09/07/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

9 korrik 1993

Sida «luftohet» edhe me informacion

TIRANË — Si duhet të veprojmë kur takohemi seropozitivë? Para së gjithash duhet t'i japim dorën. Jo vetëm për edukatë dhe sepse në këtë gjest nuk ka asnjë rrezik infektimi, por sepse seropozitivi dhe të gjithë ata që vuajnë nga rreziku i një sëmundjeje — ka nevojë për ndihmë dhe për solidaritet. Kur të martën në darkë, gjatë emisionit televiziv mbi Sidën, telefonoi një grua që pyeste se si është e mundur që seropozitivët janë «akoma të lirë», dolën në pah në gjithë lakuriqësinë e tyre përmasat e frikës. Njerëzit kanë frikë se mos infektohen dhe duke mos ditur ta shmangin, rrezikojnë të rrëshqasin në diskriminim. Ndodhi kështu edhe në Europën Perëndimore, në vitet e para të alarmit-Sida, kur në vend që të studioheshin mënyrat për t’i kuruar bëheshin përpjekje për të izoluar të sëmurët seropozitivë. Më vonë me kalimin e kohës u kuptua — dhe mjekja që foli natën e kaluar në televizor e shpjegoi më qartë — që nuk është izolimi masa për parandalimin e sëmundjes dhe se në këtë mënyrë ajo nuk mund të kurohej. Nuk ka të keqe më të madhe se sa sëmundja e Sidës — që në fakt — është po-t…[?] e vetmja e madhe që mund të mospo…[?] ose më mirë mund të pa- parandalohet përhapja e virusit të saj nëpërmjet një informacioni të gjerë të të saktë. Dhe në këtë drejtim duhet të kuptojmë përpjekjet që po bën Ministria e Shëndetësisë dhe televizioni shtetëror në këtë periudhë. Të izoloh seropozitivët nuk ka vlerë, por duhet të dihet se çfarë duhet të bëhet dhe si duhet të veprohet për të mos u infektuar. Prandaj për Sidën duhet t’u flasim të gjithëve sepse të gjithë kemi të drejtë të dimë dhe të kuptojmë. Vetëm kështu virusi — ky po — mund të izolohet. Dhe vetëm në këtë mënyrë kur takohet një seropozitiv mund t’i jepet e t’i shtrëngohet pa frikë dora dhe mund t’i dhurohet një buzëqeshje. Për t’a ndihmuar dhe për të na ndihmuar.

