VRASJA
Kolonel Arben Zylyftari, atentat me snajper
Faqe 5
Parazgjedhjet dhe rrëziku paszgjedhor
EDITORIAL
Nga Adrian THANO
“Kush nuk e zgjidh, e këput”, thotë një proverb i vjetër sa vetë koncepti “problem”. Aktualisht, kush ndjek nga afër procesin parazgjedhor, po konstaton dita-ditës krijimin e një nyjeje, zgjidhja e së cilës, po bëhet përherë e më e vështirë. Tri javë para votimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndodhet para tre problemesh kryesore: kontestimi i numrit të zgjedhësve, paaftësia për të ngritur nënkomisionet vendore dhe mosmarrëveshjet mbi listat e votimit. Këtyre u shtohen edhe një varg konfliktesh anësore, brenda gjirit të KQZ-së, si dhe mes kësaj të fundit dhe pushtetit lokal. Ky ortek problemesh, me zanatfillë në një start të vonuar të punës së vetë KQZ-së dhe i shumuar orë pas ore, nga dilema të pazgjidhura dhe nga propozi-me të lena pezull, po rrezikon seriozisht procesin zgjedhor. Që sot, janë paraqitur dyshime të forta tek vërtetësia e numrit të votuesve; minikomisionet që duhet të merren me organizimin e votimeve në rrethe, nuk kanë ende zyra, vula, bazë logjistike etj; pronarët e vegjël të dyqaneve nuk pranojnë afishimin e listave në muret e ndërtesave të tyre; kartat e votuesve, edhe janë bërë, edhe s’janë bërë, pasi u mungojnë fotografitë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve diskuton mundësinë e fotografimit të 2 milionë zgjedhësve, ide e cila anon më tepër nga fantashkenca se sa nga realiteti.
Pra organizatorët e paracaktuar nga shteti për të menaxhuar situatën zgjedhore, po shkojnë drejt 1 Tetorit të lidhur me një zinxhir problemesh, të cilin, në momentin final, afërmendsh nuk do të mund ta zgjidhin. Megjithatë nuk ka dyshim se kutitë e votimit do të hapen. Rreziku i vërtetë nuk qëndron tek zhvillimi i zgjedhjeve, por tek krijimi i rrethanave për të kundërshtuar lehtësisht rezultatin e tyre. Në këtë linjë logjike, nuk përjashtohet as rreziku i trazirave sociale paszgjedhore.
HAKMARRJE
Pritë në rrugë
Plagoset shefi i krimeve
Vazhdon botimi i listave me emrat e personave që kanë fituar të drejtën për punësim në Itali
Faqe 16
HAKMARRJE
Pritë në rrugë
Plagoset shefi i krimeve
Faqe 7
Partitë, fushatë me fonde të zeza
Burimet financiare, kontroll pas zgjedhjeve
Financimet e partive politike për fushatën elektorale mbeten të pakontrollueshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Të 35 partitë politike, përveç dhënies së fondit nga Buxheti i Shtetit, i cili shkon në 40 milionë lekë të reja gjithsej, përfitojnë edhe fonde të tjera, të quajtura dytësore për të përballuar garën elektorale të zgjedhjeve. KQZ-ja në lidhje me kontrollimin e fondeve dytësore apo të quajtura nga eksperienca e fushatave elektorale tek ne dhe në botë, të dyshimta, deklaron se ky institucion nuk ka asnjë kompetencë ligjore që të kontrollojë partitë politike. KQZ-ja ka bërë në bazë të Kodit Zgjedhor një shpërndarje të 40 milionë lekëve në fjalë për partitë pjesëmarrëse në zgjedhje.
Faqe 4
Maks Haxhia: Rama, tërhiqu!
Kandidati i PR, sfidon rivalin socialist
Kandidati i PR-së për Tiranën, bazuar edhe në anën profesionale të çështjes së konkurrimit të kandidatit socialist në petkun e ministrit të Kulturës, ka thënë se është e pafalshme që Rama të konkurrojë për PS-në e në të njëjtën kohë të mbajë edhe karrieren e ministrit. “Në aspektin qytetar e moral dhe atë juridik, Edi Rama, duhet të japë dorëheqjen nga posti i ministrit të Kulturës.
Faqe 2
Kandidatët, nuk mund të regjistrohen
Zgjedhjet/Sot afati i fundit i pranimit
Komisionet Zgjedhore të Qeverisjes Vendore nuk janë ngritur në të gjithë Shqipërinë, madje ato nuk janë ngritur as edhe për 11 minibashkitë e Tiranës.
Sipas burimeve të ndryshme pranë KQZ-së rezulton se në shumë rrethe nuk janë ngritur KZQV-të për komunat dhe bashkitë. Gjithashtu, rezulton se disa KZQV të krijuara nuk kanë ambiente të përshtatshme për t’u strehuar dhe për t’u ulur me ambiciet e tyre për zhvillimin e zgjedhjeve.
Faqe 3
Mashtrohen 52 familje
Denoncim për “Melrose Investment Group”
Faqe 6
Një emër, 6 herë në listë
Rrumpallë në regjistrimin e votuesve
Faqe 3
Arsimi
Shteti braktis “studentët e artë”
Faqe 8
Njoftim i Kryesisë së PRSH
Ditën e shtunë, dt.9.9.2000, ora 11.00, kryetarët e degëve të PR në Rrethe, të paraqiten në Selinë Qendrore, për të dorëzuar dokumentat e kandidatëve dhe për të tërhequr materialet propagandistike të fushatës.