23/12/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

23 dhjetor 2000

5 makina të vjedhura në Qeverinë e Tiranës

ZBULIMI Prokuroria greke dërgon denoncimin në Shqipëri 5 makina të vjedhura në Qeverinë e Tiranës Faqe 3

Masakroi gruan... I biri e mohon

Historia e 65-vjeçarit që vrau bashkëshorten 30 vjet më parë Në atë kohë krimi u konsiderua “primitiv dhe i shëmtuar” Historia e 65-vjeçarit që vrau bashkëshorten 30 vjet më parë Masakroi gruan... I biri e mohon Në atë kohë krimi u konsiderua “primitiv dhe i shëmtuar” Speciale faqe. 12,13 Qazimi, njeriu që masakroi gruan e tij

Huqi del me shpirtin

EDITORIAL Huqi del me shpirtin Një proverb i lashtë thotë: “Hajduti, kur nuk ka se ç’të vjedhë, vjedh veten”. Madje, në ilustrim të kësaj thuhet edhe se një ditë, një hajdut profesionist, kur pa se gjithë dita i shkoi bosh, nxori fshehurazi paratë nga xhepi i djathtë i tij, i futi në të majtin dhe u kënaq që më së fundi arriti të vjedhë diçka. Në të vërtetë, askujt nuk ia kishte marrë mendja se një ditë prej ditësh, proverbi i krijuar në [teksti vazhdon i prerë në skajin e poshtëm të figurës] mijëra vjet filozofi popullore, do të merrte vlera konkrete në administratën e lartë të shtetit shqiptar. Madje edhe t’i kalonte përfytyrimet e vetë filozofisë së sipërpërmendur. Sepse, në fakt, pushtetarët tanë kanë kohë që vjedhin veten (shtetin që kanë marrë përsipër të drej-

Huqi del me shpirtin

tojne), por zakoni është kthyer në ves, ndërsa vetë vesi është kthyer në huq. Edhe pasi kanë vjedhur mirë, deri në pikën e fundit të palcës, gjithçka që mund të pikojë (pas rrjedhjes së rrëmbyer) nga tenderat, ankandet dhe format e tjera të blerjeve me fondet e buxhetit shtetëror, qoftë edhe qindarkën e fundit që mbetet për të bërë një punë, duan ta hedhin tek malli i vjedhur. Prokurori i Përgjithshëm(!) kthehet mbrapsht në kufirin me Maqedoninë, sepse makina me të cilën udhëtonte doli e vjedhur. Ministri i Rendit(!!) zbulohët në kufirin me Greqinë, teksa shkonte në vendin fqinjë

Huqi del me shpirtin

në një takim mbarëballkanik kundër trafiqeve(!!!) hipur në një makinë të grabitur...së fundi, përsëri nga Greqia vjen lajmi se 5 makina pushtetarësh shqiptarë janë të vjedhura në tokën helene(!!!!). Megjithatë, Rakipi u kthye, hipi në një makinë tjetër dhe përfundoi atje për ku ishte nisur, Poçi vazhdoi rrugën drejt takimit kundër trafiqeve, ndërsa pushtetarët trafikut, ndërsa pushtetarët vazhdojnë të shëtisin rrugëve të Tiranës me makina të vjedhura dhe askush nuk kujtohet të dënojë dikë. U qofshim falë të huajve që na informojnë herë pas here për huqin e pushtetarëve tanë dhe që na kujtojnë se “huqi del bashkë me shpirtin”.

Fatos Nano i zgjat dor(ashkën) Berishës

Topalli: Dashamirësia e socialistëve është false Socialistët kanë vendosur t’i kalojnë festat me iluzionin e të qenit njerëz të dialogut politik me Opozitën. Kështu, idenë e bisedimeve me të gjithë ata që janë cilësuar faktorë brenda politikës shqiptare, të hedhur nga vetë kreu i PS-së, Nano, e kanë mbështetur dhe pothuajse të gjithë eksponentët e PS. Faqe 3

Nano: Vartësit e mi, të paaftë

Kokaj dhe Zguri shenjo­hen për t’u larguar Kreu i KQZ-së fillon “operacionin e dimrit”. Pas akuzave të drejtuara ndaj tij si funksionar i lartë i institucionit qendror të zgjedhjeve, Fotaq Nano duket se ka zgjedhur mënyrën për t’iu kundërpërgjigjur të gjithave. Kreu i KQZ e gjen të keqen tek anëtarët e opozitës

Si shkatërrohet biznesi në Shqipëri

Vendi më i varfër, me taksat më të larta në Ballkan Niveli i tarifave doganore dhe tatimore në Shqipëri, e krahasuar me nivelin e prodhimit në vend (Prodhimi i Brendshëm Bruto, ose PBB) është disa herë më i lartë se i vendeve të tjera të Rajonit të Ballkanit. Konkluzioni është nxjerrë nga një studim personal i drejtorit të Departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë, Selami Xhepa. Në këtë studim, ai i ka bërë një oponencë të hapur ndryshimit të sistemit tatimor. Faqe 11

Komisari, vizë 3-mujore amerikane

Dezertori në Kanada, në Shqipëri i thyhet kasaforta. Komisari, vizë 3-mujore amerikane. Nën hetim zyrtari që e emëroi shef policie. Faqe 7

Gripi rrezikon 50 për qind të shqiptarëve

Epidemia . Gripi rrezikon 50 për qind të shqiptarëve. Faqe 17

Konferencë shtypi

. Sot, ora 11⁰⁰ në Selinë Qendrore të PRSH, Kryesia jep një konferencë shtypi