Mashtrim prej 10 milionë dollarësh me duhanin e KE-së në Shqipëri

Nga viti 1988 e deri më 1991 italianët dhe grekët shitën 77 mijë kv duhan CARLO BOLLINO TIRANE — Italianët dhe grekët i shitnin duhan Shqipërisë dhe kështu gënjenin Komunitetin Evropian, Ky mashtrim u bë në vitet 1988 dhe 1991, u zbulua sot dhe i kushtoi mbi 10 milionë dollarë KE-së. Mbi këtë ngjarje Parlamenti Evropian ka hapur një hetim: ministri i Tregtisë së Jashtme, Artan Hoxha, ka premtuar të tregojë emrat e funksionarëve evropianë që janë fajtorë të këtij mashtrimi të madh. Një komision hetues i Parlamentit Evropian duhet të arrijë në Tiranë në javët e ardhshme. Burime të asamblesë komunitare në Bruksel kanë vërtetuar mashtrimet të cilat janë bërë në periudhën në të cilën ishte përgjegjës për të ardhurat nga duhani në komisionin evropian Antonio Quattraro, një funksionar italian në Evropë që vrau vetëm tre muaj pas hapjes së hetimit të brendshëm mbi veprimtarinë e tij. Në vitin 1988 deri më 1991 58 mijë ton duhan italian dhe 19 mijë duhan grek të një cilësie të dobët u «eksportuan» në Shqipëri për të marrë kontributet e pagesës së parashikuar nga Komuniteti Evropian për prodhuesit dhe eksportuesit e duhanit. Duhani, që sigurisht nuk mund të përdorej për prodhim cigaresh, varrosej ose digjej nga «blerësit» shqiptarë. Vendet e zgjedhura për të kryer këtë veprim ishin në afërsi të porteve të Durrësit dhe të Vlorës dhe në fushat e Elbasanit. Të gjithë shqiptarët kujtojnë akoma ato dengje duhani që shtyheshin gjatë rrugëve, dhe nga vinte askush nuk ishte në gjendje të jepte shpjegime. Një nga misteret e shumta, sekrete të regjimit komunist. Sot, që më në fund po hidhet dritë mbi të kaluarën e Shqipërisë, pyetet sa — prej 10 milionëve dollarë të mashtrimit kundrejt Komuniteteve Evropiane — janë vënë në llogarinë e qeveritarëve shqiptarë të asaj kohe nga ana prodhuesve italianë dhe grekë. Burime të Parlamentit Evropian kanë vërtetuar dje edhe lajmin sipas së cilit mund të hapet një hetim i dytë mbi eksportimin e duhanit italian, që bëhej në atë periudhë në drejtim të vendeve të Evropës pas-komuniste dhe ato të botës së tretë (100 milionë ton vetëm deri më 1990). Sipas gazetës zviceriane «Journal De Geneve» që ka bërë një hetim të thelluar mbi këtë teori, mashtrimi në bilancin e Komunitetit Evropian mund të arrijnë tashmë 10 për qind (rreth 7 miliardë dollarë) të bilancit vjetor të Komunitetit. Për të luftuar korrupsionin në gjirin e Komunitetit Evropian, sekretari i përgjithshëm ekzekutiv i KE-së, anglezi David Williamson, ka propozuar të denoncohen automatikisht funksionarët evropianë që dyshohen për korrupsion në gjykatat e vendeve të tyre.

Kërcënim i ri për plazhet

DURRES — Kjo fotografi, e marrë vetëm disa metra larg vendit ku pushuesit e shumta kanë ngritur çadrat, është marrë në plazhin e ri të Shkëmbit të Kavajës, në afërsi të Durrësit. Ajo pasqyron një tjetër problem që po bëhet gjithnjë e më evident në shumicën e plazheve tona: ndotjen e mjedisit. Problemi, i vjetër për vendet që kanë filluar me kohë industrinë e turizmit, ka lindur së bashku me “eksplozionin” e pjëve freskuese të ambalazhuara në mbajtëse prej alumini. Në plazhet shqiptare ende mungojnë strukturat e nevojshme të cilat mund të përballojnë problemin e ri. Në plazhin në të cilën është marrë kjo fotografi ka shumë kioska, mjaft të vlefshme për pushuesit, por asnjë vend të caktuar për hedhjen e mbeturinave.

