07/07/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

7 korrik 1993

Shpërthen skandali i doganave

Trafik cigaresh prej mijëra dollarësh Psikohen krerët e Policisë Financiare në Tiranë. Dhe Cela konfirmon gjithçka CARLO BOLLINO TIRANË — Një tjetër skandal kërçënon tani Shqipërinë. Një skandal financiar me përmasa jashtëzakonisht të mëdha dhe po mobilizon kreun e Policisë Financiare dhe Komisionin e Kontrollit. Një mashtrim prej qindra mijra dollarësh që ka përfshirë aktivitetin e doganave. Është historia e dhjetra kamionëve të ngarkuar me cigare të cilat kanë hyrë në Shqipëri — duke ardhur nga Greqia, Maqedonia dhe Bullgaria — dhe për të cilat nuk janë paguar taksat doganore falë bashkëpunimit të funksionarëve shqiptarë dhe hetuesit po kërkojnë t’i identifikojnë. «Fatkeqësisht ngjarja e zbuluar është e rëndë — pohon Gazetës Blerim Cela, Kryetar i Komisionit të Kontrollit — ne po hetojmë në brendësi të doganës dhe të Policisë financiare të Tiranës për të gjetur të gjithë përgjegjësit e këtij skandali. Jam i mendimit që pas kësaj historie fshihen raste korrupsioni». Hy rja e portit të Durrësit Tani për tani dihet me siguri se kryetari dhe nënkryetari i Policisë financiare të Tiranës janë pushuar dhe disa doganierë janë denoncuar në gjyq. Hetimet janë në zhvillim e sipër, dhe kjo shpje gon qëndrimin e rezervuar të burimeve zyrtare që për momentin preferojnë të mos japin detaje të mëtejshme mbi skandalin. Në ditët e kaluara janë zhvilluar mbledhje të shumta për të sqaruar mirë situatën dhe për të vendosur se cilat masa paraprake duhen marrë. Nga ajo që u bë e mundur të kuptohej, skandali zbulua pas një kontrolli të kryer pin për të vendosur se cilat masa paraprake duhen marrë. Në një kamion të ngarkuar me cigare që arriti në portin e Durrësit, dhe që kishte kaluar doganën pa asnjë regjistrim. Episodi i më sipërm shkaktoi lëvizjen e dyshimeve, të cilat më vonë u konfirmuan nga kontrollet që u kryen më tej. Të shumta rastet jo të rregullta që u gjetën në faturat e mallit që lëshoh ej nga vendet nga të cilat ai vinte, dhe për të cilat vlera e cigareve të importuara ishte shumë më e ulët në krahasim me atë realen. Për shembull në se një kamion transportova duhan me një vlerë prej 12.000 dollarësh, vlera e shënuar mbi faturë ishte 2.000 dollarë. «Ne kemi hetuar edhe jashtë shtetit — tregon më tej Blerim Cela — kemi qenë në Greqi, Maqedoni dhe Bullgari në shoqatat që na kishin furnizuar me mallin dhe që kishin lëshuar faturat, por nuk patëm bashkëpunimin e duhur. Kuptojet që kishte diçka që nuk shkonte, që fshihhej diçka». Por teknika për kontrabandën nuk mbaron këtu. Sipas hetimeve të zhvilluara, kur malli arrinte në doganë, sasia e cigareve të shënuara mbi dokumentet fiskale zvogëlohej, kështu zvogëlohej edhe dhe taksa për transportin. «Kemi pasur raste — shpjegon Cela — në të cilat në vend të shtatë tonelatave, regjistroheshin vetëm 500 kile. Kështu edhe taksat doganore zvogëloheshin gjashtë ose shtatë herë». Pasi u qartësua ekzistenca e këtij fenomeni të ri kontrabande, hetuesit e Policisë Financiare dhe inspektorët e Komisionit të Kontrollit, u vunë në kërkim të përgjegjësve. Ashtu siç kundër u tha, hetimet e para përfshinë funksionarë të doganës dhe punonjës të Policisë Financiare. Për çështjen u interesua edhe gjykata. «Ne i kemi kërkuar Policisë Financiare të kontrollojë të gjithë dokumentet doganore — përfundon Blerim Cela — asnjë nga organet e ngarkuara për të ndjekur kontrollin nuk do t’i shpëtojë përgjegjësisë». Hyrja e portit të Durrësit

