27/12/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

27 dhjetor 2000

KESH nuk jep garanci për natën e Vitit të Ri

Ka difekte, rrjeti nuk e mban ngarkesën e energjisë ANKTH KESH nuk jep garanci për natën e Vitit të Ri

Ndërpriten përgjigjet e dyta të Lotarisë USA ‘99-2000’

“Raundi i parë” i lotarisë së re 2000-2001 nis në muajt mars-prill Deri tani, Tirana vetëm 62 fitues për fazë e tretë Faqe. 7

Mos ia prishni gjumin Metës!

Faqe 3 RED AKSIONALE Sa herë që shtypi “guxon” të flasë për hallet dhe mundimet që po heq ky popull, Qeveria nuk e ka për turp që të lëshojë mbi të gjithë arsenalin e pasur të fjalorit politik shqiptar të mallkimeve. “Mos përhapni panik!”, thërret Meta me zërin kërcënues, tipik për një kryeministër të dështuar shqiptar, i cili gjithsesi e shikon tek të gjitha sharjet ndaj kundërshtarëve, për vetëm tek dorëheqja e tij, jo. “Republika shpif” çirret Xhuveli në Parlament, duke mallëngjyer deri edhe deputetët që i kërkojnë interpelancë në shepjegim të gjendjes së krijuar nga Lopa e Çmendur dhe përsëri Qeveria ankohet: “Mos përhapni panik!”. Një herë e një kohë shprehje të tilla shoqëroheshin edhe me burg, akuza për veprimtari armiqësore, luftë disabrezësh klasash etj. Sot, të paktën, ne që kemi kurajon të “përhapim panik” nuk mund të thuhet se na pret i njëjti ndëshkim. Sidoqoftë, jemi të dënuar që nga mallkimi të mos shpëtojmë. Sepse Qeveria nuk do që të përhapet panik dhe shtypi të mos thotë se drita nuk ka, se Lopa e Çmendur nuk na rrezikon, se pulat dhe gjelat mund të hahen edhe kur janë të kolerosur(!). Të gjitha këto prishin gjumin e rëndë të një pushteti, i cili, për hir të së vërtetës duhet t’i binte vetë i pari kambanave të alarmit, të paralajmëronte shtetasit e vet për rreziqet që u kanoseshin, të kërkonte ndihmë për errësirën duke mos gënjyer nëpër fushata elektorale dhe nëpër fletushka që vetë gazeta nuk mund t’i jenë. Dhe nëse dy vota më shumë për një Edi Rama vlekan më shumë se drita e qindra mijëra njerëzve, të cilët kanë harruar se në botë ka edhe vende që kanë 24 orë dritë në ditë, atëherë çfarë presim më. Durimi ynë mallëngjyes nuk e prek Qeverinë. Përkundrazi! I shton asaj sarkazmën dhe dozën e talljeve ndaj atyre që i durojnë. Se gjumi i Metës nuk duhet prishur. Kryeministri është ende i ri dhe duhet rritur pa halle.

Shqiptarët, të pambrojtur nga Lopa e Çmendur

Lopa çmendet në Europë, Xhuveli tallet në Shqipëri Shqiptarët, të pambrojtur nga Lopa e Çmendur Specialistët: Po erdhi këtu, nuk jemi më të zotë se të tjerët... Lopa e Çmendur ka tronditur Europën. Nuk ka ditë që gazetat kryesore në të gjitha vendet perëndimore të mos hapen me ndonjë shkrim të rëndësishëm paralajmërues për rrezikun nga mishi i Lopës së Çmendur. Të gjitha institucionet qendrore në Europë kanë marrë masa të jashtëzakonshme.

Shqiptarët rrëmbejnë tragetin

Prishin të ktheheshin në Athë, diskriminohen Autoritetet portuale nuk sigurojnë kthimin Faqe 6

Falen 100 të burgosur, festojnë me familjet

Festat Faqe 12,13

Meta: Fajin e kanë qytetarët

Qeveria gjen justifikimin për errësirën Kryeministri u kërkon shqiptarëve të mos ngrohen Meta ia vë fajin qytetarëve për mungesën e dritave në shtëpitë e tyre. Pasi ka evidentuar faktin që kriza energjitike sa vjen e rëndohet, Kryeministri u ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos e shpërdorojnë energjinë, për t’u ngrohur. Faqe 4

Cigaret, 32 milionë USD në vit

Shifrat nxjerrin në dritë kontrabandën e duhanit Humbjet që i shkaktohen shtetit nga mosdoganimi i cigareve në një vit është kolosal. Vetëm për vitin që po mbyllet, mendohet të jenë shmangur nga arka e shtetit të paktën 32 milionë dollarë, pasojë e hyrjes kontrabandë të duhanëve nga importi. Kjo e fundit është nga më të përkrahmet dhe më të lakuarat në vitet e fundit, por asnjëherë nuk është mundësuar mënjanimi i saj. Faqe 11

Urim

“Republika” uron gjithë besimtarët muslimanë me rastin e festës së Bajramit të Madh