24/11/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

24 nëntor 2000

40 mijë shqiptarë në prag të humbjes Skadojnë kontratat me Anglo-Adriatikën

FALIMENTIMI Depozituesit: Do të protestojmë! Qeveria: Hidhni Fondin në gjyq! 40 mijë shqiptarë në prag të humbjes Skadojnë kontratat me Anglo-Adriatikën Faqe 3

Fillon botimi i listave të reja me emrat e personave që kanë fituar të drejtën e punësimit në Itali

Faqe 15

Skafistët në revoltë Policia dorëzohet

VLORË/ Ngac operacioni antitrafik 40 persona i rikthehen djegieve Asnjë nuk ka përfunduar në pranga VLORË/ Ngac operacioni antitrafik Skafistët në revoltë Policia dorëzohet 40 persona i rikthehen djegieve Asnjë nuk ka përfunduar në pranga Faqe 7

Të mos gënjejmë veten!

REDAKSIONALE Jo vetëm për Shqipërinë, por për cilindo nga vendet që më herët, ose më vonë se ne ka hyrë, ka ecur, ka dalë, ose vazhdon të jetojë në tranzicionin postkomunist, mesazhet që vijnë nga pjesa e demokratizuar e Europës dhe institucioneve të saj, nuk mund të thuhet se nuk kanë rëndësi. Në kuptimin më të gjerë dhe më modern të fjalës, qëllimi final i këtyre mesazheve nuk është të penalizojnë njerëz, apo jetën forcë politike, pavarësisht nga përgjegjësitë që ata kanë në gabimet, parregullsitë, mesazhet, të ëmbla, apo të hidhura qofshin ato, të hapura dhe me tone të ashpra, lëshohen për veshët që dinë t’i kapin dhe mendjet e qeverive që dinë t’i lexojnë. Më larg se kaq, për pushtetet që dinë t’i zbërthejnë dhe të mësojnë prej tyre, jo tonet dhe fjaloret diplomatike, por atë që duhet ndrequr sa më parë. Në këtë kontekst, të nxitësh të deklarosh se raporti i disa frazave dytesore për karakterin e zgjedhjeve, në thelbin e vet nuk premton asgjë të mirë. Tani askush nuk mund me jetë më i sigurtë se socialistët e kanë marrë seriozisht atë raport dhe se do të bëjnë ç’është e mundur për të ndrequr atë që është urgjente dhe e domosdoshme të ndreqet. Dhe kur e keqja që vjen shtresëzohet mbi të njëjtat ekzistuese, atëherë ajo bëhet më e ... njerëz, apo jetën forcë politike, pavarësisht nga përgjegjësitë që ato kanë në gabimet, parregullsitë, apo fajet e evidentuara në organizmat demokratike të kontinentit. Të drejtën, por edhe forcën e penalizimit dhe të verdiktit që buron prej tij (në rastin konkret, elektoral) e kanë vetëm popujt përkatës, votat e tyre. Më shumë se çdo gjë tjetër, këtë kontekst, të nxitosh të deklarosh se raporti i KE-së për zgjedhjet e fundit në Shqipëri është një vlerësim për to, do të thotë të jesh ose i verbër, ose vendosur për t’i bërë gjërat më mbrapsht nga sa janë bërë deri tani. Fushata që shpërtheu në shtypin e majtë proqeveritar, duke u kapur pas ... marrë seriozisht atë raport dhe se do të bëjë vjen shndërrohet mbi të keqen ekzistuese, atëherë ajo bëhet më e keqe se vetë skëterra. Është koha të mos gënjejmë veten, por të bëhen ato që duhen bërë sa nuk është vonë. Në të kundërt penalizimi që do të ndëshkojë fajtorët do të jetë i formës së prerë dhe shpëtimi një ëndërr pa kuptim.

Policët grekë, ilegalë në Shqipëri

Patrulla tentoi të rrëmben­te 30 emigrantë Incident i rëndë diplomatik në kufirin shqiptaro-grek. Dy policë të patrullave policore greke, për pak sa nuk kanë shkaktuar një nga ngjarjet më të rënda të këtij 10-vjeçari në brezin kufitar shqiptaro-grek. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.00 të mbrëmjes së të mërkurës, kur dy ushtarë të patrullës policore greke janë futur 300 metra në thellësi të territorit shqiptar. Ata i janë drejtuar një grupi emigrantësh shqiptarë, të cilët prisnin të hynin ilegalisht në territorin grek. Faqe 5

Gjoni heton komisarët

Hapen dosjet e SHIR për shefat e Policisë Materialet e SHIR-it mbërrijnë në zyrën e Gjonit, pas kërkesës që ka bërë Ministri i Rendit Publik. Reforma e nisur me kupolën e dikasterit të Rendit, motivimi i tyre si dhe informacionet që duhet për të tjera lëvizje që kanë detyruar Gjonin të tërheqë nga arkivi i SHIR të gjitha materialet që janë grumbulluar për afro një vit rresht nga agjentët e SHIR dhe inspektorët e këtij shërbimi.

Refuzohen 30 milionë USD

Farudin Hoxha flet posaçërisht për “Republikën”. . Bie varianti i dytë i ndërtimit të Bushatit. Faqe 9

Begeja: 1 Tetori, as i lirë as i drejtë

PR vlerëson raportin e KE për zgjedhjet Republikanët vlerësojnë raportin e delegacionit të KE-së, si vërtetim i deklaratave të kahershme të tyre në lidhje me manipulimin e votës së 1 Tetorit. Nënkryetari i Partisë Republikane, Maksim Begeja duke dhënë qëndrimin zyrtar të kësaj partie, ka deklaruar se raporti i delegacionit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të KE-së, ka vërtetuar edhe një herë se vërejtjet e PR kanë qenë të drejta. Faqe 2

Gripi mësy­n sërish mbi shqiptarët

Epidemia . Gripi mësy­n sërish mbi shqiptarët. Faqe 11