08/12/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

8 dhjetor 2000

Tri banka amerikane mbështesin Fondin Qeveria nën presion, kërkon rrugëdalje

Zbulohen prapavijat financiare të Anglo-Adriatikës Faqe 3

EDITORIAL

Nga Agim Baçi Me Tao-Tao apo pa Tao-Tao vazhdojmë të mbetemi në një errësirë që është vështirë ta zbardhim... Pas dhjetë vitesh, errësira me energjinë është pjesa më e dukshme. Por ajo që has çdo ditë në shpresat e shqiptarëve është më e frikshme. Gjithçka vazhdon e bëhet më e frikshme në këtë kaos errësirash kur di që në krye të Qeverisë është një njeri që në atë dhjetor të brishtë dhe të frikshëm të para dhjetë viteve ishte në krahun e atyre që kërkonin një jetë ndryshe, me më shumë shpresë për të jetuar, me më shumë shpresë për të na mbajtur me këmbë në këto tokë të tejdjegur. ... Dhjetë vjet më parë, pa ditur se si, pa ditur se me çfarë çmimi, disa të rinj, me veshje të rëndomta, por me ëndrra madhështore nisën të shembnin një mur që i kish përgjysmuar mënyrën për të jetuar. Askush nuk i vuri emër, por gjithkush i vuri ëndërr. ...Dhjetë vjet më vonë, me veshje luksoze dhe me Evropën pranë, kemi ekzekutuar vetëm një ëndërr të keqe, që fshihet gjithnjë e më shumë pas fjalës LARGIM. E, për fatin tonë të keq, nuk kemi më asgjë nga ajo ëndërr e bukur edhe pse kemi mijat gjëra për të hequr, edhe pse kemi mjaft dhimbje për të harruar. ... Dhjetë vite më vonë nuk kemi më disa prej tyre që ndezën atë pishtar të ëndërruar ndryshimi, por nuk kemi as denimin e atyre që në gjithë shpirt fryjnë ndaj asaj flake. Nuk është më Broci e as Azemi, por janë vrasësit që jetojnë në mënyrë luksoze në kurriz të asaj ëndrre... ... Në krye të Qeverisë nuk është më Tao-Tao i vjetër. Në vend të tij është një njeri që në atë dhjetor ishte mes atyre që ëndërruan për një Shqipëri ndryshe, por... Dhjetë vite më pas, jemi sërish në kaos errësirash. Për të dalë nevojitet sërish ai shpirt i atij dhjetori, nevojitet e njëjta ëndërr. Ndoshta e vetmja ëndërr që mund ta bëjë Shqipërinë...

Masakra e Ballshit

Kush e tradhtoi Policinë më 18 dhjetor ’97 Si u vranë tre policët në pritën e “Kthesës së Visokos” Kush e tradhtoi Policinë më 18 dhjetor ’97 Masakra e Ballshit Si u vranë tre policët në pritën e “Kthesës së Visokos” Speciale, faqe 12,13

Ahrens pranon dobësitë e 1 Tetorit

Listat, KQZ, Kodi, të gjitha për t’u rishikuar Përfaqësia e OSBE kërkon tryezë dialogu Listat, KQZ, Kodi, të gjitha për t’u rishikuar Ahrens pranon dobësitë e 1 Tetorit Përfaqësia e OSBE kërkon tryezë dialogu Raportit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës dhe atij të ODIHR-it për parregullsitë zgjedhore, i është shtuar dje dhe raporti përmbledhës i OSBE-së. Në fakt, ky i fundit ka në fokus përpjekjet e organizatës dhe të drejtuesit të selisë së saj në Tiranë për të vendosur dialogun. Faqe 4

Kafeja helmon gjithë fisin

Një i vdekur dhe pesë të shtruar në spital Ideja “hajde të pimë një kafe” ka marrë një jetë në familjen nga Vora dhe ka kërcënuar mbi 5 të tjerë. K.M, 47 vjeç, ka gjetur vdekjen pak pas rrufitjes së disa gllënjkave të kafesë së zier nga e shoqja. Ndërsa kjo vetë, F.M, 44 vjeç, e tronditur nga ajo që ka përsuar i shoqi nuk ka kuptuar mirë se diçka që po i shtrëngonte zemrën nuk ka qenë “sëmundja e papritur e burrit”. Faqe 7

Duhani i del tymi në Presidencë

Interesat/Meidani thërret ministrin Xhuveli Interesat/ Meidani thërret ministrin Xhuveli Duhani i del tymi në Presidencë Çështja e duhanit zbret në zyrën e numrit një të Shtetit shqiptar. Presidenti Meidani ka mbledhur dje në mënyrë urgjente në zyrën e tij ministrin e Bujqësisë, Lufter Xhuvelin, dhe kreun e Komisionit Parlamentar për Bujqësinë dhe ushqimin, Haxhi Aliko, për të diskutuar lidhur me projektligjin e duhanit, të shndërruar në ligj disa ditë më parë në parlament. Faqe 5

Gjaku “lyp” dhurimin në rrugë

Kriza Faqe 15

5 mijë gjeneratorë drejt Shqipërisë

Energjia/ Shqipëria në krizë, qeveritarët bëjnë biznes Një nga ministrat e Metës i blen në Kinë Energjia/ Shqipëria në krizë, qeveritarët bëjnë biznes 5 mijë gjeneratorë drejt Shqipërisë Një nga ministrat e Metës i blen në Kinë Faqe 11

Ministria e Kulturës, tranzicioni pa fund

Institucioni Faqe 21