23/07/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

23 korrik 1993

Në burg njeriu-Cooper

Kthesë në hetimet e kontrabandës Ndalohet në Tiranë nga SHIK tregtari i madh libanez EDMOND LAÇI TIRANË — Një skandal i ri për kontrabandën e cigareve ka filluar të ndriçohet në Tiranë. Ndalimi misterioz i shtetasit libanez Nabil Hamzit Siblinit, 27 vjeç, nga ana e organeve të SHIK-ut në Tiranë dhe bllokimi i një maune — që kërkohej prej ditësh — plot me cigare “Cooper”, sot është në plan të parë. Ndalimi i libanezit është bërë për kontrabandë cigaresh, konfirmuan për Gazetën zyrtarë të lartë të SHIK-ut. Që prej orës 19.30 të hënës, libanezi Siblinit gjendet në Burgun e Tiranës, duke pritur — pas 72 orësh fillestar — vendimin për arrestimin ose lirimin e tij nga autoritetet shqiptare. Ndërsa cigaret “Cooper” ruhen në Ish-Doganën e Tiranës, pas dyerve që mbajnë vulat dhe firmat e të dërguarve të tyre. Për tregtarët shqiptarë që merren me “Cooper”-in, emri i 26-vjeçarit libanez është një emër i njohur. Për ta ai është shpërndarës numër 1 i “Cooper”-it për Shqipërinë. Dhe ka punuar me një mënyrë të veçantë: pas sjelljes së mallit nga kufiri grek, Nabil Siblinit ka preferuar gjithmonë marrjen e parave kesh për tregtarët shqiptarë, të cilët pastaj e shpërndanin atë në gjithë vendin. Ndalimi i tij u bë pas një “blici” në Doganën e Tiranës. Eshtë e çuditshme, por po të bëhej në natën, në një nga parkingjet e Tiranës është gjendur dhe bllokuar një sasi e madhe me “Cooper”, që tashmë gjendet e ruajtur. Pak ditë më parë, kur Gazeta shkruante për skandalin e doganave, u mor vesh edhe historia e një ngarkese me “Cooper” që kishte “humbur” pa kaluar nëpërmjet doganierëve dhe specialistëve të Policisë Financiare të Durrësit. Sot duket sikur ngarkesa është gjetur, edhe pse askush nga Policia Financiare nuk është prononcuar për këtë gjë. Pas dy ditësh zhvillimesh të vrullshme e ku në qendër është gjithmonë kontrabanda e cigareve, tregu i madh është shumicë në Tiranë njoftohet një rrjetë të rënda. “Për pak ditë — tha një tregtar në treg, ndoshta duhet ditur diçka — çmimi i cigareve “Cooper” do të shkojë 75 lekë”. Tarifаt e ngritura së fundi — për 1 ton cigare “Cooper” tashmë paguhet 4.500 dollarë amerikanë — por edhe ndalimi i distributorit Siblinit, ka ngjallur panik në tregun e “Cooper”-it. Ende nuk dihet se si do të përfundojë hetimi i ri. Në Prokurorinë e Tiranës, askush nuk ka mësuar dhe nuk po punon për këtë çështje. Ndoshta punojnë organet me të larta. Bëhet fjalë për kontrabandë. Një pikë shitjeje e cigareve Cooper: pas ngjarjeve të fundit çmimi i tyre është rritur

Dy fëmijë mbahen peng në bunker: u shpëtuan nga policia

BERAT — Pas ndalimit të bërë nga organet e Policisë Kriminale, Engjëll Sehap(i), 35 vjeç, kaloi në gjendje arresti. — (ed.la.) - Pas ndalimit të bërë nga organet e Policisë Kriminale, Engjëll Sehap(i), 35 vjeç, kaloi në gjendje arresti. Çështja penale e hapur ndaj tij, e akuzon për rrëmbim të dy vogëlusheve nga Berati, për shkak të marrëdhënieve financiare me prindërit e tyre. Tashmë Matilda Petro Frako, 9 vjeç dhe Nertila Idajet Shehu, 10 vjeç — pasi provuan ore të ftohta në një bunker të Divjakës — janë kthyer pranë familjes. Madje, të pyetur nga hetuesit e policisë së Beratit, kanë treguar gjithçka nga historia e rrëmbimit të tyre në rrugët e ngushta të lagjes “Barrikada”. “Pas humbjes së fëmijëve, prindërit menjëherë dyshuan dhe denoncuan Engjëll Sehapin — tregon Hetem Hatellari, punonjës në Degën e Rendit Publik — sepse ditë më parë ata kishin grindur me të”. Sipas tregimeve të prindërve të dy vogëlusheve, Sehap(i) u kish kërkuar me insistim që të shihnin e shitur për të marrë më parë — natyrisht me çmimet e atëhershme — ta ripaguanin edhe një herë, sepse tashmë çmimi i shtëpisë ishte rritur shumë. “Ne vërtuam shpejt për kapjen e rrëmbyesit — vazhdon Hatellari — bashkëpunuam me homologët tanë në Përmet dhe menjëherë gjetëm vendin ku ai kishte fshehur Matildën dhe Nertilën e vogël”.

