05/12/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

5 dhjetor 2000

Kthesë në PS

Përmbysje në kryesi Majko mposht Metën Ish-Kryeministri: Presidenti të zbatojë Kushtetutën Faqe 2,3

Vetëm 3 orë drita në ditë

Qeveria dështon. Rikthehet errësira Maqedonia bllokon liqenin e Fierzës KESH: “Ndërprerjet, pa grafik” Shteti i paaftë për të bërë marrëveshje Speciale, Faqe 12,13

Njeriu i errësirës që fik dialogun

EDITORIAL Nga Agim BAÇI Kryeministri i errësirës, Ilir Meta, ritheksoi edhe një herë dëshirën e tij të madhe për të mos dialoguar me opozitën. Madje, këtë herë ai na zbuloi se paskësh qenë edhe kundër atij dialogu që bëri dy vjet më parë në krah të ish-kryeministrit Majko, si zëvendës i tij, sepse pranë i kanë kaluar...disa kameleonë. (Me sa duket Meta harron që këto të fundit janë të vetmet të pënuesuara nga “industria” që lulëzon nën qeverisjen e tij). Idenë e qartë të mungesës së dëshirës për dialog nga Meta e firmosi më tej Ministri pa portofol në Qeverinë e tij, Legisi, kur deklaroi se Qeveria aktuale i ka ndarë llogaritë me Berishën, se nuk ka punë më me të dhe se nuk ka ndërmend të bisedojë me një njeri me të cilin i ka ndarë rrugët! Gjithçka në këtë kundërshtim për dialog duket sikur ndodh nën logjikën e një firme private, ku dy drejtuesve, Metës dhe Berishës, nuk iu puthen idetë e fitimit. Pra, ata nuk mund të bashkëpunojnë më, sepse rrugët u janë ndarë, se njëri përfiton tek tjetri... E gjithë kjo logjikë duket qesharake për një kryeministër që njih(et) vetëm për errësirën e pamatë, në të cilën ka futur gjithë vendin dhe pas atij grushti që Europa na ngjeshi për mbrëmë në Zagreb. Madje, kjo situatë qesharake shtohet më shumë kur fjala “kurre” del nga goja e një 30-vjeçari që e ka nisur jetën politike pikërisht prej fjalës pluralizëm mendimi dhe qëndrimi. Meta kërkon kushte për dialog, kur nuk ka plotësuar ende shumicën e kushteve minimale të qytetarëve shqiptarë. Meta kërkon kushte për dialog, kur Europa, në të cilën shqiptarët dëshirojnë të hyjnë, e kërkon atë pa kushte... Kryeministri Meta, ky plakush i ri i politikës shqiptare, ka kohë që po firmos largimin e tij politik. Por, për fatin e keq të shqiptarëve, duke se po e kërkon me kosto të lartë për ta.

Vëllai i Fatmir Hakajt: “Nano na preu në besë”

“Na ka pasur krah në fushatat elektorale” Shpërthejnë akuzat. Anëtari i PS, letër kryetarit Vrasja e fundit në fisin Hakaj ka lënë pas akuza dhe kundërakuza, të cilat më së shumti i drejtohen në sferën e Politikës sesa individëve të veçantë. Ekzekutimi i Fatmir Hakajt ka shënuar të tetën viktimë në fisin që “ka drejtuar” fshatin Nikël.

Shkurtohen paratë e Asistencës

Në foto, Liqeni i Fierzës, sot 10 mijë njerëz, në sportelet e ndihmës ekonomike Shkurtohen paratë e Asistencës Afro 10 mijë njerëz mbeten në pritje të marrjes së ndihmës ekonomike. Numërohen 8 ditë sorollatje, përgjigje të rreme,... nga punonjësit e sportelit ku shpërndahet ndihma në fjalë, të cilat nuk dinë më se çfarë të sajojnë për informacionin e kërkuar çdo ditë nga njerëzit që kërkojnë paratë. I njëjti konfuzion ekziston edhe midis zyrtarëve të lartë të Bashkisë. Faqe 8 Në foto, Liqeni i Fierzës, sot

35 mijë banorë, 3 ditë pa ujë

Situatë kaotike në Kukës. Shmanget përleshja Edhe gjatë 24 orëve të fundit në çesmat e qytetit të Kukësit dhe të disa fshatrave përreth nuk ka asnjë pikë ujë. Për tre ditë me radhë janë parë me kova dhe bidonë, banorë tek prisnin në radhë për të mbushur ujë në disa çesma publike të hapura enkas këto dy ditë nga ndërmarrja e Ujësjellësit për të shmangur katastrofën e etjes dhe të mungesës së ujit. Ndërprerja e ujit ka filluar të shtunën. Faqe 6

Ministria, 3/4 e Buxhetit për rroga, 1/4 për kulturë

Paradoks Faqe 21

Kambistët shesin monedha false

Alarm/Mashtrim me paratë në tregun shqiptar Policia: Stërlina, e vetmja monedhë e sigurt Alarm/Mashtrim me paratë në tregun shqiptar Kambistët shesin monedha false Policia: Stërlina, e vetmja monedhë e sigurt Faqe 11

Rritet vlera e Bonove të Privatizimit. Tani, 5 për qind

Faqe 9