01/07/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

1 korrik 1993

Sot çmimi i ri i bukës

Nga gushti do të rriten edhe pagat e të punësuarve nga shteti Një kilogram do të kushtojë dyfish Nga gushti do të rriten edhe pagat e të punësuarve nga shteti Sot çmimi i ri i bukës Një kilogram do të kushtojë dyfish FATOS BAXHAKU TIRANË — Që sot qytetarët do të gjejnë në dyqanet e bukës lista të reja çmimesh. Çmimet tashmë të vjetra, me të cilat shqiptarët ishin mësuar prej rritjes së fundit në janar, janë shfuqizuar. Vendimi i fundit i qeverisë për rritjen e çmimeve të bukës dhe të grurit, me të cilin ajo prodhohet, hyn në fuqi që prej datës së sotme. Masa e fundit, që ngjalli mjaft diskutime si çdo gjë që ka lidhje me produktin ushqimor më të konsumueshëm në Shqipëri, është shoqëruar edhe me një lajm tjetër: Qeveria do të rrisë, pas një muaji, duke filluar nga 1 gushti, pagat e të punësuarve prej saj në masën 30 përqind dhe pensionet 15 përqind. Një masë që synon të zbusë rrjedhojat e kësaj rritjeje. Këtë e deklaroi Ministri i Punës, Emigracionit dhe të Përnjëkujve [?] Politikë, Dashamir Shehi në një mbledhje të zhvilluar në Vlorë. Lajmi pozitiv ka kaluar thuajse pa u vënë re përballë frikës nga ndryshimi i fundit. Ja çmimet e reja të bukës: buka masive e prodhuar me miell gruri me rreze 96 përqind do të ketë një çmim prej 21.7 lekë për kilogram, buka e prodhuar nga mielli me rreze 85 përqind do të kushtojë 22.9 lekë për kilogram dhe pastaj me radhë, me rreze 85 përqind 24.2 lekë, me rreze 80 përqind 25.8 lekë dhe e fundit, më e shtrenjta, buka me miell me rreze 75 përqind do të kushtojë 28.7 lekë kilogrami. Janë rritur paralelisht edhe çmimet e grurit që përdoret për prodhimin e bukës në fabrikat dhe punishte shqiptare. Që sot do të jenë në përdorim këto çmime për grurin: miell me rreze 96 përqind do të kushtojë 22.6 lekë për kilogram, me rreze 90 përqind 23.7 lekë, me rreze 85 përqind 24.6 lekë, me rreze 80 përqind 25.8 lekë dhe me rreze 75 përqind 29.6 lekë për kilogram. Zbatimi i këtij vendimi të Qeverisë shkakton disa vështirësi konkrete e para nga të gjitha: ku do të shkojë diferenca­t midis çmimeve të vjetra me ato të reja për sasinë e miellit të grumbulluar tashmë prej shumë ndërmarrjeve shtetërore dhe private të fabrikonë [?] bukën? Për të evituar çdo lloj forme spekulimi qeveria urdhëron që këto diferenca duhen derdhur detyrimisht në buxhetin e shtetit për të gjitha ato sasi që janë furnizuar nga shteti dhe që aktualisht janë në gjendje pranë magazinave të këtyre ndërmarrjeve. Nga çmimet e reja të bukës dhe miellit do të përcaktohen edhe çmimet e reja të grumbullimit të grurit nga familjet fshatare. Këto do të fiksohen me vendime të veçanta të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Ekonomisë. Nga pikëpamja administrative gjithshka është parashikuar. Mbetet për t'u verifikuar se si do të ndikojë konkretisht rritja e çmimeve të bukës në nivelin ekonomik të familjeve shqiptare. se bashku me vajzën ishte tërhequr në një dhomë të veçantë. 90 me rrëzë 85 për kilogram dhe me rrëzë 80 përqind 24.6 lekë, me rrëzë 85 përqind 25.8 lekë dhe dhe funksion, me shtrenjta, buka me miell me rrëzë 75 përqind do të kushtojë 28.7 lekë kilogrami. qind do të kushtojë 22.6 lekë për çdo kilogram, me rrëzë 90 përqind 23.7 lekë, me rrëzë 85 përqind 24.6 lekë, me rrëzë 80 përqind 25.8 lekë dhe me rrëzë të Qeverisë shkakton disa vështirësi. Një radhë e gjatë për të blerë bukë

