Meidani tenton ndërhyrjen por nuk jep zgjidhje
Qeveria: “Fondin e pret fati i piramidave Anglo-Adriatika nuk ka partnerë seriozë”
EDITORIAL
Fage 7
E meritojmë të na tallin
Nga Neritan ALIBALI
Dje, ministri serb i Energjetikës dha dorëheqjen për shkak të krizës së energjisë që ka mbërthyer vendin e tij. Pas protestave të qytetarëve, ministri u ndje përgjegjës për mosmenaxhimin e drejtë të burimeve energjetike të vendit, paçka se ai ishte i ri në detyrë dhe se vetëm një javë më parë, opozita serbe mundi të merrte pushtetin me anë të zgjedhjeve. E kjo ndodh në një vend, i cili jo vetëm nuk ka dalë ende nga diktatura, por edhe ka mentalitet të trashëguar diktatorial. Krejt ndryshe ndodh në Shqipëri, në vendin, i cili ka 10 vjet që “po zhvillon demokracinë”. Kriza që sapo kaluam dhe që një Zot e di se sa do të vazhdojë, nuk e ka prekur dhe, as e ka ngarkuar me përgjegjësi, qoftë edhe morale, ndonjërin nga ata qeveritarë, të cilët pretendojnë se qeverisin këtë vend. Pasi nuk lanë subjekte të shoqërisë shqiptare, opozitë apo individ qoftë, pa e akuzuar për dështimet në qeverisjen e vendit, më në fund, qeveritarët i drejtuan Qiëllit gis htin e tyre të akuzës. Shqiptarët, si gjithmonë, të mësuar të shohin me bindje gjithshin e Qeverisë, nuk lanë gjë pa sharë Qiellin. Dhe dufi i tyre nuk kishte të bënte aq shumë me errësirën, se sa me Qiellin që kishte marrë inat Qeverinë. Askush nuk deshi të dijë (edhe pse ua thamë) se fajin për këtë goxha krizë e kishte Qeveria, e cila, jo vetëm nuk i menaxhoi mirë rezervat ujore, por edhe i shpërdoroi ato. 1,3 miliardë metra kub ujë u derdhën kot dhe disa dhjetëra miliardë kilovatorë energji u shitën në verë, dua se ky dimër ishte i pari dhe i vetmi që e zuri gafil Qeverinë. E megjithatë, ata shqip tarë që guxuan të ngrinin sytë mbi fytyrën e dhjamosur të Qeverisë, hasën veç në gishtin e saj, i cili ua drejtoi vështrimin nga Qielli. E shqiptarët iu kthyen sërish ritualit të tyre “të përjetshëm”, të lutjes dhe mallkimit.
E kush i dëgjon?! Vetëm Perëndia. Sepse Qeveria tallet me ta. Dhe mirë ua bën... se e meritojnë.
Fundi i paralajmëruar i një historie të trishtë
Ai e rrihte, e fyente në sy të prindërve dhe tani e kërcënon me vdekje
Rrëfimi i vajzës që u keqtrajtua e më pas u braktis
Speciale faqe. 12,13
AKP zhduku 85 për qind të vlerës së pasurisë kombëtare
Shkelje të rënda të ligjit dhe abuzime pa kriter
Privatizimi 2000, shteti i plaçkitur nga shteti
AKP gjatë vitit 2000 ka punuar sipas qejfit të vet në procesin e privatizimit. 4 ndërmarrjet më produktive, Birra Malto, Qumështi Ajka, Proframa në Tiranë dhe Kantina e Pijeve Durrës, u nisën për t’u shitur me ankand, por dështuan.
Faqe 11
Dy gra për vendin e Angjelit
Meksi dhe Ikonomi, kandidate për financat
Ndryshimet në Qeveri, dilem(at) e socialistëve
Ndryshimet në Qeveri, me fillimin e vitit të ardhshëm, konsiderohen tashmë, në ambientet e larta të PS-së dhe në ato të ministrive përkatëse, si një çështje e mbaruar, kohëzgjatja e së cilës është vetëm punë ditësh.
Faqe 5
Sekuestrohen 82 milionë lekë
Zbulohet në Elbasan fabrika që falsifikonte paratë
Zbulohet një punishte e prodhimit të parave fals në Shqipëri. Një zbulim i tillë është arritur në Elbasan, kur Policia e Rendit pas sinjalizimeve nga agjentët kriminalë dhe ata të sektorit ekonomiko-financiar arriti të zbulojë në një shtëpi private në lagjen “11 Nëntori” një punishte të prodhimit të kartmonedhave false. Ngjarja ka ndodhur dje në mesditë rreth orës 13.00, kur shtëpia u rrethua nga forcat e Policisë.
Faqe 6
Masakra e këndshme e Nand Radit
Satirë e përjavshme
Faqe 22,23
Urim
Gazeta “Republika” uron miqtë, kolegët, lexuesit e saj, si dhe shqiptarët kudo që ndodhen me rastin e festës së Vitit të Ri
Njoftim
Sot ora 11.00, në Selinë qendore, me rastin e Vitit të Ri, Kryesia e PR jep një koktejl për gazetarët