11/07/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

11 korrik 1993

Dokumenta të rreme për bursat Rastet u verifikuan nga Soros-i

Dyzet bursa të dhëna shqiptarëve nga fondacioni amerikan për vitin 1993 FATOS BAXHAKU TIRANË — Dikush ka zbuluar një metodë të re për të shkruar jashtë shtetit. Pas pasaportave të falsifikuara, disa po provojnë në një mënyrë tjetër. Është e pa shumë e rrezikshme dhe prandaj një nga rrugët që shumë vetë po mundohen të ndjekin. Bëhet fjalë për dorëzimin e dokumentave me të dhëna të falsifikuara, duke konkuruar për bursa të ndryshme. Lajmi vjen nga fondacioni amerikan Soros në Tiranë. Disa në hall, duke mos dashur të ngatërrojnë më këtë histori gjithë inteligjencën e ndershme shqiptare, nëpunësit e fondacionit në Tiranë i tregojnë Gazetës preokupimin e tyre: “Fatkeqësisht ka ndodhur që kemi verifikuar edhe raste kur persona të ndryshëm kanë mbushur formularët tanë me të dhëna të rreme”. Dikush ka deklaruar se është pedagog në një fakultet, fakt që nuk është aspak i vërtetë. Në ndonjë rast mashtrimin e ka mbuluar edhe ndonjë personalitet i shkencës, duke dhënë rekomandime të pavërteta. Mekanizmi i përgjegjësisë së kandidatëve ve bursistë nga Sorosi, nuk e lejon në asnjë rast ndërhyrjen e nëpunësve të tij në dokumentacionin e konkurimit. “Në raste të tilla ne nuk mund të ndërhyjmë. Deri tani sapo kemi verifikuar një gjë të tillë kemi bërë shënimet përkatëse për komisionet tona të përgjegjësjes”, shprehen në Sorros. Një realitet që nuk duhet ngatërruar në asnjë mënyrë me shumicën e intelektualëve kanë arritur të fitojnë në disa konkurse të shpallura nga Sorosi. Nga muaji maj deri tani, nga fondacioni amerikan janë dhënë afër 40 bursa. Nga këto, 11 vetë do të ndjekin studimet pasuniversitare një vjeçare në C.E.U. në Pragë, ku do të shkojnë edhe dy persona të tjerë për të kryer doktoratën për Ekonomi. Në një tjetër universitet të drejtuar nga ky fondacion, në C.E.U. të Budapestit 5 vetë do të studiojnë për një vit në fusha të ndryshme të shkencave shoqërore, pa llogaritur shumë të tjerë që do të marrin pjesë në kurset verore të organizuara këtu. Fondacioni ka parashikuar pjesëmarrjen e një numri shkencëtarësh shqiptarë edhe në disa projekte të përbashkëta me institucione të tjera të huaja. Qendra e kulturës Evropa Lindore është hobi i miliarderit Soros në 1 minutë fiton 5000 dollarë NEW YORK — Cili është George Soros, njeriu që financon shuma të mëdha për rigjallërimin e jetës shkencore e kulturore në të gjithë vendet ish-komuniste? Kohët e fundit një lajm bëri përshtypje shumë të madhe në ambientet e financiare: pesë mijë dollarë në minutë, me këtë sukses, që u arrit që gjatë vitit 1992, Soros u pagëzua para pak kohësh mbreti i ri i Wall Street-it. 62 vjeç, me origjinë hungareze, ai administron pesë fondet investimesh, midis të cilave më famshin “Quantum Fund”. Ndërsa akum ulon pasuri përrallore, miliarderi amerikan i është kushtuar me pasion hobit të tij të preferuar: të ndihmojë reformat në vendet ish-komuniste të Lindjes. Ka krijuar deri tani rreth nëntë fondacione — midis të cilëve edhe fondacioni kulturor që operon në Shqipëri — të cilat kontribuojnë në përgatitjen e njerëzve që do të çojnë përpara reformat e reja. Deri tani Soros-i i ka dhuruar 50 milion dollarë Bosnjes dhe ka premtuar një borxh prej 100 milionësh për Rusinë e Jelcinit. “Në Europën Lindore — thotë ai nuk kërkoj përfitime”. Fondacioni i financuar prej tij, që operon prej dy vjetësh në Shqipëri, ka dhënë deri tani shumë bursa studimi për studentë e pasuniversitarë shqiptarë, të cilët i kanë kryer studimet në dy universitete (C.E.U.) të krijuara nga Soros në Pragë dhe Budapest si edhe në Universitetin Amerikan të Bullgarisë.

