04/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

4 gusht 1993

Ditë triumfi për Superlekun

Në tregun e brendshëm monedha vendase mund edhe dollarin Bie valuta në Shqipëri: ja përse Grafiku tregon variacionet e këmbimit të monedhave kryesore të huaja në tregun e lirë për periudhën 28 korrik — 2 gusht. Dollari ka kaluar nga 105.7 në 100; lira italiane nga 0.066 në 0.060; marka nga 60.5 në 56; dhrahmia nga 0.43 në 0.40 Dollari Marka Gjermane Dhrahmi Lira Italiane 28/7 29/7 30/7 02/8 TIRANE — (a.s) Tronditet tregu i valutës. Monedha kryesore të huaja (dollari amerikan, marka gjermane, lira italiane dhe dhrahmi greke) nga fundi i javës që kaloi janë zhvlerësuar ndjeshëm. Edhe se kështu lëkun më tepër, midis njerëzve që kanë të ardhura nga jashtë dhe tregtarëve të huaj ka shqetësim. Përse ka ndodhur e gjithë kjo? Shuma e dollarëve të hedhur befasisht në shitje nga Banka Kombëtare ka arritur shifrën 2.000.000. Rrjedhoja më e dukshme e saj është rënia e menjëhershme e vlerës së dollarit dhe e valutave të tjera dhe rritja e vlerës së lekut shqiptar. I përjetuar në mënyrë të ndryshme nga grupe të ndryshme shoqërore, dikush më hare e dikush me shqetësim, kjo prishje e bef­të e balancës valutore ka ngritur edhe mjaft enigma rreth shkak­eve të saj. E pra çfarë e detyron Bankën Kombëtare që duke patur depozita të mëdha në valutë, të shesë dollarë duke shkaktuar bashkë me të tjerat edhe rënien e vlerës së këtyre depozitave? Opinion i parë i mbështetur edhe nga disa specialistë të sistemit bankar, e shpjegon këtë dukuri me mungesën e mjeteve likuide në Bankën Kombëtare të domosdoshme për kryerjen e pagesave. Ata mendojnë se gjendja do të paraqitej krejt ndryshe dhe Banka nuk do të kish ndërmarrë një hap të tillë sikur asaj t’i ishin kthyer 5 miliardë lek kredi të dhëna shtetit në vitin 1992. Ky opinion hidhet poshtë nga drejtori i Bankës Kombëtare, Adrian Xhyheri: “Në rast se ne do të kishim mungesë të mjeteve likuide — në lek — thotë ai — mund ti drejtoheshim Bankës së Shqipërisë, Bankës së Kursimeve apo asaj të Bujqësisë”. Gjithsesi, megjithëse mohon që politika e ndjekur nga Banka e Tregtisë të jetë e imponuar nga Banka Shqiptare, Xhyheri është i detyruar të pohojë se pozicioni më i hapur i Bankës Tregtare me dollarin “përbën 25% dëshirë dhe 75% diktim nga situata ekonomike” që kalon vendi: “Jemi të detyruar të bëjmë një politikë shumë më realiste, shumë më pranë ekonomisë — vazhdon — që të mos japim imazhin e një banke që vjedh klientin duke blerë lirë dhe duke shitur shtrenjtë valutën, do të pranonim të ndanim fitimin me tregtarët”. Pyetjes në se do të qe më mirë që valuta të jepej në formë kredie dhe jo të shitej, drejtori i Bankës i përgjigji duke mbrojtur politikën e ndjekur nga banka e tij. “Ne i japim përparësi fuqizimit të lekut sepse kjo e bën politikën e bankës edhe më të besueshme” — tha ai. Shkurt, ky aksion i ndërmarrë nga Banka Kombëtare të jetë përshpejtuar e një autosakrificë për të mirën e përgjithshme. Gjithsesi a janë të gjithë mirënohës kësaj banke për këtë vetësakrifikim? S’ka dyshim që forcimi i lekut, i leverdis shtresave të gjera të popullsisë. Por këtë është vështirë ta thuash për emigracionin, vlera reale e të ardhurave të tij është bërë mjaft e vogël me këtë të të ardhura mbahet një fraksion i ndjeshëm i popullsisë. Përgjithësisht është e vështirë madje pothuaj e pamundur që ndonjë politikë ekonomike afatshkurtër ose afatgjatë, të ketë rrjedhoja vetëm pozitive. Edhe në rastin që shqyrtojmë, kjo politikë monetare favorizon shumë importet por nga ana tjetër nuk është shumë inkurajuese për eksportet. Sidoqoftë në gjithë këtë histori nuk ka vend as për ngazëllimin e as për dëshpërimin të tepërt. Këtë e vërteton edhe Xhyheri kur thotë: “Në rast se nesër do të krijohej një situatë interesante jo vetëm për të fuqizuar shitjen e valutës por edhe blerjen e saj, ne do të ndiqnim një politikë të tonën pa synuar diskriminimin e kurkujt”. kurseve”. “Në rast se do të kishim mungesë të mjeteve likuide — në lek — thotë ai — mund ti drejtoheshim Bankës së Kursimeve sa bankës shqiptare, Bankës Kombëtare të Bujqësisë apo asaj të Bujqësisë”. Shkurt, ky aksion i ndërmarrë nga Banka Kombëtare të përshpejtojë e një autosakrifikë për të mirën e përgjithshme. Gjithësesi a janë të gjithë mirëbërës kësaj banke për këtë vetësakrifim?

