Policia shpall kërkimin
Dy vëllezër torturojnë motrën e vetme
Vajza e masakruar vdes në spital
Policia shpall kërkimin. Dy vëllezër torturojnë motrën e vetme. Vajza e masakruar vdes në spital.
Faqe 5
O Zot, çfarë Populli!
EDITORIAL Nga Neritan ALIBALI Muaj më parë, kur çmimet e karburanteve u ngritën në vendet e Europës, protestat masive të qytetarëve i detyruan qeveritë e tyre të bënin të pamundurën për të stabilizuar gjendjen. Sot çmimet e naftës në këto vende janë kthyer në limitet e mëparshme. Ndërkohë, në Shqipëri, çmimet vazhdojnë të rriten me shpejtësi marramendëse. E megjithatë jeta vazhdon normalisht. Shqiptarët paguajnë dhe heshtin, sepse ata dinë të kruajnë shumë më mirë xhepat e tyre se të hapin gojën. … mallkuar shiun që nuk mbush liqenet… I mësuar me sy dhe shpresë nga qielli, ky popull nuk është në gjendje të kuptojë dhe as ka dëshirë të mësosë se kjo situatë, më tepër se nga thatësira ka ardhur nga shfrytëzimi masakrues i burimeve energjetike në periudhat e mëparshme, e sidomos gjatë fushatës elektorale. E për shqiptarët kjo s’ka shumë rëndësi. Madje është një arsye më shumë për të mos vrarë mendjen e për të mos hapur gojën. Atëherë, çfarë populli qenëmi ne, kur nuk jemi të zotë të kërkojmë me ngulm atë që është e ka për detyrë ta bëjë? Çfarë populli jemi, kur përpara kutive të votimit nuk arsyetojmë, nuk bëjmë bilance alternativash, por e përdorim votën si plumb për armikun. Për armikun imagjinar, dreqi e mori, sepse nuk jemi armiq midis nesh… Çfarë populli jemi, kur pesha e halleve dhe e problemeve nuk na revolton, por na ulërson, na bën të bindur … ndaj pushtetit. E mbi të gjitha, si mund të pretendojmë të jemi një popull i lirë, përsa kohë do të vazhdojmë të vegjetojmë me mentalitetin “e qenit të rrahur”. O Zot, çfarë populli! Edhe i verbër, edhe shurdh, edhe memec!
ata dinë të ruajnë shumë më mirë xhepat e tyre se sa të hapin gojën. Paradoksi vazhdon më tej. 13 orë pa energji elektrike në ditë nuk i ka mërzitur aspak shqiptarët. Përkundrazi! Me përgjumjen që ndjell errësira e stërzgjatur, qytetarët gjejnë argumenta të shkëlqyera justifikimi duke
KATASTROFE
Donatorët nuk japin para, fqinjët nuk na shesin.
Donatorët nuk japin para, fqinjët nuk na shesin
KATASTROFE
Dritë nuk ka më
Mbyllen Hidrocentralet
Kriza ka filluar që në muajin maj
Faqe 3
Gjinushi zë për fyti Kërçukun
Falsifikohet raporti i Kontrollit të Shtetit
Socialistët “rrjerrin” Angjelin para Parlamentit për të fshehur vjedhjet e faktuara në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Mazhoranca socialiste, e cila ka dëguar në seancën e mbrëmshme të Parlamentit për të sërë shkeljesh nga ana e klastereve që drejtohen nga njerëzit e saj, ka servirur për të shifrat më të mëdha të abuzimeve, raportin e ministrit të Financave, i cili e shpalli Buxhetin e Shtetit të vitit 1999, si një nga arritjet më të mëdha të qeverisë socialiste. Grupi i deputetëve socialistë, i ndihmuar si gjithmonë nga Gjinushi, e ka kthyer debatin për raportin e KLSH-së, në një projektligj “Për miratimin faktik të buxhetit të 1999-ës”.
Mbyllen shkollat 8-vjeçare
Nxënësit paguajnë kusuret e Qeverisë; Prindërit nxjerrin fëmijët nga mësimi
Nxënësit paguajnë kusuret e Qeverisë
Mbyllen shkollat 8-vjeçare
Prindërit nxjerrin fëmijët nga mësimi
Faqe 9
Fiton LDK, triumfon Rugova
Kosovë
Faqe 12,13
Hidhet në erë Këshilli i Rrethit
Shpërthimi/ Alarm nga Tropoja në Tiranë
Tritoli trondit Këshillin e Rrethit në Tropojë, ndërkohë që partitë për këtë veprim akuzojnë njëra-tjetrën.
Ka qenë ora 20.30 e mbrëmjes së të dielës, kur një zhurmë shpërthyese është dëgjuar të vinte nga godina e ish-Këshillit të Rrethit. Persona të paidentifikuar kanë vendosur një sasi tritoli në katin e dytë të godinës 4-katëshe, e cila ka shpërthyer, brenda një zyre të këtij kati, pikërisht në zyrën e personelit. Në këtë godinë ndodhen pothuajse të gjitha zyrat e administratës publike të qytetit verior, mes të cilave Bashkia dhe Kadastra.
Faqe 8
Arrestohen 5 mafiozët
Kapën 16 klandestinë dhe 105 kg drogë
Klandestinë dhe drogë, të fshehura në një peshkarexhë me pronarë shqiptarë.
Afro 20 persona klandestinë, 105 kilogramë “canabis sativa”, 1,1 litër vaj hashashi dhe 5 persona, të cilët janë konsideruar si bashkëpunëtorë në këtë trafik, janë kapur të dielën në peshkarexhën “Delesa”, në Portin Detar të Durrësit. Personat, që donin të kalonin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme, kishin “zënë vend” nën tapiceri.
Faqe 7