Dita e zezë e Nanos
Konflikti shmanget nga Policia
Frazat domethënëse përpara arrestimit
Një fletëthirrje në orën 9.30 nis kronikën. Prokurori i ri i Tiranës, Arben Qeleshi, firmos arrestimin e parë të tij
Marrja në pyetje, në 14.20 arrestimi, ndarja me familjarët: ja orët e fundit në liri të Fatos Nanos
EDMOND LAÇI
TIRANE — Duket si një kronikë e një dite të çfarëdoshme, dita e fundit e Fatos Nanos. Arrestimi me akuzën për “shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash zyrtare, lidhur me ndihmat italiane” e ka dërguar atë në një qeli të Burgut të Tiranës, ndërsa dosjen e tij të nëntë hetuesi i ri: Fatos Dervishi, disa orë para emërimit, kish punuar në Ministrinë e Rendit Publik. Dhe ka firmosur në dosjen e Nanos së bashku me saopemëruesin tjetër Arben Qeleshi, në vendin vakant të Prokurorit të Tiranës. Prokurori 30-vjeçar Qeleshi deri një ditë më parë kishte punuar në Hetuesinë e Përgjithshme.
Prokurori i ri Qeleshi firmos arrestin përfundimtar. “Në orën 9.30, ndërsa ai po shkruante në shtëpi, erdhi thirrja nga Prokuroria — tregon bashkëshortja e Nanos — e cila e detyronte atë që të paraqitej në pyetje në orën 10.00”. Megjithëse ishte i deleguar në Aktivin e Tiranës, Nano vuri në shënim mbi këtë thirrje, ku lajmëronte se do të përgjigjej thirrjes në orën 11.30”. Më tej bashkëshortja i se ka parë më. “Vetëm një telefonatë më bëri — vazhdon ajo — dy minuta përpara se të nisej për në Prokurori”. Rreth dy orë në selinë e Prokurorisë së Përgjithshme, deri në orën 14.20.
Në këtë moment kronika e tij duket sikur mbaron: Fatos Nano, Kryetar i Partisë Socialiste, është me pranga në duar. Një takim i shkurtër me ata që e kishin shoqëruar deri aty dhe një makinë e thjeshtë policie e dërgon në Burgun e Tiranës. Aty, ku disa orë më parë janë regjistruar edhe dy të burgosur të tjerë me fajin e tij: Robert Gjini dhe Hasan Halko.
Por kronika “Nano” do të vazhdonte përsëri. Emri i tij do përmendej për shumë orë të gjitha rrugët kryesore të Tiranës. Brenda selisë së PS ndërsa aktivistët bërtisnin një makinë “Zuk” me xhama të shkuara më parë, një orator bën thirrje për të mbrojtur Kryetarin Nano. Që duartrokitjet gjatë. Tashmë s’kishte kohë më. Nga të gjitha drejtimet e kryeqytetit, vinin simpatizantët të PS — por edhe kureshtarë — që drejtoheshin për nga ish-stadiumi “Dinamo”. Mitingu i ligjshëm zgjati shumë më pak se ai i paligjshëm. Punonjësit e Policisë — në gatishmëri speciale — i toleruan demonstruesit në rreth 10 prita, derisa ata arritën synimin: “Sheshi Skënderbej”. Ishte kjo gjakftohtësi e punonjësve të Rendit që e shpëtoi Tiranën nga një violencë masive. Në të errur demonstruesit shpërndanë nën nëpër shtëpitë e tyre ndërsa të ndaluarit në rajonet e policisë. Në Burgun e Tiranës — të fortifikuar seriozisht — Fatos Nano do të kalonte natën e parë pa liri.
Burg dhe miting përzierje eksplozive
TIRANE — (c.bo) Ka një pyetje që diplomatë perëndimorë, politikanë, përfaqësues të huaj, kanë shtruar menjëherë pasi morën lajmin e arrestimit të Fatos Nanos dhe manifestimeve në shesh që e ndoqën atë: pse arrestimi ndodhi pikërisht të premten, pikërisht katër orë përpara mitingut të socialistëve të organizuar që prej tre ditësh? Mitingjet e shesheve — mbi të gjitha kur situata politike është e acaruar — përfaqësojnë rastin logjik për të shpërthyer pakënaqësinë popullore, nuk ka rëndësi nëse është spontane apo e instrumentalizuar. Ishte pra e parashikuar që lajmi i arrestimit të liderit të opozitës, të gjente një amplifikator natyral në ish-stadiumin “Dinamo” dhe pastaj në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një manifestim proteste ishte tashmë i organizuar. Pse atëherë të mos zgjidhej ai arre—
Para arrestimit të tij, Fatos Nano kishte folur shumë herë me Gazetën duke shprehur opinionet e veta, parashikimet e tij, si do të rridhnin ngjarjet e hetimit gjyqësor për të. Ja disa nga frazat e tij lidhur me këtë:
— “Arrestimin tim? E parashikoj, në këtë pikë mund të ndodhë gjithçka. Madje po të më arrestojnë do të jem krenar”.
— “Unë nuk kam frikë për arrestim, por në qoftë se ata e kanë në projekt që ta realizojnë, askush nuk mund t’i ndalojë. Do ta shihni që do të shkojnë deri në fund”.
— “Unë as nuk duhet të mbrohem, as të kundërshtoj. Nuk është dinjiteti im personal që ta mbroj, sepse ai është i njohur”.
— “Unë jam dakord të ma heqin imunitetin parlamentar, vetëm të respektohet që të respektohet pavarësia e Hetuesisë”.
— “Që nesër do të fillojë një ndjeshje e re, një ndjeshje serioze që do të shërbejë për të sqaruar cili është politikani i shëndoshë nga ai i sëmurë”.
— “Për një gjë jam i sigurtë: kjo që po ndodh, akuzat që po bien mbi mua, vazhdojnë që të jenë një sfidë politike”.
— “Unë kam besim vetëm tek ata hetues që kanë kurajon që të mbrojnë Drejtësinë dhe që kanë mundësinë për të ndërtuar një shtet drejtësie”.
kuar që lajmi i arrestimit të leader-it të opozitës, të jetë një amplifikator natyral në is-stadiumin shihjet si arrestim disa orë të tjera? Sigurisht hetuesit që kanë urdhëruar burgimin e Fatos Nanos kanë pasur arsye të forta që, natyrisht, i takojnë vetëm atyre t’i vlerësojnë. Dhe nga ana tjetër është e drejtë dhe e detyrueshme që Drejtësia të bëjë detyrën e saj, pa u frikësuar përballë atij që tenton të bëjë që të dëshmojë puna e tyre me protestë, “shpuka” që partia*’ fallco. Por analistët politikani kufizohen në konstatimin e efekteve. Dhe në këtë moment efekti është ai që, kanë ofruar një pretekst ideal për të rritur tensionin: vetëm falë profesionalizmit të forcave të Rendit, u evitua akti parapërshkallëzues dhe në. Ndërsa Shqipëria në këtë moment nuk ka nevojë për rrëmujë nëpër sheshe, për slogane dhe britma, për përleshje. Sepse Shqipëria, Ballkani, Europa, sot janë dhe duhet të jenë të impenjuar, në mënyrë unike, në ndjekjen e zhvillimit të tyre dhe në konsolidimin e paqes.
Ish-kryeministri Fatos Nano së bashku me ish-kryeministrin italian, Giulio Andreotti, gjatë takimit të tyre në Romë në vitin 1991