12/11/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

12 nëntor 2000

EKZEKUTIMI

105 policë rrethojnë shtëpinë Vritet i teti i Hakajve Faqe 3

DËSHMIA

Familjarët flasin posaçërisht për “Republikën” DËSHMIA Si nisi përleshja dhe pse u vra daja i Fatmir Hakës Minutat e tmerrit në shtëpinë ku janë tharë lotët e grave Fatmir Hakaj dhe nipi i tij 19-vjeçar Ganiu, i vrarë 4 muaj më parë

Shteti - antishtet

EDITORIAL Nga Andrea Nako Shteti - antishtet Gjendemi sërish nën një klimë tensionesh, viktima të përhershme të “antishtetit”. Edhe kësaj radhe ata që na kanë vënë në pozita të tilla janë pikërisht përfaqësuesit e “shtetit”. Brenda 72 orëve të fundit, sikur të mos mjaftonte acarimi i zakonshëm politik, i konvertuar në protesta të rrugës, nxjerr kokë një “atentat”. Detyrohemi ta vendosim në thonjëza, se ngjarja ende nuk ka kiakut, në bankën e të akuzuarve u vunë persona konkretë të denoncuar me emër. Antishteti është vënë në lëvizje. Edhe kësaj radhe të gjithë nxituan të pozicionohen në anën e “vrasësit” apo të “viktimës”, dhe askush nuk pranon arbitrin. Askush nuk duron të dëgjojë fjalën e atyre të cilët i paguajmë për të zgjidhur këto nyje të pashmangshme në një situatë tran- ionit si një shtet paralel që çuditërisht diçka gjithçka para se të ndodhë, që nuk përfill absolutisht organet e veta të hetimit, që nuk zbaton asnjë procedurë normale, që përfundimisht vepron me një mungesë acar(u)ese serioziteti. Përfundimi? Keqbërësit nuk do të kapen kurrë, por kjo nuk është më e renda. Deklaratat e tipit “antishtet”, konstru(k)tojnë situata delikate dhe acarime të rënda, të cilat mund të degjenerojnë në konflikte civile, si ato që e kanë kërcënuar vazhdimisht Shqipërinë vitet e fundit. Dhe fajtorë për këtë do të jetë vetëm “shteti” i kovërtuar vullnetarisht në “antishtet”. kokën një “atentat”. Detyrohemi ta vendosim në thonjëza, sepse ngjarja ende nuk ka marrë formën e një atentati të vërtetë, nga këndvështrimi hetimor, por është trumbetuar si i tillë, (madje shumë i rëndë) pikërisht nga antishteti. Vini re! Pa rënë ende në tokë, xhamat e dritares së kryebash- gjithë fluturante pozicionon pashmangshme në një situatë tranzicioni. Protagonisti i ngjarjes dhe mbështetësit e tij, që aktualisht janë përfaqësues të lartë të shtetit, abstragojnë nga pozicioni i tyre ligjor dhe me lehtësinë më të madhe i prezantojnë opin-

Miliona lekë për llogari të Finos

Si u “dhuruan” hotelet e mëdha të Shqipërisë Shumica e hoteleve të njohur në vendin tonë është shitur me vlera simbolike dhe përgjithësisht, çmimi i ofruar nga blerësit ka qenë i njëjtë me atë të planifikuar nga vetë AKP. “Ku e dinë blerësit vlerën që kemi planifikuar ne??”, shtron pyetjen punësi i këtij sektori. Hotelet e shitur kanë qenë objekt diskutimi dhe AKP pret me ankth vendimin e Qeverisë, ndonëse ka siguri të madhe në dakordësinë e saj. Kështu për shembull, Hotel “Adriatiku” në Durrës u paraqit në ankand me vlerën e 22 milionë e 141 mijë lekëve, duke patur krahas godinës edhe 13 mijë metra katrorë truall. Blerësi i saj është subjekti “ ”, i cili e ka patur me qira për 20 vjet.

PS kërkon dorëheqjen e KQZ

Socialistët: Të modifikohet Kodi Elektoral Socialistët po përgatiten të bëjnë ndryshime në ligjin zgjedhor, duke synuar kryesisht KQZ-në. Burime të “Republikës” pranë selisë qendrore të PS-së bëjnë të ditur për “Republikën” se kanë filluar sakaq përgatitjet për ndryshimin e disa neneve të Kodit Zgjedhor, të cilat kanë një “mollë e vazhdueshme sherri” mes partive politike. Nuk thuhet ende asgjë për mënyrën se si do të operohet për ndryshimet, por thuhet se do të tentohet ruajtja e ekuilibrave. Faqe 2

Errësira vret binjakët e sapolindur

Mjekët e patën të pamundur t’i shpëtonin Tragjedi në inkubatorin e Maternitetit Faqe 7

Ku u gjetën paratë për kostumet e Bashkisë së Tiranës

500 milionë Faqe 12/13

Tre fëmijë i hodhën gurë Qeverisë

Kapen autorët e sulmit mbi Kryeministrinë Tre adoleshentë, “ndjekësit e palodhur” të Berishës janë arrestuar të premten në mbrëmje nga forcat e komisariatit numër 1 të Tiranës. Xhamat e thyera të kryeministrisë dhe ato të ministrisë së Rendit kanë për autorë tre 16-vjeçarë, të cilët për aktin e tyre keqbërës kanë përdorur disa gurë. Në mitingun e pasdites së të premtes, demokratët, kanë dalë për të dytën ditë radhazi në sheshin “Skënderbej”. Faqe 4

Fatmir Hakaj dhe nipi i tij 19-vjeçar Ganiu, i vrarë 4 muaj më parë