10/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

10 gusht 1993

Serreqi: «Duam OKB-në në kufirin me Kosovën»

Kërkohet Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Serreqi: «Duam OKB-në në kufirin me Kosovën» Ministri i Jashtëm denoncon në Nju Jork rritjen shqetësuese të tensionit me serbët TIRANE — (p. re) - Pas incidenteve të verifikuara gjatë fundit në kufirin shqiptaro-jugosllav Shqipëria ka vendosur të ndërmarrë një hap serioz: Ministri i Jashtëm Alfred Serreqi ka kërkuar thirrjen me urgjencë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe dërgimin e vëzhguesve të OKB në kufirin me Kosovën. Kërkesa i është bërë e ditur të premten Kryetares së Këshillit të Sigurimit, amerikane Madeleine Albright, me anë të një letre të Serreqit. Sipas Ministrit të Jashtëm Serreqi: “tensioni në kufirin midis dy vendeve është rënduar shumë dhe provokacionet e serbëve mund të çojnë në konsekuenca të tilla, të cilat mund të rrezikojnë shtrirjen e luftës në Jug të Ballkanit”. Situata është e acaruar dhe brenda Kosovës, ku autoritetet serbe kanë filluar një fushatë të të kontrolli ndaj shqiptarëve, sidomos ndaj politikaneve vendas. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Prishtinë denoncoi ditët e fundit disa dhjetra raste të arrestimeve dhe keqtrajtimeve të shqiptarëve nga autoritetet serbe. Një kolonë tankesh serbë, e drejtuar drejt Shtimjes, rreth 30 km nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës

«Mafia arrin në Shqipëri»

