09/12/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

9 dhjetor 2000

HETIMI

. Hapet dosja e tenderave të Ministrisë së Rendit. 12 akuza për Spartak Poçin. Kontrolli i Shtetit zbulon letrat. Faqe 3

Qeveria, vesh[i] që nuk kupton shqip

EDITORIAL. Nga Andrea NAKO. Kush ka hyrë dhe në Gjykatën e Tiranës, sigurisht që i kanë rënë përshtypje një varg stendash me udhëzime për qindra hallëxhinjtë që mësyjnë çdo ditë në këtë institucion. Shumë u habitën nga kjo surprizë, por pak e dinin arsyen e këtij veprimi. Stendat, aq të nevojshme dhe aq lehta për t’u realizuar, ishin “porosi” e një ambasadori të huaj në Tiranë. Para disa kohësh ai kishte vizituar këtë gjykatë dhe u kishte tërhequr vëmendjen drejtuesve për mungesën e udhëzimeve për vizitorët, të punësuarit, apo palët e konflikteve në institucion. Dhe, ambasadori në fjalë ka shkuar sërish në gjykatë për të marrë pjesë në një ceremoni të zakonshme dhe me këtë rast, drejtuesit e institucionit u kujdesën t’i mbushnin muret me stenda. Kjo praktikë e referimit tek të huajt po shndërrohet në një institucion legal në Shqipëri. Le të kontestojnë çfarëdolloj procesi kategori të ndryshme sociale apo politike në Shqipëri. Nëse flitet shqip, askush nuk ta vë veshin. Pozita merr në konsideratë vetëm “vërejtjet në gjuhë të huaj”. Rasti më flagrant është kundërshtimi i procesit zgjedhor në nivel lokal të tetorit. Partitë opozitare u lodhën duke vënë në dukje mangësitë serioze të këtij procesi duke nisur nga Kodi Elektoral, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, neglizhenca e sistemit të drejtësisë në zgjidhjen e konflikteve të krijuara, dhe she fundi manipulimet që e kanë bërë procesin të pavlefshëm në disa zona. Askush nuk deshi të dëgjonte. U desh që këto vërejtje t’i bënte OSBE-ja, që vesh i pozitës të dëgjonte dhe hunda e qeverisë të ulej. Ky servilizëm politik, përveçse një turp kombëtar kthehet edhe në një problem të gjithanshëm, si pasojë e reflektimit të tij tek institucionet e administratës dhe më poshtë. Veç të tjerash ai është shumë i dëmshëm për një shoqëri që me shumë vështirësi po përpiqet të shkëputet nga vetja, kompleksin e rrënjosur ndaj të huajve.

Qeveria kërkon kompromis Fondi dyshon dhe kërcënon

Përfaqësuesi i Anglo-Adriatikës: Ja problemet! Qeveria kërkon kompromis. Fondi dyshon dhe kërcënon. 12 kompani tentuan të hyjnë në Shqipëri. Janë afërsisht 12 kompani të fuqishme amerikane dhe angleze, të cilat kanë tentuar të investojnë në Shqipëri, rreth 300 milionë dollarë, nëpërmjet Fondit të Investimeve Anglo-Adriatika”, bën të ditur për “Republikën”, përfaqësuesi i këtij Fondi në vendin tonë. Faqe 7

Ruka akuzon Angjelin

Buxheti/Vitit 2000 i humbasin 400 milionë . Ruka akuzon Angjelin. Fondet hapin sherr në Ministrinë e Financave. Bllokimi i prokurimeve të dhjetëra tenderave, të planifikuar në bazë të financimeve të Buxhetit të Shtetit për vitin 2000, ka provokuar grindje dhe shumë mosmarrëveshje midis Ministrisë së Financave, e cila muraton financimet dhe i bllokon ato sipas dëshirës dhe dikastereve të tjera zbatuese. Faqe 9

Gjykata thërret guvernatorët

Floriri/Tërhiqet akuza, përjashtohen dëshmitarët . Gjykata thërret guvernatorët. Seanca e djeshme gjyqësore e çështjes së thes arit, ku janë të akuzuar dhe në gjendje arresti, Enver Hyka, i vëllai i tij Ahmet Hyka, Pëllumb Dalti, Bledar Haka dhe Arjan Bisheqmi është hapur me kërkesën e gjyqtarit, Petrit Como për administrimin e provave nga Gjykata. Të parët në listën e të pandehurve akuzohen për “vjedhje të thesarit të Kërrabës”. Faqe 5

Nuk ka më ushqim për kopshtet

Shteti merr paratë, dimri than të miturit . Nuk ka më ushqim për kopshtet. Qeveria u bllokon 180 milionë lekë. Speciale Faqe 12,13

Vëllai i burrit më dhunonte seksualisht

Histori familjare . Vëllai i burrit më dhunonte seksualisht. Faqe 19

“Jam për dialog”

Maxhoranca ndërron rrugë, Meta tërhiqet! Ambasadori Limpreht gjunjëzon Kryeministrin Maxhoranca ndërron rrugë, Meta tërhiqet! “Jam për dialog” Ambasadori Limpreht gjunjëzon Kryeministrin. Faqe 2

Njoftim

. Sot, ora 11⁰⁰ në Selinë Qendrore të PRSH, Kryesia jep një konferencë shtypi