Një vajzë hidhet nga pallati: tentuan ta dhunonin

TIRANË (Ed.La.) — Një vajzë 18 vjeçare u hodh nga dritarja e katit të tretë të një pallati në Tiranë, ndërsa tentoi t'i shpëtonte një marrëdhënie seksuale me dhunë. Vajza S. S. tashmë gjendet në spital, por jashtë rrezikut. Sipas hetimeve të para të Policisë së Rajonit 3, personi që e ka detyruar këtë vajzë në veprim ekstrem, L. K., 30 vjeçar, ende është në kërkim prej këtyre organeve. Të mbledhur në një pallat të rrugës “My­slym Shyri”, në shtëpinë e një të riu që sapo kishte përfunduar liceun “Jordan Misja”, mbi 15 djem dhe vajza gjimnaziste, kishin improvizuar një “diskο”. Kur kishin kaluar ka­tër orë në këtë mejdis, fqinjët — që kishin parë rënien e vajzës gjysëm të zhveshur nga dritarja — njoftuan menjëherë brigadën e zjarrfikësve e cila arriti ta nxirrte nga dhoma e veçantë. aty mungonte edhe L. K. që, përpara disa minutash,

Athina: «Do të dëbojmë tërë 200.000 shqiptarët»

Thirret menjëherë në Tiranë ambasadori në Greqi Berisha: «Është një pretekst i grekëve që rrit tensionin në favor të serbëve» Thirret menjëherë në Tiranë ambasadori në Greqi Athina: «Do të dëbojmë tërë 200.000 shqiptarët» Berisha: «Është një pretekst i grekëve që rrit tensionin në favor të serbëve» TIRANË — (p. re.) Vazhdon të keqësohen marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. Dje në mbrëmjë zëdhënësi i qeverisë greke Vasilis Maginas deklaroi se ”Të gjithë 200.000 shqiptarët të imigruar në mënyrë ilegale në Greqi do të dëbohen”. Deklarata e rëndë është në kundërshtim me atë që u tha në maj nga Kryeministri grek Konstandin Micotakis i cili kishte premtuar se do të legalizonte pozicionin e të gjithë refugjatëve shqiptarë. Policia greke deklaroi se nga dita e shtunë — kur filloi fushata — ka kapur tashmë 12.500 shqiptarë. Ata ngarkohen me forcë në autobusа dhe dërgohen në kufi. I menjëhershëm reagimi i Tiranës. Ambasadori shqiptar në Athinë, Cabei, u thirr në atdhe “për konsultime”. Ky ambasador kishte qenë dëshmitar të hënën në manifestimin e protestës të zhvilluar para selisë diplomatike shqiptare “pa ndë­rhyrjen e policisë greke”. Për këtë çështje ndërhyri presidenti Sali Berisha, i cili pas notës ndër diplomatike të dërguar OKB-së, me të cilën i cilësoi dëbimet “një dhunim i rëndë i të drejtave njerë­zore”, akuzoi direkt qeverinë greke ”që do të krijojë artificialisht një pretekst për një konflikt me Shqipërinë, nga një anë për të ndihmuar serbët Milosheviç e Karaxhiç, dhe nga tjetër për të kompensuar humbjen diplomatike për çështjen e Maqedonisë”. Veç kësaj Presidenti Berisha deklaron që ”politikanët grekë janë pre e një ethjeje preelektorale e cila i shtyn drejt fitimit të votave të lehta, duke fryrë nacionalizmin”. Një protestë e ashpër u dha edhe nga Ministri i Jashtëm shqiptar, Alfred Serreqi, për incidentet e ndodhura përpara ambasadës në Athinë: ”Qeveria shqiptare — tha Serreqi — do të dijë t'i mbrojë me forcë dhe me mjetet e duhura të drejtat e qytetarëve të saj, dhe nuk do të lejojë asnjë të luajë me ta”. Ministri i Jashtëm grek mohoi akuzat e Berishës, përsa i përket protestave greke për dëbimin e fetarit. Relatat midis dy vendeve u keqësuan papritur të premten e kaluar kur Shqipëria dëboi nga territori i saj priftin grek Chrysostomos Maidoni­s të cilin autoritetet shqiptare e akuzonin për propagandë kundër Shqipërisë. Dëbimi i priftit ortodoks nxiti protestat e menjëhershme të Athinës. Mbi këtë çështje ndërhyri dhe Kryepeshkopi ortodoks i Tiranës, Anastas Janullatos me një apel drejtuar të gjithë autoriteteve kompetente brenda dhe jashtë vendit “që të mos lej ionë [?] informacione të gabuara ose të njëanshme si edhe ekstremizma që shtojnë konfuzionin”. Ai bëri thirrje për kthim të së vërtetës dhe të drejtësisë “me dialog të qartë dhe serioz të autoriteteve të përgjegjshme dhe kompetente”. Një manifestim i shqiptarëve në Greqi

