25/11/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

25 nëntor 2000

BE i mbyll derën Shqipërisë Meidani zhgënjehet në Zagreb

Maqedonia firmos Marrëveshjen e Asociimit BE i mbyll derën Shqipërisë. Meidani zhgënjehet në Zagreb. Faqe 3

Lista me emrat e 70 personave që kanë fituar të drejtën e punësimit në Itali

. Faqe 15

Një grusht ilaçesh vrasin 16-vjeçaren

Vdekje tragjike e gjimnazistes nga Tirana. Një grusht ilaçesh vrasin 16-vjeçaren. Policia nis hetimet, ekspertët kërkojnë shkaqet. Faqe 5

EDITORIAL

Nga Agim Baçi Europa politike u detyrua edhe këtë herë të na mbyllë derën për shkak se mes partive shqiptare vazhdon të mos ketë “asnjë fije muhabet”. Zagreb(i) hodhi dje një firmë mbi atë që prej tre vitesh Qeverisë shqiptare ia kërkon e gjithë opozita: pushteti të bëjë dialog. Shpërfillja e Shqipërisë në Samitin e Zagrebit duket se i ka rrënjët në ato kartona jashtë [teksti ndërpritet] jeshilë që hodhën poshtë përpjekjet e opozitës për të pasur një Komision Zgjedhjesh ndryshe, një palë listë zgjedhësish të vetme, një ditë të qetë për të votuar. Shpërfillja e Zagrebit ka qëndruar tek zyra e Presidentit, ndenjur zgjuar në çdo mendje të fjetur të qeveritarëve, që me ngazëllim kanë hedhur poshtë çdo kërkesë të opozitës për të debatuar mënyrat se si mund të shkojmë drejt jetës normale të evropianëve. ...Edhe një herë mbetëm peng i mosmësimit të violinës së parë demokratike: dialogut politik. Për shkak të këtij teli të këputur mes Qeverisë dhe opozitës, Shqipërisë do t’i du- vazhdon të na çojë me sukses nga humbja në humbje. ...Në Zagreb përballë Evropës mbetëm sërish në fund. Ajo që ndodhi nuk mund të kthehet pas. Por, të paktën Qeveria duhet të pranojë se Zagrebi mund të na shërbejë si mësim për të mos na ndodhur më sipas formulës së vjetër: që ta marrim vesh që kemi gabuar vetëm kur na e thonë të huajt.

Dialogu, sfida për të hyrë në Europë

Meidani, për aq kohë sa ky i fundit nuk mundi të kapërcente dëshirën e partisë së tij për të glabëruar gjithçka që do t’i mbante në pushtet. Shpërfillja e Shqipërisë në Zagreb ka ndënjur zgjuar në çdo mendje të fjefur shkojmë drejt jetës normale të evropianëve. het edhe një tjetër kohë për t’i treguar familjes evropiane se meriton të hyjë në derën e saj... Dialogu politik në Shqipëri prej vitesh ka mbetur mes fushës së mosbesimit, fushë që ...Në Zagreb përballë Europës kthehet pas. Por, të paktën Qeveria duhet [teksti ndërpritet]

Zjarr mbi Ministrinë e Rendit

Protestuesit “zhveshin” Skënderbeun Acarohen protestat në Sheshin e Tiranës Protesta e demokratëve në sheshin “Skënderbej” është shoqëruar mbrëmë me veprime më të acaruara se netët e tjera të mitingjeve që ka nisur Partia Demokratike. Shishe me benzinë, xhama të thyer dhe zhveshja e monumentit të Heroit Kombëtar në qendër të Tiranës. Tubuesit dje i janë kundërvënë edhe Ministrisë së Rendit Publik. Gurë dhe shishe me benzinë janë hedhur mbi dikasterin e Policisë, duke e vënë në pozicion të vështirë gardhin e policëve që ndodhej aty. Mbrëmë demokratët nuk janë drejtuar Kryeministrisë. Faqe 7

Shqiptarët “kartë jeshile” në tregun e zi

Faqe 6

Shkurtohen 2200 vende pune

Viti 2001/ Furtunë në administratën publike Administrata publike para një reforme të thellë, pasoja kryesore e së cilës do të jetë largimi gjatë vitit 2001, i 2200 punonjësve buxhetorë. Shifra në fjalë është publikuar në relacionin e projekt-buxhetit të vitit të ardhshëm, të hartuar nga Ministria e Financave. Sipas argumentave që vijin nga zërat brenda administratës, largimet nga puna do të përfshijnë atë pjesë të administratës publike, e cila konsiderohet si joprofesioniste. Faqe 9

Policisë i hihen gradat

Ligji i ri/ Rendi nuk është forcë e armatosur Policia shqiptare, së shpejti pa grada. Më saktë, kjo parashikohet të ndodhë menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 8643 “Për gradat në Policinë e Shtetit”, i cili ka kaluar në Parlament dhe është miratuar prej deputetëve të tij. Në këtë ligj përcaktohen gradat dhe postet që korrespondojnë me to, kriteret për t’i titulluar, si dhe mënyrën se si ngjiten shkallët e karrierës në forcat e Rendit. Faqe 4

Historì familjare

Burri që nuk i pranon fëmijët e tij Faqe 11

Njoftim

Sot ora 10.30, në Selinë Qendrore të PRSH, Kryesia jep një konferencë shtypi.