24/12/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

24 dhjetor 2000

EPIDEMI

. Sëmundja shfaqet në rrethet e Shqipërisë së mesme. Bie kolera e pulave dhe gjelave të detit. Faqe 9

Gjithë fajin e ka parajsa e Qeverisë

EDITORIAL. Nga Genci ÇOBANI. Sa herë që bie fjala për krizën ekonomike, pakkush është në gjendje të llogarisë se çfarë mund të bëjë Qeveria. Në natyrën njerëzore është që të besojë edhe ata që vetë e kanë atë. Është fakt se dimri i ashpër nuk po u ngjan dhe aq me atë dimërave të zakonshëm me dëme, tipike për vendin tonë. Nuk është i butë dhe i lagësht, por është dhe i butë të jetë, por i “fryrë dhe thatë”. Natyrshëm lind pyetja: Çfarë mund të bëjë kjo Qeveri? Përse duhet ta fajësojmë atë për reshjet që nuk po bien?! Mos logjika do të mbetet vetëm në atë pikë, vërtetë që Qeverinë nuk mund ta fajësojmë për situatën, për retë e gjata të dimrit, për thatësirën që i ftohtë më tepër ato dhe për erërat që po i zgjasin deri në prill. Por nëse do të kishim të paktën guximin qytetar (sa për poli-tik duket qartë se nuk bëhet fjalë) të pyetshim se çfarë mund të ishte bërë më parë, madje, jo shumë larg, por vetëm pak muaj më parë. Në atëherë Qeveria, jo vetëm që del përgjegjëse, por edhe fajtorë që meritojnë ndëshkime të rënda penale, siç ndodh rëndom për një krim të rëndë. Thuhet për shembull se nuk mund të importojmë më shumë, sepse kaq mban rrjeti ynë energjetik. Dhe kjo është e vërtetë. Por po aq e vërtetë është edhe se mbi këtë rrjet nuk është ndërhyrë asnjëherë seriozisht për ta përmirësuar. Paratë kanë munguar se vetë Qeveria nuk ka dashur t’i kërkojë ato. Ato kanë ekzistuar (më saktë burimet e tyre), por qysh prej pushtetarëve për oreksin e madh të xhepave të tyre, i ka humbur nga sytë, siç ka humbur popullit të vet dritën. Dhe është komunikuar lajmi se Telekomi Maqedonisë u shit rreth 500 milionë dollarë. Pa shumë logjizma kuptohesh lehtë po të thuash se shteti shqiptar, nga shitja e AMC-së ka humbur rreth 300 milionë dollarë. Specialistët e KESH-it mendojnë se kaq para do të mjaftonin për të riparuar gjithë rrjetin ekzistues energjetik, madje do të teprinin edhe për të vazhduar blerjet energjisë nga jashtë. Por AMC u shit për një copë bukë, si shumë ndërmarrje të tjera fitimprurëse, megjithatë, shqiptarët ende besojnë se Qeveria e tyre nuk ka se ç’të bëjë dhe mblidhen shpresëmbushur nëpër banjat e shumta në dhomat e ftohta, nën peshën e rëndë të retëve të gjata të errësirës dimërore.

Kryesia sposton Doklen dhe Poçin

Fatos Nano nis sulmin në prag të Kongresit të PS . Klanet brenda PS-së përplasen në Komisionin e Garancive Statutore. “Lufta” mes dy palëve ka filluar kësaj radhe për të siguruar dominimin e forumit më të lartë të PS-së, në kryesinë e saj. e cila aktualisht ka një raport të balancuar mes njerëzve pro dhe anti Nano. Kështu, sinjali i parë i dhënë fillimisht nga një prej komisioneve të sapongritura në Partinë Socialiste. Faqe 3

Rëmujë në burg, Zani Caushi ikën nga qelia e Fierit

U dënua me burgim të përjetshëm pas arrestimit të dytë . Rëmujë në burg, Zani Caushi ikën nga qelia e Fierit. Kishte këmbëngulur ta transferonin në Tiranë. Zani Caushi shkakton kaos në administratën e burgjeve. I arratisuri dhe dënuar tashmë, me burg të përjetshëm, njeriu më i kërkuar për periudhën e trazirave të vitit 1997, bëhet problematik edhe në kushtet e heqjes së lirisë. Kohët e fundit është vendosur transferimi i Zanit nga burgu i Fierit. Faqe 7

Policia zbulon depot e armatimit

Armë snajper dhe kundërajrorë në tunel . Policia zbulon depot e armatimit. 25 mitralozë, 8 kundërajrorë dhe një mortajë. Faqe 4

KQZ, shkarkim për paaftësi

Në Kodin Zgjedhor ekziston neni i duhur . KQZ, shkarkim për paaftësi. PR konteston zvarritjen e iniciativave politike për shkarkimin e KQZ-së aktuale dhe ndryshimet në Kodin Elektoral. Sipas nënkryetarit të PR, Begeja, edhe pse kanë kaluar shumë kohë që nga momenti kur këta dy elementë të rëndësishëm të infrastrukturës elektorale u vunë në dyshim, jo vetëm nga Opozita, por edhe nga faktori ndërkombëtar që monitoroi zgjedhjet lokale, nuk është bërë asgjë për rishikimin. Faqe 2

Zbulohet skandali i tenderit të vitit në Shqipëri

. AMC-ja shqiptare u shit 4 herë më pak se celularët e Maqedonisë. Fqinjët morën nga shitja 500 milionë dollarë. Për ne mbetën vetëm 100 milionë. Faqe 5

Ceni i Lakut, njeriu që u njihte “huqet” kockave

Homenazh . Ceni i Lakut, njeriu që u njihte “huqet” kockave. Speciale faqe 12,13

[?] e [?]shme në [?]and

. Faqe 24 Ilustrim vizatimor i një figure njerëzore dhe insekti