01/09/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

1 shtator 2000

“Gallatë” e rrezikshme

EDITORIAL Nga Adrian THANO Kush ka patur rast të udhëtojë me ndonjë delegacion qeveritar jashtë vendit, ka konstatuar lehtësisht se sa e hollë është “çipa” e seriozitetit te njerëzit që kemi veshur me pushtet dhe me të drejtë përfaqësimi. Në këto udhëtime, nuk mungojnë asnjëherë kryeministra që e shohin listën e anëtarëve të delegacionit vetëm rrugës për në Rinas, ministra që rrezikojnë aksidente automobilistike, deputetë që i gjithëpranishëm dhe po kaq shqetësues në administratën shtetërore, duke qëndruar prapa gjithë epitetëve të merituara dhe të pamërtiuara që u ngjiten pushtetarëve të sotëm. Dhe është kjo situatë që po kthehen në një “gallatë” të rrezikshme edhe procesin zgjedhor në vend. Nuk jemi duke folur për “të pashmangshmen” burokraci. Këtu bëhet fjalë për mungesa fillestare [teksti vazhdon jashtë kuadrit] rezultonte se një grupim i tërë politik, ishte klasifikuar gabim, e kështu me radhë. Çudira të ngjashme dëgjon edhe për punën e institucioneve të tjera që mbajnë përgjegjësi për këtë proces. Vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është përfshirë nga një valë vendimesh dhe kundërvendimesh, anëtarë që largohen, denoncojnë shkelje e më pas rikthehen etj. Në po këtë atmosferë, jepet lajmi se kartat e votuesve, të shtypura në Kanada, për ar-[teksti vazhdon jashtë kuadrit] në Rinas, ministra që rrezikojnë aksidente automobilistike, deputetë që ngatërrojnë institucionet, këshilltarë që u tregojnë barsaleta shoferëve, të dërguar të ambasadave që nuk respektojnë asnjë orar e të tjera qyfyre “shqiptarçe” si këto. Ky seriozitet i munguar, është të kjo situatë që po kthehet fjalë për mungesa fillestare informacioni nga autoritetet të larta të shtetit. Dje, në një short për caktimin e minutazheve televizive, të fushatës elektorale, një listë e dërguar nga Kryesia e Kuvendit Popullor, kishte lënë jashtë njërën prej partive parlamentare. Në po të njëjtën listë

Duke filluar nga dt. 2 shtator 2000, Ambasada Italiane në Tiranë do të publikojë listat e qytetarëve shqiptarë që do të emigrojnë legalisht në Itali. Faqe 11

Meta pranon dështimin

51 mijë familje të pastreha Kryeministri premton për fushatë se do të strehojë 1 mijë Faqe 5

500 vetura me një numër shasie

Prokuroria nis hetimet për trafikantët e makinave Në këtë kontigjent hyjnë afërsisht edhe pesëqind automjete që kanë të njëjtin numër shasie, por me pronarë të ndryshëm. Për verifikimin e tyre kërkohet një punë e specializuar, pasi në disa raste janë konstatuar se numrat e shasive janë të falsifikuara. Këto falsifikime janë bërë duke prerë pjesët e shasive, ku kanë qenë të regjistruar numrat dhe ato janë zëvendësuar me pjesë të reja me numra të rinj shasie që korrespondojnë në afro 500 automjete. Të gjitha këto automjete janë në qarkullim, pasi ato kanë kaluar nga njëri pronar tek tjetri, ndërkohë që në dosjet e tyre veprimet figurojnë të rregullta. Faqe 14

Betejë midis autorëve të KQZ

Vulat e Komisioneve dhe Qendrave të votimit në duart e PS Shpërthejnë stuhitë e paralajmëruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Një vendim i këtij Komisioni, marrë me nxjerrjen në një mbledhje të fshehtë të tij dhe pa konsensusin e dy anëtarëve të vet ka ndezur polemika të mëdha rreth saktësisë së rezultateve të votimeve të 1 Tetorit. Kështu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve merr vendimin që vë në dyshim çdo procedurë të mëtejshme të numërimit të votës. Faqe 2

Rama, kandidatë si ministër

Kandidati i PS për Tiranën shkel rregullat e lojës Kandidatin socialist për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama, e zë frika e humbjes në garën me 1 Tetorit. Ai ka deklaruar dje se nuk do të japë dorëheqjen nga posti i ministrit të Kulturës, ku punon aktualisht, ndërkohë që në Kodin Elektor... përcaktohet tërheqja e kandidatëve nga postet aktuale deri në 17 ditë para ditës së votimeve. Duket se kandidati i socialistëve ka vendosur përfundimisht ta zhvillojë fushatën që nga karrikja e Ministrit. Faqe 3

Kërçënohet me bombë Radio + 2

Rikthehet tmerri i telefonatave anonime Faqe 7

ZBULIMI

Kapen 2,5 miliardë lekë heroinë Arrestohet polici trafikant Faqe 9

Bureto

Festivali “Luftë frekuencash për transmetimin e folklorit”

Festivali “Luftë frekuencash për transmetimin e folklorit” Faqe 15

Më 3 shtator, PR hap fushatën elektorale

Ditën e diel, datë 03.09.2000 ora 11.00, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, PRSH hap fushatën elektorale. Duhet të marrin pjesë të gjithë kandidatë e PR për Kryetarë të Bashkive dhe Komunave të vendit si dhe Kryetarët dhe Sekretarët e degëve të PR në rrethe. Kryesia