30/11/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

30 nëntor 2000

TENSION

Meta, dy orë debat në zyrën e Gjonit Rakipi refuzon firmosjen e urdhrit të arrestit për Sali Berishën

Listat e reja me emrat e 70 personave që kanë fituar të drejtën e punësimit në Itali

Faqe 15

Berishës i heqin bodigardët Ndalohet dhe Jozefina Topalli

Kaseta në Prokurori. Urdhër arresti për Mulosmanin dhe Dhalesin Berishës i heqin bodigardët Ndalohet dhe Jozefina Topalli Nano “lan borxhet” dhe kërcënon: Ishte paralajmërimi i fundit Fq. 2,3,4

EDITORIAL

Nga Genci ÇOBANI 88 vjet më parë, Ismail Qemali, teksa i drejtohej Vlorës për të ngritur aty Flamurin Kombëtar të shqiptarëve, ishte i bindur se nuk po sfidonte vetëm pleqërinë e tij të thellë, duke braktisur shpëndodhjen në prag të mbylljes së një jete të vrullshme dhe plot aktivitet, si një nga të mirat e pakta, por të këndshme që ajo të ofron. Në një farë kuptimi, ai ishte i sigurtë se për herë të parë në historinë moderne të këtij populli, po vinte një bast të madh dhe të rëndë, në lojën e të cilit nuk ishin vënë vetëm emri dhe nderi i tij i madh prej politikani dhe diplomati brilant, por e ardhmja e një populli të tërë. Ishte koha kur të tjerët, si domos fqinjtë tanë, tradicionalisht noprane dhe dashakeqas me shqiptarët, ishin të bindur dhe dhe mundoheshin ne të njëjtën kohë të bindnin dhe të tjerët, se në këtë vend, banorët e tij, nuk dinë të bëjnë shtet. Vitet që rrodhën, ndëshkimet dhe poshtërimet që u bënë deri në atë shkallë “Plaku i Vlorës”, sa që e detyruan të japë dorëheqjen dhe të vdesë rrugëve të Europës; më pas ringritja e tij në piedestalin e njerëzve më të nderuar të të gjithë historisë kombëtare të vendit që ai e bëri shtet; dallgët nëpër të cilat u përplas shteti shqiptar, shqyerjet dhe ribashkimet e tij dhe shumë të tjera me radhë, e kanë bërë kujtimin e Ismail Qemalit dhe pasardhësve të tij, herë të fituar në bastin e madh që vunë (dhe vazhdojnë të vënë edhe sot e kësaj dite), herë të humbur në të. 28 Nëntori i sivjetshëm, përgjakja e papakufimtë e tij, t’kthimi i atmosferës festive, klasikisht të konceptueshme me gëzime dhe këngë, jo vetëm tek ne, por në të gjitha vendet e botës, në atmosferë zie dhe shtertrrhetrimi; zëvendësimi i urimeve reciproke me akuza reciproke; përbadhja e vetë Flamurit nga sharjet që shqiptarët i drejtojnë njëri-tjetrit në shqip, kanë vënë një pikëpyetje të madhe mbi bastin e madh të tyre. Dhe, a thua ta kemi humbur vërtetë atë?!...

48 orë, gjendje lufte në Polici

Trefishohen rojet, ushtarakët në Gatishmëri Nr. 1 Ministri firmos urdhrin, shtetrrethim në Tiranë Shtetrrethim në Tiranë dhe blind[a?] përreth selisë së Partisë Demokratike. Policia me maska dhe forca speciale që survejojnë me imtësi të gjitha lëvizjet e drejtueseve të Partisë Demokratike dhe të njerëzve të tjerë që hyjnë dhe dalin nga selia blu. Kjo ka qenë pak a shumë panorama e djeshme, në të cilën gjendje selia blu e partisë më të madhe në opozitë. Gjithsesi, Policia goditi selinë e Partisë Demokratike, duke ndaluar dhe shoqëruar disa persona, për të cilët ka bërë dhe kallëzimet penale. Faqe 2

Nervozizëm në Qeveri. Meta takon ambasadorët

Diplomatët kundërshtojnë Kryeministrin

Ngjarjet e dy ditëve të fundit, të cilat për fatin e keq të shqiptarëve përgjakën festën e tyre kombëtare, kanë krijuar një situatë të tensionuar, jo vetëm në radhët e njerëzve të thjeshtë dhe të politikës partike shqiptare, por edhe në kabinetin qeveritar dhe në strukturat ndërkombëtare. Më e theksuar kjo situatë është shfaqur, në kancelaritë e misioneve politike dhe diplomatike që janë akredituar në kryeqytetin shqiptar. Faqe 5

Arrestohen 6 persona Zhduken të plagosurit

Tropojë Faqe 7

Protesta në Poliçan

1270 punëtorë kërkojnë takim me Metën dhe Lleshin 12 mijë banorë kërcënohen nga uria masive Faqe 6

Begeja Tropoja ngarkon me faj pushtetin

Nënkryetari republikan dënon dhunën e çdo ngjyre Qeveria, tepër larg nga përmbushja e kushteve të vendosura ndaj saj prej BE-së për asociimin e Shqipërisë në Europë. Nënkryetari republikan, Mak[s?]im Begeja ka përmbledhur në këtë mënyrë pasojat, që sipas tij, solli ngjarja e Tropojës në historinë dhe të ardhmen e Shqipërisë. Kështu, gjaku i derdhur në Tropojë, për Begejën, është një njollë turpi për Qeverinë dhe e ngarkon atë me faj. Faqe 4