Kontrabandistët italianë kapen në ujërat shqiptare

Tre barka të tjera i shpëtojnë kontrollit. Sekuestrohet ‘anija mëmë’ Hetime mbi praninë e motoskafit në afërsi të Durrësit DURRËS — Një motoska f kontrabandierësh italianë u zbulua dy ditë më parë në ujërat shqiptare, pranë portit të Durrësit. Anija që kishte në bord tre persona nga Brindizi ishte e ngarkuar me cigare. Anija, e sekuestruar nga autoritetet shqiptare, kishte ndaluar për mungesë karburanti. Ngjarja shkaktoi një alarm të madh: Policia e financës së Durrësit ka nisur një hetim për të stabilizuar arsyet e pranisë së kontrabandierëve në ujërat kombëtare. Dyshohet se në ndonjë pjesë të bregdetit ka rifilluar fenomeni i kontrabandës së cigareve që dy vitet e fundit mendohej se ishte eliminuar. Për kapjen e motoskafit bashkëpunuan edhe motovedetat e Grupit të 20-të detar të Marinës ushtarake italiane me bazë në Durrës. Anija e ngarkuar me cigare e bllokuar në ujërat e Adriati- Shqetësimi u rrit pas një episodi të të dy që ndodhi dje, këtë radhë në ujëra ndërkombëtare. Gjatë operacionit të Rojes së Financës në Adriatikun jugor, kundër kontrabandës, me ndihmën e mjeteve ajrore dhe detare, u sekuestrua një anije — nga e cila po furnizoheshin motoskafët blu që më pas do të shkarkonin duhanin gjatë brigjeve pulieze — ekuipazhi i së cilës u arrestua, u denoncuan të tre kontrabandierët italianë dhe u sekuestruan cigare me një vlerë prej tre miliardë lirash. Tre nga motoskafët e kontrabandierëve, për të shpëtuar kapjes, u fshehën në ujërat shqiptare. Pavarësisht nga kërcënimet nuk u gjind asnjë gjurmë e tyre. Motoskafi «Felguera», me flamurin e Hondurasit, u kap nga motovedetat në ujërat ndërkombëtare, në perëndim të ishullit të vogël grek Antipaksos, afër Korfuzit, në rreth pesë ton cigare në bord. Ekuipazhi (komandanti, qytetari grek Dimitrios Dorizas, 39 vjeç) ... Adriatikut, (sipër) një fotografi e jashtëzakonshme: një motoskaf kontrabandistësh që ndiqet nga Roja e Financës nga Itaka, gjashtë grekë dhe një në portugez, dy prej të cilëve të gjykuar më parë për kontrabandë) është arrestuar për bashkëpunim në trafik cigareve të prodhuara jashtë. Motoskafi — që ka transportuar në të kaluarën edhe hashish të destinuar për në një nga vendet e KE-së — u rimorkua, për një avari të motorit, në portin e Galipolit (Leçe). Pak më parë rojet e financës kishin kapur në ujërat territoriale, në veri të Otrantos (Leçe), një motoskaf që kishte në bord rreth dy ton duhan të prodhuar jashtë e të marrë nga «Felguera»; tre persona që ndodheshin në bord, Francesco Marra, 30 vjeç, Cosimo Del Monte, 33 vjeç, që të dy nga Brindizi dhe ky i fundit i gjykuar më parë për kontrabandë cigaresh, dhe napoletani Erne-sto Muri, 31 vjeç, siç thamë më parë janë denoncuar. Tre motoskafë të tjerë kontrabande që ishin furnizuar nga e njëjta anije arrinin të shpëtonin kapjes duke u fshehur në ujërat shqiptare dhe më të mëdha të ngarkesës për t’u lehtësuar për në tregun nder-kombëtar me Rojes e Financës ekuipazhi i së cilës rekuperoi në ujë 800 kilogram cigare. Sekuestrimi i anijes «Felguera» ndjek atë të 8 majit të kaluar, në të njëjtat ujëra, të anijes «Aghios Dionisios», edhe kjo me flamur të Hondurasit. Është kjo një konfirmë e teknikave të reja që po përdorin organizatat kontrabandiste që — pas luftës në Jugosllavi, e përdorur më parë si bazë për furnizimin — u është dashur të ndërtojnë depozita notuese (të ashtuquajturat «anije mëma») që furnizojnë motoskafët blu.