TIRANE — Màfia italiane po mbërrin edhe në Shqipëri. Alarm i jepet nga Kryeministri Italian, Carlo Azeglio Ciampi, që ka informuar për rrezikun e ri Parlamentin e Romës. Alarm nga Roma. Shprehet preokupim edhe nga ministri Shehi «Mafia arrin në Shqipëri» Ciampi: trafik armësh dhe eksplozivi TIRANE — (c.bo.) Màfia italiane po mbërrin edhe në Shqipëri. Alarm i jepet nga Kryeministri Italian, Carlo Azeglio Ciampi, që ka informuar për rrezikun e ri Parlamentin e Romës. “Nga fakti që disponojnë shërbimet tona sekrete, vihen re infiltrime të mafias italiane në Shqipëri”, shkruan Ciampi në një relacion të tij “mbi politikën informative dhe sigurimin” dorëzuar ditë më parë parlamentareve italianë. Në praktikë bëhet fjalë për bilancin e aktivitetit të shërbimeve sekrete e cila kontrollohet nga qeveria. Duke folur për penetrimin e “Cosa Nostra”-s në Shqipëri, Ciampi shton: “Krimi i organizuar ka zbarkuar në zonat e kufirit lindor të Adriatikut, duke krijuar lidhje me elementë shqiptarë për trafikun e armëve dhe të eksplozivit. Përveç Shqipërisë, mafia ka krijuar lidhje edhe me elementë të ish-Jugosllavisë”. Frika e një penetrimi të kriminalitetit italian në Shqipëri u shpreh pak orë përpara relacionit-Ciampi edhe nga Ministri shqiptar i Punës, Dashamir Shehi, me rastin e vizitës së tij në Romë. Duke folur me disa gazetarë italianë, Shehi tha: “Mendojmë se territori shqiptarë hyn në rrezen e veprimit të mafias italiane, dhe kjo provokon në qeverinë tonë preokupim të madh”. Ministri i Punës theksoi nevojën që “shërbimet sekrete shqiptare mund të marrin në mënyrë të rregullt të dhëna dhe informacione mbi zhvillimin e aktivitetit të mafias dhe mbi kriterët e krimit të organizuar. Deri sot — vazhdon Shehi — në Shqipëri nuk kemi pasur prezencën e personazheve të spikatur të krimit të organizuar italian: janë parë vetëm milarderë të supozuar pa një lek të bindur se vendi ynë mund të përbënte për ta një Eldorado. Sot strukturat tona të sigurimit nuk janë ende gati të përballojnë një emergjencë të kësaj natyre, dhe ne duhet të veprojmë me mjete demokratike dhe jo me metoda represive siç ndodhte në të kaluarën. Prandaj ndjejmë nevojën e fuqizimit të bashkëpunimit me qeverinë italiane”. Muaj më parë karabinierë italianë të seksionit antidroga dhe policia shqiptare kanë kryer së bashku një hetim mbi një trafik të menduar heroine midis Vlorës dhe Puglias. Kërkimet nuk e vërtetuan dyshimin e madh, por vetëm (në Itali) u kapën 20 kontrabandistë cigaresh, që frekuentonin edhe brigjet shqiptare. Dhe pikërisht dy tre kontrabandistë nga Brindisi (Nicola Lavenenzana, Paolo Palmisano e Cosimo Del Monte) u arrestuan nga rojet e financës italiane: sapo ishin kthyer nga Shqipëria me motoskafin e tyre dhe në stivë — në vend të cigareve — kishin 29 refugjatë shqiptarë. Secili prej tyre kishte paguar më shumë se 1 milion lira për të realizuar udhëtimin për në Itali. Durrës, arrestohen 3 italianë DURRES — Janë bllokuar përpara Portit të Durrësit, me një motoskaf me 13 metër e gjysëm të gjatë, të ngarkuar me cigare. I kanë shoqëruar në Port, dhe i kanë mbajtur për sqarime: pastaj një mëngjes, ata kanë sulmuar dy policët shqiptarë që vëzhillonin barkën e tyre, duke tentuar që t’ia mbathnin. Për këtë arsye tre italianët — tashmë të njohur si kontrabandistë — janë arrestuar, dhe tani ndodhen në burgun e Durrësit në pritje që të procesohen. Është Anto-nio Maggi, 39 vjeç, Luigi Gordoni, 32 vjeç dhe Cosimo Montenegro, 35 vjeç, të gjithë nga Brindisi. Për herë të parë motoskafin e kontrabandistëve e vuri re anija e marinës ushtarake italiane, me patrullim pranë brigjeve shqiptare. Motoskafi i madh, me katër motorra prej 360 kuaj fuqi secili (me një vlerë prej disa miliona liretash), kishte mbetur pa karburant. Ushtarakët italianë i kanë njoftuar prezencën e një barke autoriteteve shqiptare të cilët e kanë arritur dhe e kanë tërhequr në Port. Mbi motoskaf ishin fshehur 170 arka me cigare kontrabandë. Në pritje për të marrë vesh se kujt do t’i dorëgohej ajo ngarkesë, dhe nga nga njëzetë, tre italianët u mbajtën në Shqipëri, pranë një hoteli. Për një mëngjes Maggi, Gordoni e Montenegro janë paraqitur në Port: ishin të armatosur (kush ua ka dhënë pistoletat?) dhe kështu kanë sulmuar dy policët roje, duke tentuar që të merrnin motoskafin për t’ia mbathur. Por shqiptarët janë treguar më të shkathët, dhe të tre janë çarmatosur dhe arrestuar. Pas disa ditësh do të fillojë procesi. Një nga pikëpyetjet më të mëdha e cila kërkon përgjigje, është nëse arkat me cigare janë blerë në Shqipëri (prej kujt?), apo nëse tre italianët po tentonin për t’ia shitur një organizate kontrabandistësh shqiptare.

Ndihmoi mashtrimet e Sejdisë?

