16/09/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

16 shtator 2000

VOTIMET

Defektet e Kodit Elektoral vënë në vështirësi KQZ-në Më 1 tetor, Shqipëria në rrezik Diskutohet shpërndarja e Ushtrisë Faqe 3

Tragjedi

Historitë e 5 grave nga Kosova, të çmendura nga përdhunimet e serbëve (Në foto: Fëmija i braktisur serbo-shqiptar, fryt i përdhunimit) Faqe 9

Nënpunësit e kamur të zyrave të varfëra

EDITORIAL Nga Adrian THANO Një ish-ministër i akuzuar dhe i shkarkuar për korrupsion (zakonisht “të ndëshkuarit” janë ata që përpiqen të bëjnë pikërisht të kundërtën) i përcakton kështu përpjekjet e organizatave ndërkombëtare për ta luftuar këtë fenomen të administratës shqiptare: “ata vijnë, na mësojnë si luftohet korrupsioni dhe ne botojmë libra me këshillat e tyre...”. Aktualisht, ryshtheti është plot aga më e qelbur e trupit të çopëtuar të këtij çerek shekulli që përfiton përditë nga padija juridike e nënshtetasve më të varfër të Evropës. I ligjëruar plotësisht në të gjitha institucionet shtetërore, ai po shndërrohet veç të tjerash në një fenomen që ndikon drejtpërdrejt në moralizimin dhe degenerimin shoqëror jo vetëm të zyrtarëve, por edhe të viktimave të tyre përfitues. Të huajt nuk përtojnë të na i thonë vazhdimisht këtë, por ata kanë statusin komod të konstatuësit dhe largohen duke lënë pas veten keqqardhje. Viktimat e vërteta janë ata që rrinë me orë të tëra para dyerve të pluhurosura të doganave, brenda korridoreve të palyera të gjykatave, para uniformave të pista me xhepa të fryrë nga ryshfetet. Dhe paradoksi nuk kërkon sy shumë të hollë për t’u vërejtur. Në këto zyra të lena pas dore, quditërisht punojnë njerëz me pamje gjithnjë e më të shëndetshme, me veshje çdo ditë e më luksoze. Oborret e këtyre institucioneve që përfaqësojnë “cipën” e shtetit, po bëhen përditë e më të vogla për lukuninë e makinave të zyrtarëve që paguhen jo më shumë se sa 15 mijë lekë në muaj. Atëherë çfarë hetimesh kërkohen për të zbuluar korrupsionin? Pse ngrihen komisione pas komisionesh për të gjetur ujkun, kur gjurmët janë më të thella sa gropat e rrugëve të Shqipërisë? Edhe kjo e ka një përgjigje: Peshku është qelbur nga koka!

Luftë në Vlorë

Zhduket skafi me 30 klandestinë Luftë në Vlorë Qëllohen me granata forcat e “Guardias” Qëllohet me granata forcat e misionit detar të “Guardia di Finanza”. Në të gdhirë të ditës së premte, një skaf me motorë të fuqishëm dhe me rreth 30 klandestinë në bord është nisur nga brigjet shqiptare për në brigjet italiane. Gjatë ikjes së tij në det të hapur, patrullat e “Guardia di Finanza” i janë vënë në ndjekje, duke dashur që skafi shqiptar të kthehej sërish në pikën e nisjes. Sapo kanë kaluar disa milje, dy gomone të Guardias janë goditur me bomba dhe arme nga klandestinët, që sipas burimeve policore ishin që të gjithë nga Shqipëria. Faqe 6

Shteti i zhytur në korrupsion

Ekspertët e KE, ekzaminojnë Shqipërinë

Nano hedh dorashkën e duelit

Kryesocialisti shqiptar kërcënon drejtësinë Faqe 3

KZQV-të, në mëshirë të fatit

Komisioneve u mungojnë dritat, rojet dhe telefonat Komisionet Zgjedhore të Qeverisjes Vendore kanë mbetur ende pa evidenca. Edhe sikur KZQV-të të disponojnë të gjitha të dhënat e nevojshme që nevojiten urgjentisht në prag të zgjedhjeve elektorale, nuk ka roje. Dokumentacionet e Komisioneve mbeten në mëshirë të fatit çdo ditë pas përfundimit të punës 11-orëshe. Për herë të parë, ka qenë njësia administru- tive numër 9 në shkollën “De Rada” dhe “Politeknikumi” që kanë raportuar mungesën e sigurisë. Faqe 4

Hasi mirëpret republikanët

PR prezanton kandidatin për Bashkinë e Krumës Partia Republikane ka prezantuar dje në rrethin verior të Hasit kandidatin për Bashkinë e Krumës, Avdyl Sheta. Të pranishëm në këtë prezantim ishin Sekretari Organizativ i PRSH-së, Aleksandër Garuli dhe anëtarë të Kryesisë së PR-së, Dega Has. “Partia Republikane Shqiptare është alternativa e tretë për elektoratin shqiptar në këto zgjedhje”, tha në fjalën e hapjes, Sekretari Organizativ i PRSH, zoti Garuli. Faqe 2

Bunker

Dyert e mbyllura të Ministrisë së Kulturës Faqe 21

Njoftim

Sot, ora 10.00, në Selinë Qendrore të PRSH, Kryesia dhe kandidati për Bashkinë e Tiranës, Z. Maksim Haxhia japin një konferencë shtypi. Kryesia