gropat e para dhe kur të na qajnë sytë për të parë një punëtor, të gjithë do të kujtohemi, se sërish u bëmë viktima të hipokrizisë pa fund të atyre që na drejtojnë.

QEVERIA

Për 30 ditë do të bëhen ato që nuk u bënë për 3 vjet 5 miliardë lekë për fushatën e socialistëve Faqe 5

Verifikimi i figurave, falsitet qeveritar Milo dhe Poçi, të paverifikuar Kuadrot e lartë të institucioneve të rëndësishme shtetërore, të verifikuara nga Komisioni “Bezhani”. Ai e vë theksin më tepër tek mosverifikimi i figurave zyrtare, sidomos në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Rendit Publik. Sipas Bezhani, në këto dy institucione verifikimi ka patur shumë vështirësi. Bezhani thotë se “mungesa e kontrollit të figurave në këto dy institucione është penguar më tepër për arsye subjektive”. Faqe 2

Nano kundër Finos

Zgjedhjet në kaos, strukturat çorientohen Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka diskutuar dje për mënyrën e pajisjes së votuesve shqiptarë me kartën e tyre të votimit. Në prani edhe të numrit dy të Ministrisë së Pushtetit Lokal, Blend Klosi, anëtarët e KQZ-së kanë debat- mendohen se do të pajisë për herë të parë 2 milionë e 400 mijë votuesit shqiptarë me “pasaportën” e tyre të votimit. Duket se një nga problemet që kanë hasur anëtarët e KQZ-së, është pyetja se përse institucionin i tyre duhet ta mbajë përsipër barrën e shpërndarjes së këtyre kartave? Faqe 4

Të miturit vrasin për kapot

Çmimi për një vrasje nga 500 mijë deri në 1 milionë lekë Fëmijë të vegjël, jo më shumë se 14 vjeç, rekrutohen për të kryer vjedhje dhe krime të tjera të rënda. Madje në këto krime nuk mungojnë as vrasjet. Çdo ditë rritet numri i të miturve që kryejnë krime në rrugë. Edhe një grabitje e thjeshtë regjistron në dosjet e Prokurorisë dhe Gjykatës emra të miturish, të cilët përfitojnë të mos dënohen nga mosha e tyre. Faqe 6

Në Institut janë vjedhur edhe qindarkat

Monumentet Faqe 15

Frikë nga abuzimet

Universiteti/Problem sistemi i korrespondencës Faqe 12 Rritet shkalla e korrupsionit në shtet Zyrtarët, edhe trafik ben zash Faqe 9

Njoftim

Sot, ora 10.30, në Selinë e PRSH, Kryetari Mediu jep konferencë shtypi