Alarm në Tiranë pas telefonatës që lajmëronte vënien e minës brenda në postë

TIRANE — (Ed.La.) Përreth 45 minuta Posta Qendrore e Tiranës u kontrollua imtës-

«Alkoolin licencim». Përsëri arrestime

EDMOND LAÇI TIRANE — Skënder Hanhaxhaku i liruar nga Burgu i Tiranës të enjten e kaluar me vendim të Prokurorisë së Përgjithshme, që të shtunën është në kërkim të organëve të policisë, pasi është larguar në drejtim të paditur. Ndërsa dy personat e tjerë — të liruar edhe ata si Hanhzhaku dhe me të njëjtin vendim — Gjolek Zeneli dhe Muhamet Mema, gjenden të ndaluar në dhomat e izolimit të Rajonit 3 të Policisë në Tiranë. Për rindalimin e tyre ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar. Dihet vetëm që këta persona ishin arrestuar më parë për “alkoolin e vjedhjes” që kishin qarkulluar muaj të shkuar në Tiranë, prej të cilit humbën jetën 11 qytetarë dhe u helmuan rëndë dhjetë të tjerë. Pas katër muajve izolim në Burgun e Tiranës nën akuzën “përgatitje dhe shitje të pijeve alkoolike, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e personave”, Skënder Hanhaxhaku, Gjolek Zeneli dhe Muhamet Mema, u quajtën pafajshëm dhe u vendos — nga Prokuroria e Përgjithshme — që të lirohen, duke revokuar arrestin dhe pushuar çështjen penale në ngarkim të tyre. Por pa kaluar as edhe dy ditë — kur ata ishin liruar nga Burgu, të shtunën natën dy prej tyre u ndaluan përsëri nga policia. Ndërkohë që Sanxhaku ende është në kërkim. Deri të hënën në drekë Zeneli e Mema ishin ende në dhomat e izolimit të Rajonit 3 të Policisë dhe ndaj tyre s’ishte marrë as masa e arrestit dhe as arresti dhe dërgimi përsëri për në Burgun e Tiranës, dhe as lirimi. Ende nuk është sqaruar se vendimi për rindalimin e personave të sapoliruar nga Burgu, lidhet me akuzën e parë, apo ka të bëjë me ndonjë vepër të re penale.

Vënien e minës brenda në postë

TIRANE — (Ed.La.) Përreth 45 minuta Posta Qëndrore e Tiranës u kontrollua imtësisht nga punonjësit e policisë, pas një telefonate anonime që kish lajmëruar për vendosjen e një mine në territorin e saj. Telefonata — pardje rreth orës 11 të mëngjesit — arriti në numrin 13 të shërbimeve të Postës dhe menjëherë punonjësja e saj është detyruar të lajmërojë punonjësit e policisë. “Lajmi ishte i rremë — tha Gazetës një nga punonjësit e policisë të Repartit 2 të Ruajtjes së Objekteve — sepse nga kontrolli i ushtruar nuk rezultoi asnjë lëndë e tillë apo e përafërt me atë që kish njoftuar anonim”. Pas kontrollit, lëvizja dhe shërbimet postare në Postën Qëndrore të Tiranës u normalizuan. Ndërsa nga organet e policisë ende nuk është dhënë njoftim zyrtar për këtë ngjarje, disa punonjës të Postës tregojnë se personi — deri tani anonim — e ka përdorur këtë telefonatë si hakmarrje ndaj një vendimi që i ka hequr atij numrin e telefonit.

ZEDHENESI I PRESIDENTIT BERISHA: JELCINI NUK I NJEH MIRE MARRËDHËNIET TONA ME GREQINË

Shqiptarë marrëveshje parashikon BERISHA: JELCINI NUK I NJEH MIRE MARRËDHËNIET TONA ME GREQINË — Duke komentuar deklaratën e fundit të presidentit rus Jelcin në Athinë, lidhur me problemet që lindën kohët e fundit midis Greqisë dhe Shqipërisë, zëdhënësi i presidentit Berisha deklaroi se gjithshka e ka bazën në një keqkuptim të presidentit rus. “Kemi besim se pasi të njihjet me thellësisht me çështjen, ai do ta rivlerësojë deklaratën e tij”, theksoi zëdhënësi i Berishës. SEMINAR ME DEPUTET SHQIPTARË PËR PROCEDURAT PARLAMENTARE — Në prezencën e Presidentit të Republikës, u hap në Tiranë, në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve, seminari teorik lidhur me procedurat e Parlamentit. Merrnin pjesë deputetë të disa partive. Kursi përgatitor sponsorizohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. NGRIHET INSPEKTORIATI RAJONAL I NDIHMES DHE PERKUDJESES SHQOQERORE — Qeveria Shqiptare miratoi, me propozim të Ministrisë së Punës, Inspektoriatin Rajonal të Ndihmës dhe Përkujdesjes Shoqërore. Ai do të funksionojë si hallkë ndërmjetëse për të lehtësuar komunikimin e Ministrisë së Punës me njësitë administrative dhe do të ketë për detyrë të inspektojë seksionet e ndihmës dhe të përkujdesjes në rrethe, të kontrollojë destinacionin e bllok-ndihmës për çdo njësi, pretendimet për ndihmë dhe dhënien e kësaj ndihme. NORMALIZOHET GJENDJA NE PIKEN KUFITARE TE KAKAVIJES — Ndjesa ka vazhduar kthimi i refugjatëve shqiptarë nga pika e Kakavijës, këtë gjendja është më e qetë. Kështu referuan autoritetet ushtarake shqiptare të kësaj pike. Sipas tyre nuk po verifikohen më akte të dhunës të policisë greke ndaj refugjatëve të kthyer. Nuk ka patur raste edhe të ankimit të qytetarëve për pasaporta të grisura nga autoritetet greke.

