08/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

8 gusht 1993

«Shqipëria di të ecë vetë»

Përparësi për vizat e tregtarëve Flet Ambasadori Foresti: «Ndihma ushqimore nuk duhet më» CARLO BOLLINO TIRANE — "Ndihmat ushqimore sot nuk duhen më. Shqipëria ka nevojë për tërësi gjë". Nga stadi i emergjencës në bashkëpunimin për zhvillim: raporti italo-shqiptar po ndron marshin dhe funksionet. "Situata ekonomike e vendit po jep shenja të dukshme rimëkëmbjeje — konfirmon ambasadori italian në Tiranë, Paolo Foresti — dhe kështu në marrëveshje me Komunitetin Evropian kemi arritur në konkluzionin se ndihma ekonomike tashmë është diçka e tepërt dhe, përveç rasteve krejt të jashtëzakonshme, e kemi ndërprerë". Cilat janë elementet që keni marrë parasysh para se të merrnit këtë vendim? "Para së gjithash korrjet në bujqësi: prodhimi në fushë ka pasur një ngritje të dukshme. Ajo e grurit është rritur deri në 50 për qind. Në këto kushte një ndihmë ushqimore e jashtme rrezikon deri në dëm tim. Përveç bujqësisë dhe industrisë së lehtë ushqimore, në Shqipëri është zhvilluar shumë dhe tregtia, mbi të gjitha falë të ardhurave që vijnë nga emigrantët. Pra situata më duket e tillë që justifikon një ndryshim në politikën e ndihmave". Cilat do të jenë të rejat? "Ne kemi ndërmend të transformojmë ndihmat ushqimore në një formë të kooperimit për zhvillim. Ndërhyrjet tona kanë filluar tashmë në sektorin e energjisë elektrike (punime që, pas Tiranës, do të shtrihen edhe në Durrës dhe Shkodër), të furnizimeve hidrike, të transportit hekurudhor, të shëndetësisë, të prodhimeve ushqimore e bujqësore, të asistencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Po vëmë në lëvizje edhe projektin për furnizimin e pajisjeve për ngrohje, furnizimi i të cilave ka filluar që pranverën e kaluar dhe ka pasur disa pengesa". Është e vërtetë se keni nisur një ndërhyrje speciale dhe pranë fshatrave të maleve të veriut? "Po, dhe bëhet fjalë për një iniciativë mjaft interesante. Për momentin kemi filluar me fshatin e vogël Bricë. Historia është e veçantë: një ditë erdhi në ambasadë një delegacion i udhëhequr nga më i vjetri i fshatit që na paraqiti një listë me kërkesa. Praktikisht kërkonin të ndihmoheshin për ta kaluar sa më mirë dimrin. Atje kanë nevojë për gjithçka dhe kështu po dërgojmë furnizime të ndryshme për të realizuar ndërti- me të vogla dhe depozita për ujin. Iniciativa do të shtrihet edhe në fshatra të tjera". Ka projekte në fushën e kulturës? "Sigurisht. Unë, madje, e konsideroj këtë sektor me përparësi të madhe. Shikoj me interes të madh botën universitare, ku ka një formim tekniko-shkencor shumë të mirë, ndërsa egzistojnë mungesa në planin humanitar. Nga ana tjetër kërkesa për kulturën italiane është shumë e madhe, dhe kështu ne përpiqemi t'u përgjigjemi nevojave të shqiptarëve duke respektuar identitetin e tyre. Ndër të tjera, po fillojmë një kurs të gjuhës italiane në televizion dhe duke filluar nga viti tjetër, do të organizojmë pranë universiteteve seminare të mbajtura nga docentë italianë me famë të madhe të zgjedhur nga vetë autoritetet shqiptare. Ky është një vend të ri nish, që fillojnë të demonstrojnë më me fund një afeksion për vendin e tyre. Duke i ndihmuar, ne bë- më edhe në fshatra të tjera". Në Itali? "Shqetësimet fatkeqësisht janë të lidhura me kërkesat e mëdha që na vijnë. Çdo muaj ne japim të paktën 1.000 viza hyrjeje. Tani po studiojmë sisteme të reja për të zvogëluar kohën e pritjes. Dhe kështu, për shembull, vizat tregtare, për motive biznesi dhe shëndeti do të kenë prioritet ndaj vizave të tjera, dhe nëse shpejti shqiptarët e pajisur me pasaporta shërbimi mund të shkojnë në Itali pa pasur nevojë për vizë. Të vetmit që duhet të kenë ende durim, do të jenë qytetarët shqiptarë që kërkojnë viza për motive turistike. Por edhe për ta do të bëjmë të pamundurën për t'i kënaqur". Ambasadori italian në Tiranë Paolo Foresti (Foto Gani Xhengo)