SKANDALI I NDIHMAVE/ Arrestimi i pestë Në burg edhe Fardin Hoxha

Bllokohen ndihmat

Do të përdoren ndryshe

Ndihmoi mashtrimet e Sejdisë? Në burg edhe Farudin Hoxha

SKANDALI I NDIHMAVE/ Arrestimi i pestë Në burg edhe Farudin Hoxha TIRANË — (fa.ba.) Është i pesti në radhën e të arrestuarve lidhur me abuzimet që janë bërë me ndihmat humanitare italiane, por jo më pak i rëndësishmi për funksionet që ka patur: Farudin Hoxha, ish-kryetar i Komitetit të Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë dhe Ministër portofoli në Kryesinë e Këshillit të Ministrave në qeverinë e Caritani, ka përfunduar në të njëjtin burg ku ndodhen shumë bashkëpunëtorë të tij të asaj kohe. Të premten në mbrëmje një patrullë e Policisë e ka shoqëruar Hoxhën për në qelinë ku do të presë të fillojë marrja në pyetje. Në “raportin Cela”, të mbajtur në prill para Parlamentit, emri i Farudin Hoxhës është nga të parët që përmendet. Nga raporti del qartë pikërisht ftesa zyrtare e tij që bëri të mundur ardhjen e Ajdin Sejdisë për herë të parë në Shqipëri në shtator të 1990. Sipas të njëjtit dokument ishte Hoxha ai që, dy muaj më vonë, firmosi marrëveshjen e “famshme” me Sejdinë, sipas të cilës “Iliria Holdingut” i jepej ekskluziviteti në shumë veprimtari duke filluar nga fusha bankare deri te ajo kulturore. “Një e drejtë që nuk i takonte edhe në bazë të ligjeve të atëhershme”, është mendimi i Komisionit të Kontrollit, i cili e akuzon Farudin Hoxhën edhe për një sërë shkeljesh të tjera: i ka dhënë kompetenca të gjera Iliria Holdingut edhe në fushën e tregtisë së jashtme — sipas Kushtetutës së atëhershme monopol i shtetit — dhe ka lejuar që firma e Sejdisë të shtrijë aktivitetin edhe jashtë objektit të saj të miratuar në statut.

Bllokohen ndihmat e «Levant Co.»

Do të përdoren ndryshe TIRANË — Bllokohet ndihma prej 1 miliard e 700 milion liratesh në ilaçe e cila iu dha Shqipërisë nga Qeveria Italiane në vitin 1992. Lajmi tani është zyrtar. Transferimin e kësaj ndihme për në Shqipëri do ta bëjnë firma nga Bari “Levant. Co.”. Shuma është bllokuar nga qeveria italiane. Ishte koha kur shpërtheu skandali i ndihmave dhe filloi hetimi i fatit të ndihmave për Shqipërinë, hetimi i cili vuri në pah komprometimin e “Levant. Co”-s. Lind pyetja se cili është fati i këtyre ndihmave të bllokuara? Maria Pia Garavaglia, Ministria italiane e Shëndetësisë, e cila bëri një vizitë në vendin tonë, tha për Gazetën: “Kjo ndihmë nuk duhet konsideruar e humbur. Ajo do të vijë në Shqipëri por tashmë në një formë tjetër”. Ministria Garavaglia erdhi në Tiranë për të firmosur një memorandum të rëndësishëm bashkëpunimi që, ndër të tjera, do të favorizojë shkëmbimin e eksperiencës e të specialistëve. Verifikimi i realizimit të kësaj marrëveshje do të bëhet nga Komiteti Teknik italio-shqiptar i krijuar këto ditë.