Ndihma franceze specialistëve të bujqësisë në fshatrat afër Korçës

Vazhdojnë ndihmat nga Komuniteti Europian për bujqësinë shqiptare. Pas financimit të projekteve, organizimit të seminareve dhe formave të tjera të ndihmës, këtyre herë ka ardhur në Shqipëri një grup ekspertësh francezë të bujqësisë. Ekspertët, të cilët bëjnë pjesë në një mision të Ministrisë së Bujqësisë të Francës, qëndroi për këto ditë në zonën juglindore, pranë Korçës. Ata vizituan shumë qendra bujqësore. Ekspertët francezë i ofruan specialistëve shqiptarë kurse të shkurtuara kualifikimi në Shqipëri dhe në Francë, veçanërisht në fushën e blegtorisë.

Tiranë, supermarketi i parë shqiptar është në vështirësi të mëdha financiare

Dyqani «Ilios» përballet qenësë së lartë dhe sistemit bankar TIRANË — («Fa.Ba.») “Ilios Supermarket”, i pari supermarket i hapur në Tiranë, ndodhet përballë vështirësish serioze financiare. Lami vjen nga vetë partneri kryesor grek në ndërmarrjen e përbashkët që drejton dyqanin e njohur të kryeqytetit, Ernetos Stavropulos. I hapur para disa javësh në Tiranë, vetëm disa metra larg sheshit qendror “Skënderbej”, supermarketi Ilios u bë shumë shpejt objekt i kuriozitetit të qytetarëve të Tiranës. Krishtlindjet u mbërritën në fund dhe në Shqipëri një nga simbolet më evidente të konsumizmit perëndimor. Por vetëm disa javë pas hapjes së këtij dyqani, bashkëpronari i huaj i tij ankohet seriozisht. Qiraja shumë e lartë dhe mungesa e lehtësive bankare, ja arsyet kryesore të cilat, sipas sipërmarrësit grek e rrezikojnë të ardhmen e Iliosit. “3600 dollarë në muaj qira është shumë edhe për ne në Greqi — shprehet Stavropulos — dhe veç kësaj unë duhet të paguaj shumë edhe për ruajtjen e ushqimeve në frigoriferë që janë të ndërmarrjeve shtetërore”. Gjendja e sistemit bankar shqiptar është një tjetër pengesë me të cilën është ndeshur aktiviteti i supermarketit. Pamundësia e bankave shqiptare për të konvertuar lekun në monedhë të huaj dhe ngadalësia e madhe në novitet për transferimin e firmave jashtë vendit janë ato që shqetësojnë më tepër Stavropulosin, i cili ka vendosur megjithatë të rezistojë. “Vendi po kalon një fazë rigjenerimi dhe ne shpresojmë se gjërat do të rregullohen në muajt e ardhshëm. Të bësh sot biznes në Shqipëri do të thotë të rrezikosh shumë, por gjithsesi ka shenja të cilat na inkurajojnë”, shtoi sipërmarrësi grek. Një dyqan ushqimesh në Tiranë

