12/12/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

12 dhjetor 2000

GODITJA Atentat Ilir Metës Arrestohen 15 vetë

GODITJA Tritoli shkatërron dy makina të eskortës Atentat Ilir Metës Arrestohen 15 vetë Faqe 3 Foto nga vendi i atentatit

EDITORIAL Shteti prej akulli

EDITORIAL Nga Genci ÇOBANI Shteti prej akulli Një qytet del jashtë kontrollit dhe banorët e tij përgjakën në Ditën e Flamurit; kryeministrit i bëjnë atentat; dritat tkurrren nën pushtetin e errësirës dhe fqinjët deklarojnë se nuk na japin më energji elektrike; vendi rrotullohet nën frikën e kaosit dhe varfëria vazhdon të kërrusë shqiptarët duke u shkaktuar ndonjë qindarkë që u ka mbetur në xhepat e shpuar dhe... mes të gjitha këtyre, një tryezë partish, me një tutor ndërkombëtar mbi krye, ku era të ndryshme nxitohen të tregojnë firmosjen marrëveshjesh dhe të qeshurat që vijojnë në ceremonitë e rastit, Bashkia thotë se po mendon për ndriçimin e rrugëve qorre të Tiranës, në një kohë që verbimi u ka marrë sytë vetë bulevardëve të saj dhe... përsëri ministra që ankohen se përse nuk flasim për punën e tyre, sikur të mos jetë e vërtetë se për këtë paguhen dhe jo pak. Trokasin si të marrë nga gëzimi sa herë që sharjet kulmohen në përmendje burgjesh, kokash dhe kokcash të thyera, origjina personalitetesh dhe emra malesh në funksion të tyre, nga veriu deri në jug. Njerëzit ftohen çdo ditë, pa drita dhe pa ngrohje nën batanijet që nuk e përballojnë dot sa ç’duhet marshimin dimëror të temperaturave dhe nxitonjnë të nxehën në debate politike të nxehta. Ndërsa shteti, nga ana tjetër, me prapanica të nxehura dhe mendje të djegura për pak pushtet, akullon në indiferentizmin e tij, pa ndjenja njerëzore, pa tru në kokë, pa qenë i zoti të na thotë as se ku po shkojmë. dhe varfëria vazhdon të kërrusë shqiptarët duke u shkundur dhe...mes të gjitha këtyre, një tryezë partish, një një tutor ndërkombëtar mbi krye, ku pritet të flitet për ato që kanë ndodhur vitin që shkoi dhe për ato që duhet të ndodhin vitin e ardhshëm(?). Kori i ministrave dhe ahengxhinjve të tyre vazhdon të bëjë “hossana” për “sukseset”, kam- ranes, në një kohë që veprimi u ka marrë së vite bëluveradve të saj dhe...përsëri ministra që ankohen se përsë e vërtetë se për këtë paguhen dhe jo pak. Duket sikur vendi është zhytur në një pështllëk pijanecësh dhe askush nuk merr mundimin të dalë nga kjo gjendje. Politika lëshon rrufe sharjesh dhe ofendimesh gjithëfarëllojesh, po mbi politikanë, ndërsa njerëzit duar-

Ndërpritet importi i energjisë elektrike

Rëndohet në maksimum situata energjitike Kriza ishte paralajmëruar 3 vjet më parë

Kockat dhe trutë e lopëve rrezikojnë jetën e njerëzve

Kasapët urdhërohen të tregojnë vetëm tul Në Europë kockat e kafshëve digjen dhe groposen, në Shqipëri vazhdojnë të zihën dhe t’u pihet lëngu. Alarm, këtë herë shenjën mbi amvisat. Për një ushqim vitaminiz dhe jo shumë të kushtueshëm në sofrat shqiptare preferohet shumë zierja e kockave. Pjata e preferuar mbetet koka e pjekur. Faqe 11

PS shfugjizon Meidanin

Presidenti, “kthesë” ndaj KQZ. “Fotaqi të largohet” Presidenti Meidani mund të marrë shumë shpejt “kthesën” ndaj qëndrimit mbi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por jo me vullnetin e tij të plotë. Situata e krijuar gjatë muajve të fundit mes pozitës dhe opozitës, si dhe shuplaka e Zagrebit, kanë bërë që PS dhe Presidenti të bien dakort që të rishikojnë pozicionin e tyre ndaj KQZ-së dhe listave zgjedhore. Faqe 4

“Kush më prek mua, prek Kushtetutën”

Fotaq Nano nuk njeh përgjegjësitë për 1 Tetorin Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Fotaq Nano, në prag të “rrëzimit”, lavdëron punën e institucionit që ka mbledhur më shumë kritika se cilido institucion tjetër i zgjedhjeve në Shqipëri. Kështu, dje ai ka mbledhur, sipas pretendencës së tij, mediat proqeveritare për të deklaruar se puna e komisionerëve të drejtuar nga Nano, ka qenë shumë e drejtë dhe në përputhje të plotë me Kodin Zgjedhor. Faqe 5

Situata del jashtë kontrollit

Përsëritet sulmi mbi ushtarakët në Tropojë Ushtarët qëllojnë pa paralajmërim Faqe 9

Vdes duke bërë seks

E rrallë Faqe 7

Nuk jepet licensë për Bonot e privatizimit

Anglo-Adriatika Faqe 9