Për kë vidhet kjo këmbanë

SHKODËR — (p.re) - Këtë herë fakti që vuri në lëvizje policinë e KOP-it dhe Shkodrës, në një operacion tashmë plotësisht të arrirë, ishte humbja e Këmbanës së Kishës së Bogës. Tani këmbana, një vlerë për ne shumë vlerë e gjet dhe personat që dyshoheshin u arrestuan. Nuk flitet për një këmbanë çfarëdo. Por për një nga këmbanat më të vjetra, që u ka shërbyer dhjetra brezave. Prodhimi i vitit 1423, me një peshë 186 kilogram. Vlerat e saj nuk qëndrojnë vetëm te lashtësia, por edhe te përmbajtja e metaleve të çmuara: 32 për qind ose 59.52 kilogram ar, nuk janë pak. Autorët që akuzohen për këtë vjedhje, vëllezërit Sokol e Skënder Ymeri dhe shoku i tyre Skënder Zaja, janë banorë në Shkodër. Ata kësaj këmbane të çmuar do t’i jepnin rrugën e Greqisë, natyrisht në mënyrë ilegale. Personat u ndaluan në fshatin Vrakë dhe, sipas dëshmive të Rendit Publik të Koplikut, pasi u morën në pyetje, u mësua se kishin tentuar të grabisnin bagëtitë e shtëpive të këtij fshati, grabitje që ishte paraprirë nga të tjera të kryera po nga këto persona. Këmbana kishte tre javë që kishte humbur dhe u gjet në banesën e njërit prej të arrestuarve. Ndërsa tani gjendet në një dhomë të ndërtesës së Policisë, por me një dëmtim, siç duket për të parë sasine e arit, atë i kanë shkëputur dy dorezat nëpërmjet të cilave ajo mbahet dhe i kanë dërguar në Greqi. Kjo çështje u ka kaluar organeve të Hetuesisë.

SHKODËR — Këtë herë fakti që vuri në lëvizje policinë e KOP-it dhe Shkodrës, në një operacion tashmë plotësisht të arrirë, ishte humbja e Këmbanës së Kishës së Bogës.

I pakapshëm prej 8 muajsh kapet nga policia e Shkodrës

Qytetari jugosllav kërkohej për vrasje dhe grabitje SHKODËR — Është arrestuar nga organet e Policisë së Shkodrës, shtetasi jugosllav Mihajllo Sejkoloci, i cili kërkohej prej tetë muajsh nga Policia Shqiptare. Ndalimi është bërë në postën kufitare të Hanin të Hotit, në kufi me Malin e Zi. Sipas drejtuesve të Policisë së qytetit, kjo është shtënë në hetim. Burime zyrtare tregojnë se shkak i kërkimit të gjatë nga Policia Shqiptare për shtetasin jugosllav Mihajllo Sejkoloci, janë ”kryerja e veprave të ndryshme penale, si vrasje e grabitje”, por që nuk tregohej se ku dhe kur kanë ndodhur këto vepra penale. Ndërsa për shkak të hetimeve, të rezervuara janë edhe informatat për kombësinë apo edhe vendbanimin e tij. Dihet vetëm që Sejkolocic gjendet ende i ruajtur në Degën e Rendit Publik të Shkodrës.

Parlamenti shton në kodin penal dënimin e ri për genocidin

TIRANË — “Kasta e kuqe dhe bashkëpunëtorët e saj, që ushtruan genocid mbi popullin, që ushtruan dhunë dhe terror, duhet të përgjigjen para ligjit”. Një shtesë tjetër esenciale e bërë nga Parlamenti — të hënën pasdite — mbi Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë. Është një ligj — ine ekzistent në Kodin e mëparshëm Penal — që bën fjalë për vepra të rënda dhe masive ndaj një populli. Gjykatat e shteteve të ndryshme të Europës — që kanë një ligj të përafërt me këtë — e kanë përdorur në rastet e krimeve të Luftës. Këtë ligj parashikon të përdorë edhe Gjykata Ndërkombëtare ndaj krimeve në Bosnjë.