Pranë Laçit vret të atin plagos vëllanë pas një zënke për shtëpinë

LAÇ — Për shkak pronësie mbi tokën dhe shtëpinë, Sinan Meta nga Shënmëria, vret vëllanë dhe plagos rëndë të atin. Sinani 35 vjeçar — sipas burimeve të policisë — ka goditur mbi të afërmit e tij me armë zjarri. Po sipas këtyre burimeve, mësohet se babai i tij i plagosur, Sabri Meta, 84 vjeç, ka qenë gjatë jetës së tij, i dënuar dy herë me vdekje për krimin e vrasjes. Ndonëse kjo s’ka të bëjë me ngjarjen e fundit, autoritetet lokale theksojnë se çështja e pronësisë mbi tokën “gjithmonë e më tepër është shqetësuese”. Ende deri tani nuk është bërë e ditur nëse autori është kapur nga organet e policisë. Veçse theksohet se hetimet po vazhdojnë.

Në Brendësi

Clinton godet përsëri Irakun Turistët gjermanë largohen nga Turqia Një amerikan rrëfen: kam vrarë 20 gra

Zbulohet me dyqind breshka «të ndaluara»

Kujtim Deliallisi arrestohet në Brindizi; kafshët shpëtojnë BRINDIZI — Kishte ndër mend të trafikonte breshkat e tokës, duke njohur pasionin e Salentinasve për këtë lloj specie për kështje harruar se bëhej fjalë për një kafshë të veçantë të mbrojtur nga ligji. Për këtë, kur zbriti nga trageti që vinte nga Durrësi, u bllokua me dyqind ekzemplarë dhe u denoncua në autoritetet gjyqësore për shkelje të ligjeve italiane në këtë fushë. Kështu aventura e 28 vjeçarit Kujtim Deliallisi, me origjinë nga Durrësi, por banues në Kaserano, u mbyll keq. Sapo kishte zbarkuar nga një «Mjat Regata» me targë LE 467416 në përmbushje në kontroll të zakonshëm kufitar. Por punonjësve të shërbimit të shëndetësisë detare, të udhëhequr nga Antonio Ascano, Komandant i stacionit në Brindizi të Rojev pyesore, dhe nga doktor Marcello Agrifani, koordinator i inspektoratit të sektorit të peshkut, nuk i shpëtuan edhe ato pesë kisha tre të ngjeshur në makinë dhe dy në portbagazh që lëviznin ngaqë. Kur u zgjidhën lidhësat e thasëve filluan të ecin me të zakonshëm ecjen e ngadaltë, mjaft ekzemplare të mesëm dhe të vegjël të kësaj specie të mbrojtur nga Marrëveshja e Uashingtonit. Kështu, djali shqiptar u akuzua për shkelje të normave të këtij sektori (të përmbajtura në ligjin numër 150/92 dhe nga kërkesa e sekuestrua, në pritje të vendimit të gjykatës. Të hënën në mëngjes breshkat po merrnin rrugën drejt një taracën e spektaklit të Pyjeve por do të transferohen në një qendër të veçantë në Alberobello. Këtu breshkat — duke qenë se bëhet fjalë për një specie të tillë e ngjashme me atë ekzistuese, dhe më të nën të tillë — do të mbahen në karantinë dhe do t’i nënshtrohen të gjithë kontrolleve të nevojshëm mënyrë që të stabilizohen prania e ndashme e baktereve të ndryshme organizmat e tyre. Pas tij, ky kryhet kontrolli i plotë, ka të ngjarë që ekzemplarët të transferohen në «Vendin e Shqiponjave». ngadalë.

