Pas zbulimit të fushës së opiumit, policia intensifikon hetimet
Kërkohen në Itali qen antinarkotikë
TIRANA — Policia Shqiptare e sheh të nevojshme që organizohet seriozisht kundër drogës.
Madje të kërkojë ndihmë për këtë nga Evropa dhe Italia. Një trafikant i dënuar në Durrës me 10 vjet heqje lirie, pasi u arrestua gjatë kohës që po i shiste një ushtaraku të operacionit “Pellicano” një sasi heroine; informatat e Shqipëria përpiqet për vend tranzit për kalimin e drogës nga Lindja në Perëndim dhe, së fundi, zbulimi i një fushe në Fier të mbjellë me bimën e opiumit që — pas përpunimit — sjell heroinën, janë sinjale të një alarmi të ri për Policinë Shqiptare. Pa përmendur përdoruesit aktualë të petidines, që tashmë thuajse janë bërë legalë.
“Specialistët shqiptarë i kanë kërkuar homologëve të tyre italianë — tregojnë në Ministrinë e Rendit Publik — edhe qen apo derra antidrogë”. Një problem ende i hapur ky, pasi bëhet fjalë edhe për një trajtim special të këtyre “kafshëve të zgjuara”. Sepse qentë apo derrat duhen ushqyer rregullisht edhe me drogë dhe vetëm pak kohë para operacionit të zbulimit, atyre iu ndërpritet narkotiku. Kështu duke kërkuar drogë për përdorim, këto kafshë do të dinë ta gjejnë atë në çantat apo bagazhet e trafikantëve që mund t’u shpëtojnë edhe kontrolleve më të rrepta policore.
Por trafiku ka përdoruesit nuk janë gjithçka që duhet luftuar nga Policia Shqiptare. Alarmi i ardhur nga Fieri, ku së fundi është gjetur një fushë e mbjellë me bimën që prodhon opiumin, është edhe më i rëndë. “Unë e pashë vetë këtë sipërfaqe — tregon për Gazetën Gramoz Dyrmishi, punonjës i Policisë Kriminale — ishte një sipërfaqe prej 12 metrash katrorë. Bima ishte në gjendje të thahte dhe gati e rrëzuar përtokë. Por si kjo bimë kishte tek-tuk edhe në vende të tjera”. Përfundimet e analizave të kësaj bime — të bëra në Tiranë — rezultuan opium. “Specialistët tanë se boçja e bimës duhet të prehet në katër pjesë — vazhdon Dyrmishi — dhe pastaj laboratorikisht përgatitet. Sipas tyre kjo bimë mund të rritet përsëri në marsin e ardhshëm.”
Qen zbulues të drogës italiane: ka bërë kërkesë edhe policia shqiptare
Nga opiumi lind heroina
TIRANA — (p.re.) Përse shërben bima e Opiumit?
Lulëkuqja e Opiumit është një lule që kultivohet me shumicë në Indi, në Turqi dhe në disa zona të Greqisë. Nga lulja nxirret një lëng si qumësht me ngjyrë të bardhë nga e cila përftohet një substancë narkotike e quajtur Morfinë. Nga çdo gonxhe lulëkuqeje mund të nxirren 4 cm kub lëng. Morfina mund t’i nënshtrohet një procedure kimike, që mund të kryhet edhe në mënyrë artizanale, në përfundim të së cilës përftohet heroina. Cilësia e kësaj heroine (e quajtur brown-sugar nga ngjyra e saj karakteristike, kafe), nuk është e çmuar pikërisht sepse është pak e rafinuar, por në tregjet perëndimore të drogës agohet një në një shumë të lartë. Kultivime të Lulëkuqes së Opiumit janë zbuluar edhe në Puglia: për t’u rritur kjo bimë ka nevojë për një klimë mesdhetare.
Një tjetër bimë narkotike shumë e përhapur në Itali, Greqi dhe në Turqi është Kënapi Indian. Gjethet e kënapit përbëjnë vetë — pa asnjë procedurë kimike — një drogë të lehtë, të quajtur marihuana. Ndërsa nga lulja e kënapit indian nxirret një lëng i errët nga i cili përftohet një drogë tjetër e lehtë, hashashi.
Nga një bimë nxirret edhe një substancë narkotike shumë e përhapur në botë dhe sigurisht më e kushtueshmja: kokaina. Bima e Kokainës kultivohet më shumë në Amerikën e Jugut: nëpërmjet përdorimit të substancave kimike, nga lulet e saj përftohet i ashtuquajturi “brumi i kokainës”, që është elementi bazë për përgatitjen e saj.
Shkodër, peshk me dinamit
SHKODER — Gjuetia e peshkut me lëndë eksplozive — e paligjshme — po bëhet fenomen i përditshëm në ujërat tona. Detet, liqenet dhe lumenjtë dalë po shndërrohen në pre të fitimeve të paligjshme. Veçanërisht i goditur nga ky fenomen i rrallë është liqeni i Shkodrës (në foto). Sigurisht do të ketë pasoja: do të pakësohet peshku, llojshmëria e tyre dhe më kryesorja, do të rrezikohet mjedisi.