Ndryshojnë emrat shkollat në Tiranë

Stadiumi «Dinamo» do quhet «Stërmasi» TIRANE — (Fa.Ba). Do të ndryshojnë edhe shumë emra të shkollave të kryeqytetit. Vendimin është marrë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës i cili ka aprovuar një propozim të bërë prej Seksionit Kulturor të Bashkisë. Janë dhjetë shkolla tetëvjeçare, tre shkolla të mesme dhe shtëpia e fëmijës, të cilat që sot e tutje do të quhen ndryshe. Shkollat në Tiranë, si të gjitha shkollat kudo në Shqipëri deri tani mbanin emra kryesisht të lidhur me “vitet e epokës së Partisë”. Tani Bashkia vendos t’i pagëzojë me emra personalitetesh, figura e të cilëve i ka qëndruar kohës. Nuk do të ketë shkolla të emërtuara me data. Ja disa nga ndryshimet: 20 Vjetori do të quhet Dora D’Istria, Ali Kondo do të ndërohet në Pjetër Budi, Ylli Kuq në Ahmet Gashi. Shkolla e mesme teknike (deri tani Politeknikumi 7 Nëntori) do të marrë emrin e themeluesit të saj të njohur, Harry Fultz. Do të ndryshojë emërtimin edhe Shtëpia e Fëmijës. Deri tani mbante si emër daret e formimit të PKSH, që sot do të quhet Zyber Hallulli. Me dy emra shqiptaresh të njohur do të quhen dy shkolla të mesme. Karl Gega dhe Eqerem Çabej do të emërtohen respektivisht shkolla e mesme e ndërtimit dhe shkolla e mesme “Qibrie Çiu”. Nuk do të mbetet jashtë ndryshimeve edhe një nga objektet sportive më të njohura për tifozët e kryeqytetit. Stadiumi i dytë i Tiranës, deri tani i quajtur Dinamo, sipas një tradite të njohur në kohë të gjitha vendet ish-komuniste, do të marrë emrin e një sportisti të njohur tiranas, Selman Stërmasi.

Deti sjell një mesazh të mbyllur në shishe

Një qytetar nga Vlora kërkon autorin e panjohur FATOS BAXHAKU TIRANE — Është një histori, që shumëkush do t’i kujtojë librat e fëmijërisë me peizazhet ekzotike dhe aventurat e pirates. Është historia e një shisheje të hedhur në detin shqiptar, pranë Vlorës me një mesazh që vjen nga larg, nga Gjermania. Një qytetar nga Vlora, Myrteza Kadria i drejtohet “Gazetës me një letër: “Kam gjetur para disa ditësh një shishe në det — tregon Kadria dhe më pas — ishte krejt e mbyllur dhe me ngjalli kurreshtjen. Pastaj e hapa paksa në një kushte një letër, ku shkruhej në një adresë: Sillona Triantafillidi, 4000 Mönchengladbach 1, Wildenberger Allee 82, W. Germany. Kam dërguar për kohësh një letër, por me ka ardhur përgjigja që personi nuk ndodhet më në këtë adresë. Pres ndihmën tuaj për t’u lidhur me këtë person”. Nga letra e Kadrias mund të mësojmë vetëm pak gjëra për personazhin enigmatik. Me sa duket ka qenë një greke në vendlindje të saj. Përsa i përket adresës. Prej letrës është kuptuar para shembjes së Murit të Berlinit, këtë e thotë qartë më nyra se si është shkruar në fund të adresës: West Germany. Në atë kohë ende ekzistuar një East Germany. Nuk dihet edhe përse e ka lëshuar greku letrën në det. Është ndodhur në verë, apo ka dashur të kujtojë një ëndërr të fëmijërisë së fëmijës. I rëndësishëm është mesazhi i ngjallur që vjen nga gjithe kjo histori. Është një shiqtar, që e ka hedhur në kërkim të një greku në Gjermani. E kërkon thjesht për t’u njohur. Për të parë se si është njeriu, letrën e të cilit e gjeti në rrethana aq të veçanta. Ndoshta dikush do të kujtohet ta ndihmojë. Adresa e tij në Vlorë është fare e thjeshtë, Myrteza Kadria, Ndërmarrja e Kripës në Vlorë.

Serbia nuk do japë kurrë statutin special krahinës së Kosovës

BEOGRAD — Serbia nuk do t’i japë kurrë statutin, e rekomanduar nga Komuniteti evropian, krahinës së Kosovës, popullsia e së cilës është 90% e etnisë shqiptare. Kreu i kësaj krahine, serbi Milos Simoviç, ka deklaruar: “Do të bëjmë llogarite më shqpiptarët e Kosovës që dëshirojnë të bashkohen Kosovën me Shqipërinë, që dëshirojnë pavarësinë dhe me ata që kërkojnë statusin special të autonomisë së Kosovës.” Gjatë një mbledhje të zhvilluar më 22 qershor në Uashington, ministrat e Jashtëm të Spanjës, Francës, Britanisë së Madhe, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara kishin ftuar Jugosllavinë t’i japë Kosovës të njëjtën autonomi që kanë pretenduar serbët e Krajinës në Kroaci. Nuk njihen akoma reagimet zyrtare nga ana e organizmave ndërkombëtare mbi deklaratat e fundit politike bërë nga autoritetet serbe, ashpërsia e të cilave — pikërisht mbi çështjen e etnisë — ka ndezur gjakrat në Ballkan.

