Policia denoncon Kryetarin e Partisë Demokratike
Sali Berisha para arrestimit
Qeveria, diskuton në mesnatë
SH shfërdorimi
E vërteta mbi mungesën e energjisë
SH PËRDORIMI
Si u zbrazën 500 milionë m³ ujë nga liqeni i Fierzës
Në muajin prill u hapën portat dhe u derdh pa shkak 25% e kapacitetit të liqenit
Faqe 3
EDITORIAL
Nga Andrea Nako Energjia mungon, por shqiptarëve vazhdon t’u serviret vetëm retorika e pushtetarëve. Mëngjesëve duhet t’i kërkosh leshat me qiri, darkave duhet të konsumosh ushqimin, po me qiri, ndërkohë që çelësat e dritave qëndrojnë pafundësisht të fikur, për t’i lënë vendin luftës politike që është rindëzur. Qeveria është angazhuar në gjetjen e një mijë formave për të kënaqur protestën politike tëradhës. Agjentë, gazeta, provokatorë, janë hedhur në sulm për të mohuar një turmë njerëzish... Sikur gjithë kjo zgjatje të përdorej për të gjetur një zgjidhje për ditat... Shqipëria është në terr. Analizohen marrëdhëniet me Serbinë, komentohen replikat me Greqinë, vijnë delegacione
Shqipëria e zhytur në terr
Faqe 5 Shqipëria e zhytur në terr të huajsh, ikin delegacione shqiptarësh. Qeveria është e vetmja që ka dëshirë të flasë për këto dhe nuk pёrton të harxhojë fakse të stërgjata për t’i servirur zhvillimet si suksese të saj. Po sa nënështetas kanë dëshirë të dëgjojnë për “mbledhjen e harxhojnë qindarkat e fundit të rrogës për të blerë qirin. Sa nënshtetas kanë dëshirë të dëgjojnë për gurët e “demokratëve” dhe “durimin” e qeverisë, kur kryefamiljari e papunë, kryetari i bashkisë ua heq edhe nga i vetmi vend në kur kryefamiljari e papunë, kryetari i bashkisë u heq edhe nga i vetmi vend në Tiranë, ku mund të fitonte ndonjë lek pa u katandisur në lypës. Sa nënshtetas duan të dëgjojnë për ndërmarrje ministrash, kur njëra ditë është përherë dhe më keq se ajo që kaloi.
Bie Kოსeni, Ndreu e Pilo
10 emra në listën e ministrit Gjoni
Z. Gjoni, ministri i ri i Rendit Publik, pasi la Ministrinë e Mbrojtjes tashmë ka marrë në dorë frenat e drejtimit të Policisë shqiptare.
Pas planeve “të mëdha” që mbetën në letër, kur ai drejtonte Ushtrinë, tashmë të tjera plane pritet të realizohen në Ministrinë e Rendit Publik. Një furtunë e vërtetë pritet të trondisë këto ditë dikasterin problematik të rendit. Burimet bëjnë të ditur se “çdo gjë do të shkatërrohet që në rrënjë”. Në plan të parë janë disa drejtorë drejtorish, të cilët e kanë monopolizuar dikasterin dhe nuk janë lëvizur, pavarësisht se ministrat janë ndërruar më shpesh. Ilir Gjoni do të fillojë me drejtorët në Ministri dhe më pas me drejtorët e Policisë në prefektura.
Çani: Bankat në rrezik
Tronditen financat. Mungojnë depozitat
Është rritur sasia e parasë jashtë bankave. Këtë e ka pohuar dje, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani, i cili ka thënë edhe se ky fenomen ka shfaqur efektet e veta në uljen e nivelit të depozitave në banka.
Të paktën për nëntë muajt e parë të vitit në vazhdim, rreth 90 miliardë lekë, ose rreth 30 për qind e shumës së përgjithshme të parasë në Shqipëri, qarkullon jashtë sistemit bankar. Sipas tij, ky tregues ndikon negativisht në mbarëvajtjen e zhvillimeve monetare. Faqe 11
Policia: Autori, vëllai i burrit
Zbardhet e vërteta e vrasjes së bashkëshortëve
Ka qenë i vëllai autori i vrasjes së çiftit Pacaj paraditen e së enjtes.
Ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Virth të Malësisë së Madhe, kur nga plumbat e automatikut u vra burrë e grua me gjithë lopën e shtëpisë, ka përfunduar me arrestimin e autorit. Ndonëse në fillim për forcat e Policisë ka qenë e vështirë, pasi motivi kryesor dyshohej se kishte të bënte me hasmëri të vjetra, dje është bërë i ditur emri i autorit. Faqe 8
Njeriu i fesë shet tre egjiptianë
. Faqe 7
Foto e një burri pranë një makine.
Spitali Francezi që la këmbën për një vidë
. Faqe 12,13
Njoftim
Sot ora 10.30, në Selinë Qendrore të PRSH, Kryesia jep një konferencë shtypi.