24/07/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

24 korrik 1993

SIDA godet përsëri

Zbulohet rasti i dytë Ministri Shehu: «Është një dhurues i gjakut» TIRANE — (c. bo.) — Tashmë janë dy rastet e SIDA-s në Shqipëri. Ekspertët e laboratorit të analizave kanë zbuluar një tjetër dhurues gjaku nga Tirana është seropozitiv. “Është një i ri i martuar — konfirmon Ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu — por ai ende nuk është informuar se është seropozitiv, duhet shumë kujdes për t'i evituar një shock. Me sa dimë, ky njeri ka qenë në mars në Greqi: virusin ka mundësi ta ketë marrë atje”. Të jesh seropozitiv, sigurisht, nuk do të thotë të jesh i sëmurë. Do të thotë vetëm që organizmi ka hyrë në kontakt me virusin e SIDA-s. “Analizat tona deri tani janë kufizuar te dhuruesit e gjakut—shton Ministri—dhe fatkeqësisht jo të gjithë janë kontrolluar: tani për tani mund të kontrollojmë vetëm 60 për qind. Nga shtatori, falë pajisjeve që po na vijnë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, kontrollimet tona do të përfshijnë 100 për qind të dhuruesve”. Siç është thënë edhe më parë, ky është rasti i dytë seropozitivi i zbuluar në Shqipëri. Edhe i pari — 1 zbulua para një muaji — ishte një dhurues gjaku. “Pas javëve të para në gjendje shock-u — tregon Ministri Shehu — personi e ka marrë veten. Sot duket më i qetë, mjekët e mbajnë nën kontroll të rreptë, organizojnë verimet e ndryshme të jetës së tij për të evituar infektimin e mikrobit te personat e tjerë”. Problemi kryesor i SIDA-s mbetet pandemik. Dhe në këtë kuptim Ministria e Shëndetësisë po imponon shumë nga burimet e veta. Shumë shpejt — pas emisioneve televizive të dedikuara për këtë problem — prezentojnë diçka e re: reklama anti-SIDA. Reklama televizive që në vend që të reklamojnë akulloret ose lëngjet e birrës, tu mësojnë njerëzve se çfarë duhet të bëjnë që të mos vdesin. Me SIDA-n, alarm e preokupacion në Tiranë për problemin e ujit të pijshëm. Një lagje në kryeqytet — por jo e vetmja — që prej datës 17 të këtij muaji furnizohet me ujë të turbullt, pas shkarkimit të tubacioneve të ujit të pastër me ato të ujërave të zeza. “Vajza ime 9 muajsh, por edhe shurrë fqinje të mi — denoncon Gazetës Genc Kurani, banor në Lagjen 41, Rruga “4 Dëshmorët” — janë në rrezik. Kanë filluar në masë shenjat e përzierjes dhe diarresë”. Dhe, për herë të parë, specialistët e Higjienës dhe Ujërave kanë vërtetë në vend, duke propozuar sjelljen e ujit për banorët me autobot. Në alarm është edhe Ministria e Shëndetësisë, që ka vënë në punë tashmë punonjësit e saj të Drejtorisë së Shëndetit Publik. “Nga shumë zona të Tiranës kanë ardhur sinjalizime të kësaj natyre — deklarojnë në Ministrinë e Shëndetësisë — fenomeni ekziston edhe ngaqë tubacionet dhe impiantet janë tejet të amortizuara. Në raste të tilla masa më e mirë është bllokimi i ujit”. Megjithatë ende një fëmijë në këtë zonë është bllokuar. Banorët kanë filluar të ziejnë ujin që përdorin për pirje, ndonëse kjo nuk është siguri ndaj kërkesave të sëmundjeve. Aishe Peshkopi, 52 vjeç — banore e kësaj lagjeje — sapo është shtruar në Spitalin Infektiv të Tiranës. Punimet për ujësjellësin e Tiranës

Ndalohet peshkatarë abuzues: përdornin dinamit

TIRANE — Gjuajtja e paligjshme e peshkut me dinamit në ujëmbajtësit e Tiranës, tashmë është nën hetimin e Policisë. Një operacion i punonjësve të Ndjekjes së Krimeve të Rënda i të Policisë, në ujëmbledhësin e Farkës, solli sekuestrimin e 21 kilogram peshqve, që ishin zënë me dinamit nga tre persona. U ndalua vetëm Sabi Hoxhmi, 14 vjeç nga Sauku, ndërsa dy të tjerët janë në kërkim. Sipas adoleshentit Hosmi — të cilit iu gjet një sasi fitili dinamit — atë e kishin shoqëruar në këtë punë dy persona që gjuanin vazhdimisht. Pas kontrollit të banesave, u gjetën edhe kapsolla elektrike dinamit.