Një bunker për të mbrojtur... shaloinjtë

BURREL — Kjo fotografi na kujton edhe njëherë një nga shpjegjet më interesante të periudhës që sapo ka kaluar: bunkerët. Për të mbrojtur vendin nga “agresorët imperialistë e revizionistë” në të gjithë vendin mbi këto minqindra mijra të tillë. Tani, gjerat po ndryshojnë me shpejtësi. Sikurse shihet në fotografi, bunkerët kanë ndryshuar destinacion, kolosët e mëdhenj prej beto-nit tashmë janë nështruar. Brenda tyre tani, në vend të armëve të frikshme, gjejmë shalqinj. Kjo është ideja që ka patur ky shitës pranë Burrelit. Bunkeri, me portat e rëndë prej betoni e hekuri, është shumë komod në këtë stinë të nxehtë të vitit. Fresku që bën brenda tij bie në kontrast me emrin e dikurshëm “qendra zjarr-i”. Fshatarët po marrin tokat dhe së bashku me to dhe bunkeret, trashëgimi e së kaluarës

BURREL — Kjo fotografi na kujton edhe njëherë një nga shpjegjet më interesante të periudhës që sapo ka kaluar: bunkerët.

Dy në Shqipëri

UNICEF CAKTON 3 MILION DOLLARË PËR ARSIMIN PARASHKOLLOR — UNICEF ndihmon me 3 milion dollarë projektin shqiptar të arsimit parashkollor për vitet 1993-1995. Kjo strategji trevjeçare, e cila u konkludua edhe në konsultën e fundit mbi asistencën për arsimin në Shqipëri, parashikohet të kapë shifrën 12 milion dollarë. Përveç 3 milion

Tiranë/ Policia ndalon autorët e 9 vjedhjeve në dyqanet e privatëve

«King of Beer» albumi i parë i muzikës rock

Një kulturë e re lind në Shqipëri TIRANE — Është duke dalë në treg albumi i parë i muzikës rock i krijuar nga një grup nga Shqipëria. Ai titullohet King of Beers (Mbreti i birrës) dhe është i grupit The Fish Hook (Grepi). Vetëm në vitin nga krijimi i tyre data tani kanë albumin e parë. Janë dy 18 vjeçarë që sapo kanë përfunduar Liceun Artistik në Tiranë. Bojken Lako, solist i grupit dhe që luan dhe në tastierë dhe Heldi Kraja baterist i grupit. Me ta është bashkuar së fundi një 18 vjeçar tjetër, kitaristi Edmond Dashi. King of Beers, i inçizuar në një studio të specializuar në Maqedoni, përmban dhjetë këngë të shkruara vetë nga Kraja dhe Lako dhe të kompozuara kryesisht nga ky i fundit. Janë dëshira të këtyre të rinjve për të qenë të lirë (I want to be free), për të gëzuar atë që dëshirojnë (I need you), protestë ndaj së keqes (The wrong creation), dëshirë për t’i kënduar idhullit të tyre (My King). Kapaku i Albumit të grupit Rock shqiptar

Konferencë Kombëtare e Ruajtjes së Mjedisit në Shqipëri

Policia ndalon autorët e 9 vjedhjeve në dyqanet e privatëve

TIRANE — U ndaluan 4 shtetas — autorë të 9 vjedhjeve të mëdha — dhe u morën në pyetje 6 të tjerë nga ana e Policisë së Rajonit të 2 të kryeqytetit. Operacioni i kryer natën e djeshme rezultoi edhe në gjetjen e mjaft sendeve të vjedhura dhe dyqane private gjatë periudhës qershor-korrik. Të ndaluarit, Ramazan Brahja, Mithat Guga, Fatos Shtylla dhe Zef Doci, pas hetimeve të para, u dërguan në Burgun e Tiranës dhe ndaj tyre filloi edhe çështja penale. Tre prej tyre kishin qenë edhe më parë të dënuar “për vjedhje të pasurisë së tjetrit” apo për vepra të tjera penale.

Kombëtare e Ruajtjes së Mjedisit në Shqipëri

TIRANE — Shqipëria i kthehet problemit të mbrojtjes së mjedisit. Një strategji e përgjithshme në plan kombëtar si dhe 30 milion dollarë për 5 vitet e ardhshme, do të jenë kyçet për parandalimin e fenomeneve negative që vërehen prej kohësh në Shqipëri. Konferenca kushtuar problemeve të mjedisit shqiptar — që filloi dje në Tiranë — ishte organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes së Mjedisit në bashkëpunim me Bankën Botërore, në kuadrin e programit FAR. Sic u përmend edhe në konferencë, problem mbeten zonat më të prekura në Shqipëri si Elbasani, Rubiku, Laçi, Vlora, Fieri dhe Ballshi.

