30/08/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

30 gusht 2000

USHQIMET

Rishfaqet alkooli vdekjeprurës Si helmohen çdo ditë shqiptarët Shqipëria përmbytet nga skadencat Si helmohen çdo ditë shqiptarët. Shqipëria përmbytet nga skadencat. Faqe 7

Zgjedhjet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos sanksione për vëzhguesit ndërkombëtarë Faqe 3

Përse e kërkon votën PS-ja?

PS-ja nis fushatën zyrtarisht në Pallatin e Kongreseve dhe kërkon nga shqiptarët të votojnë për të. Politikisht bën detyrën, ndryshe dërshmisht bën fjalë. PS-ja e kërkon votën, por nuk thotë përse. EDITORIAL Nga Denion NDRENIKA PS-ja nis fushatën zyrtarisht në Pallatin e Kongreseve dhe kërkon nga shqiptarët të votojnë për të. Politikisht bën detyrën, ndershmërisht bën fjalë. PS-ja e kërkon votën, por nuk thotë përse. Partia në pushtet nuk u kujton shqiptarëve frikën për të udhëtuar, politikën e shtrenjtë, marrëdhëniet e përhershme të tensionuara me opozitën, mungesën e dritave, ujit, ushqimet e helmuara... Në të vërtetë PS-ja kërkon vetëm një votë për të qenë në pushtet e të “gëzojë” një të paktën nëse humb qeverisjen vitin e ardhshëm. Sepse në pushtet “lindin e rriten” hajdutë, pijanecë, vjedhaçakë të rëndomtë, njerëz që shesin interesat e vendit, si tender AM-CJ... Kjo PS, kjo parti që kërkon votën nuk u tha shqiptarëve se përse duhet t’ia japin asaj të vetmen liri që kanë një herë në katër vjet. Natyrisht, që për PS-në ata duhet t’ia japin votën për të shtruar rrugët, për të siguruar drita, ujë, pastërti, qetësi. Mirëpo “Mema parti” nuk thotë kurrë se rrugët që shtron, shtrohen pak kohë para fushatës dhe shumë kohë pas fitoreve të ’97-ës, se dritat që mbeten nuk vijnë në dimër se nga ngarkesë e në verë se shtrembërim, se politika që bën është e acartë me opozitën dhe me lëmoshë për të quajturit “aleatë”, se nuk fitohet me elementë dekorativë e lyerje ministrish... PS mendon se për këtë “fushatë dekorative” duhet të shpërblehet me votë. Natyrisht që jo, sepse nuk mund, nuk duhet të votohet për vlerën e ministrive, për heqjen e kiosakave e lënien e plehrave në mes të rrugës, nuk votohet për hajdutët, vjedhaçakët e tenderave. Asgjë nuk të bind për të votuar për PS-në. Një shtet në errësirë, nuk të jep shpresë për t’i besuar PS-së se do ta rregullojë gjendjen. Për këtë, fushata e PS-së është si një edicion lajmesh me gënjeshtra...

Dilemё në PS pas incidentit të Topallit Socialistët, frikë nga Shkodra

Socialistët i tremben një reagimi negativ të qytetarëve shkodranë në përgjigje të incidentit të armatosur ndaj një inkursionetare së Parlamentit, Jozefina Topallit, në qytetin e Vlorës. Burime nga selia qendrore e Partisë Socialiste thanë dje për “Republikën” se krerët drejtues të kësaj partie janë shprehur skeptikë në lidhje me realizimin e takimit të dytë të madh të fushatës në qytetin më të madh të veriut të vendit. Kështu, pas hapjes së fushatës së zgjedhjeve lokale të 1 Tetorit, pasnesër, në Pallatin e Kongreseve, socialistët kishin parashikuar të zhvillonin një takim në qytetin e Shkodrës, ku do të ishte i pranishëm vetë kryetari i tyre, Fatos Nano. Në fotografi: Fatos Nano dhe Jozefina Topalli. Faqe 2

Kreditë, 70 miliardë pa kthim

Bankat shqiptare nuk kanë zbatuar rregullat. “Rreth 9 miliardë lekë të reja, të cilat janë dhënë kredi për zhvillimin e bizneseve të ndryshme, nuk janë kthyer ende. Kredimarrësit u përkasin të gjitha shtresave të shoqërisë, ndërsa bankat që kanë qenë më të pakujdesshme janë Banka Kombëtare Tregtare (BKT) dhe Banka Kombëtare Agrare (BKA), të cilat përbëjnë rreth 76 për qind të kësaj shume. Një situatë e tillë ka ndodhur për shkak të mungesës së eksperiencës së bankave tona. Faqe 11

Pacientët zënë morra në spital

Të sëmurët rrezikohen nga infeksionet e ambientit Që të “shërohesh” në spital, duhet të marrësh parasysh edhe sëmundjet shtesë që të ngjiten aty. Në vendin që duhet të ishte më sterili i gjithë procesit mjekësor, ndodh ajo që nuk pritet: të sëmurët janë më të pambrojtur se kudo tjetër. Pacienti bart infeksione shtesë, të cilat i merr pikërisht në mjediset spitalore dhe nga mjetet që përdoren për kurim. Kjo gjë pohohet nga vetë mjekët, të cilët pranojnë kushtet e ulta të sterilitetit. Faqe 13

Sot PR prezanton kandidatët e Tiranës

Sot, ora 11.00, në Hotel Tirana, PRSH prezanton kandidatët për Kryetarë të Bashkive të Tiranës. Ftohen të marrin pjesë organet e mediave.

Më 3 shtator, PR hap fushatën elektorale

Ditën e diel, datë 03.09.2000 ora 11.00, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, PRSH hap fushatën elektorale. Duhet të marrin pjesë të gjithë kandidatët e PR për Kryetarë të Bashkive dhe Komunave të vendit si dhe Kryetarët dhe Sekretarët e degëve të PR në rrethe. Kryesia

Trafiku Fqinjët e Shqipërisë dhe trafiku në mes

Faqe 5