20 miliard në muaj

DURRES — Operacioni Pelicano kushton 20 miliard lireta në muaj. Një shifër, tepër e madhe, u komunikua dje nga Ministri i Mbrojtjes, Fabri. Shuma e dhënë është tashmë me 4 herë nga ajo që njihet deri më sot. Gjatë konferencës së fundit të shtypit, komandanti i Operacionit Pellicano, gjenerali Tobia, ka referuar që kostoja e misionit është 10 miliard lireta në muaj. Operacioni ka ardhur në Shqipëri më 18 shtator 1991.

Në Vorë një tren përplaset me makinën nga Lezha

Një i plagosur TIRANE — (Ed.La.) — Aksidenti i pazakontë në Vorë të Tiranës. Një tren mallrash, ndërsa kalonte në linjën hekurudhore Durrës-Tiranë, merr përpara një TIR me targa maqedonase. Drejtuesi i makinës, Gëzim Shtaka, 23 vjeç nga Lezha, është në gjendje të rëndë pranë Spitalit Ushtarak të Tiranës. Policia ka ndaluar pas ngjarjes punëtorin e postbllokut hekurudhor, Muharrem Picari, 53 vjeç. “Ishte ora 4 e mëngjesit — tregon Ndue Pjetruasha, 33 vjeç, edhe ky pasagjer i “Wolkswagen”-it që u përplas me trenin — trari i postbllokut nuk ishte i ulur si në rastet e tjera që paralajmëronin ndërrimin e trenit”. Pjetruasha që ka shpëtuar për mrekulli tregon se lokomotiva, ndonëse nuk kishte shpejtësi të madhe, ka mundur të ndajë veturën pas 17 metrash. “Kur e pamë trenin, ishte tepër për vonë — tregon ai — lokomotiva kishte rrembyer pjesën e përparme të makinës”. Hetimet për aksidentin vazhdojnë.