Arrestohet Sokrat Plaka «Mora urdhër nga Nano»

SKANDALI I NDIHMAVE/ Mbrojtja e ish-funksionarit Ish-Zëvendësministri i Jashtëm akuzohet për shpërdorim detyre dhe abuzim. Emri i tij figuron në raportin e Celës TIRANE - (fa.ba) — Zgjatet lista e ish-funksionarëve të arrestuar për skandalin e ndihmave italiane. Pas arrestimit të bujshëm të ish-kryeministrit Fatos Nano dhe të dy ish-funksionarëve të lartë të Ministrisë së Tregtisë së Jashtme, këtë herë ka përfunduar në birucat e burgut të Tiranës Sokrat Plaka, ish-Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në qeverinë e parë Nano. Arrestimi i Plakës u vendos të premten nga Prokuroria e Tiranës, e cila ndjek hetimet për spekullimet me ndihmat. Sipas burimeve zyrtare akuza është e aftë me të arrestuarit e tjerë: "shpërdorim detyre dhe abuzim me ndihmat humanitare italiane". Emri i Zëvendësministrit ishte ndër emrat e ish-qeveritarëve të akuzuar, që përmendeshin në raportin e Komisionit të Kontrollit, lidhur me një nga pikat më të rëndësishme të këtij skandali: përse u muarr Ministria e Jashtme me këtë praktikë që normalisht nuk ishte praktikë e saj? Si rregull kjo veprimtari duhej të ndiqej nga Ministria e Tregtisë së Jashtme, gjë që nuk u verifikua. Por është pikërisht në këtë pikë ku kapet një nga aspektet më delikate te hetimeve: çfarë roli ka luajtur Fatos Nano dhe dhe cili ka qenë pozicioni i ish-Presidentit Alia? Një aspekt i ngjarjes të cilin Plaka mund ta sqarojë. Ai gjatë ballafaqimeve, që ka bërë organi i kontrollit, është mbrojtur gjithnjë duke përsëritur se urdhëri për t'u marrë me këtë çështje atij i kishte ardhur nga superiori i tij, Sokrat Plaka ka deklaruar se edhe atij çmimet e blerjes së shumë mallrave ushqimore i janë dukur shumë të larta në krahasim me çmimet e tregut të atëhershëm. Pastaj, duke u përgjigjur pyetjeve të Komisionit Plaka kishte thënë: "Të gjitha këto mallra ishin të diktuara nga pala italiane dhe të konfirmuara nga persona me rëndësi, nga ish-qeveritarë shqiptarë. Madje, na kërkohej që të shpejtonim përgjigjet. Për këtë kam marrë urdhëra nga ish-Kryeministri Nano dhe ish-Ministri i Jashtëm Malle. Ne na vinin formulme të caktuara të gatëshme për përgjigjet që do të jepnim sipas dëshirave të Ambasadës Italiane dhe vetëm formalisht i firmosnim ato". Nuk dihet se si mund të përgjigjet Nano për këtë pikë, edhe sepse akoma nuk ka filluar marrja e tij në pyetje. Ndërsa ndihën përgjegjësia e ish-ministrit Malle, që figuron në "raportin Çela": "Unë mora urdhër nga ish-Presidenti Alia. Ai më tha në telefon se transporti i ndihmave ushqimore do të bëhej nga 'Illyria Holding' dhe 'Levant Co'."