Kështu skuadrat shqiptare do përballojnë kampionatin

Sport Një panoramë e shoqatave kryesore sportive Kështu skuadrat shqiptare do përballojnë kampionatin Po përfundon faza përgatitore për të gjitha skuadrat shqiptare të sezonit të ri të atletikës. Ja situata e shoqërive kryesore. PARTIZANI — Nga 28 korriku është në Itali afër Ternit në një kompleks modern turistik; sponsori italian “ABACO” ka krijuar kondita pune ideale për të cilat trajneri Stano po zhvillon dy seanca pune ditë; janë zhvilluar disa stërvitje kundër skuadrave të zonave përreth ndërsa më impresjonlatëve janë miqësoret e parashikuara në 11 e 14 gusht respektivisht kundër Orvietanës e Peruxhit; një e tretë miqësore ka mundësi të jetë kundër Ternanas; mundësi të jetë kundër Ternanas; kthimi në atdhe është parashikuar për në 15 gusht; ndërkohë është komunikuar që ndeshja e parë e Kupave të Kampioneve kundër Islandezëve të Ia Akranes do të zhvillohet në Tiranë në 22 gusht në orën 17. KP TIRANA — Skuadra po zhvillon të kryejë pas një prej stërvitjeve të gjatë mbi malin e Dajtit; Entuziazëm të madh për të fituar shkatërron veçanërisht mbështetja e sponsorit italian me prestigj të madh, “ARISTON”; në këtë ka luajtur marrjen nga kjo skuadër të 10 lojtarëve dhe trajnerit Fatmir Frashëri; Tirana është sigurisht kundërshtarja e parë e Partizanit; së afërmi Gazeta do të botojë një rubrikë të posaçme. ALBPETROL I PATOSIT — Korporata Albpetrol ka vënë në dispozicion të shoqërisë 6 milion lekë të vjetra. Ndihma materiale kanë arritur edhe nga një sponsor australiak në formën e atleteve dhe materialeve e veshjeve sportive; kujtojmë që Patosi do të marrë pjesë në Kupën e Kupave e në turin eliminator do të takojë FC Balzers (Liechtenstein) me mundësi të mëdha për të kaluar turin. Skuadra ka zhvilluar pregatitjet në Vlorë; kanë ardhur Çauçillan (Tomorr) e Vito (Flamurtari) ndërsa ka mundësi largimi i D Poçi, i kërkuar nga një skuadër gjermane. TEUTA E DURRËSIT — Tjetër skuadër kandidate për titull; tashmë në rritje konstante, këtë vit ka gjetur si sponsor Adriatikun (shoqëri ajrore slovene); është në pregatitje që nga 19 korriku në Pregatitë të Lublanës (Slloveni); formacion komplet që, pas vendit të dytë në kampionatin e kaluar, synon direkt titullin. BESA E KAVAJËS — Tjetër shoqëri që vjen nga një vend i tre-të pozitiv falë të cilit është paraqitur mirë në kampionatin e Kupën Ballkanike, sipas traditës pregatitja zhvillohet në mëngjes në afërsi të plazhit të Golemit dhe mbasdite në stadiumin e qytetit të Kavajës. VLLAZNIA E SHKODRËS — Stërvitjet zhvillohen në pikën turistike të Razmës; për tu shënuar vetën kthimi pas një eksperjence jashtë shtetit, i trainerit të njohur Astrit Hafizi. DINAMO — Shoqëri në krizë të thellë për probleme financiare; i është dashur të lëshojë 8 lojtarë ndër të cilët premtuesin Fortuzi (dhënë KF Tirana); në dispozicion të trainerit Sejdini kanë mbetur vetëm të rinj të shumtë e, për fat, mund të shfrytëzojnë impjantet shumë të mira të klubit dhe ambientet pranë liqenit artificial të kryeqytetit; shpresa të mëdha për arritjen e ndjeshme të një sponsori italian, ndërmarrja «DinamicA», një fabrikë artikujsh sportivë e Bergamos. Shtatë skuadrat e tjera të kategorisë së parë diskutojnë probleme ekonomike e financiare, në kërkim të sponsorëve jo sporadikë për mbështetjen e të paktën në ndihmën e rretheve të cilëve u përkasin; praktikisht Laçi e Lushnja do të detyrohen të luajnë ndeshjet në fushën e tyre, në një sportiv e federata i ka deklaruar të papërshtatshme fushat e tyre sportive.