Ja kush i shfrytëzon klandestinët

BRINDIZI — Në frigoriferin e peshkarexhës polici… Ndaluar në Brindizi anija e peshkimit me klandestinët në bord ANGELO SCONOSCIUTO BRINDIZI — Në frigoriferin e peshkarexhës policia e portit gjeti 34 klandestinë shqiptarë, disa prej të cilëve pohuan se kishin paguar për të ardhur në Itali. Katër detarë të Monopolit u arrestuan kështu nga agjentët e “Squadra” së detit dhe ata të qendrës së policisë gjyqësore me akuzën e shkeljes së normave të ligjit Martelli. Në pranga përfunduan komandanti i ekuipazhit të peshkarexhës “Omega I” që bënte pjesë në regjistrin e Komandës detare të Barit. Bëhet fjalë për 28 vjeçarin Francesco Russo, komandant dhe pronar i mjetit detar dhe për tre personat e ekuipazhit: 25 vjeçaret Francesco Forfuntato dhe Cosimo Russo dhe 18 vjeçarin Damiano Monia. Të gjithë, përveç Francesco Russo, nuk reagonin të regjistruar në barin e Monopolit. Operacioni, në të cilin bashkëpunuan edhe agjentët e Kapitenerisë së Portit filloi në natën e së mërkurës të enjten. Pak përpara agimi një tjetër peshkatar i Monopolit kishte pikasur portin Brindizin peshkarexhën “Omega I” lajmi i së cilës i ishte dhënë në tashmë hetuesve. Policia e të terrenën në bankinë barkën dhe filluan kontrollin. Pasi u hap dhoma e frigoriferit u pa se ajo ishte e errët dhe pa ngarkesë peshku. Të fshehur brenda pas një grile ishin 34 klandestinët shqiptarë që u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore. “Këtij varianti policët nuk u besuan dhe kështu duke informuar gjykatësin e turnit zëvendësprokurorin Cosimo Bottacci u vunë prangat katër detarëve të Monopolit me akuzën e shkeljes së normave të parashikuara në nenin 3 të ligjit Martelli dhe se kishin favorizuar hyrjen klandestine me pagesë në Itali. Gjithashtu u sekuestrua edhe peshkarexha. (Seksioni i tekstit në kolonë vazhdon): Ndalimi i 34 klandestinëve shqiptarë në frigoriferin e peshkarexhës, të cilët kishin paguar për të ardhur në Itali. Në kapakun e frigoriferit u pa se në pjesën e errët, të mbyllur, ndodheshin klandestinët. Dje në Shqipëri KAMPIONI SHQIPTAR I EVROPI NË RING, DERVISHI, ARSINA ME VONËSE NE KAMPIONATIN BOTËROR — I fituar në Kampionatin Botëror të Shqipërisë? që po zhvillohet në Sllovaki, Erald Dervishi, 14 vjeçari nga Durrësi që para pak ditësh u shpall Kampion Europe për maratonën e tij, nuk mundi të përserisë një sukses tjetër. “Sportistët tanë — tha trajneri Fatos Muço, Mishtëër Ndërkombëtar — nuk mundën të paraqiten siç duhej aktualisht për shkak të ngërçeve të saj dhe të Federatës së Shahut, e cila tiranisë e dokumentave deri për 24 orët e fundit, para nisjes”. SERREQI: “DIFERENC-COJME MALIN E ZEME SERBINE” — “Qeveria e Shqipërisë bën aq qëndrim midis Malit të Zi dhe Serbisë për të përfshirë Shqipërinë në rajon”. Nëse Mali i Zi është shpallur pozitë për qëndrimin e tij me Kosovën, Sandzhak e Vojvodinë; ka pranuar mbikëqyrjen e kufijve nga ana e dhezhuesve ndërkombëtarë dhe ka pranuar planin e Vënes për zgjidhjen e krizës në Bosnje-Hercegovinë”. “Eshtë një si ngjarje presje për marrëdhëniet shqiptaro-malazeze. Në Tiranë i ministrit të Jashtëm Serriçe mohon logun e tij. Migorad Leqik.

Vetëm një dramë e emigracionit?

Tre shqiptarë në prostitucion Lajmi është tepër kurioz dhe dramatik në të njëjtën kohë. Shqiptarët emigrantë në Itali, Kosovë? 29 vjeç, Polizi, Kugo, 30 vjeç, Janë arrestuar nga karabinierët e Bari-t në një rast se kanë qenë të bashkëpunëtorë në krimin për shfrytëzimin e prostitucionit. Prostitucioni u shfrytëzonte një shqipare tjetër, një vajzë 22 vjeçare, që “shitet” tek italianët për 100 mijë lireta. Deri la një histori dramatike emigrimi dhe shfrytëzimi. Kurioziteti shtohet kur karabinierët italianë tregojnë që Polizi Konstantin dhe Polizi, ka qenë vajza që i ka futur për një ditë për arsye që kuptohen nuk i është thënë. “Shpërndarë emri”, e cila u është drejtuar dy emigrantëve për ta “mbrojtur”, por nga hija kanë mbetur nga ai që detyronte të hedh prostitutën jo, por nga klientët që nuk u paguanin. Ose me mirë e paguanin me para falco. Përshesh e shitë kargullonit biletë prej 10, 50 e 100 mijë liretash falso dhe që kur vajza shqiptare kishte të holla të bënte prostitucion në rrugët e Barit, duket se i kishte qelluar një shumë të hollë të herë të merrej kete banko-nota. Kështu i ka ardhur ideja për t’i kthyer banknotat me para të saj për t’u mbrojtur. Ja pse e tretë e historisë. Mund të quhet “bëlla e ngjarja e parë, Për u ruar “mbrojtjen”, t’i “mbrojtur” tyre, dy miqtë i kanë kërkuar vajzës që të paguante. Ajo, sigurisht ka paguar, dhe çka bënë? Ka paguar dy bashkëpunëtorët e saj po të njëjtë me të njëjtën nga dy biletat prej 100 mijë liretash falco, me të cilat dje kjo ishte mashtruar nga klientët e saj. Të dy nuk e kanë kuptuar, por kanë qenë karabinierët që e kanë zbuluar. Dhe kështu për Polizi Kugo-n, që ruante banknotën e rreme, filloi dhe po pregatet pani për rruajte të parave falso. Përveç kësaj edhe mashtrimi. Ata përfunduan në burg, vajza i është kthyer trotuarit.

