Kërkohet adresa e 42 milionë dollarëve të premtuar
AMC dhu rohet, shitja dështon. Paratë e blerjes nuk vijnë në Shqipëri
AMC dhu rohet, shitja dështon
Paratë e blerjes nuk vijnë në Shqipëri
Faqe 3
Nuk ka paqe në fushatë
REDAKSIONALE
Nuk ka paqe në fushatë
Fushata e pushtetit nxjerr fytyrën e saj të vërtetë. Fjalët për tolerancë, mirëkuptim, fushatë të lirë dhe të ndershme të shoqëruara me gazeta të shumta hundëshpuese të korifejve socialistë, shndërrohen në pluhur e hi dhe zhvlerësohen tërësisht në një mall pa vlerë.
Kandidatët republikanë fillojnë të ndjejnë peshën e rëndë të dhunës shtetërore si “dëmshpërblim” ndaj guximit qytetar të tyre për të kandiduar për forcen politike që u pëlqen, me idetë e së cilës ata gëzojnë të gjitha të drejtat e një njeriu të lirë të një shoqërie të lirë, për t’u ndjerë të lidhur shpirtërisht dhe politikisht. Pa u futur në praktikat e njohura dhe të rëndomta të telefonatave anonime, të cilat kanë filluar t’i konsiderojnë si pjesë “të natyrshme” të jetës së tyre shumë intelektualë dhe njerëz të nderuar, të cilët kanë vendosur të kandidojnë në emër të PR-së, ajo që po tërheq vëmendjen të pastër shtetërore dhe presione të ulëta, paturpësia e të cilave arrin deri në kërcënimin me bukën e gojës, është shfrytëzimi nga ana e socialistëve i pushtetit politik për të larguar nga kandidimi njerëzit e PR-së.
Dje, në selinë qendrore të PRSH-së është mësuar lajmi se kandidati i PR-së për kryetar komune në Fajzë të rrethit të Hasit, Syl Mazreku, është pushuar nga puna prej administratorit socialist të komunës në fjalë, Rasim Kapica. Përderisa nuk është dhënë asnjë motiv zyrtar dhe serioz për këtë pushim, madje më keq akoma, përderisa gjithëka që lidhet me vendimin në fjalë bëhet me shumë urgjencë, pikërisht në prag të zgjedhjeve lokale të këtij territori, jo vetëm kandidati republikan, Mazreku, por kushdo që e mëson lajmin, ka të drejtë të besojë se pushimi nga puna i kandidatit republikan, bëhet thjesht për kandidimin e tij. Megjithatë socialistët janë aq të paturp në hipokrizinë e tyre sa të pohojnë se i njohin, madje edhe se i respektojnë rregullat e lojës në pluralizëm. Më shumë se kaq, ata nuk arrijnë dot as të shkuqen edhe kur thonë se pushteti i tyre garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Zbulohet manipulimi i Gjinushit
PSD dhe PAD, të paligjshme në komisione
PSD dhe PAD rrembejnë dy vende anëtarësh në Komisionet Zgjedhore të Qeverisjes Vendore.
Partitë respektive të Gjinushit dhe të Çekës, pavarësisht se e kanë mbyllur prej kohësh duetín e tyre të dashurisë elektorale, duket se janë gati të bashkëpunojnë deri në fund për të rrembyer në mënyrë të paligjshme dy vende në secilën nga komisionet zonale.
Në një kohë kur të dy subjektet duhet të përfaqësoheshin vetëm me një vend në këto komisione duke ndarë me anë të një marrëveshjeje anëtarët respektivë në këto komisione kanë rrembyer në mënyrë arbitrare dy vende në KZQV-të, secila nga një anëtar.
Blokohet shpërndarja e librit shkollor
Shtypshkronjat kërkojnë paratë nga shteti
Faqe 21
4 të vrarë dhe 11 të plagosur në një ditë
Aksidentet përgjakin rrugët e Shqipërisë
Faqe 6
20 mijë lekë për të rrëmbyer një vajzë
Pranga për tre adoleshentët e paguar
Faqe 7
Milionerët në Perëndim, të dalluarit në Lindje
Bursat
Faqe 12
Lista e studentëve që duhet të paraqiten sot, nga ora 9.00-14.00 dhe 15.00-17.00 në Ambasadën Italiane, si dhe dokumentat me të cilat duhet të jenë të pajisur
Faqe 13
160 emra të rinj të abonentëve që përfitojnë numra telefoni
Faqe 20
Edi Rama zhvarrosi aktorët e vdekur të Teatrit Kombëtar
Si u shkatërrua Memoriali i Blertë i artistëve të mëdhenj të skenës shqiptare
Faqe 19
Qeveria, 7 dosje penale në Prokurori
Krim&Pushtet/Mitmarrje, birësime, trafiqe
Drejtësia shqiptare ka patur vazhdimisht problemet e saj, ndërkohë që kulmi ka arritur në vitin 1997, vit i cili fali shumë krime, ku ishin të përlyer edhe drejtuesit e institucioneve të Drejtësisë.
Por kjo ndodh edhe tani. Shumë titullarë të organeve të Drejtësisë vazhdojnë të luajnë me kartën e qenies në pushtet dhe me këtë arrijnë të çojnë deri në fund misionin e tyre për t’u pasuar në një kohë rekord me mënyra nga më të ndryshmet.
Faqe 5
KQZ, sherr për 100 mijë dollarë
Nxirren jashtë gazetarët, komisioni mbyll dyert
KQZ përplasjet me institucionin amerikan IFES, i cili ka marrë përsipër asistencën e nevojshme për këtë institucion zgjedhor.
Shkak për këtë sherr janë bërë publikimet e çmimeve për vlerën e kutive transparente të votimit dhe të fletëve të votimit. Dje përfaqësuesi i IFES-it, ka replikuar me tone të ashpra në lidhje me publikimet e shpenzimeve të buxhetit të institucionit zgjedhor.
Faqe 4