Në Brendësi

Kur është kafsha ajo që ndjek njeriun 1800 klandestinë kinezë në Meksikë Mbyllet «G-7» takimi tjetër në Napoli në vitin 94

UNICEF CAKTON 3 MILION DOLLARE PER ARSIMIN PARASHKOLLOR

Djè në Shqipëri UNICEF CAKTON 3 MILION DOLLARE PER ARSIMIN PARASHKOLLOR — 3 milion dollarëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), mendohet që Qeveria Shqiptare të plotësojë shumë tjetër prej 3.38 milion dollarëve. Pjesa e mbetur, 8.62 milion, pritet të realizohet nga organizma të ndryshme financiare. FËMIJË NGA SARANDA PUSHOJNË NË SELANIK — U nisën për pushime dijavore në Selanik të Greqisë, 105 fëmijë nga rrethi i Sarandës. Autoritetet greke, në këtë grup ka fëmijë shqiptarë e minoritarë nga mosha 8-14 vjeç, pa dallim feje e kombësie. Pas këtij turni, pritet të nisen edhe tre grupe të tjera fëmijësh nga ky rreth. KREDI 35 MILION DOLLARE NGA BANKA BOTËRORE PER SHQIPERINE — U nënshkruan dy “marrëveshje krediti për zhvillimin” midis Bankës Botërore dhe Shqipërisë, ekuivalente këto me shumën prej 35 milionë dollarë. Njëra prej kredive do përdoret në fushën e përmirësimit të transportit, ndërsa tjetra, për sektorin e bujqësisë shqiptare, e cila parashikon asistencë teknike, kualifikim dhe pajisje të ndryshme. Kredia e parë është akorduar nga Shoqata për Zhvillimin Ndërkombëtar (IDA) së bashku me Bankën Botërore.

HOROSKOPI I JAVËS

i Stella Wilder Dashi 20/III 20/IV Hëna sjell një ndjeshmëri të mrekullueshme për çështjet sentimentale dhe i vjen në ndihmë personit që ju dashuron, i cili ka nevojë për ngrohtësi nga ana juaj. Demi 21/IV 20/V Një mjet teknik që kohët e fundit po përdorni në punën tuaj e bën gjithçka më të lehtë, më të thjeshtë dhe lodhjen më pak se më parë. Përfitojeni nga kjo mbështetje. Binjakët 21/V 20/VI Planetë të afërt në shenjën tuaj ndikojnë të zgjidhni një mosmarrëveshje në jetën bashkëshortore; njëri prej jush ka gabuar për të fituar një ditë të vetën në kushtet nga larg. Gaforrja 21/VI 22/VII Edhe pak dhe do të shkoni me pushime. Tani duhet të përqendroheni për të zgjidhur një problem pune, mund të jetë mënyra më e mirë për të çliruar nga çdo ankth dhe shqetësim. Luani 23/VII 22/VIII Nga që të lëkura juaj është e ndjeshme dhe delikate duhet të kini parasysh të mos qëndroni gjatë në diell. Përndryshe do të keni të skuqura dhe të djegura. Virgjëresha 23/VIII 22/IX Marsi tani ju bën të rrëmbyer, edhe në çështjet e zemrës, dhe mbi të gjitha vuani nga një xhelozi e pajustifikuar. I kërkoni i dashuri juaj, mund ta tortoni dhe të ziheni me të krejt papritur. Peshorja 23/IX 22/X Duhet të bëni më të shpeshta marrëdhëniet me Shqiptarët, ai është i njëjti me ju tani, nga pikëpamja astrologjike, dhe tregohet mjaft i gatshëm kundrejt jush. Do të donit ta frekuentoni, me të gjithçka është më frytdhënëse. Akrepi 2/X 21/XI Shmangni çdo situatë që nuk ju përket drejtpërdrejtë. Mos bëni gabime naive dhe sulloni me vendosmëri, ashtu siç është karakteri juaj. Shigjetari 22/XI 21/XII Në të gjitha çështjet sentimentale vetë ju mbrojni; jeni përmirësuar shumë në të gjitha problemet e zemrës. Ai që dashuroni ju admiron dhe ju mirëkupton dhe asgjë nuk mund ta pengojë lumturinë tuaj. Bricjapi 22/XII 19/I Ka mundësi që një njohje e rastit t’i japë jetës një histori të zjarrtë dashurie. Edhe personave të rezervuar ngandonjëherë u pëlqen të veprojnë kundër normativave dhe ky është rast i mirë. Ujori 20/I 19/II Interesoheni për të gjithë dhe për gjithçka, përveç atyre që ju përkasin. Në të vërtetë është një jetë taktike e drejtë, që mund t’ju ndihmojë të zhvilloni një jetë më të qetë. Peshqit 20/II 19/III Perspektivat financiare janë më të mira nga që mendonit, i keni bërë llogaritë gabim dhe tani shikoni që keni diçka më shumë nga ç’kishit parashikuar.