03/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

3 gusht 1993

«Fajtorët kryesorë? Alia e Sejdia»

Skandali i sotëm lindi nga një scoop gazetaresk Flet gazetari që zbuloi i pari dokumentat mbi mashtrimin e ndihmave CARLO BOLLINO TIRANË — “Detyra e një gazetari është ajo që të zbulojë të vërtetën, dhe për këtë unë kam hetuar gjatë mbi skandalin e ndihmave. Duke arritur në një bindje fajtorët kryesorë të gjithë këti mashtrimi janë Ramiz Alia dhe Ajdin Sejdia”. Dashnor Kokonozi, sot Drejtor Drejtorie për Kulturën në Ministrinë e Kulturës, ka qenë i pari gazetar shqiptar që është marrë me skandalin e ndihmave me Italinë. Madje, mund të thuhet që falë tij u hodh dritë mbi këtë çështje. Ishte vera e vitit 1991, socialistët ishin ende në pushtet, e megjithatë kjo histori zinte hapesirat e “Sindikalistit”, gazetë e Sindikatave të Pavarur, në të cilën Kokonozi ishte gazetar. “Kur për skandalin filloi të hetoje edhe Komisioni i Kontrollit të Shtetit – tregon gazetari, që për herë të parë pranoi të zbulojë detaje të hetimit të tij – më kërkuan dokumentat të cilat i posedoj unë”. Sot shumë prej këtyre dokumentave përfaqësojnë shtyllën e hetimit të kryer nga Hetuesia, e përfunduar pastaj me arrestimin e Fatos Nanos, leader i opozitës. Mund të thoni pra që furtuna politike dhe gjyqësore e këtyre ditëve, ka lindur nga scoop-i juaj ... “Kjo ndoshta është e tepruar. Por nuk ka dyshim që ato artikuj kanë shkaktuar zhurmë, dhe në mënyrë të veçantë në Itali, ku u morën nga organe të tjera të informacionit. Hetimet e kryera nga Prokuroria e Romës mbi të njëjtin skandal italo-shqiptar, e kanë origjinën pikërisht nga reportazhet e mia të botuara te “Sindikalisti”. Fillojmë nga e para: si e zbuluat skandalin? “Krejt rastësisht. Një ditë vajza ime, duke u kthyer nga kopshti, kishte të përziera dhe temperaturë. Pyeta edukatoret e saj se çfarë kishte ngrënë, dhe ato më treguan një prodhim qumështi pluhur. ”Mall i mirë — më thanë — vjen nga Italia”. Por cilësia ishte më e keqja dhe kjo më bëri të dyshoja. Dhe kështu fillova të hetoj. Vajta në Durrës dhe fola me doganierët, pyeta se cila ishte sasia e ndihmave të shkarkuara dhe ata më shpjeguan që asnjë nuk ishte në gjendje ta thoshte, sepse askush nuk kontrollonte. Atëherë u drejtova Agro-Eksportit, e i shtetit për kontrollin, dhe ata më treguan një letër të Sokrat Plakës — me atë kohë zëvendës Ministër i Jashtëm — me të cilën i ndalohej Agro-Eksportit që të merrej me ndihmat italiane. Pra ishte e qartë që kishte diçka misterioze në këtë histori”. Pse thoni që Alia dhe Sejdia janë përgjegjës kryesorë? “Sepse nga hetimet e mia del fare qartë roli qëndror që kishin në gjithë këtë çështje: një rol që sot më duket se nuk është vënë në dukje në mënyrë të mjaftueshme. I biri i Alsë, Arbëni, punonte me Iliria Holdingun e Ajdin Sejdisë. Sigurisht, Alia është takuar me Giuseppe Perniola-n, sipërmarrësin e Levant.Co.-së i kërkuar nga Qeveria Nano për furnizimin e ndihmave. Dhe Sejdia për llogari të familjes Alia — sigurisht edhe në interes të tij — krijoi lidhje me socialistët italianë materialisht lejuan mashtrimin”. Cili ka qenë roli i Nanos sipas mendimit tuaj? “Nano ka mbështetur të gjitha vendimet dhe vullnetin e Alisë, i cili si President nuk mund të urdhëronte drejtpërdrejt organet shtetërore dhe ky është hapi i tij i parë drejt komprometimit. Por qëllimi i Nanos më shumë se të fusë në xhep para — ishte që të krijonte një pistë tjetër lidhjesh që Alisë mund të mos i shkonte në mendje: të vendoste raporte të mira me socialistët italianë, të cilët, më pas, i premtuan me të vërtetë atij ta fusnin partinë e tij të re në Internacionale Socialiste: një kartë e mirë prezantimi për një parti dhe një leader që lindën nga hiri i diktaturës”. Ju gjatë hetimit tuaj si gazetar jeni kërcënuar shumë herë. Ka ndonjë gjë që deri tani nuk keni pasur guximin për ta publikuar? “Po, historinë e takimeve të Fatos Nanos dhe Giuseppe Perniola-s të Levant.Co.-s: një kapitull, më duket ende i paeksploruar. Më rezulton se takimet e tyre kanë qenë disa, i fundit me rastin e Kongresit të 40-të të Partisë Socialiste Italiane në Bari. Nano dhe Perniola janë ulur në të njëjtën tavolinë. Mua ma ka treguar Pajtim Ajazi, anëtar i stafit të Alba-Coop-it, prezent në atë kohë në Bari, për librin e dhjetë miliardëshit të dy të ndihmave. Sot do të ishte interesante të zbulohet se çfarë u tha, nga ata të dy, gjatë gjithë darkës”. Përse thoni që Alia dhe Sejdia janë përgjegjësit ... vendas Ministër i Jashtëm — me të cilën i ndaloi Agro-Eksportit që të merrte më në këtë histori”. ... në historinë e takimeve të dy gazetarëve italianë si Fatos Nanos dhe Giuseppe ... Ish-presidenti Ramiz Alia

