27/07/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

27 korrik 1993

Virus i ri në Shqipëri

Hantavirus: vjen nga minjtë dhe shkakton vdekjen I sëmuri italian është infektuar në Tiranë TIRANE — (c.bo) — Nga rezervatet e indianëve të Amerikës, alarmi ka përfshirë Evropën, Italinë e tani edhe Shqipërinë. Quhet “Hantavirus” dhe ekspertët e Shteteve të Bashkuara nuk ngurrojnë ta përcaktojnë si sëmundjen më të frikshme, pas SIDA-s. Të prekurit nga ky virus kanë ardhur gjithnjë duke u shtuar dhe pikërisht ky fakt ka vënë në lëvizje strukturat shëndetësore të shumë vendeve me qëllim që të gjenden instrumentet e nevojshme të kurimit dhe parandalimit. Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti janë verifikuar 29 raste në indianët Navajo, 16 prej të cilëve vdiqën. Tani prania e virusit u sinjalizua edhe në Shqipëri. Ishte një italian që u sëmur, pastaj u shtrua dhe u kurua në spitalin Spallanzani të Romës. Gjendja e tij u keqësua, i sëmuri rrezikoi të vdiste dhe mezi arriti të shpëtonte në kohë. Ky ishte rasti i parë i “Hantavirus” i sinjalizuar në Itali. “Më duket e tepërt të flitet për alarm — spjegon doktor Giuseppe Visco, titullar i spitalit Spallanzani — pasi për të folur për alarm duhen të sëmurët dhe aktualisht të tillë nuk ka. I vetmi rast ishte ai i një italiani, i infektuar në Shqipëri ndoshta nga një mi që tashmë është shëruar”. Në Institutin e Lartë të Shëndetësisë në Romë, doktorëshja Paola Verani Borguglio shton: “Hantavirus është një sëmundje e pranishme sido-mos në zonën Ballkanike, ku në disa periudha rishfaqet shumë e fuqishme. Për më të ekspozuarit, ndonëse në raste shumë të rralla, janë shtetasit shqiptarë, jugosllavë e rusë”. Sipas ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë, njerëz mund të infektohet kur hyn në kontakt me mbeturinat e minjve që shpesh mbartin virusin. Sipas një hetimi të bërë në 1984 në Itali, 50 përqind e minjve që ndodhen në lumin Tevere janë goditur nga kjo sëmundje. Me virusin merren të pakten që prej 10 vjetësh shkencëtarët amerikanë pasi 400 ushtarë të ushtrisë amerikane u infektuan gjatë luftës në Kore. Laboratoret e Fort Detrick (në Maryland) kishin arritur të përcaktonin jetën dhe zakonet e Hantavirus-it, duke rregulluar dhe një test diagnostikues si dhe një terapi të parë. Pastaj shpërthimi i luftës në GJI dhe reduktimi i mëvonshëm i financimeve, bënë të ndërpritej studimi pa arritur akoma të zbulojnë një vaksinë. Simptomat e Hantavirus-it janë të përgjithshme dhe të përbëra: shkaktojnë më shumë sëmundje të tjera: ethe shumë e lartë, dhembje muskulare, kollë. Pastaj mëhajse të syve, vështirësi në frymëmarrje dhe hemorragji të vogla. Deri tani popullsia e gëzonte ka qenë ajo e indianëve Navajo të Meksikës së Re, midis të cilëve është regjistruar numri më i madh i të vdekurve. Sidoqoftë, rasti i italianit të goditur nga virusi në Shqipëri, nuk duhet të krijojë alarm te të tjerët. Një nga karakteristikat e Hantavirus-it — që e dallon shumë nga Sida — është që ajo që nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu. Me një fjalë mund të thuhet që i sëmi mund nuk mund të infektojë të vetmja masë paraprake e sugjeruar nga ekspertët, është të jemi të kujdesshëm ndaj minjve.