Fotomodele: një profesion që kërkohet dhe në Tiranë

«Erosi» paguan 100 dollarë për pozueset e guximshme FATOS BAXHAKU TIRANE — Ndoshta së shpejti do të kemi edhe fotomodelet e para shqiptare. Gazeta trionale, një nga më të lexueshmet në mjediset rino-re, dhe jo vetëm në këto, “Eros”, në numrin e saj të fundit boton një thirrje drejtuar vajzave të reja shqiptare: “Pozoni për ne — tingëllon thirrja — do të fitoni 100 dollarë”. Kjo është shoqëruar me disa foto të fotomodeleve të njohura të huaja — kryesisht të veshura — së për të huazuar se çfarë presin në të vërtetë apeluesit nga vajzat kandidate për fotomodele. 100 dollarë për një fotografi, një tundim i vogël për vajzat e qytetit, shumica prej të cilave janë në bankat e shkollës ose presin në çdo fund muaji asistencën. Ndoshta, më në fund ndihëra prej tyre do të jetë fotomodelja e parë e Shqipërisë. Një profesion që shumëkush prej tyre e ka ëndërruar. Fshehurazi me kohë duke shfletuar revistat e huaja ose vetë “Erosin”. Nuk dihet ende nëse dikush i është përgjigjur pozitivisht redaksisë së “Erosit”. Ndoshta është tepër shpejt. Por edhe vetëm se përgjigjja nuk do të vonojë. Provat e para janë dhënë. Kontakti me botën e ka larguar si me magji ndryshimet tradicionale të femrës shqiptare. Tashmë ka kaluar koha e dhuntimit të ndjenjave të dëshiruara, të pakten për një shumicë vajzash të qytetit. Ato tani sfidojnë në paradat e modës dhe pozojnë lirshëm në podiumin e “Miss Albania”. Por tani, dukush kërkon diçka më shumë: pozimin gjysmë lakuriq para aparatit fotografik. Një kërkesë që dikujt mund t’i duket skandaloze dhe dikujt tjetër entuziazmuese. Është krejt normale të jetë kështu, shoqëria ku po futemi quhet demokratike pikërisht për këtë, sepse ka vend për të gjitha qëndrimet dhe mbi të gjitha gjërat. E rëndësishme është që edhe në vendin, ku dikur censuroheshin edhe puthjet e pafajshme në filmat artistikë, njerëzit ta ndjejnë veten të liruar plotësisht. Do të jetë një fitore e vogël.

«Alkooli metilik»: Përsëri arrestime

Vetëm dy ditë liri për të liruarit EDMOND LAÇI TIRANË — Skënder

Dje në Shqipëri

MARRËVESHJE E SHQIPËRISË ME RUSINË PËR BASHKËPUNIMIN NË SHKENCË — Qeveria Shqiptare miratoi marrëveshjen e bashkëpunimit dypalësh midis Shqipërisë dhe Rusisë. Kjo marrëveshje paras hikon shkëmbimin e informacioneve dhe përvojës si edhe dhënia e ndihmës mjekësore urgjente për shtetasit e secilës palë që ndodhen përkohësisht në territorin e palës tjetër. Shqipëria dhe Rusia do të bashkëpunojnë edhe në specializimin e kuadrove mjekësore. ZEDHENESI I PRESIDENTIT BERISHA: JELCINI NUK I NJEH MIRE MARRËDHENIET TONA ME GREQINE — Duke komentuar deklaratën e fundit të

Në Brendësi

Do të punojnë në Shqipëri 1500 skaut italianë Pushohen 400 punëtorë shqiptarë në Maqedoni Mogadisho Italianët kërcënojnë për një sulm