30/09/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

30 shtator 2000

ABUZIMI

Nëpunësi i ministrisë rrëfen për Republikën Gjashtë firma në duart e 4 pushtetarëve Dy kompani nafte punojnë për Ilir Metën Faqe 9

Fushatë e ndyrë

Faqe 9 EDITORIAL Nga Neritan ALIBALI Kryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta, në një miting të partisë së tij në Durrës, kërçënoi zgjedhësit se nëse nuk votonin për kandidatin socialist, qeveria nuk do t’i jepte fonde investimesh Durrësit. Deklarata e kryeministrit është një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit. Ajo është hapi i parë i një epoke të pritshme kërcënimi shtetëror që le pa bukë, tremb dhe detyron qytetarët shqiptarë t’i kthehen sjelljeve të harruara të gatishmërisë socialiste. Tendenca e partisë së tij për ndarjen e shqiptarëve në “ne” dhe “ata”, ka filluar që në periudhën e inkubacionit të pushtetlakmimit të saj. Ajo është rritur vrullshëm, bashkë me zhvillimet politike, të cilat bënë të mundur marrjen e pushtetit nga socialistët. Sot, një simpatizant barkzbrazur i PS, është gati të harrojë urinë për një dajak të mirë me një simpatizant po aq barktharë të opozitës. Në një ambient të tillë nervastenik, politikanët shqiptarë e kanë shumë kollaj të nxisin gjuhën e urrejtjes, intolerancës dhe konflikteve të përjetshëm. E gjithë kjo urrejtje e akumuluar nga periudha të hershme historike dhe e mbidozuar në vitet e fundit, është bazamenti mbi të cilin është ngritur kjo fushatë e ndyrë elektorale ku elementët më të kërcënuar janë ushqimi, puna dhe jeta e shqiptarëve. Krahas kërcënimit, manipulimi i opinionit plotëson ndyrësinë e fushatës me elementë korruptivë dhe hipokritë, që zbulojnë tek pushteti lakminë për të sunduar përjetësisht. Dhe kur një kryetar qeverie, i cili vuan rëndë nga sëmundja foshnjore e ekzaltimit, arrin t’u ofrojë qytetarëve kulaçin ose kërbaçin në funksion të votimit, atëherë ç’mund të bëjnë tjetër shqiptarët veçse të ulin kurrizin e të presin që të bëjë kryeministër, pasi të mërzitet së kalëruari qytetarët, të zdrypë vetë nga kurrizi i tyre, çka do të përbënte një zbritje të qetë e demokratike, konform të gjitha normave të pranuara “universalisht”.

Rama, shpërthim skizofrenie

Mitingu/Njëmijë policë për Sheshin “Skënderbej” Socialistët arrijnë të grumbullohen në sheshin “Skënderbej” për të festuar mbylljen e fushatës elektorale të 1 Tetorit. Po, më shumë se një festë dhe entuziazëm fitoreje, mitingu i ... PS-së ka rezultuar një manifestim skizofrenie nga ana e kandidatit të kësaj partie për bashkinë e Tiranës, i cili është ... edhe nga ana e kryem... ministrit Meta dhe “vullnetarëve” të Ed Ramës me shallë dhe bluza elektorale. Mitingun, i cili ka nisur me vonesë, pas mesditës, e ka hapur kreu i PS-së për Tiranën, Musa Ulqini, i cili ia dha fjalën menjëherë kreut të socialistëve, Fatos Nano. Pasi ky i fundit mbajti fjalimin e tij të zakonshëm, njerëzit kanë dëgjuar të bërtiturat e Edi Ramës.

Grekët sulmojnë kamionët shqiptarë

Faqe 8

Arrestohet shoferi i “Sonilës”

Faqe 7

Lista e re emërore e qytetarëve që janë planifikuar për t’u pajisur me telefon

Faqe 15

Kontrolli penalizon ministrin

Si i ka menaxhuar Rama pasuritë e Ministrisë Mjaft nga objektet lëvizëse, të blera me tender nga Ministria e Kulturës për t’i shërbyer asaj në organizimin e aktiviteteve të ndryshme nuk ndodhen më pranë kësaj ministrie. Amplitifikatorë, videoprojektorë, transmetues, apo mjete të tjera lëvizëse, të cilat ministria i ka blerë gjatë dy vjetëve të fundit për të realizuar aktivitete në disa qytete të ndryshme të vendit, nuk gjenden më në zyrat dhe magazinat e kësaj ministrie. (Ato pajisje nuk kanë asnjë lidhje me objektin e blerë). Faqe 5

Sulmohen e thyhen zyrat e PR

Grab itja/Policia mbërrin me 15 orë vonesë Grabitja/Policia mbërrin me 15 orë vonesë Sulmohen e thyhen zyrat e PR Thyhen zyrat e Partisë Republikane në qytetin e Gjirokastrës. Lajmin e ka bërë të ditur dje në mëngjes për gazetën “Republika”, sekretari i Degës së PR-së së këtij rrethi, Qani Shehu. Sipas këtij të fundit fakti në fjalë është konstatuar pardje në mbrëmje, rreth orës 18.00, kur drejtuesi lokal i PRSH-së u paraqit në zyrën e tij për t’u punuar. Habia e pushtoi sekretarin republikan kur ka parë se dera e zyrës ishte e shqyer. Faqe 2

PASAPORTIZIMI

Do që të bëhesh tiranas? Pas 1 tetorit kushton 600 mijë lekë Çdo muaj i shtohen Tiranës 1200 banorë të rinj Faqe 6

Festivali

Kënga magjike, surpriza dhe yje Faqe 21