Jeta dhe Ambienti

EDMOND HAJDERI Pasojat e asimilimit të hidrokarbureve në organizmat e ndryshëm sigurisht që janë të ndryshme në varësi të nivelit të zhvillimit të tyre, të llojit të hidrokarbureve e të sasive së tyre, të kohëzgjatjes së veprimit të tyre mbi organizmat etj. Mbytya e anijes së vogël cisternë “Florida” në bregdetin e SH.B.A. shkaktoi derdhjen në det të 40 ton naftë e cila përbante 41% hidrokarbure aromatike të cilët janë mjaft toksike. Megjithatë sasina e vogël të hidrokarburëve që u derdhën në krahasim me rastet e tjera të aksidenteve, pasojat mbi faunën detare ishin kaq të mëdha sa që u deshën më shumë se 5 vjet që të stabilizoheshin përsëri komunitetet bentonike të mëparshme. Hidrokarburet më të dëmshëm janë ato aromatikë policiklike të cilët mund të përqëndrohen në nivele të ndryshme të zinxhirit ushqimor duke përbërë kështu një rrezik potencial për njerzit që ushqehen me peshk dhe organizma të tjerë detare me prejardhje nga zonat e ndotura. Niveli i përqëndrimit të tyre në organizmat detare varet shumë nga aftësia e tyre për t’i akumuluar dhe me tabullizuar këto komponente. Depozitimi i tyre në fundin e detit ndodh kryesisht nëpërmjet dhe, kështu që pjesët me përmbajtje të lartë lipide mund të akumulojnë me shumë lëndë të tilla e të paraqiten më të rezikshme se ata me përmbajtje më të ulët lipidesh. Nga ana tjetër, krustacetë dhe peshqit kanë aftësi metabolizuese dhe mund t’i eliminojnë hidrokarburet nuk vërehet tek molusqet, të cilët mund të akumullojnë hidrokarbure në përqëndrime në përtej ndërmjet tjalta që nuk la rrezatim me të gjithë organizmat e tjerë që përqëndrimet e tyre, përkher për arsye eliminimi të tyre ndodh në ngadalë në kohë në një rritje kronike. Për këtë pengon eliminimin e kualivitet të tyre duhen të ndërtohen larg zonave që mund të ndoten nga nafta e naftoproductet e saj. Në pëshqit bentonike dhe në molusket bivalve që jetojnë në thellë për një kohë të gjatë në zona të ndotura nga hidrokarburet janë vërejtur raste tumoroze ose gjendje prekanceroze. Një tregues i ndotjes së prodhimeve të detit me nënprodukte të naftës është dhe era e keqe e tyre e cila, megjithëse shpesh sem si orientim, nuk tregon nivelin e saktë të përqëndrimit të hidrokarbureve në këto organizma. Tek njerzit, rreziku kancerogjen me sa duket është minimal për shkak të absorbimit të vogël intestinal të hidrokarbureve policiklike aromatike. Nga studimet epidemiologjike nuk rezulton ndonjë lidhje evidemte midis kancerit gastrointestinal dhe hidrokarbureve të naftës akumulare në peshq e moluske. Frekuenca e kësaj sëmundje rritet kur në dietën e popullatës dominon konsumi i peshkut të tymosur i cili pasurohet me hidrokarbure policiklike gjatë procesit të tymosjes. Mbete këshillë të përcaktohet se në çmasë prodhimet e detit që përmbajnë hidrokarbure policiklike influencojnë në zhvillimin e tumoreve. 3. — Fund. (dy pjesët e mëparëshme janë botuar në gazetat e datave 3/7/93 dhe 17/7/93)