Një kryeplak bllokon ujësjellësin e Qeparoit

Borshi nuk do të japë ujë. Thirrje për autoritetet shtetërore. Por të paktën ambulancat punojnë QEPARO — (p.re) — Rrezikon të mbytet projekti i ndërtimit të ujësjellësit që do t’i sillte ujë fshatit të Qeparos. Punimet, të realizuara falas nga një grup vullnetarësh italianë, kanë ndeshur papritur në një pengesë: kryetari i fshatit Borsh — pranë të cilit ndodhet burimi nga i cili duhet të nxirrej uji — është përgjigjur me një JO të vendosur hipotezës që të furnizohej ujësjellësi i Qeparosë. Për ta bindur deri tani nuk ka mjaftuar as propozimi i drejtuar nga vullnetarët italianë, duke i ofruar si këmbim asistencë shëndetësore pranë spitalit, materiale shkollore për 300 nxënësit që frekuentojnë shkollën lokale. “Ne vazhdojmë të punojmë — shpjegon Marco Sassi, Presidenti i Shoqatës Emilia-Shqipëri që ka nxitur këtë iniciativë — tani po pajisim ndërtimin e tubacionit kryesor dhe të rrjetit të shpërndarjes. Ndërkohë po kërkojmë të kontaktojmë me autoritetet shtetërore shqiptare, në mënyrë që të ndërhyjnë që të respektohet marrëveshja e arritur. Realizimi i ujësjellësit — vazhdon Sassi — përfaqëson pjesën e parë të një projekti shumë më të gjerë ku ofrojmë disponibilitetin e tyre Emilia Romagna, Modena e Reggio Emilia dhe shumë privatë të tjerë, duke u solidarizuar në fushën turistike, shëndetësore dhe shkollore. E gjithë kjo nuk duhet të dështojë vetëm për miopinë e një kryetari fshati”. Kostoja e punës për ujësjellësin — të gjitha shpenzimet e vullnetarëve italianë — është rreth 200 milion lireta. Këtë të rinj kanë organizuar në Qeparo, një pikë ambulatore në të cilën punojnë me kohë të plotë dy mjekë, edhe ata vullnetarë — Vanna Rinaldi (italiane) dhe Giorgio Mayer (zviceran) — ku çdo ditë vizitohen 30-40 persona. Është caktuar një regjistër ku për çdo pacient është caktuar diagnoza, ndërsa për ilaçet e shpërndara egziston një listë në tre kopje për të garantuar korrektësinë e duhur. Për problemin e ndërprerjes së papritur të punimeve, vullnetarët e Qeparos kanë kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së Jashtme Italiane dhe të Komisionit Evropian. Pamje nga plazhi i Qeparoit

Edhe një incident në kufirin maqedon

Hapet së shpejti një pikë e re kufitare TIRANE — Do të hapet së shpejti një pikë e re e kalimit të kufirit midis Maqedonisë dhe Shqipërisë. Në afërsi të fshatit Bllatë po përfundon përgatitjet për hapjen e kësaj pike e cila është konsideruar nga autoritetet e të dy palëve si një gjë e dobishme për shkëmbimet midis dy fqinjëve ballkanikë. Pikërisht në këtë moment kur të dy vendet bëjnë përpjekje për intensifikimin e raporteve të gjithanshme, një incident në kufi ka shkaktuar një acarim të ri. Policia kufitare maqedonase ka rrahur një shofer shqiptar i cili udhëtonte nga Tirana. Ngjarja ka ndodhur pikërisht në afërsi të pikës së re kufitare. Incidenti është ende i pa sqaruar plotësisht. Sipas burimeve zyrtare shqiptare, “shoferi është rrahur dhe keqtrajtuar nga policët maqedonas edhe pse, kohët e fundit, kishte bërë siguracionin ndërkombëtar me siglën e të gjithë vendeve të botës me përjashtim të Maqedonisë”. Nuk është hera e parë që janë verifikuar incidente të tilla në kufirin lindor të Shqipërisë. Para pak kohësh një major i forcave ushtarake shqiptare mbeti i vrarë dhe një kapter u plagos rëndë nga një patrullë e kufitarëve maqedonas.

