23/09/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

23 shtator 2000

PANIKU

. Meta fton në takim Berishën. Maxhoranca pranon parregullsitë. Socialistët kërkojnë paqe me opozitën. Faqe 3.

Dy miliardë më pak

EDITORIAL . Nga Genci ÇOBANI. Është bërë zakon që çdo parti, në pragun e zgjedhjeve elektorale, lokale, apo të përgjithshme qofshin ato, sidomos kur është, ose vjen nga pushtetmbajtja të flasë për ato të mira që ka bërë, që i duket se i ka bërë, ose që duhen thënë se janë bërë. Kuptohet se socialistët shqiptarë nuk mund të bëjnë përjashtim nga kjo formulë që për fat të keq ka filluar të konsiderohet si një parim i përgjithshëm i një situate zgjedhore. Ndaj edhe nuk duket se përbën ndonjë çudi të madhe fakti që në themel të propagandës së tyre, gjatë turit elektoral nëpër Shqipëri, janë vënë të ashtuquajturat “suksese të Qeverisë”. Për dështimet nuk flitet, sepse edhe ky konsiderohet “rregull elektoral”, ndërkohë që si kundërshtarit nuk i lejohet të bëjë një gjë të tillë. Aq më tepër, kur bëhet fjalë për shifra dhe skandale ekonomike, të cilat më shumë se këdo tjetër implikojnë, ose akuzojnë qeverisësit aktualë. Nga disa të dhëna, të cilat i zyrtarizon Ministria e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtisë, rezulton se Shqipëria ka humbur nga donacionet e huaja rreth 2 miliardë euro, ose pothuajse, po aq dollarë. Mund të mos jenë shumë, por edhe pak nuk janë. Sidomos kur flitet për një vend si Shqipëria, ku edhe qindarka nuk është e tepërt, kur vjen fjala për investimet. Donatorët e kanë thënë shkaqet e mosdisbursimit; paaftësia e shtetit shqiptar për t’i thithur ato. Kaq mjafton për të kuptuar, jo vetëm dështimin e qeverisjes socialiste, por edhe dëmin e madh që ajo i ka sjellë këtij vendi. Për më tepër kur mendon se ky dëm është diçka më i lartë se sa dëmi që thuhet se iu shkaktua shqiptarëve nga rënia e skemave piramidale, nuk ka se si të mos e përdorësh pa kursim fjalën “hajdut” për këta fajdexhinj të paskrupullt me pushtet. E mira e një fushate nuk qëndron më shumë në evidentimin e vlerave të njërës, apo tjetrës forcë politike, sa qëndron tek zbulimi i hipokrizisë së atyre që dinë të çirren edhe kur nuk kanë bërë asgjë.

Humbin 2 miliardë euro për Shqipërinë

BE/Digjen fondet e donatorëve ndërkombëtarë Shqipëria arrin të thithë vetëm 28 për qind të fondeve të akorduara nga asistenca e huaj. . Humbin 2 miliardë euro për Shqipërinë. Shqipëria arrin të thithë vetëm 28 për qind të fondeve të akorduara nga asistenca e huaj, e angazhuar nga komuniteti donator gjatë 10 vjetëve të fundit. Bashkimi Europian dhe Programi PHARE, janë dy organizata ndërkombëtare donatore, të cilat kanë dhënë edhe asistencë më të madhe të fondeve në ndihma dhe në kredi për vendin tonë. Për këtë arsye, kuota e sipërpërmendur e aftësisë së vendit tonë për të thithur ndihmat, i referohet, pikërisht raporteve që janë krijuar gjatë këtyre viteve me këto dy organizma. Nga të dhënat zyrtare, deri tani, ekonomia shqiptare ka vënë në eficencë rreth 753 milionë euro të dhëna nga BE, ose, vetëm 28 për qind. Faqe 9.

Lista me emrat e personave që përfitojnë numra të rinj telefonash

. Faqe 18.

Kush e mbron Lordin që po grabit Butrintin

. Rotschild dhe lidhjet e tij me Edi Ramën. Faqe 5.

Haxhia Rama, tregoi burimet e financimit!

Asnjë kompromis në kurriz të zgjedhësve . Haxhia Rama, tregoi burimet e financimit! Sipas juristit të njohur, fushata si ven e acarohët, duke u polarizuar në mënyrë të qëllimshme ndërmjet dy kandidatëve të PS dhe PD. Ai ka denoncuar, gjithashtu, duke u kërkuar organizmave ndërkombëtare që të monitorojnë fushatën në ekranin e vogël, si dhe të bëjnë prezent burimet e financimit të fushatës nga partitë politike. Shumat janë marramendëse, sidomos nga kandidati i partisë në pushtet, i cili duke shfrytëzuar postin e tij shtetëror, po shfrytëzon edhe buxhetin e shtetit për fushatën e tij. Faqe 2.

Ardit Gjebrea rrëfen surprizat e “Kënga Magjike 2000”

Intervista . Ardit Gjebrea rrëfen surprizat e “Kënga Magjike 2000”. Faqe 21.

Koralet zbulojnë ministrin mafioz

Gjendet e vërteta e arrestimit të trafikantëve . Korallet zbulojnë ministrin mafioz. Faqe 4.

Trefishohen çmimet e librave shkollorë

Qytetarët detyrohen të blejnë në tregun e zi . Trefishohen çmimet e librave shkollorë. Faqe 19.

Ishte dënuar me 16 vjet burg në mungesë

Mbërrin në Shqipëri vrasësi që fshihej në Itali . Ishte dënuar me 16 vjet burg në mungesë. Faqe 6x.

Jetën e mbronjë ata që e respektojnë

Mediu, takime elektorale në Cërrik dhe Gramsh . Jetën e mbronjë ata që e respektojnë. “Luan Duzha përfaqëson një përqasje demokrat në ide, njeri­un intelektual dhe human në shpirt, sepse bën pjesë në partie e republikanëve, të cilët e duan, e mbrojnë dhe e respektojnë jetën dhe kombin”. Me këto fjalë e hap ceremoninë e prezantimit të kandidatit të PRSH për Bashkinë e Cërrikut, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në praninë e disa qindra anëtarëve dhe simpatizantëve PRSH në këtë qytet. Faqe 2.