Borxhe të shumta për Cagliari-n

Si do të jetë seria A Vazhdon sot publikimi, që filloi të mërkurën e kaluar, i një skede të paraqitjes së skuadrave të serisë A të Kampionatit të futbollit italian. Në këtë skedë bëhet bilanci pas fushatës së blerjeve dhe shitjeve të futbollistëve. GIANI ANTONUCCI Njeriu me sy të akullt, Gigi Radice, është kthyer në Kaljari ku nuk do të jetë e lehtë të përmirësojë punën e bërë nga Mazzone. Është e njëjta aventurë e Kaljarit në serinë A ku ka luajtur tashmë 594 ndeshje për (596 pikë (pak më shumë se një pikë për ndeshje). Është një Kaljari që të kujton gjithmonë golashënuesin Gigi Riva të aftë të shënojë 156 gola. Fakti i marrjes pjesë në Uefa ka detyruar Kaljarin të shpenzojë rreth 20 miliard kundrejt 12 miliardëve të marra nga shitjet kështu, me një humbje prej 8 miliardësh: jo pak për një shoqëri si ajo sarde. Fiksimi i Radice ishte sulmuesi Valdes që kish shënuar tashmë për skuadrën Sporting di Lisbona por që në momentin e fundit nga Montevideo arriti në Cagliari. Shitja e portierit Ielpo Milanit dhe ardhja e Florit nga Lazio nuk u pranua me dëshirë nga tifozët. Ielpo, për më tepër rrezikon të kalojë në rezervë për Milanin. Është një Cagliari, megjithatë, që mund të shfrytëzojë gjithmonë Fricano dhe De Napoli për të përbërë një siguri absolute ndërsa Matteoli dhe Cappion i japin garanci për një kampionat të qetë ose me rëndësi solifaktinë në Kupën Uefa. Ardhja e Allegrit dhe ajo e Aloisit, me ripojmin e Belluccit, e bëjnë Cagliarin akoma më BLERJE: Valdes (Montevideo), Allegri (Pescara), Fiori (Lazio), Aloisi (Torino), Veronese S. (Inter), Pitta (Olbia). SHITJE: Ielpo (Milan), Festa (Inter), Francescoli (Torino), Gaudenzi (Pescara). SKUADRA Portierë: Fiori, Di Bitonto, Sarpi. Mbrojtës: Aloisi, Bellucci, Fricano, Murgia, Napoli, Pusceddu, Pancaro, Villa, Veronese. Mesfushorë: Allegri, Bisoli, Cappion, Herrera, Matteoli, Sanna, Moriero, Pitta, Tejera. Kryesorët: Valdes, Criniti, Olivera. TRAJNER: Radice 2 · vazhdon Traineri i ri i Cagliarit, Radice

Dje në Shqipëri

NË SHKODËR VDIQ AKTORI TANO BANUSHI — Ka vdekur në Shkodër pas një sëmundjeje të rëndë aktori i famshëm i humorit, Tano Banushi, “Artisti i Popullit”. Banushi, për rreth katër dekada u bë i famshëm në të gjithë vendin në sajë të talentit të tij dhe të aftësisë për të shprehur e përpunuar humorin tradicional shkodran. Interpretoi gjatë karrierës së tij me qindra role në kinematografi, teatër dhe sidomos në Estradë. Ka lënë gjithashtu një trashëgimi të pasur në pjesë humoristike dhe materiale të tjera arkivore që lidhen me teatrin e Shkodrës. NË DELVINË PLAGOSËT KRYETARI I RRETHIT, ARRESTOHEN FAJTORËT — Janë arrestuar nga policia e Delvinës dy të rinj dhe është shpallur kërkim për një të tretë. Të gjithë këta akuzohen si fajtorë për një ngjarje që ka ndodhur në fund të muajit të kaluar, kur një grup keqbërësish ndaluan makinën e Kryetarit të Këshillit të Rrethit, Vasil Bileo dhe ushtruan dhunë ndaj tij. Pasi i rrëmbyen pistoletën Kryetarit, tentuan edhe ta vrasin atë. Sipas viktimës, i cili ka deklaruar se nuk i njeh agresorët e tij, dikush i ka shtyrë ata që të ndërmarrin këtë veprim. PERGATITJE NE KORÇË PER VITIN E RI SHKOLLOR — Në Korçë po bëhen përgatitjet metodologjike me arsimtarët. Në këtë vit shkollor do të jenë të hapura 81 shkolla tetëvjeçare dhe 22 shkolla të mesme. Numri i nxënësve do të jetë 25.400. Është parashikuar që këtë vit shkollor të fillojnë nga funksionimi dy shkolla të huaja: një shkollë fillore amerikane dhe një lice maltez.

Në Brendësi

Integralistët islamikë kërçënojnë për grabitje Moda arrin rexhipeti tip anglez Maqedonia e re aspirata dhe probleme