Dje në Shqipëri

NË FIER NDALOHEN BABA E BIR TË AKUZUAR PËR VRASJE — Policisë së Fierit ka arritur të ndalojë Qazim Bushin dhe të birin, Përparimin. Që të dy akuzohen për vrasjen e Hysen Alush Bushit. Ngjarja ka ndodhur që më 17 të këtij muaji. TROPOJË, VAZHDON SHPËRNGULJA PËR NË ZONAT FUSHORE — Brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë shpërngulur nga malësia e Tropojës për në zonat fushore 58 familje që nuk kishin tokë të mjaftueshme për të siguruar të ardhurat e tyre. Familjet e shpërngulura janë kryesisht nga zona e Lekbibajt, e varfër në toka bujqësore, dhe nga Komuna e Fierzës një pjesë të madhe të tokës së të cilës e ka zënë prej kohësh Liqeni me të njëjtin emër. Familjet e lëvizura kanë zënë vend kryesisht në rrethet Lezhë, Laç e Lushnjë. NË LAÇ POLICIA FINANCIARE PEZULLON AKTIVITETIN E NJË AVOKATEJE — Policia financiare e Laçit ka pezulluar aktivitetin e avokates Ada Harxhia, e cila bënte redaktimin e kontratave të shitblerjes së banesave duke marrë prej tyre rreth 400 lekë për çdo kontratë. Episodi është ende i pasqaruar plotësisht. Sipas vetë avokates Harxhia, aktiviteti i saj është kryer i ligjshëm, përderisa vetë klientët e kanë kërkuar këtë gjë. Sipas një burimi të Prokurorisë së rrethit, nuk ka ndonjë shkelje ligjore në këtë rast. “Por — shtoi ky burim — këtu kemi të bëjmë me shumë një aspekt moral të çështjes”. NË KUKËS BANKA NUK BEN KONVERTIM NE LEK TË MONEDHAVE TË HUAJA — Për arsye të mungesës së informacionit mbi kursin zyrtar të këmbimit të valutave të huaja banka e Kukësit nuk e kryen më proces të tillë që prej dhjetë muajsh. Për këtë arsye vizitorët dhe afaristët që vijnë nga jashtë detyrohen t’i drejtohen kambistëve në tregun e lirë të këmbimit.

Fier: vepra arti pa shtëpi dëmtohen piktura e skulptura

Bashkia mundohet të gjejë një vend për ekspozim FIER — (p.re) Ka ndodhur në Fier dhe është një shembull tipik i asaj që ka ndodhur me shumë vepra arti në këta tre vjet të tranzicionit, gjatë të cilëve shumë vepra — shpeshherë me vlera të rralla artistike — u bënë pre e dëmtimeve, vjedhjeve dhe keqtrajtimit. Është historia e Galerisë së Arteve të Fierit. Kjo tre vjet më parë, më 1990 u transferua nga Pallati i kulturës së qytetit në ateljenë e shërbimeve. Nuk kaloi shumë dhe ateljetja kaloi në pronësi të shoqërisë “Iliria Holding”. Kështu veprat u strehuan më në fund në një bodrum me lagështi dhe pikërisht këtu filloi dëmtimi masiv i tyre. Shumë piktura e skulptura humbën gjatë transportit. Janë rreth 16 piktura — nga më të mirat e kësaj galerie — dhe u dëmtuan rëndë 9 skulptura. Tani me interesimin e Bashkisë së rrethit veprat që kanë mundur t’i shpëtojnë dëmtimeve, ujt dhe vjedhjeve janë dërguar në një ambient disi më të përshtatshëm: në muzeun historik. “Po mundohemi të gjejmë një vend të përshtatshëm për ekspozimin e tyre”, u shpreh një nga inspektorët e kulturës së Bashkisë. Por do të jetë me siguri diçka e vështirë. Në vitet e tranzicionit janë të shumta rastet kur janë verifikuar dëmtime, vjedhje, shitje të paligjshme të trashëgimisë kulturore. Dukej sikur shteti i ishte i pafuqishëm ndaj fushës së dëmtuesve të artit. Ikona, objekte arkeologjike, piktura e skulptura të rralla, të cilat do t’i bënin nder çdo vendi, kaluan ilegalisht kufijtë e Shqipërisë. Kohët e fundit u dha alarmi tjetër: po dëmtohen muret antike të qytetit antik Albanopolis, nga e kanë marrë emrin edhe vetë shqiptarët. Disa fshatarë të zonës përreth preferojnë të ndërtojnë shtëpitë e tyre të reja me blloqe antike, murjaveçare. “Duhet të punojmë më shumë organet kompetente të pushtetit lokal”, shprehen në Ministrinë e Kulturës. Ndoshata vetëm krijimi i një policie të veçantë, asaj artistike do ta përmirësojë situatën. “Një projekt i tillë tashmë është përgatitur”, sigurojnë në të njëjtën Ministri.