Acarohet situata në Kosovë pas ngjarjes në Prizren

Shqiptarë në burg TIRANE — Është rritur tensioni midis shqiptarëve dhe autoriteteve serbe në Kosovë pas incidenteve që verifikuan të premten në Prizren. Në të gjithë krahinën ka filluar një fushatë ndalimesh dhe arrestimesh. Sipas disa burimeve deri tani janë ndaluar rreth 250 vetë, nga të cilët 150 vazhdojnë të mbahen në burg. Gjendja është vështirësuar edhe më tej pas akuzave që gazeta e serbëve të Prishtinës “Jedinstvo” akuzoi Lidhjen Demokratike të Kosovës si “komplotiste kundër integritetit kombëtar”. I njëjti organ kërkoi daljen jashtë ligjit të partisë politike më të fuqishme të popullsisë shqiptare të Kosovës, Lidhjes Demokratike. Akuza të rënda u lëshuan edhe nga qarqet ekstremiste të djathta serbe. Ranko Babic, deputet serb nga Prishtina, u shpreh se “ardhja e forcave amerikane në kufirin midis Maqedonisë dhe Serbisë — e kërkuar nga qeveria e Shqipërisë — paraqet një rrezik të të madh për Serbinë dhe është një faktor për destabilizimin e gjithë rajonit”. Akuzat e Babicit bëhen në një kohë kur disa qeveri, përfshirë edhe ballkanike, janë shprehur për ndërprerjen e trupave ndërkombëtare për përhapjes së konfliktit në Jug të gadishullit.

Një ëndërr e parealizuar e Kampionit të Evropës

Erald Dervishi nuk merr pjesë në Kampionatin Botëror Babai i tij: «Shahun ia mësova që të rrinte urtë. Më vonë zbulova se kishte talent. Kështu filloi rruga e tij drejt suksesit» DURRES — Erald Dervishi, Kampion Evropën në shah, ishte pretendenti kryesor për Kampion Bote. Themij ishte, sepse ai nuk arriti të merrte pjesë në Kampionatin e Bratislavës. Është vetëm 14 vjeç dhe ëndrra e tij u copëzua. “Kur u bëra Kampion Evrope, ndjeva gëzim”, thotë Eraldi dhe hesht. Heshtja e tij flet më shumë se ç’duhet. Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar i dërgoi një telegram urimi. Dhe kaq ishte stimul për talentin e shahut. Por dikush vonon në njoftimin e Kampionatit Botëror, megjithëse programi për zhvillimin e tij ishte parashikuar që në fillim të vitit. Fatos Muca, trajneri i tij: “Unë dëshoj personalisht, fakt është sekretari i Federatës së Shahut nuk plotëoi për këtë aktivitet”. Ambasadori Hungarez e dha vizën për talentin e vogël. Me vajtjen e tij në Hungari mbetet i bllokuar së bashku me mjeshtrin Fatos Muca, pasi nuk dispononin me vete ftesën për në Bratislavë dhe nuk mund të merrnin vizën Sllovake. U kthyen në atdhe me biletat e sponsorizuara nga Agjencia Detare “Adriatika” dhe Porti Detar i qytetit të Durrësit. Eraldi kampion i shahut në Shqipëri për 20 vjeçarët, një gjë që në moshën 6 vjeçare mund kompjuterin në shah. I pëlqen matematika, muzika rock, “Heavy Metal”, futbolli, noti dhe të flasë anglisht. Bota habitat me aftësi të tij, sepse ai nëpër botë nuk dëshiron të shkojë për të lypur punë, por për t’i treguar se është i zoti, për t’i dhënë krenari vendit të vet. Ishte 4 vjeç, kur prindërit e tij jetonin vetëm në një dhomë dhe babai për ta zbavitur dhe për ta bërë që të rrinte urtë njëkohësisht, i filloi t’i mësonte lojëzjet e shahut. Por brenda një viti ai e sfidoi të jatin në “duelin e heshtur”. Prezantohët me të rrirturit e Federatës së Shahut të Durrësit, të cilët habiteshin me talentin e Erald. Ai nuk ka literaturë, nuk ka kompjuter për t’u stërvitur. Hapësira e banesës së tij tani është dy dhoma dhe diçka e të vetëm 40 lekë në ditë. Megjithatë ai është kampion. Në një kënd të shtëpisë së tij, në një kuti kartoni, ndodhet edhe medalja e tij, në fushën katrore të së cilës është shkruar BOYS 14 dhe poshtë është gjendur një gjethe dafine. Është medalja e Kampionit të Evropës.