Dje në Shqipëri

HOMAZHE PER PROFESOR ALEKS BUDEN — Dje në oren 10, në sallën e Akademisë Shqiptare të Shkencave, u kryen homazhe për Profesor Aleks Buden, i udhëhequr një ditë më parë. Buda, për një kohë të gjatë Kryetar i Akademisë së Shkencave, kish lindur më 16 prill 1911 në Elbasan. Pas kryerjes së shkollës së mesme dhe të lartë në Austri, ai dha ndihmesën e tij në fushën e historisë mesjetare, të etnogjenezës së popullit tonë dhe në një varg studimesh të tjera. KUALIFIKIM NE GREQI PER MESUESIT MINORITARE TE SARANDES — Unësen për në Athinë mësuesit e minoritetit grek të Sarandës, që do të marrin pjesë në një kurs kualifikimi njëmujor për mësimdhënien e gjuhës greke në ciklin e ulët e të lartë të shkollës tetëvjeçare. Ky kurs masiv dhe afatgjatë, është i pari, pas atyre me afat të shkurtër dhe në grupe të vogla, që janë zhvilluar më parë. NJE AKT-PADI TJETER PER VELLEZERIT E FIRMES “KOCI” — Procesit të hapur penal në ngarkim të firmës “Koçi”, iu shtua edhe akt-padia penale e 14 qytetarëve, që deklarojnë — dhe posedojnë dokumenta — se Skënder Koçi u ka marrë, duke u premtuar kthimin me 16 për qind interes, 233.000 dollarë. Sipas tyre këto para, bashkë me interesin duhët të ktheheshin deri në datën 30 qershor 1993, por tashmë Skënder Koçi është larguar në drejtim të paditur dhe është në kërkim të policisë shqiptare. Prokuroria vazhdon hetimin. GJOBAT DHE SEKUESTRTIME NGA POLICIA FINANCIARE E LUSHNJES PER KOMBAJNERET — Në kontrollet e Policisë Financiare të Lushnjës në disa zona të rrethit, rezultoi se kombajnerët, duke shfrytëzuar dëshirën e bujqve privatë për të korrur grurin dhe shitur sa më shpejt atë, shkelin tarifat e caktuara dhe marrin më shumë lekë për një hektar. Për 13 raste të konstatuara janë vënë gjoba të ndryshme, ndërsa në një rast tjetër është bërë sekuestrimi i një kombajneri, u sekuestrua.

Pas një viti UEFA lejon Shqipërinë në Kupat e Evropës

TIRANE — Pas një vit ndërprerjeje dhe moslejimi të klubeve shqiptare në Kupat e Evropës, UEFA bën të ditur se “Partizani” dhe “Albetrol” mund të marrin pjesë në Kupën e Kampioneve dhe atë të Kupave. Njoftimi u bë i ditur pas shpalljes nga UEFA të listës svarte të ekipeve pjesëmarrëse në Kupat e Evropës për sezonin futbollistik 1993-94. Gjithashtu u vendos që ekipet shqiptare të lejohen që ndeshjet t’i luajnë në fushën e tyre. Para një viti UEFA kishte marrë vendimin për të mos lejuar zhvillimin e ndeshjeve në Shqipëri për shkak të pastabilitetit, vendim që autoritetet shqiptare nuk e mirëpritën, duke e konsideruar “pasojë e keqinformimeve të qëllimshme”. Shor-ti do të hidhet në Zvicër të mërkurën e ardhshme, datë 14 korrik.