Një incident shumë i rëndë afër kufirit

Në Itali dy kurse

Bursa të reja për shqiptarët

Në Brendësi

Orë vendimtare për Bosnjën

Shpejt nga Bosnia

Kampi do të jetë pranë Peqinit

Dje në Shqipëri

FIER, ASGJESOHEN 18 MILION ÇOKOLLA-TA JASHTË STANDARTIT — Pas një operacioni të kryer bashkarisht nga Policia Financiare dhe Drejtoria e Higjienës së Fierit janë bllokuar dhe dërguar për asgjësim një sasi shumë e madhe çokollatash: 18 milion copë të prodhimit turk. Të gjitha rezultuan të skaduara pas kontrollit të organizuar. NE KORÇË: 480 MILION LEKE MALL TE SHI-TUR NGA INDUSTRIA E LEHTE — Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti fabrikat e industrisë së lehtë të Korçës kanë faturuar 450 milion lekë nga shitja e produkteve të tyre. Të ardhura më të larta kanë patur Ndërmarrja e Trikotazhit, Kombinati i Sheqerit dhe NPV-ja. SHQIPERIA ESHTE PRANUAR NE ORGANI-ZATEN NDERKOMBETARE TE EMIGRACIONIT — Shqipëria është pranuar në Organizatën Ndërkombëtare të Emigracionit që ndër në Bruksel, (IOM). Kjo organizatë, e krijuar që më 1951, ka për qëllim trajtimin kompleks të problemeve të emigracionit, migrimin e punëtorëve sezonalë si edhe ndihmën dhe kualifikimin e punëtorëve emigrantë. Në IOM bëjnë pjesë 46 vende. KOMANDANTI I RUJATJES TE PAQES NE MAQEDONI: “PO FILLOI LUFTA NE JUG DO TE ME KQE SE NE BOSNJE” — Komandanti i trupave paqeruajtëse në Maqedoni, Gjenerali Thompson u shpreh i preokupuar për rrezikun e zgjerimit të konfliktit ballkanik për në jug. “Nëse lufta shtrihet në jug — i tha ai gazetarëve në një konferencë shtypi në Tiranë — do të kemi një luftë më të keqe se ajo në Bosnje”. Sipas Thompsonit dërgimi i trupave paqeruajtëse në Maqedoni është mënyra më e mirë për të evituar shkallëzimin e konfliktit, duke rrezikuar se ky mision është një paralajmërim për serbët. Misioni ushtarak në ish-republikën jugosllave përbëhet nga mbi 1000 persona. Pjesa më e madhe e ushtarëve, rreth 600 janë nga vendet skandinave. Pjesa tjetër përbëhet nga kontingjenti amerikan. Gjenerali amerikan u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin që gjeti nga ana e autoriteteve shqiptare.

Një incident shumë i rëndë afër kufirit me Kosovën: dy të plagosur

TROPOJE — Një tjetër incident i rëndë është verifikuar në afërsi të kufirit verior shqiptar. Natën e së enjtes, në afërsi të fshatit Lugu i Zi, një patrullë kufitare serbe ka hapur zjarr me armë automatike duke plagosur rëndë një kufitar shqiptar, Ali Shehu, 18 vjeç, i cili ka mbetur pa ndjenja. Sipas burimeve shqiptare patrulla serbe kishte avancuar 60 metra në brendësi të territorit shqiptar. Një i ri i vendas, Xhavit Ferraj, 25 vjeç, që ka shpejtuar t’i shkojë në ndihmë është plagosur nga breshëritë që kanë ardhur nga i njëjti drejtim. Ushtari i plagosur rëndë është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Në gjendje më të mirë është fshatari i ri.

Në Itali dy kurse për studim turizmi

Bursa të reja për shqiptarët TIRANE — Bursa studimi për në Itali për shqiptarët që kanë ndërmend të specializohen në sektorin turizëm — hoteleri. Iniciativa është e Regione Abruzzo-s dhe e Zyrës së Kooperimit për Zhvillimin e Ministrisë së Jashtme italiane. Kursi i një periudhe dy vjeçare, krijon mundësinë pjesëmarrësve që të pajisen me një dëshmi kualifikimi (të njohur në Itali) për ndihmës guzhinier dhe për ndihmës kamarier. Nxënësit shqiptarë kanë të siguruar — përveç bursës së studimit — edhe fjetjen dhe ushqimin, tekstet dhe libra, kancelëri dhe një kontribut për shpenzimet për pajisje të ndryshme. Regjistrimi është falas ndërsa janë në ngarkim të pjesëmarrësve shpenzimet e udhëtimit. Në seleksionim mund të marrin pjesë të rinj shqiptarë të moshës 18 deri 25 vjeç, me një njohje të mirë të gjuhës italiane dhe të pajisur të paktën me diplomën e shkollës së mesme. Kërkesës për të marrë pjesë — e cila duhet të dërgohet brenda 31 gushtit kërkohet dhe me faturë kthimi — duhet t’i bashkangjitet një fotokopje e pasaportës, një certifikatë e gjendjes së mirë shëndetësore, diploma, një certifikatë e qëndrës së punës (për ata që janë në marrëdhënie pune) dhe dy fotografi për pasaportë. Kërkesa duhet të dërgohet pranë: Ufficio Cooperazione Allo Sviluppo, pranë Ambasadës italiane në Tiranë.