Pensionistët e ish-regjimit

Alia: «Unë nuk marr pension». Nexhmija: «Ndërsa unë...» TIRANË — Kjo është historia e shkurtër e dy pensionistëve të rëndësishëm: Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia, simbole të njëjta të regjimit të vjetër, megjithatë ndarë nga dy rekorde të vena përballë njëri-tjetrit. TIRANË — Kjo është historia e shkurtër e dy pensionistëve të rëndësishëm: Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia, simbole të njëjta të regjimit të vjetër, megjithatë të ndarë nga dy rekorde të vena përballë njëri-tjetrit. Këtu bëhet fjalë për pensione: e veja e diktatorit duket se është titullare e pensionit më të madh në Shqipëri ndërsa ish-presidenti proteston sepse nuk merr asnjë lek nga ajo që duhet të marrë. Le t’i shohim këto fakte. Nga burgu i Tiranës, në të cilin ndodhet e mbyllur prej dy vjetësh, Nexhmije Hoxha pohon se merr çdo muaj një pension prej 3.000 lekësh, që i korrespondon ekzaktësisht dyfishit të pensionit që merr normalisht një njeri i çliruarshëm në Shqipëri. ”Ky është pensioni i burrit tim ...” shpjegon gruaja dhe është vendosur nga Byroja Politike në 1985”. Sot ajo siguron që e merr rregullisht. Por të njetët e Ramiz Alisë janë krejtësisht të ndryshme. “Unë ende nuk kam marrë asnjë lek nën titullin e pensionit — tregon — dhe në bazë të dispozitave të fundit qeveritare, me cilësinë e ish-Presidentit të Republikës, më takon më shumë se një pension, edhe një shtëpi dhe një eskortë personale. Pensioni nuk më paguhet dhe nuk kam as edhe shtëpi: jam kështu i detyruar të jetoj në atë ku e pazlis sime. Për eskortën personale kam një polic i cili vëzhgon ditë e natë vendin tim në arrest shtëpie”. E veja Hoxha në qelinë e saj

Dje në Shqipëri

SE S HPEJTI NË GJYQ VILSON AHMETI, AGON SALIU DHE AGIM TARTARI — Prokuroria e Rrethit të Tiranës ka përfunduar hetimet mbi çështjet penale në ngarkim të ish-kryeministrit Ahmeti dhe dy ish-drejtuesve të Bankës Tregtare Shqiptare, Saliu e Tartari. Sipas zëvendësprokurorit të Tiranës, Fatmir Fagu, dosja e tyre hetimore tashmë i ka kaluar Gjykatës së Tiranës për shqyrtim. Akuza e dërguar nga prokuroria konsiston në krimin e shpërdorimit të detyrës pasi të pandehurit akuzohen se gjatë kryerjes së funksioneve të rëndësishme shtetërore, kanë favorizuar shtetasin francez Arsidi për tërheqjen nga Banka Tregtare e 1.6 milionë dollarëve. KLEPSH: «SHQIPERIA NJE MODEL NE BAL-KAN» — Presidenti i Parlamentit Europian, Egon Klepsh e quajti Shqipërinë “një model të harmonisë fetare dhe një shembull të bashkëjetesës paqësore për të gjithë Ballkanin”. Gjermani demokratian Klepsh bëri këtë pohim duke marrë fjalën gjatë një pritjeje për nderin e tij, të dhënë nga Arqipeshkvi i Shkodrës Franc Lliha. Deklarata e Klepsh-it gjatë vizitës së tij në Shqipëri u prit me interes të madh, edhe pse së fundi ndodhi një çarje me Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Kryepeshkopi i së cilës, Janullatos, mbajti krahun e Athinës në tensionin që po kalon Shqipëria dhe Greqia. SHQIPËRIA ANËTARE-SOHET NË «BANKEN ISLAMIKE TE ZHVILLIMIT» — Kuvendi popullor vendosi të hënën për ratifikimin e projektligjit «Për anëtaresinë e Republikës së Shqipërisë në Bankës Islami-ke të Zhvillimit». Qenia e Shqipërisë në Konferencës Islamike dhe hapi i fundit i Parlamentit, do të bëjnë që të krijohen mundësi të reja për financimin e projekteve të ndryshme në vendin tonë. EDHE 32 MILIONE LE-KE IN VESTIME PER UJESJELLESIN E TIRANES — Një shumë prej 32 milionë lekësh u dha nga Qeveria për të ndihmuar investimet për ujësjellësin e Tiranës. Fondi shtesë, që u vendos në mbledhjen e fundit të Qeverisë, ishte vendimtar, pasi puna e filluar prej muajsh për riparimin dhe modernizimin e ujësjellësit të Tiranës, kishin mbetur në vend. Shuma e vënë në dispozicion së fundi do të shërbejë edhe për zbatimin e projektit të ujësjellësit të Bovillës.