Xhandarmëria për të xhiruar një film të ri me shqiptarë shumë çapkenë

Aventurë kinematografike në Paris TIRANE — (fa.ba) Në një shesh xhirimi, në vend të policëve figuranë janë përdorur policë të vërtetë, me uniformë dhe shkopa gome. Ngjarja ka ndodhur shumë larg, në periferi e Parisit, por do lidhët në shumë pika me Shqipërinë. E para nga të gjitha është se ose pikërisht në këtë shesh xhirimi po realizohet një film për një nga tregimet më të mëdha të shqiptarëve në këtë fund shekulli: eksodi masiv drejt Italisë. Për të xhiruar një nga skenat masive kineastëve francezë, i ka shkuar ndërmend të përdorin figurantë shqiptarë, askush më mirë nga ata mund t’i riprodhonte skenat e ekzodit të famshëm. Dhe pagesa ishte e mirë: 80 dollarë në ditë. Për të luajtur rolin e policëve ishin zgjedhur figurantë francezë. Dukej sikur gjithçka shkonte në rregull, por pikërisht këtu lindi vështirësia. Të grumbulluar në një hotel të periferisë pariziene, refugjatët shqiptarë e kishin të vështirë të koncentroheshin dhe të ndiqnin udhëzimet e regjizorës. Shumë prej tyre i kishin ende të gjalla kujtimet e atyre ditëve, dikush filloi të qeshë ndërsa kujton historitë e atyre ditëve dhe e qeshura përsëriti në gjithë grupin e shqiptarëve. Rrëmuja bëhet e madhe dhe skena shtyhet për të nesërmen, vetëm se në këtë ditë nuk kishte më policë figuranë, por policë të vërtetë me tullënet nuk bën më shaka.

Në Brendësi

Evropa e tronditur nga furtuna mbi monedhën Futboll si do të jetë skuadra e re e Atalantes Otranto gjendet kufoma një shqiptari

Letra nga përtej detit

Jemi tre familje këtu në Shqipëri që duam të përshëndesim nëpërmjet kësaj Gazete 2 familje italiane, që banojnë në Assago të Milanos. Përftojmë nga rasti që t’i falënderojmë për ndihmën që kanë dhënë dhe i japin vazhdimisht familjeve tona. Lidhja e miqësisë tonë është më e vjetër. Tomaso Bordoni-n familja jona e ka njohur në vitet e luftës, dhe ai pas shumë vitesh kërkoi familjen tonë dhe e gjeti. Që nga ajo ditë ai dhe familja e tij nuk janë ndarë për asnjë çast nga hallet tona. Kur vinte në Shqipëri ai vinte gjithmonë me një familje tjetër italiane, me Valtor dhe Anna Longoni, të cilët na janë bërë si pjesëtarë të familjes. I falënderojmë nga zemra. Me respekt — Siamo tre famiglie qua in Albania che vogliamo salutare tramite questo Giornale 2 famiglie italiane, che abitano a Assago di Milano. Approfittiamo dal caso di ringraziarle per l’aiuto che hanno dato continuamente alle nostre famiglie. Il legame della nostra amicizia è molto più vecchio. Tomaso Bordoni è stato conosciuto dalla nostra famiglia sin dai tempi della guerra, e lui dopo molti anni ha cercato la nostra famiglia e l’ha trovata. Sin da quel giorno lui e la sua famiglia non sono separati nemmeno per un attimo dai nostri problemi. Quando lui veniva in Albania, veniva insieme con un’altra famiglia italiana, Valter e Anna Longoni, i quali per noi sono come membri della famiglia. Li ringraziamo cordialmente. Con rispetto — Stella Lilla, Rukie Dervishi, Pranvera Lila — Tiranë Arta Bani ka bërë përshëndetjet motrën e tij, Zanën, me rastin e martesës së saj me Gencë Bimon. I përshëndet edhe në pamundësi për t’i marrë pjesë fizikisht në gëzimin e martesës së tij të dashur. Ju uron jetë të gjatë dhe të lumtur. (Artani — Bari)