07/09/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

7 shtator 2000

RREZIKU

Në Shqipëri, 800 kriminelë të lirë për të vepruar Faqe 6

Llotaria Amerikane

Formular i ri për aplikantët Shqipëria, numrin maksimal Konsulli i SHBA L. Kent Jones paraqet programin e ri të Llotarisë dhe procedurat e aplikimit 3500 viza për shqiptarët Faqe 5 Konsulli Amerikan në Tiranë, Laurence Kent Jones

Të vjedhësh me ligj...

EDITORIAL Nga Neritan ALIBALI Jemi mésuar të quajmë vjedhje çdo gjë që përvetësohet në mënyrë të paligjshme. Kemi ulëritur, kur e kemi pikasur vjedhjen, sa jemi çjerrë: “Kapeni hajdutin”! E megjithatë, hajdutët, shumë-shumë janë përfolur, por nuk janë dënuar. Dhe çuditërisht, në mënyrë paradoksale, klithmat tona e kanë sofistikuar vjedhjen, e kanë kthyer atë në vjedhje me një guxim, me një mjeshtëri... ...sisht për shkelje ligji. Vjedhje me ligj mund të kryejnë vetëm të pushtetshmit. Të kujdesshëm për të mos u përfolur në bëmat e tyre, ata ua përshtasin ligjet abuzimeve dhe vjedhjeve. Një i pushtetshëm privatizon një gurore, dhe pas kësaj, i detyron firmat e tenderuara të rrugëve t’i shtrojnë ato me cakull mali (nga guroja e tij). Saktësisht sipas rregullave pas kësaj, menjëherë firmos një vendim zyrtar për të ulur detyrimet e biznesit të tij ndaj shtetit. Natyrisht me ligj, vetëm me ligj. Ligji është i shenjtë për të pushtetshmit tanë, madje edhe i artë. Sepse në bazë të ligjit dhe në emër të tij, të pushtetshmit...zhvasin. Atëherë, ç’mund të bësh ndaj këtyre lloj vjedhjeve?! Sepse “ligjërisht” nuk konsiderohen vjedhje. Bile mund të quhesh nëse i akuzon hajdutët për vjedhje. Ndaj, përfundimisht, duhet të heshtësh. Sepse, të kundërshtosh këto “ligje”, do të thotë të jesh “i kundraligjshëm”. në mënyrë paradoksale, klimat vjedhje me ligj. Natyrisht, vjedhje me ligj nuk mund të kryejnë hajdutët e lagjeve. Ata do të vazhdojnë të kapen “me presh në duar” duke vjedhur bluza, biçikleta apo brekë. Dhe do të dënohen sipas ligjeve në fuqi, ekzaktë- Një pushtetshëm privatizon një gurrore, t’i shtrojnë ato me çakull mali (nga gurorja e tij). Saktësisht sipas rregullave teknike. Një tjetër i pushtetshëm, jep me qera sipërfaqe të tëra institucionesh të shtetit me një çmim çmendurisht qesharak, në bazë të një akti çmendurisht ligjor. Një i pushtetshëm tjetër ngre një biznes privat, e

Meta: Listat kanë parregullsi

Probleme me regjistrimin e zgjedhësve Foto: R. Tasho Kryeministri shqiptar, Ilir Meta, duket se po e bën të zakonshme mohimin e çdo akuze që i drejtohet nga opozita apo segmente të tjera të shoqërisë, për ta pranuar më pas me gojën e vet. Në një konferencë shtypi që ai ka dhënë në ambientet e Kryeministrisë, Meta ka kthyer mbrapsht deklaratat e tij të disa kohëve më parë për deklarata qesharake të opozitës, ku denoncoheshin me shifra votuesit e munguar në listat e votimit.

Ndalohet njeriu i KE-së

3 orë pyetje për sllovenin që hyri pa vizë në Rinas Atij as që i kishte shkuar ndër mend se një “tufë” policësh shqiptarë, jo vetëm që do ta ndalonin, por do të përdornin edhe prangat mbi duart e tij. Ky ka qenë fati i një shtetasi slloven, emri i të cilit nuk është bërë i ditur për arsye të misionit të tij në Shqipëri, i cili zbarkoi dje pasdite në aeroportin e Rinasit, duke patur me vete një “cen”, Ai ishte pa vizë hyrëse dhe për pasojë është kthyer në një person problematik për blutë e Komisariatit të Rinasit. Këta të fundit, të lodhur me shumëpërfoljet e tyre për parregullsi dhe trafik dje e kanë kryer detyrën e tyre në formën më të mirë. Një patrullë policore, ka parë që nuk kishte ndonjë dokument të saktë.

Kamberi: Shkodra mbi partitë

PR hap fushatën në qytetin verior Me sloganin “Shkodra mbi partitë politike” Partia Republikane hapi fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 1 Tetorit në qytetin verior të Shkodrës. Në sallën e teatrit “Migjeni”, republikanët shkodranë janë mbledhur në të dytin takim të madh të fushatës elektorale. Të pranishëm nga selia qendrore në këtë aktivitet ishin nënkryetari i P.R.SH. Maksim Begeja, Sekretari për Marrëdhëniet Publike Z. Neritan Alibali, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë Z. Robert Çeku. Faqe. 2

Arsimi

Të zbrazësh xhepat për shkollën Faqe 21

Njoftim

Sot, ora 12.00, në Selinë Qendrore të PRSH Kryesia dhe Dr. Maks Haxhia japin një konferencë shtypi.

Faqe 7 Godò: Diplomacia shqiptare reagon me vonesë Milosh[e]viçi po rrezikon Ballkanin Faqe 4 Komisionerët nuk njohin qeverisjen vendore KQZ përplaset me Bashkitë Faqe 3