Romë, arrestohen tre bashkëdhëtarë

Midis Izraelit dhe Libanit

Bombardime dhe inkursione të forcave çifute

Shqiptari i vrarë me gërshërë

Romë, arrestohen tre bashkatdhetarë ROME — (p.re). Ka përfunduar në mënyrë tragjike “aventura italiane” e Fatos Bushit 30-vjeçar. Të shtunën në mbrëmje Bushi, refugjat prej disa kohësh në Itali, mbeti viktimë e dy plagëve të rënda që i shkaktuan tre bashkatdhetarë të tij në një gërsherë të madhe. Ngjarja ndodhi në Rrugën Cenceti në periferi në juglindore të kryeqytetit italian. I dërguar urgjentisht në spitalin “Figlie di San Camillo”, viktima vdiq vetëm pas disa minutash. Policia italiane ka ndaluar për këtë vrasje tre shqiptarë. Ata janë Arben Sallihari 31 vjeç, i vëllai i tij Haxhi Sallihari 38 vjeç dhe Gazmir Frakulla 20-vjeçar. Të tre u kapën në flagrancë, ndërsa po pastronin gërshërët ende të përgjakura dhe u dërguan menjëherë në burgun roman të Regina Celi-t. Sipas hetuesve italianë, tashmë është e qartë e gjithë dinamika e ngjarjes tragjike. Shkak për zënkën që përfundoi me vdekjen e Bushit ka qenë, me sa duket, një shumë e Fatos Bushi duhet t’i paguante tre shqiptarëve të tjerë. Këta i kishin dhënë Bushit prej kohësh 1 milion lireta për gjetjen e një dokumenti që duhet të tërhequr në bashkëatdhetarin e tyre në Itali. Me qenë se dokumenti premtoar nuk u gjet, atëherë u kërkuan paratë, të cilat me sa duket Bushi ka refuzuar t’i paguajë. Pas kësaj ka filluar një zënkë e përgjakshme gjatë së cilës viktima u godit disa herë me gërshërë. Në ngjarje kanë qenë prezent edhe i vëllai i Bushit — 1 pasagosur lehtë — dhe një tjetër i afërm i tij.

Midis Izraelit dhe Libanit shpërthejnë përsëri lufta

Bombardime dhe inkursione të forcave çifute TEL AVIV — Në Liban lëvizja guerile është transformuar në një luftë të vërtetë, pas kësaj faze të gjatë bisedimesh arabo-izraelite, Lindja e Mesme është përsëri e nxehtë. Thashethemet që dëgjoheshin nuk janë ato të diplomacive ose të të deleguarve, por zhurmat e topave dhe shpërthimet e bombave. Libani është rikthyer për Izraelin në një armik dhe mendohet se mund të bashkohet me Sirinë. Të dielën në mëngjes në 10.30 ora lokale, forcat e armatosura izraeliane goditën bazat e guerriljerëve. Aeroplanët dhe helikopterët ndoqën njëri tjetrin dhe mijëra njerëz janë dërguar në kufirin verior dhe në pjesën e brendshme të “Zonës neutrale”, ku janë gati për të ndërrhyrë. Nga ana e tyre guerriljerët dhe sidomos shiitët filo-iranianë «Hezbollah» por edhe palestinezët e «Frontit popullor» të Ahmed Jibril, jo vetëm nuk i kanë pranuar ultimatumet nga ana e Izraelit, por kanë intensifikuar hedhjen e predhave «Katiusha» kundër qyteteve izraeliane. Në Shtetin çifut ekziston frika se ajo që lindi si një aksion luftë mund të kthehet në një fushatë të vërtetë, ashtu sikur ndodhi në Liban në vitin 1982 dhe që zgjati për tre vjet rresht. Në gjashtë javët e fundit, pas një periudhe të një qetësie relative, «Hezbollah» filluan të godasin me predha pjesën veriore të Izraelit. Kjo ndodhi në të njëjtën kohë me rifillimin e bisedimeve për paqen në Washington, që guerriljerët duan hapur të bojkotojnë. Njoftimet te kryeministri izraelian Yitzhak Rabin — tashmë prej ditësh nën presionin e të djathtës për të dhënë një përgjigje ushtarake më të pranueshme dhe nën presion e të majtës për të mbajtur gjendjen nën kontroll dhe pa ndërhyrje ushtarake — i shtohen edhe ato të Sirisë, e cila ka kërcënuar të konsiderojë një ndërhyrje ushtarake në Liban, si një sulm kundrejt saj.

Pas 50 vjetësh në Itali ministri i Mbrojtjes

Profesor Zhulali arriti të dielën në Pizë ROME — Vizitë historike për marrëdhëniet ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë. Për herë të parë, pas më shumë se gjysmë shekulli, arriti dje në Pizë ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, prof. Safet Zhulali. Për të pritur ministrin e Mbrojtjes, i cili udhëtoi me një aeroplan luftarak italian dhe mbërriti rreth orës 17.30, doli nëse kretari i Mbrojtjes, Antonio Patuelli, i shoqëruar nga autoritete të tjera ushtarake. Prof. Zhulali do të qëndrojë në Itali për disa ditë, gjatë të cilave do të takojë autoritetet e larta të institucioneve ushtarake dhe eksponentë të qeverisë, ndër të cilët edhe kolegu i tij italian, ministri i Mbrojtjes, Fabio Fabbri. Vizita e Zhulalit vërteton gjendjen e mirë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Italisë, e shfaqur edhe nga prania e misionit «Pellicano» në Tiranë. Kontingjenti ushtarak i ushtrisë italiane në Shqipëri që nga shtatori i vitit 1991 zhvillon aktivitetin e tij për qëllime humanitare dhe përbëhet, tani, nga 331 ushtarë, në pjesën më të madhe ushtarë që kryejnë shërbimin ushtarak. Ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali

Lajme sportive

VIZITA E JORGONIT NE ITALI — Kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar, prof. Arben Jorgoni, ndodhet në Itali me ftesë të departamentit të sportit të Këshillit të Europës, që ka ngarkuar Com-in (Komitetin Olimpik Italian), në kuadrin e një programi ndihme për vendet e lindjes. Delegacioni shqiptar, i përbërë edhe nga Rauf Dimraj (shefi i klubit Dinamo), ka takuar kryetarin e Coni-t, Pescunte. Ndihma italiane po konkretizohet, aktualisht, në hedhjen e bazave të legjislacionit sportiv shqiptar, që nuk është bashkëkohor dhe i plotë, dhe në pasurimin e bibliotekës sportive, shkencore e mjeksore-sportive. FUTBOLL - UEFA NDIHMON SHQIPERINE — Uefa ka lajmëruar krijimin e një departamenti për të ndihmuar, nga ana pedagogjike dhe materiale, federatat e reja të futbollit, të themeluara në ish Bashkimin Sovjetik si edhe atë të Shqipërisë. Uefa ka vënë në dispozicion të “Zyrës së ndihmës së Europës Lindore” (ky është emri i departamentit të ri), dy milionë franga zviceriane (rreth dy milardë lireta) për projektet e para. Departamenti do të ketë selinë në Nyvon, 25 kilometra nga Gjeneva. ZGJEROHET NDËRHYRJA E SPONSORVE ITALIANE NË SPORTIN SHQIPTAR — Në veçanti në futboll pas themelimit të Partizanit në shoqëri të përbashkët italo-shqiptare (me firmën Abaco), ka filluar sponsorizimi i klubit Tirana nga ana e ndërmarrjes së njohur Ariston, të grupit Merloni; hollësitë akoma nuk janë bërë të njohura, flitet për një financim prej një mijë dollarë apo muaj. Edhe Dinamo është gati për të përfunduar marrëveshjen me një firmë të Bergamos. Por edhe Teuta dhe Lushnja po gjejnë ndihma konkrete; skuadra e Durrësit do të ndihmohet nga Adria Airlines, shoqëria ajrore e Sllovenisë.

Në Brendësi

Miti i familjes Kennedy: Bob Ainshtaini i «vërtetë» agresiv dhe Don Zhuan Në Rusi digjen rubla e vjetër

Dje në Shqipëri

PLAN KOMBËTAR PËR MBROJTJEN E UJERAVE NGA NDOT- 14.2 milion lekësh i dhënë nga Qeveria dhe puna intensive për riparimin e kë-

Plan kombëtar për mbrojtjen e ujërave nga ndotjet

Die në Shqipëri — “Qëllimi ynë hartimin e këtij plani është të ngremë një strukturë kombëtare të ndërhyrjes së shpejtë, duke siguruar njëkohësisht edhe ndihmat e nevojshme.” MINIERA E TUÇIT NË PUKE PAS PËRMBYTJES, PERGATITET TE RIPILLOJE — Në nentor e kaluar kur Miniera e Tuçit në Pukë, u përmbyt nga reshjet e pazakonta, 150 punëtorë dolën në asistencë. për riparimin e këtij saj minierë të rëndësishme veriore, bëjnë që në ditët pas përmbytjes, ajo të rifillojë. Ndërmarrja e Ndërtim-Minierave Metalufera e Tiranës që ka tre muaj që punon edhe për rekonstru ksionin e kësaj miniere, siguron se puna do të fillojë së shpejti. PALLATI I KULTURËS NË FUSHË-KRUJË NË GJUQ ME NDËRMARRJEN TREGTARE — Pallati i Kulturës, që prej dy vitesh po përdoret si objekt për shitje të ndryshme, ka shpallur gjyq me Ndërmarrjen Tregtare të po këtij qyteti. Pritet të vendoset se kush do të jetë pronari i ardhshëm i Pallatit të Kulturës, që ka funksionuar së fundi — pas okupimit nga mallrat — vetëm me një bilardo.