Ndërsa vajzat flisnin kundër duhanit, nëna vdiste nga kanceri në shtëpi
Një ngjarje e rrallë në ditën e parë ndërkombëtare kundër duhanit
Faqe 5
REDaksionale
Mjerë kush e merr seriozisht sistemin tonë gjyqësor. Akoma më i keqkuptuar është ai që pret zgjidhje nga ky sistem krejtësisht i paaftë, lehtësisht i manipulueshëm dhe nën ndikime të forta politike. Duke lënë mënjanë kësaj here plagën e madhe të vetëgjyqësisë, të shaktuar pikërisht nga kjo palo-drejtësi që servirin gjykatat tona, le të ndalemi në rolin e gjyqësorit gjatë procesit zgjedhor në Shqipëri. Janë bërë tashmë të njohura mashtrimet e pozitës në dëm të opozitës, të nisura që me hartimin e një kodi zgjedhor, tërësisht në favor të interesave të mazhorancës. Kush besoi për një çast, se mund ta zgjidhte padrejtësinë “në rrugë ligjore”, u sorollat nga njëra shkallë e gjyqësorit në tjetrën, prej aty në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, derisa u bë e qartë se “bllokada” nuk ishte ligjore, por politike e pasuar e mazhorancës në dëm të opozitës, duke përdorur si vegël “gjykatat e pavarura”. Rasti i mosshqyrtimit të ankesës së PR-së, (të përjashtuar për shkak të neglizhencës së KZQV-ve dhe të “mëmës” së tyre në Tiranë KQZ, nga disa lista votimi) është një shembull për të gjithë ata që besojnë ende në sistemin gjyqësor shqiptar dhe se ata që e përdorin atë. Në lojë është gjithashtu edhe shkalla më e lartë e “drejtësisë”, emrin impresionues “Gykata e Lartë”. Me vendimin për të mos shqyrtuar ankesat e një partie politike, këto gjykata morën haptas pozicionin në të cilin janë renditur tashmë mazhoranca dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: Pozicionin e goditjes së opozitës me të gjitha format. Përjashtimi nga listat, sorollatja institucionale dhe më në fund heqja e së drejtës ligjore të gjykimit nuk ka emër tjetër, veçse manipulimi i procesit zgjedhor dhe vjedhje e votës, vjedhje e cila filloi që me hartimin e Kodit Zgjedhor, me të cilin as që mund të mendohet zhvillimi i proceseve të ardhshme votuese.
Arbi Tërheqja e PD, pa vlerë
KQZ vazhdon të shtypë fletët e votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall pretendime të ndryshme në lidhje me deklaratat e subjekteve politike për tërheqjen nga turi i dytë i zgjedhjeve lokale.
Edhe pse janë të ndryshme, thelbi i tyre është i qartë, asnjë forcë politike nuk duhet të tërhiqet, pasi tashmë kanë kaluar afatet. Ndërkryetarja Mimoza Arbi ka deklaruar se në çdo rezultatë apo vendim që shpall KQZ-ja, kandidati duhet të tërhiqet nga zgjedhjet brenda 24 orëve. Kjo deklaratë e Arbit, mbështetur në Kodin Zgjedhor, në të cilin thuhet se pas kalimit të këtij limiti kohor, tërheqjes së kandidaturës, KQZ-ja dhe komisionet përkatëse marrin masat e duhura.
Faqe 3
Gjykatat ping-pong me ligjin
Në një rrugë ligjore, u sorollat nga njëra shkallë e gjyqësorit në tjetrën, prej aty në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, derisa u bë e qartë se “bllokada” nuk ishte ligjore, por politike e pasuar e mazhorancës në dëm të opozitës, duke përdorur si vegël “gjykatat e pavarura”. Rasti i mosshqyrtimit të ankesës së PR-së, (të përjashtuar për shkak të neglizhencës së KZQV-ve dhe të “mëmës” së tyre në Tiranë KQZ, nga disa lista votimi) është një shembull për të gjithë ata që besojnë ende në sistemin gjyqësor shqiptar dhe se ata që e përdorin atë. Në lojë është gjithashtu edhe shkalla më e lartë e “drejtësisë”, me emrin impresionues “Gjykata e Lartë”. Me vendimin për të mos shqyrtuar ankesat e një partie politike, këto gjykata morën haptas pozicionin në të cilin janë renditur tashmë mazhoranca dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: Pozicionin e goditjes së opozitës me të gjitha format. Përjashtimi nga listat, sorollatja institucionale dhe më në fund heqja e së drejtës ligjore të gjykimit nuk ka emër tjetër, veçse manipulimi i procesit zgjedhor dhe vjedhje e votës, vjedhje e cila filloi që me hartimin e Kodit Zgjedhor, me të cilin as që mund të mendohet zhvillimi i proceseve të ardhshme votuese.
Parregullsitë e zgjedhjeve, pa gjykim
Gjykata e Lartë refuzon ankesën e PR ndaj KQZ
KQZ në kundërshtim me Kodin Zgjedhor të RSH, ka përshtatur nga zgjedhjet vendore të datës 1 Tetor kandidatët e Partisë Republikane për kryetar komunash dhe listat shumëmërore të kandidatëve për këshilltarë bashkie e komu-nash. Ky ka qenë thelbi i një kërkese të PR-së ndaj Gjykatës së Lartë për të shqyrtuar rastet e parregullsive që i janë bërë kësaj partie nga ana e KQZ-së, por kjo Gjykatë ka refuzuar të marrë përsipër gjykimin.
Faqe 2
Pengohet botimi i veprave të Naimit
Faqe 21
Tropojë, 103 të vrarë në 3 vjet
Faqe 11
1 impuls kushton 10 mijë lekë
Prishtçet centrali telefonik që sapo përuroi Meta
Edhe pse nuk ka shumë kohë që është vendosur në funksionim centrali i ri telefonik në qytetin e Sarandës, ku çdo aparat është e teknologjisë bashkëkohore, përsëri qytetarët sarandiotë janë të detyruar të “braktisin” shtëpitë për të folur në postë, ose tek vendi i quajtur “ura sarandiotët” vendi i celularit. Pikerisht këtu, persona të pajisur me celularë janë të gatshëm të shërbejnë në çdo çast.
Faqe 6
Lista e qytetarëve që janë planifikuar për t’u pajisur me telefon
Faqe 19
Pse u la i papërfunduar “Kthim në Identitet”?
DESHTIMI
Zhduken realizuesit e projektit
Kali i Skënderbeut bëhet “pullali”
Fq. 15
Trafiku
Si nisen dhe sa fitojnë kapot e trafikut klandestin
Faqe 8, 9