Bëhet fjalë për peshkatarë privatë. Ata zënë peshk, në sasi e konsiderueshme e të cilit eksportohet, sepse — siç thuhet nga vetë ata — është më fitimprurës. “Nga e gjithë sasia e peshkut 75 për qind duhet të tregtohet në vend dhe 25 për qind e tij duhet të shkojë për përmbushjen e kontratave të huaja” — thonë peshkatarët e tjerë, që peshkojnë në liqenin e Bunës.
Në Drejtorinë e Doganave të rrethit të Shkodrës janë regjistruar pesë muajt e fundit 540 tonë peshk, nga i cili 460 tonë është eksportuar, ndërsa vetëm pjesa e mbetur ka shkuar në tregun e brendshëm. Pra litet për sasi peshku të mëdha, por se si është peshkuar nuk thuhet asgjë. “Për të parandaluar këtë gjueti, masat janë mesme minimale” — thonë disa specialistë të Drejtorisë së Peshkimit. Është fare e qartë se dyshohet, por dihet gjithashtu se peshku i kapur me dinamit apo me lëndë eksplozive të kësaj natyre, dëmtohet. Askush nuk mund t’i interesojë favorizimi i peshkimit me mënyrë të paligjshme, peshkim i cili sjell çdo ditë e më tepër vdekjen e faunës sonë ujore.
Pukë/Një i vrarë
Gjakmarrje:
Gjyq me dyer të mbyllura për tre të pandehurit
Dëshmitarë veçojnë deputetit
Kthehet kërkesa e Tiranës
Athinë, nuk njohim
Gjakmarrje: e qëllojnë pas shpine
Pukë/ Një i vrarë
PUKË — Apel i Ministrisë së Rendit Publik kundër krimit atavik të gjakmarrjes. Në fshatin Arr të rrethit të Pukës, mbetet i vrarë — për motive gjakmarrjeje — Zef Nikoll Pjetri, 42 vjeç dhe baba i pesë fëmijëve. Sipas punonjësve të Policisë së Rrethit, vrasësi ishte i riu Filip Zef Prenda — tashmë i arrestuar — nga fshati Mërtur si dhe xhaxhai i tij, që është në kërkim nga organet policore. Viktima është vrarë papa shpine dhe në orët e para të ditës. Rasti i fundit i shtohet krimeve të tjera — sidomos në zonën Veriore — për shkak të gjakmarrjes.
Dhunun vajzën e deputetit të dënuar, kthehen në burg
Gjyq me dyer të mbyllura për tre të pandehurit
TIRANË — (Ed.La.) — Një gjyq i rrallë në Gjykatën e Tiranës. Pas një vit qëndrimi në Burgun e Tiranës tre adoleshentë dolën para trupit gjykues që do përcaktonte fajësinë e tyre për krimin e kryer ndaj vajzës së një deputeti të Parlamentit Shqiptar. Akuza: “kryerje e marrëdhënieve seksuale me dhunë” dhe dënimi 4 vjet heqje lirie për Altin Metën, 17 vjeç dhe 2 vjet heqje lirie për bashkëmoshatarin tjetër Gerti Mulosmani. Ndërsa Altin Çaushti i lirua, pasi nuk iu provua fajësia. Por për herë të parë — pas gjyqit të Shkodrës — avokati Spartak Ngjela kërkoi që të mbrojë interesat e së dëmtuarës, gjë që nuk u pranua nga Gjyakata, sepse ligji shqiptar nuk e njeh një procedurë të tillë.
Gjyqi që u zhvillua me dyer të mbyllura, u detyrua të vendosë edhe pse e dëmtuara F., 16 vjeç, nuk u paraqit në këtë seancë gjyqësore. Përfundimisht — pas gjashtë seancave të tjera ku përsëri e dëmtuara nuk ishte paraqitur — Gjykata vendosi ta gjykojë çështjen mbi bazën e dëshmisë që ajo kishte paraqitur në Hetuesi, më 22 korrikun e vitit të kaluar. Të tre të akuzuarit dhe avokatët e tyre kërkuan pafajësi, e cila u quajt e drejtë vetëm për njërin nga adoleshentët. Ndërsa për dy të tjerët — sipas vendimit përfundimtar — u provua akuza e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë. Akuzë që, sipas Kodit Shqiptar të Procedurës Penale, parashikon një dënim maksimal prej 10 vitesh (por për të miturit dënimi përgjysmohet).
Një vit më parë kur kishte ndodhur ngjarja e rëndë, faktin e krimit ndaj vajzës së deputetit të njohur, pati premisa edhe për instrumentalizime politike. Madje për këtë ngjarje disa deputetë folën edhe në Parlament. Megjithatë Gjykata nuk e trajtoi fare këtë ngjarje si problem politik.