Partizani stërvitet në Itali

Hera e parë e një skuadre shqiptare PINO MONTAGNA Në sajë të sponsorit italian, Abaco, skuadra e futbollit Partizani ndodhet nga 28 korriku në Itali, për të përmirësuar përgatitjen për Kupën e Kampioneve dhe për Kampionatin Kombëtar. Vendi i grumbullimit është Alviano, gender turistike 20 kilometra larg Ternit (Rajoni i Umbrias). Skuadra shqiptare përbëhet nga 20 lojtarë, një drejtues, Bujar Labinoti, tre trajnerë (Starova, Likaj e Fagu), një mjek, Straboberha, një masazhatore, dy shoferë dhe gazetari, Petraq Shtrepi i “Sportit dhe Lojrën Malla i rashikuar disa ndeshje miqësore me skuadrat e Rajonit: më 11 gusht me skuadrën Orvietana dhe 14 gusht kundër Peruxhës (kategoria e tretë) dhe po bisedohet për të bërë ndeshje, gjithmonë miqësore, edhe me Fiorentinën, Ternanën, La Spezian dhe Livornon. Drejtuesit italianë dhe shqiptarë shfaqen mjaft optimistë për sezonin e ri futbollistik. Kujtojmë se dy ndeshjet e para të turit paraprak eliminator të Kupës së Kampioneve kundër islandezëve të IA Akranes do të zhvillohen më 22 gusht në Tiranë dhe më 1 shtator në Islandë. Ndërsa sezoni futbollistik kombëtar do të fillojë me shtunën, më 4 shtator me një takim shumë të rëndësishëm ndërmjet Tiranës dhe Partizanit, dhe kjo për vetë faktin se edhe Klubi Tirana ka gjetur një sponsor të rëndësishëm (ndërmarrja e njohur italiane Ariston), e kështu është përforcuar duke marrë mes të tjerëve edhe talentin më të njohur shqiptar, Ingrid Fortuzin, nga Klubi Dinamo. ... grishtë është Alviano, qender (Starova, Lika e Këpçin?) një mjek, Stratorberdha, një masazhatore, dy shoferë dhe dy gazetarë, Petraq Shkrepi i “Sportit” dhe Lirim Zalla i Radiotelevizionit. Trajneri Sulejman Starova i ka deklaruar Gazetës sonë se kushtet e mjedisit dhe ato teknike janë ideale; shumë të mira edhe fushat e stërvitjes; deri tani bëhet stërvitje dy herë në ditë. Partizani, në krahasim me vitin e kaluar, ka ndryshuar pak: kanë ardhur Ruhi dhe Sillo nga Dinamo, Çekici nga Pogradeci; kanë merguar Ocelli (në Suedi) dhe Shehu (në Greqi). Deri tani janë pa-