Në Brendësi

Takim në Gjenevë për paqen në Bosnjë «Mashkull, kij kujdes, tv mund të bëjë të pafuqishëm» Moda gra të bukura në paradën modës në Paris

Yjet dhe ëndrrat

Çdo njeri kur fle ëndërron. Është ky një fakt jashtëzakonisht normal, vetëm se nganjëherë këto ëndrra janë kaq të bukura ose kaq të këqija sa të lënë të habitur dhe të çuditur kur zgjohesh. Por ëndërrat mund të jenë edhe “paralajmëruese”, d.m.th. mund të përmbajnë një paraqethënie, një paralajmërim të asaj që mund të ndodhë në të ardhmen. Çdo javë “Gazeta Shqiptare” i ofron lexuesve të saj shpjegimin dhe domethënien e objekteve dhe situatave që ëndërrohen më shpesh. ORE Interpretimi psikollogjik: Për punën e saj ritmike, ora është simbol i zemrës. Një zemër që rreh shumë fort tregon ankth, stres, sikur koha, pra ora, të kishte shpejtuar ritmin e saj. Nervikët ndjenjë antipati për orët, sepse janë instrumenta që nuk i lejojnë atyre të nënshtrohen ligjeve të hekurta dhe të paevitueshme të realitetit. Kështu një imazh ku kërkojmë të shkaterrojmë, brakisim, fshehim orët, nuk është një sinjal i mirë për ekuilibrin psikik. Parashikimet: Një orë e thyer paralajmëron ndryshime të fatit, të humbësh një orë ndryshon para-shikimin nga pozicitv, në se ora ishte në gjendje pune; në negativ në se nuk punon. Një orë e ndalur lajmëron zi. ARI Interpretimi psikollogjik: Simbol i forcave të rrezikshme të pavetëdijes, krijon atë që ne duhet të vemë në vijë me anë të arsyes dhe ta dominojmë. Mund të përfaqësojë një figurë mashkullore shumë të afërt për ne (babanë, partnerin, një mik). Parashikimet: Një ari lajmëron prezencën e armiqve dhe rrezikun e sulmit nga ata, një ari që vallëzon sjell lajme të këqia. SPITAL Interpretimi psikollogjik: Ky imazh mund të jetë i lidhur me preokupacionin për shëndetin që ka të bëjë me vetë ose me të dashurit tanë, por nganjëherë ai paraqet një dëshirë të pa vetëdijshme për paqe, qetësi, kujdes jo aq fizik se sa ngrohtësi. Parashikimet: Të gjendesh në spital parashikon vështirësi dhe lajme të këqia. KOCKE Interpretimi psikollogjik: Të shohësh në ëndërr kocka provokon në përgjithësi shumë ankth: trubullimi vjen nga imazhi i tmerrshëm dhe hutimi që e pason. Kockat në fakt përfaqësojnë fundin e çdo shprese. Kur mbaron ngarkesa optimiste dhe triumfon depresioni, vizionet tona në ëndrrat nuk mund të heshtin. Parashikimet: Ky imazh paralajmëron vuajtje, mundime e grindje, në qoftë se pastaj ëndërrojmë që thyejmë kocka atëherë paralajmërimi rëndohet në humbjen e miqve, në se i gërryejmë do të jemi të mbyshtur nga preokupacionet. PAKO Interpretimi psikollogjik: Të marrësh një pako apo ta hapësh është një ëndërr mjaft e zakonshme sepse bën të ditur dëshirën dhe shpresën e ëndërruesit të marrë një dhimbje nga jashtë. Parashikimet: Në përgjithësi ajo që pritet është e mirë, në qoftë se pakua e ëndrrës sjell lajme dhe të reja pozitive, por në qoftë se pakua është bosh, atëherë të rejat janë me shenjë të kundërt.