Athina, nuk njohim minoritet shqiptar
Kthehet kërkesa e Tiranës
ATHINË — “Greqia nuk ka ndërmend të pohojë formalisht ekzistencën e një pakice etnike shqiptare në territorin e saj, por nuk ushqen qëllime ekspansioniste ndaj Shqipërisë dhe nuk kryen asnjë spastrim etnik për të punësuar shqiptarë”. Ky është ton i replikes të qeverisë helenike ndaj përgjigjes së Kryeministrit shqiptar — ministrit të Jashtëm — kërkoi njohjen e prezencës së një pakice shqiptare të përbërë nga myslimanë, ortodoksë dhe arnautë, që prej shekujsh jetojnë në Greqi. Tirana u tregua e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të Hagues — për të arritur një njohje të tillë. Tani qeveria e Athinës në përgjigji përsëri me një qëndrim të prerë duke i thënë — jo — edhe kërkesës së fundit të thënë nga Meksi.
Qeveria helenike i vuri Tiranës gjashtë kushte të tjera paraprueshme, ndër të cilat ajo për të ripranuar në Gjirokastër priftin Crissostomos Maedoni, i përzënë nga Shqipëria një muaj më parë, duke u akuzuar për aktivitete antishqiptar.
Sukses për koncertin e madh jazz
DURRËS — Jazz për herë të parë zbarkoi në Shqipëri. Pas atij të Tiranës, “Ellis Marsalis Student” dha një koncert të dytë në Durrës.
Për herë të parë në Tiranë dhe në Durrës një grup amerikan
Sukses për koncertin e madh jazz
Një pasion i ri për shqiptarët
DURRËS — Jazz për herë të parë zbarkoi në Shqipëri. Pas atij të Tiranës, “Ellis Marsalis Student” dha një koncert të dytë në Durrës, koncerti u mbajt së sa muzikor, është veçanërisht i rëndësishëm në profilin kulturor. Në fakt, pas 45 vjet të censurës komuniste jazz-i (që përcaktohej nga regjimi i Enver Hoxhës si “muzikë dekadente”, si rock dhe si çfarëdo forme tjetër artistike perëndimore), ka filluar të pëlqehet edhe nga publiku shqiptar. Sigurisht që bëhet fjalë për një muzikë veçanërisht të sofistikuar, që kërkon një edukim specifik si dhe një “shprehi” në të dëgjuar: por suksesit dhe miratimi arritur nga kuinteti jazz amerikan, tregojnë se artistë si Armstrong dhe Ellington edhe në Shqipëri kanë bërë për vete amatorë dhe ekspertë.
Grupi që po paraqitet në turneun shqiptar, është i përbërë nga Brice Winston (sax tenor), Antoyne Drye (trombe), Dwinght Fitch (piano), Jason Stewart (kontrabas) dhe Karl Budo (bateri). Programi i koncertit ofron muzikë të Sharterley, Gershwin, King Oliver, Ellington dhe Armstrong. Dhe që Luis Armstrong edhe dhe këtë është tashmë në mit e tregojnë një kuintetizol i vogël: pikërisht me emrin e tij u quajt moteli i parë për turistët i hapur në Tiranë.
Louis Armstrong
Dje në Shqipëri
KLEPSH BASHKON NË PARLAMENT DEPUTETËT E TE GJITHA PARTIVE — Pas gati një muaj deputetët e të gjitha partive që përfaqësohen në Parlament, u bashkuan për të dëgjuar Eigon Klepsh, Kryetari i Parlamentit Europian. Nuk mungonin as parlamentaret e PSD apo PS që kishin bojkotuar punimet e Kuvendit për shkak të kontradiktave, lidhur me paraqitjen e Kushtetutës. Pas fjalës së Klepsh përpara parlamentarëve shqiptarë, askush nga deputetët opozitarë — që kishin bojkotuar qysh më parë Parlamentin — nuk siguroi se do të ktheheshin edhe përpara ardhjes së Projektkushtetutës.
AKSIDENT NË SHKODËR, VDES NJË FEMIJE — Rexhep Sasto, 10 vjeç është viktimë e një aksidenti automobilistik në Shkodër. Ngjarja ndodhi në rrugën kryesore të qytetit, por sipas përgjegjësuesve të Inspektoriatit Rrugor — ndodhi për shkak të një pakujdesie të vogël. Pas aksidentit drejtuesi i makinës private, Rejbo Selmani u ndalua nga organet e policisë, të cilat po vazhdojnë edhe hetimet e nevojshme. Kohët e fundit Shkodra ka qenë mjaft e ekspozuar ndaj aksidenteve rrugore.
DURRËSI VE NËN KONTROLL DHURUESIT E GJAKUT — Përmirësimi i kushteve për dhuruesit e gjakut në qytetin e Durrësit, i ka vënë në gjuhë të gjitha nën kontroll ata. Spitali i ri kirurgjik i qytetit është tashmë një mundësi më shumë për të 2518 dhuruesit e gjakut. Gjithshtu për të ardhur në ndihmë dhuruesve, janë ndarë sasi sheqeri, vaj, sapun e assortimente të tjera ushqimore. Ka ndihmuar për këtë edhe Kartlas, apo shoqata “Zoti e do Shqipërinë”.
Në Brendësi
Vdes në burg ish presidenti i Eni-t
Papunësia në botë prek më shumë të rinjtë
Jazz koncerti i të famshmit Hampton