Dje në Shqipëri

SHPE RNDAHEN TRAKTET NGA TIRANË-JOHUR NË BERAT — Në disa shtëpi të Beratit, autorë të panjohur kanë shpërndarë në fshehtësi gjatë natës një trakt të titulluar “Berati”. Trakti është shpërndarë krejtësisht pa dijen e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike. Përmbajtja e tyre ishte e lidhur me ngjarjet e fundit që kanë pasuar marrëveshjet pas zgjedhjeve të fundit të Fatos Nanos. Në të bëhej thirrje për mbrojtjen e tij. Sipas burimeve zyrtare trakti përmban kërcënime e sharje komuniste për persona dhe për rendin kushtetues. MARREVESHJE PER TE NDIHMUAR SPITALIN E GJROKASTRES — Spitali i Gjirokastrës ka nënshkruar një kontratë me organizatën “Ndihmë Kishave Katolike në Evropë” dhe Kishat e Evropës Lindore me qendër në Hollandë. Sipas kësaj marrëveshjeje në këtë spital do të blihet së shpejti 160 shtretër me të gjitha pajisjet si dhe mobilje të tjera për të cilat ka shumë nevojë. Ndihmat janë bërë me kontributet e anëtarëve të kësaj shoqate dhe do të vijnë në Gjirokastër nëpërmjet Kishës Evangjeliste Greke me qendër në Korfuz. NDIHMA FALAS NGA GREQIA PER SARANDEN — Qeveria greke ka akorduar për Sarandën një sasi ndihmash humanitare falas. Ato kanë mbërritur në qytet dhe përbëhen nga 18 ton miell, 18 ton sheqer, disa ton oriz, sapun e sallam si dhe 10 mijë racione ushqimore për fëmijët. Pushteti lokal për kryerjen e komisionit që do të merret vetëm me shpërndarjen e kësaj ndihme. Ushqimet janë të destinuara vetëm për fëmijë e për familje të varfëra të qytetit dhe familje të tjera në gjendje të vështirë. ... një pjesë e ... fëmijëve ...

Dje në botë

KUFOMA E NJE SHQIPTARI NE RRUGE — Kufoma e një shqiptari 27 vjeçar u gjet në dielën në mëngjes nga një patrullë e Policisë rrugore në afërsi të Torinos di Sango, në Abrucë, po, përgjatë autostradës për Adriatikun, A-14. U identifikua si Gemin Bura, lindur më 1966. Nuk dihet akoma se ku është me banim në Itali. Trupi është me plagë të thella dhe të nxira, dhe gjendje pothuaj në qendër të korsive të kundërta të autostradës A-14. Hipoteza që Policia dhe Prokuroria e Lancianos mendojnë të jetë më e mundshme është ajo se trupi ka qenë i braktisur nga një makinë në ecje e sipër. Pra bëhet fjalë për një vrasje. Megjithatë, nuk përjashtohet se mund ta kenë shtypur ndërkohë që ai ecte përgjatë rrugës. PERPLASJE AERO-PLANESI, PESE TE VDEKUR — Dy aeroplanë të vegjël janë përplasur në Hauturm e sipër në afërsi të Norfolkut (në shtetin e Nju Jorkshit, SHBA), dhe të pesë personat në bordin e të dyve kanë vdekur. Incidenti ndodhi rreth tre kilometra nga aeroporti Karl Stefan Memorial i Norfolkut. Një aeroplan me katër persona në bord u përplas me një tjetër që ishte në ulje, në bordrin e së cilit ndodhej vetëm piloti. RENIE MADHE E ZJARRIT NE MAJORKA — Një rënie zjarri e përmasave shumë të mëdha në sipërfaqe që prej disa ditësh në afërsi të Pal­ma di Majorka ka shkaktuar një dëm të madh turistik i ishullit Balear. Sipas burimeve zjarri ka përfshirë dhe sherbim mjet për mbrojtjen e mjedisit, flakët janë ndihmuar nga era e fortë, duke vështirësuar shumë detyrën e skuadrave të zjarrfikësve. GJERMANI, ZGJEROHEN HETIMET MBI SPIUNAZHIN — Me hapjen e arkivave me dokumente të vjetra, policia sekrete e ish RDGJ-së, zgjerohem në Gjermani hetimet për spiunazhin, pohon një gazetë, përgatitet të fillojë hetimet mbi një deputet socialdemokrat, ndërsa disa të akuzuar ka zhvilluar hetime mbi një deputet liberal.

