27/09/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

27 shtator 2000

“Të mëdhenjtë” jashtë Forumit Urban

REDaksionale. Pas goditjes së parë që morën në debatin e hapur të organizuar në TVSH, dy net më parë, duket se si Rama, ashtu dhe Mustafaj, kanë filluar të kuptojnë se personalitetet e mëdha nuk është e thënë të dalin gjithmonë nga partitë e mëdha. Nga ana tjetër, qëndron edhe publiku i gjerë, i cili ka filluar të kuptojë se “të mëdhenjtë” nuk kanë lindur të tillë. Ata i kanë marrë përmasat që trumbetojnë sot, falë disa kom… një debat specifik, të organizuar nga Forumi Urban, pikërisht për problemet më shqetësuese që ka kaluar dhe po kalon aktualisht kryeqyteti shqiptar, problemet që lidhen me urbanistikën e tij. Pothuajse të gjithë kandidatët, të paktën ata më kryesorët e paraqesin këtë pikë si një nga shtyllat kryesore të platformës së… nga pamundësia për të dhënë zgjidhjen e duhur për Urbanistikën e Tiranës. Për një njeri që pretendon të drejtojë kryeqytetin nuk është turp të mos jesh urbanist. Turp është të mos dish të punosh në grup, të mos dish të organizosh specialistët dhe të këshillohesh me ta. Turp është të mos kesh vizion. Për më tepër nuk kanë bindur falë disa kombinacioneve historike, jo me pushtet, apo madhështi të trashëguar, por nga vota e popullit, e cila, me ndryshimet e imponuara nga emancipimi i mëtejshëm i saj, mund të përmbysë shumë raporte dhe të rrëzojë shumë “idhuj”. Sot në mbrëmje, një kanal televiziv privat në Tiranë (TVA) ka publikuar se do të zhvillojë mbi shtyllat kryesore të platformës së tyre elektorale. Por nga sa mësohet, jo të gjithë kanë pranuar t’i përgjigjen ftesës së Forumit të sipërpërmendur. Të paktën për Edi Ramën, kjo është konfirmuar nga njerëzit që qëndrojnë pranë tij, ndonëse nga organizatorët e debatit nuk konfirmohet gjë. Nga se tremben “të mëdhenjtë”? Nga mosdija, mosnjohja, apo që Edi Rama pretendon se i ka këto cilësi. Pretendon se është shumë i madh, në të gjitha përmasat që ofron. Por përveç atyre që i kemi parë dhe nuk kemi arsye të mos i besojmë, për të tjerat... tani janë bërë shumë ata që kanë filluar të dyshojnë. Po aq shumë sa ata që nuk kanë besuar kurrë.

Lista me emrat e personave që kanë fituar bursa studimi në Rumani

. Faqe 16.

Lajthitje apo skandal

. Meta: Unë nuk jam frikacak si Fatos Nano. Kryeministri kërcënon opozitën dhe shan kryesocialistin. Faqe 5.

Fotografi e dy burrave duke biseduar.

Masakër e përgjakshme në Devoll

Hakmerren për motrën. Tre viktima nga një fis Një masakër e vërtetë ka tronditur banorët e fshatit Dobran të rrethit të Korçës. Brenda pak minutash në këtë fshat është shënuar bilanci më tragjik, ndonëse në Korçë prej kohësh nuk ka ndodhur krime, madje duhet theksuar se forca zbuluese e Policisë së këtij rrethi është në një përqindje të lartë. Bilanci i ngjarjes së ndodhur mbrëmë në Korçë ka shënuar një bilanc tragjik. Dy të vrarë dhe një i plagosur nga një autor i vetëm. Fatbardh Metolli, 23 vjeç banues në Dobran, ende i paarrestuar (mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë) ka vrarë me armë zjarri 3 bashkëfshatarë të tij, të cilët i akuzonte se i kishin shitur motrën në Itali.

Vidhen 157 mijë dollarë

Faqe 7

Si bëhet biznes me vdekjen

Faqe 17

Stuhi dhe mrekulli në “Kalanë e këngës”

Festivali Faqe 19

Grekët sulmojnë Himarën

Fatos Nano dorëzon Derviçanin. PS flet greqisht Mitingjet e PBDNJ-it fillojnë të zhvillohen greqisht. Të ashtuquajturit “sherr” midis partisë së Vasil Melos dhe organizatës së grekëve të Shqipërisë, OMO-NIA, i bie kallaji, pikërisht aty ku u duk se filloi, në Himarë. Në një miting të përbashkët të organizuar këtë ditë në bashkinë e Himarës, është folur greqisht nga fillimi në fund të tij, jo vetëm nga ata që ndodheshin në shesh për të mbështetur kandidatin e dyfishtë të PBDNJ dhe OMONIA-s, por edhe nga vetë kandidati dhe stafi i tij. Faqe 6

Mjaft me rrugaçë në pushtet

Zgjedhjet/Republikanët vazhdojnë turin elektoral Partia Republikane ndodhej dje në qytetin e Lezhës për prezantimin e kandidatit republikan për kryetar bashkie të këtij qyteti, mjekun stomatolog Selman Sula. Gjatë takimit të zhvilluar, në mbështetje të kandidatit të tyre kishin ardhur në këtë aktivitet kryetari i PRSH, z. Fatmir Mediu, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë, Robert Çeku dhe anëtarë të kryesisë së degës Lezhë. Faqe 2,11,14

ACARIMI

. Tronditet fushata elektorale. Granatë dhe kallashë për Metën dhe Berishën. REDAKSIONALE. Faqe 3.