Stadiumi «Dinamo» do quhet «Stërmasi»

Ndryshojnë emrat shkollat në Tiranë

Në Brendësi

Konfliktet në zonat e nxehta të botës Koncert «i fuqishëm» i grupit U2 në Romë Një raketë në mbledhjen e 7-të Fuguive në Tokio Përmirësohet jeta në vendet e Botës së Tretë

Këtu dhe tani

Çdo njeri kur fle ëndërron. Është ky një fakt jashtëzakonisht normal, vetëm se nganjëherë këto ëndrra janë kaq të bukura ra ose kaq të këqija sa të lënë të habitur dhe të çuditur kur zgjohesh. Por ëndrrat mund të jenë edhe “paralajmëruese”, d.m.th. mund të përmbajnë një paralajmërim, një paralajmërim të asaj që mund të ndodhë në të ardhmen. Çdo javë “Gazeta Shqiptare” i ofron lexuesve të saj shpjegimin dhe domethënien e objekteve dhe situatave që ëndërrohen më shpesh. KRIPE — Interpretimi psikologjik: Simbol i dyfishtë për këtë mineral, i njohur në të gjithë popujt për t’i dhënë vlerë ushqimeve. Në sensin pozitiv është simbolizma e mikpritjes, miqësisë, mirëqenësisë. Të ëndërrosh të kripësh me tepër ushqimet, korrespondon me dëshirën tonë të pavetëdijshme për të dhënë më shumë shije ekzistencës sonë. Në sensin negativ kripa paraqet sterilitetin, nervitën. Të zbrazësh kripë simbolizon vullnetin të prishësh diçka ose ndonjë situatë, pikërisht për të qenë anti-këtë gjë, pasi kishin shkatërruar një qytet, hidhnin kripë mbi rrënojat për ta zhdukur përfundimisht dhe penguar mundësinë e rigjallërimit. Parashikimet: Tradita tërheq vërejtjen kundër kripës së derdhur, sepse sjell të këqia; po kështu edhe ëndrra që shohësh ose të derdhësh kripë është paralajmërim fatkeqësish, të cilat kripë është lajmërim vështirësish. TE NGJITESH — Interpretimi psikologjik: Lëvizja drejt lartësive tregon që ndihemi të shtyrë drejt një përmirësimi, për realizimin e projekteve e ambicieve. Për të mundur të vlerësojmë domethënien e kësaj ëndrre është e nevojshme të kujtojmë cilat ishin ndjenjat tona gjatë këtij veprimi. Të ngjitesh me diçka tregon vështirësi për të arritur qëllimet: ndihemi të papërgatitur për t’iu ndjekur planet tona. Në qofshim të përkundrazi, lëvizim me lehtësi, tregon se jemi me motive të mira dhe të sigurt drejt objektivit. Parashikimet: Veprimi i ngjitjes lajmëron sforcime. GJAK — Interpretimi psikologjik: Edhe një herë një simbol i dyfishtë. Gjaku përfaqëson sa urrjetin, zemërimin, një pasion të verbër e të çmendur, aq edhe energji, alenacë dhe kënaqësitë seksuale. Parashikimet: Gjaku paralajmëron sukses e fitime, por në qofte se jemi në kohë e humbim në sasi të mëdha, atëherë duhet të ruhemi nga sëmundjet. Gjak për tokë: lajmëron zi. BUBURREC — Interpretimi psikologjik: Shfaqja e këtij insekti në ëndrrat tona është gjithmonë e lidhur me ankthin, preokupacionin, parandjenjat e këqia; në më të shumtën e rasteve reflekton lodhje pesimiste të atij që ëndërron në lidhje me të ardhmen. Parashikimet: Si kuptohet kjo ëndërr nuk tregon optimizëm: rivalitet, mashtrime e fatkeqësi.