Shpejt nga Bosnja 5 mijë refugjatë

Kampi do të jetë pranë Peqinit TIRANE — Shqipëria është e gatshme të presë refugjatë nga Bosnja, e përfshirë nga flakët e luftës. Vetëm se kjo do të ndodhë për një kohë të caktuar dhe vetëm për një numër të kufizuar. Së shpejti rreth 5 mijë vetë do të vendosen në një kamp refugjatësh në afërsi të Peqinit, sipas burimeve të Presidencës. Marrëveshja, e parashikuar prej kohësh, është arritur pas takimit që pati Ministri Serre me diplomatin të përfaqësisë së Bosnjes në Tiranë. Në këtë takim i ngarkuari me punë i Sarajevës, Muharrem Zejnul-lah, u ankua se shumë refugjatë që janë dëgjuar në Kroaci “përdoren si mburojë në vijën e parë të frontit” dhe kërkesa për pranimin e një numri të caktuar boshnjakësh. Ky problem ishte diskutuar edhe në disa takime të tjera që autoritet shqiptare, duke përfshirë edhe Presidentin Berisha, kanë pat[u]r me përfaqësues të Republikës Boshnjake. Premtimi kishte kohë që ishte dhënë, por hapat konkrete u verifikuan vetëm tani. Sipas Egerem Metës, Drejtor në Ministrinë e Jashtme shqiptare, refugjatët do të qëndrojnë në vend deri në përfundim të luftës që zhvillohet në Bosnje. Propozime për të ngritur një kamp refugjatësh i ishin bërë Shqipërisë edhe nga Arabia Saudite, e cila ishte treguar e gatshme të investojë rreth 20 milion dollarë për ndërtimin e një kampi të plotë diku në zonat veriore të vendit.

Në Brendaësi

Orë vendimtare për Bosnjën nesër do të vendoset Kubë ndoshta Castro largohet nga qeveria Lamtumirë e belgëve mbretit Baldovino

HOROSKOPI I JAVËS

Dashi 20/III 20/IV Momenti i përshtatshëm për të vënë të gjitha fletët tuaja mbi tryezë dhe të diskutoni hapur por me kusht që të mos leni ju vetë të mit që e bëni, duhet që edhe të tjerët t’ju përgjigjen. Demi 21/IV 20/V Do të jeni në gjendje të eliminoni nga mendja dhe nga zemra tuaj një sërë ngjarjesh që prisni dhe që po ju marrin frymën. Do të arrini ta bëni në mënyrë më pak traumatike. Binjakët 21/V 20/VI Do të keni mundësi t’i kaloni një shikim të shpejtë asaj që do të jetë e ardhmja juaj, por disa elementë ky do të vazhdojnë të mbeten akoma mjaltë të paqartë për ju. Gaforrja 21/VI 22/VII Do të keni në dispozicionin tuaja shumë më tepër burime ekonomike e mjete jetese nga ato të parashikuara. Kujdesuni që t’i shfrytëzoni në mënyrën më të mirë të mundshme. Luani 23/VII 22/VIII Do të jeni në gjendje, me një zgjedhje të vetme, të dyfishoni mjetet tuaja financiare dhe të rrisni fuqitë tuaja ekonomike për të ardhmen e afërt. Virgjëresha 23/VIII 22/IX Një seri pyetjesh e përgjigjesh qëndrojnë do t’ju bëjë të shihni qartë objektet aspektet e panjohura në lidhje me një çështje ta- [sic] shumë të përfunduar. Peshorja 23/IX 22/X Mbasi do të jeni të detyruar të mbroheni nga një seri akuzash që nuk i prisnit. Mund t’ia dilni me lehtësi, mjaft që të ruani qetësinë tuaj. Akrepi 2/X 21/XI Do të jeni të favorizuar projektet atat të gjatë. Do të arrini të merrni vendimet tuaja dhe të bëni planet për të ardhmen me një qartësi mendore që ju mungonte prej kohësh. Shigjetari 22/XI 21/XII Do të keni mundësinë të shprehni disa opinione që nuk gëzojnë popullaritet të madh midis të njohurve tuaj dhe t’ia arrini pa ngjallur reaksione tepër negative tek ata. Bricjapi 22/XII 19/I Do të jetë esenciale të jeni të gatshëm në kohën e duhur për vendimet tuaja, por para se të vini në jetë çfarëdo lloj zgjidhjeje duhet të zgjidhni një problem personal delikat. Ujori 20/I 19/II Jeni të nxitur nga shumë anë për të marrë vendime për të cilat nuk jeni shumë i vendosur dhe s’keni mjaft besim. Duhet t’i rini besnikë idealeve tuaja. Peshqit 20/II 19/III Duhet të merrni parasysh disa rreziqe me shumë më qartë se doni të përfitoni diçka më shumë nga një situatë sentimentale që duk[e]t se po kalonte një moment bllokimi.