. Shteti akordon për blerje 3,4 miliardë lekë nga 9 miliardë që nevojiten. Që sot, 3 herë më pak energji elektrike. Faqe 5
EDITORIAL
Nga Andrea Nako
. “Meta” ia lë kopilin në derë ...Zotit. Sikur shqiptarët të kishin pasur dje energji elektrike për të ndjekur edicionet e lajmeve, do ta kishin mësuar më në fund se kush është fajtor i gjithë kësaj katrahure. Nerva të tendosura, stomaku bosh dhe këmbët e ngrira, do të ishin qetësuar, sepse fajtor i krizës së dritave, më në fund, u zbulua. E ka zbuluar dhe e deklaroi dje publikisht me pamje triumfale, në një konferencë shtypi, njëri nga anëtarët e kabinetit të qeverisë Meta, ministri Mustafa Muçi. Mos ndokush kishte dyshime se fajtor ishte qeveria që shiti energji falas kur e kishte me bollëk? E ka gabim! Mos ndonjë tjetër mendon se korrupsioni, vjedhjet, miliardat e papaguara nga vetë institucionet shtetërore për energjinë e harxhuar, janë shkaku i krizës? Edhe ky e ka gabim! Mos ndoshta, fajtorët janë keqmenaxhimi i këtij sektori jetik, papërgjegjshmëria e të tjerëve? Jo, jo as që jeni afruar. Fajtori, o shqiptare, është...Zoti. Sikur situata të mos ishte vërtet për të qarë, atëherë Muçi do të na kishte bërë për të qeshur. Duke pasur në njërin krah kreun e Korporatës Elektroenergjetike dhe në krahun tjetër, shefin e FMN-së në Shqipëri, ministri në fjalë, mboldhi ato pak grimca serioziteti që i kanë mbetur administratës së Metës, dhe kumtoi: “Ne nuk ndiejmë asnjë përgjegjësi për situatën, sepse ajo është pasojë e një katastrofe natyrore...”. A thua se Shqipëria është një planet më vete, ku shiu, dielli, era, bora, janë “ekskluzive”. Shiu dhe dielli kanë qenë të njëjtët për të gjitha vendet e rajonit. Por nuk na kanë dëgjuar veshët të ketë krizë energjitike në Greqi, as në Itali, Maqedoni etj. Duke u ngrohur me banatije dhe duke u ndriçuar me qirinj, jemi në pritje të rivaldjes së Muçit për të na dhënë lajmin e mirë se Zoti i ka rregulluar muhabetet me qeverinë Meta.
Ribotim i listave me emrat e personave që kanë fituar të drejtën e punësimit në Itali
. Faqe 12
Italia vendos të hapë dyert për emigrantët shqiptarë
Shpallet programi i ri i punësimit për vitin 2001
. Italia vendos të hapë dyert për emigrantët shqiptarë. Mbetet i vështirë realizimi i bashkimit familjar. Faqe 13
BE financoi për Strategjinë Kombëtare të Energjisë. Si u zhdukën 400 mijë USD. Ministri Muçi këmbëngul: “Unë nuk di gjë”! “Shqipëria nuk ka Strategji Kombëtare për Energjinë”, ka përsëritur disa herë ministri i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit (MEPP), Mustafa Muçi, në konferencën e djeshme për shtyp. Këtë, ai e ka theksuar edhe para Parlamentit. Faqe 2
Vrasja e Armand Avdisë, Policia identifikon të parët
Ngushtohet rrethi i të dyshuarve për krimin e së shtunës
. Vrasja e Armand Avdisë, Policia identifikon të parët. Një njeri me pallto të zezë mendohet të jetë autori. Pronari i “Desperados” është e rëndë të së shtunës në mbrëmje, krim i shënuar në vrarë nga një person i vetëm. Ky ka qenë pohimi më i fundit i zëdhënësit të Policisë së kryeqytetit, lidhur me ngjarjen e rëndë të së shtunës në mbrëmje, krim i shënuar në zemër të Tiranës. Dëshmitarët mësohet se kanë parë një njeri person me një pallto të zezë. Faqe 5
PS vendos “fatin” e KQZ
Socialistët, “pro” dhe “kundra” ndryshimit
. Socialistët mblidhen për të vendosur “fatin” e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kështu, qëndrimet e ndryshme të shfaqura ndër socialistët, puna në KQZ-së dhe mënyrën e trajtimit të tij për zgjedhjet e ardhshme parlamentare pritet të balafaqohen sot në mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste. Kjo mbledhje do të ketë në qendër raportet e organizmave ndërkombëtare. Faqe 4
670 milionë lekë abuzime
Ministria e Transporteve, 70 kontrata të paligjshme
. 670 milionë lekë abuzime. “Seament”, e përkëdhelura e qeverisë shqiptare. Faqe 9