Dje në Shqipëri

SHQIPËRIA SHPREH PËRKRAHJEN PËR SULMIN E KLIENTONIT NDAJ SADAMIT — Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme Shqiptare shprehet solidariteti me sulmin e fundit amerikan kundër Irakut. “Është një veprim që drejtohet kundër një terrorizmi shtetëror, një veprim që është në përputhje me nenin 51 të Kartës së OKB-së për vetëmbrojtjen. Në deklaratë theksohet se qeveria shqiptare edhe në të ardhmen do të solidarizohet me çdo veprim që dënon dhe ndëshkon agresorët dhe që drejtohet kundër politikës së ekspansionit. MBRITËN NË TIRANË NJË DELEGACION I NATO-s — Në delegacion e NATO-s i kryesuar nga admirali Xherald Makjëll Border, Komandant i Komandës Jugore, mbërriti në Tiranë për bisedime zyrtare. Delegacioni u takua me Ministrin e Shqiptarët të Mbrojtjes, Safet Zhulali, i cili shpjegoi dhe më gjerë qëndrimin e Shqipërisë për incidentet e fundit e krijuara në lidhje me situatën në Greqi. Nga ana e tij, ushtaraku i lartë i NATO-s shprehu kënaqësinë për rolin që po luajnë forcat detare shqiptare për ruajtjen e sanksioneve ndaj ish-Jugosllavisë dhe ofroi disa rrugë konkrete për rritjen e bashkëpunimit dypalësh. NË KRUJË E LEZHË, TREGT0HET GAZOIL I PËRZIER ME SOLAR — Sipas punonjësve të shumë pikave të distribuimit në Krujë, Lezhë e Milot, në shumë pika të shitjes së karburantit të këtyre zonave është tregtuar karburanti i përzier me solar. Shpërndarësit e karburantit në Lezhë deklarojnë se përzierja është kryer në Ndërmarrjen e karburantit në Lezhë. Të njëjtën gjë konfirmuan edhe shumë distributorë të tjerë.

Blej dhe shet

KE NDONJE GJE PER TE SHITUR? DO NDONJE GJE PER TE BLERE? SHES një tricikël “IFA” gjermane në gjendje të mirë pune. Të interesuarit të kërkojnë në adresën: Seit Shabani, lagjia Skënderbeg, rruga “D. Matlia”, Shkodër (spitali civil Ap. 1073). VENDO një tricikël “IFA” tedesco in buono stato di lavoro. Gli interessati possono chiedere presso l’indirizzo: Seit Shabani, lagja Skënderbeg, rruga “D. Matlia”, Shkodër (L’ospedale civile Ap. 1073). KERKOJME TE BLEJME TOKE. Jemi një shoqëri italiane dhe kërkojmë të paktën një hektar tokë për ta blerë nga persona private, e cila të jetë pranë detit. Mund të na telefononi me numrin 24710. CERCHIAMO DI COMPRARE TERRENO. Siamo una società italiana e cerchiamo di comprare almeno un ettaro di terreno da una persona privata albanese, che si trovi sul mare. Potete telefonarci col numero 24710. SHES një televizor, prodhim sovjetik i fillimit të viteve 1960. Të interesuarit të telefonojnë Ardian Cas[?]lli me numër telefoni 32466. JEPET ME QIRA një vilë në fshatin Markat, 20 kilometra larg Tiranës. Vila ka dymbëdhjetë dhoma dhe së bashku me oborrin që vë sipërfaqe prej 2500 metër katror. Pronari Blendi Toptani, rruga Qemal Stafa, pall. 18/1, ap. 1, Tiranë, tel. 32660, 33627.