. Bllokohen 24 miliardë lekë. 30% e bonove, në duart e Fondit. Banka fillon t’u kthejë bonot qytetarëve. Proces gjyqësor për Anglo-Adriatikën. Faqe 2,3
Përtej fundit...
EDITORIAL
Kur kriza e dritave u shpall pak kohë më parë, bashkë me rezultat[in?] e zgjedhjeve, ishin të shumtë ata që deklaruan se po afrohej fundi. Akoma më keq, kurreshtira i mori ditës, përveç orëve të natyrshme që dimri ia dhuron si “privilegji” dimërore prej miliona vjetësh, edhe orët që ndriçimi ia vodhi 100 vjet më parë, pas shpikjes së rrymës elektrike, të tjerët, bashkë me të shumtit e sipërpërmendur deklaruan vetë fundin...Por paska dhe më keq...
Dje, drejtori i KESH-it, pati kurajon të prekte një pjesë të madhe të së vërtetës, në të vërtetë, pjesën më të hidhur të saj: “Nëse do të vazhdojë kështu, pa rreshje (nuk guxoi të thoshte, sidoqoftë edhe pa investime), pas 30 ditësh nuk do të kemi asnjë orë drita në ditë”. Me keq nuk ka se ku të shkojë. Vetë fundi i deklaruar disa javë më parë është tepër i vogël para kësaj mandate të llahtarshme, që na kthen dy shekuj më parë. Ashtu sikurse vetë errësira, së cilës iu trembëm aq shumë kur filloi të na fashonte nga shumë orët e pakta të ditëve, duket tepër e ndriçuar, përpara asaj që e dimë tashmë se na pret.
Ka edhe nga ata që dje deklaronin me shumë “heroizëm”: “Më mirë pa drita se sa me jetë në të pushtet”. Dhe PS-ja nuk ka se si të mos mburret me “heronjtë” e saj, edhe pse vetë anëtarët e saj, së bashku me votuesit që i dhanë fitoren më 1 tetor, do të rinë të zhytur në errësirë, duke kujtuar me “krenari” orët e ëmbla të fushatës, kur drita kishim pa pushim dhe premtime me tepricë, më shumë se dritat. Veçse, as kjo nuk ka për të na shpëtuar sa kohë që Zoti na ka harruar, jo duke mos na dërguar shiun, por duke na lënë në mëshirë të njerëzve të errësirës, në pushtetin, që as drita nuk na jep dot. Tek e fundit, edhe vetë fundin e prekëm. Dhe çfarë vjen pas kësaj?! Po t’i besonim filozofisë budiste do të na duhej të besojmë edhe se pas fundit vjen kaosi me pambarueshmërinë e tij...
Ish-oficeri i Briskut akuzohet për grabitje
Zbardhet vjedhja e 40 milionëve të Filantos
. Ish-oficeri i Briskut akuzohet për grabitje. Ndalohet i pari për vjedhjen e Filanto-s. Por i dyshuari kryesor për grabitjen e 40 milionëve, 2 ditë më parë, nuk ka qenë nga pala e maskave por nga më të dëshuarit e firmës italiane të këpucëve. Policia e Tiranës ka shoqëruar dje paradite në Komisariatin numër 3 shoferin e parave, një ish-oficer të forcave speciale të Briskut. Burime nga Policia bëjnë të ditur se për 35-vjeçarin Njazi Hajdari kanë nisur hetimet. Faqe 6
Spitalet dorëzohen, gjaku mbaroi!
E jashtëzakonshme
. Spitalet dorëzohen, gjaku mbaroi! Speciale, Faqe 12,13
“Lopa e Çmendur është mes nesh”
Ministri i Bujqësisë informon institucionet e Shtetit
. “Lopa e Çmendur është mes nesh”. Xhuveli detyrohet të pranojë rrezikun. Faqe 15
Shitësi Alla: “Para peshkut janë të gjithë të barabartë”
Vipat e peshkut
. Shitësi Alla: “Para peshkut janë të gjithë të barabartë”. Faqe 2
Drejtori i KESH-it jep mandatën: 24 orë pa drita!
Kriza energjitike arrin kulmin
E vetmja shpresë, rreshjet
Qeveria: “Përdorni gaz!”
Kriza energjitike arrin kulmin. E vetmja shpresë, rreshjet. Qeveria: “Përdorni gaz!” Faqe 8
Begeja: Dialog pa kushte
Nënkryetari i PR-së analizon krizën në vend
. Begeja: Dialog pa kushte. Nënkryetari i Partisë Republikane, Maksim Begeja, duke shprehur edhe qëndrimin e partisë, ka dhënë një pasqyrim të asaj që po ngjet aktualisht në vend, si dhe disa rrugë për të dalë nga situata e krizës. Nxjerrja e përgjegjësive të mazhorancës dhe një mendim i formësuar i Opozitës kanë gjetur vend në qëndrimin e nënkryetarit republikan. Faqe 4