29/09/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

29 shtator 2000

FAJDET

Flet për Republikën ish përfaqësuesi i VEFA-s në Hungari Akuza për “Deloitte & Touche” Ku shkuan 800 mijë USD të “Niagares” Faqe 7

REDAKSIONALE

Të fituarit dhe të humburit e 1 tetorit Amerikanët njoftuan dje zyrtarisht se janë më shumë sesa të interesuar për zgjedhjet në Shqipëri. Njoftimi zyrtar i Ambas adës së tyre në Tiranë për mbërritjen e këshilltarit personal të Presidentit Klinton, Frouik, nuk të lë shumë vend të dyshosh për masën e këtij interesimi, siç nuk të lë vend as për komentet e tepërta mbi të. Nuk bëhet fjalë për fatin e varur të demokracisë, ende të brishtë të demokracisë shqiptare, tek fi- forcat politike për zgjedhjet. Që në kohën kur përplasjet për Kodin Elektoral, për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, arritën majat e acarimit politik. “Zgjedhje të rregullta, situatë normale!”. Vetëm kaq kërkuan miqtë tanë në Perëndim, duke i lënë të tjerat në dorë të votuesve. Si u përkthye ky mesazh në Shqipëri? Nuk është e rastit që nalitet të tij, kur masa e elektoratit po tregon nivel më të lartë kulture dhe etike politike se sa klasa politike që nuk drejton, porsondon këtë vend. Mesazhi i Komunitetit Politik Ndërkombëtar nuk është përkthyer fare në Shqipëri. Përderisa ende, në sferat e larta të shtetit janë të paktë ata që e kanë kuptuar se në përftoheshin vota dhe pushtet, në rrugë të padrejtë ... dhe me manipulime, njëra, apo tjetra forcë politike, askush tjetër veç tyre nuk do të mund t’i gëzohet fitores. Përkundrazi, kujtdo që t’i buzëqeshë fitorja pas një procesi normal dhe të rregullt zgjedhor, të fituar do të jenë të gjithë shqiptarët. interesimi, siç nuk të lë vend as përkëmentë të të demokracisë, ende të brishtë të demokracisë shqiptare, tek fitorja e njërës, apo tjetrës forcë politike. Për hir të sinqeritetit politik duhet pranuar se mesazhi në këtë drejtim ka kohë që është dhënë, që kur në vendin tonë filloi të flitet, të debatohej, të acaroheshin njerëzit dhe e rastit që njeriu i afërt i Klintonit mbërrin në Shqipëri në këtë kohë. Kur shteti dhe opozita po i tregojnë muskujt njëri-tjetrit, kur qytetarët terrorizohen nën idenë e dhunës që po përgatitet, kur fjala e politikanit, si çdo herë tjetër ka rënë në kulmin e ba-

Lista e re emërore e qytetarëve që janë planifikuar për t’u paisur me telefon

Faqe 15

Gjakmarrja

Një 10-vjeçar në arrati për t’i shpëtuar hasmit Nëna dhe vëllai janë zhdukur, babai është çmendur Faqe 9

3 mijë forca rrethojnë Tiranën

Tension në kryeqytet. Meta dhe Poçi, kokë më kokë Qeveria vazhdon të hakmerret për dështimin e Metës në Tropojë. Dje, viktima e radhës së kësaj hakmarrjeje është bërë shefi i Komisariatit të Policisë së këtij rrethi, Fiqiri Dani, i cili është shkarkuar nga kjo detyrë, me motivacionin: “Për të meta dhe dobësi në punë”. Vendimi i firmosur nga ministri i Rendit Publik, Spartak Poçi, ka mbërritur dje në mesditë në qytetin më të skajshëm verior të vendit. Siç u shpreh vetë zoti Dani, ky vendim ka qenë krejt i papritur për të. Motivacioni, si zakonisht është mbuluar me një formulë “klishe” dhe, siç thuhet përdoret nga kreu i rendit, sa herë që ai dëshiron të fshehë qëllimin e vërtetë të largimit të shefave të Rendit. Faqe 3

Nano: Paratë nuk kthehen

Kryesocialisti mohon premtimin për fajdet Kryetari i PS, Fatos Nano ka konfirmuar edhe një shprehje të vjetër që sillet në botë që nga kohët më të lashta të ekzistencës së shtetit dhe shoqërisë njerëzore, “fajtori kthehet gjithmonë tek vendi i krimit”. Dy ditë para 1 Tetorit, Nano është rikthyer në Sheshin e Flamurit, kësaj radhe për të mohuar gjithçka u kishte thënë vlonjatëve tre vjet më parë nga e njëjta tribunë, nga i njëjti shesh, para të njëjtëve persona. “Unë nuk kam thënë se do t’i kthejmë paratë 100 %, por maksimumin e mundshëm” Faqe 4

15 mijë ushtarakë, nuk votojnë

Komandot dhe Garda marrin në dorë objektet Gjendje e tensionuar në Tiranë. Edhe pse, në pamje të parë situata duket e qetë dhe zyrtarisht, me përjashtim të disa “tymseve” të hedhura për konsum në tregun psikologjik të banorëve të kryeqytetit, mbi trazirat që pritet të ndodhin në dy ditët e fundit të fushatës (përfshi këtu edhe vetë ditën e zgjedhjeve, 1 tetorin), forcat e Policisë janë urdhëruar që të ndërmarrin ndërkaq një operacion të gjerë mobilizimi. Faqe 3

8-vjeçarët kthehen në shkolla natë

Arsim Faqe 17

PR mbyll fushatën në Tiranë

Faqe 2

200 kv peshk i helmuar në Treg

Faqe 8