Shqiptarë e italianë bashkë për të rindërtuar një kishë

SHKODER/ Iniciativa interesante është e «Caritas» SHKODER — Një përvojë origjinale e bashkëpunimit midis Italisë dhe Shqipërisë po zhvillohet këto ditë në Shirokë, një fshat i vendosur në një pozicion piktoresk buzë liqenit të Shkodrës. Që prej 2 korrikut e deri më 1 gusht, 12 të rinj italianë, po ashtu edhe shqiptarë, jetojnë nën të njëjtat çati dhe punojnë së bashku. Mosha e tyre shkon nga 16 deri në 22 vjeç. Qëllimi i iniciativës është që të rinjtë të bashkëjetojnë në një projekt të integrimit kulturor që bazohet në veprimtari fizike dhe në përhapjen e ungjillit. Konkretisht, po restaurohet shkolla e Shirokës, që dikur i shpronësua murgeshave stigmatine prej regjimit komunist. Kampi drejtohet nga Don Bruno Mondino, ideator i projektit dhe mbarëvajtës dy familje të Cuneo-s, qytet nga i cili kanë ardhur të rinjtë. Mondino në 1992 drejtoi një kamp tjetër në Dajç, një fshat 25 kilometra larg Shkodrës. Përveç përhapjes së fesë katolike, publikohen edhe leksione të gjuhës italiane. Të rinjtë banojnë në oborrin e shkollës, në një shtëpi parabrikati, prej druri, ardhur nga Italia nëpërmjet Caritas-it. Stigmatinet — urdhër murgeshash i lindur në Toskana — kthehen në Shkodër të drejtuara nga motër Paola Pasqualini, që ka rregjistruar pas shumë vjetësh disa nga motrat shqiptare me të cilat ishte studjuar në Itali para luftës. Motrat tani janë 27. I kanë mbijetuar regjimit duke u strehuar në fshatrat e tyre dhe duke ju dedikuar një veprimtari ndihme të drejtpërdrejtë, duke mos patur mundësi të ushtronin publiksisht propagandë fetare. Në fjetar tjetër, jezuiti 1 njohur Giacomo Gardin, 87 vjeç, është kthyer të jetojë në Shkodër, qytet në të cilin ka kaluar shumë vite të jetës së tij, nga të cilët 10, prej 1945 deri më 1955, në burg.

Vdes Baldovino mbreti më i dashur për belgët

BRUKSEL — Mbretit Baldovino I i belgëve vdiq të shtunën në mbrëmje në orën 21.30 në Motril të Spanjës, për shkak të një infarkti në zemër. Kishte moshen 63 vjeç. Mbretit kishte bërë vitin e kaluar një operacion në zemër. Të shtunën në mbrëmje ishte e kotë ndërhyrja e një kardiologu që nxitoi t’i vinte në ndihmë menjëherë pas krizës në shtëpinë e tij Astrida afër Granadës ku mbreti Baldovino ndodhej për pushime nga 22 korriku me gjithë të shoqen, mbretëreshën Fabiola. Baldovino dhe Fabiola nuk kishin fëmijë. Fronin mund ta marrë mbreti Filippo, 32 vjeç, fëmija i parë i vëllait të mbretit, Alberto, princ i Liezhit, që ka dhënë dorëheqjen nga froni dhe i Italisë? Paola Ruffo nga Kalabria. Sipas disa interpretimeve të reja, fronin mund ta marrë motra e princit Filippo, Astrid, e martuar me Dukën e Lartë Lorenzo Di Asburgo, në bazë të ligjit të Parlamentit shqiponjës në vitin 1991, ligj që përjashtonte gratë nga vazhdimësia në fron. Një nga fotografitë e fundit të mbretit Baldovino

Lajme sportive

Vizitë e frytshme dhe konkrete e Kryetarit të Komitetit Olimpik Shqiptar, Arben Jorgoni, në Komitetin Olimpik Italian; në takimin me kolegun e tij italian, Pescante, janë vënë bazat për nënshkrimin e një protokolli zyrtar; ndërkohë u është dhënë mundësia zyrtare edhe Komiteteve rajonale dhe provinciale italiane të krijojnë marrëdhënie e shkëmbime me Komitetin Olimpik Shqiptar. Jorgoni ka mundur të takohet me mjaft kryetarë të federatave të ndryshme sportive italiane (të gjimnastikës, notit, kronometrisëve, çiklizmit etj.) që kanë premtuar ndihma konkrete në kohë të shkurtër; për shembull skuadra kombëtare e çiklizmit do të zhvillojë stërvitjet në pistën e çiklizmit të Monteronit (në afërsi të Leçes), për tu përgatitur për Lojërat Mesdhetare të Barit, më 1997. Janë zgjidhur edhe disa probleme të transferimit të atletëve, ndër të cilët ai i Sazan Fisheku, një atlet i njohur i kërcimit me shkop, prej dy vjetësh në Itali, që mund të jetë i federuar për një shoqëri atletike të Leçes, por që do të jetë në dispozicion edhe të kombëtares shqiptare. Në një kohë të shkurtër janë parashikuar takime ndërmjet komiteteve olimpike provinciale të Puljes dhe Komitetit Olimpik Shqiptar për marrëdhënie, shkëmbime dhe ndihma që parashikohen të jenë mjaft të dendura, duke filluar nga shtatori.

Në Brendësi

Luftërat në botë ja lista Psikanaliza arrin edhe në Shqipëri Arrin gazeta që lexohet në kompjuter